Koha e humbur e shqiptarëve

11 Korrik 2022, 11:36Blog TEMA

Koha e humbur e shqiptarëve

Nga Ilir Yzeiri

Kur flasim për të ardhmen askush nga ne nuk e di se si do të jetë shoqëria njerëzore nesër, por ama të gjithë e dimë se po të vështrojmë të shkuarën, duhet të bëjmë gjithçka që të mos përsëriten gabimet e saj dhe të dimë të ruajmë ato vlera që mund të na shërbejnë për atë që vjen më pas.

Nëse e sheh shoqërinë njerëzore nga kjo pikëpamje, vëren se dallimi mes vlerave perëndimore dhe atyre regresive qëndron pikërisht këtu : njëra palë e ka ndërtuar të ardhmen duke mos përsëritur krimet e së shkuarës, tjetra e ndërton duke e marrë të shkuarën si model për të imponuar të keqen.

Mga kjo pikëpmaje, nëse e vështron historinë e shtetit shqiptar, në pjesën më të madhe, ne kemi humbur kohën e çmuar historike dhe ndaj jemi prapa të tjerëve. Që në agim të Pavarësisë, fill pasi e shpallëm atë pas gjithë atyre viteve të errëta nën pushtimin otoman dhe pasi rrezikoheshim që të shuheshim fare si komb, bash në kohën kur fqinjët tanë po na copëtonin dhe po merrnin territore shqiptare duke djegur e duke masakruar shqiptarë në jug e në veri, bash në këtë kohë, një i çmendur fanatik i Baba Dovletit, Haxhi Qamili ngrihet e djeg Shqipërinë për t’u rikthyer pas në kohë, për ta bërë Shqipërinë vilajet të Babait të Madh. Ashtu në kundërkohë dhe me shpirt nëpër dhëmbë, shqiptarët arritën më 1920 që të ndërtojnë shtetin e tyre dhe falë SHBA-ve të shpëtojnë edhe territorin. Mos të harrojmë këtu edhe luftëtarët e Vlorës që mbajtën ndezur shpirtin e lirë për pavarësi.

Vitet e mbretërisë janë përpjekje brenda një shteti autoritarist për të bërë hapa para dhe për të kapur kohën e humbur. Ndërsa dalja në skenë e fashizmit dhe nazizmit, në fillim në Spanjë me Frankon e pastaj me Luftën e Dytë Botërore e gjetën Shqipërinë në vendin dhe kohën e duhur. Të rinjtë revlucionarë dhe komunistët që udhëhoqën atë luftë ishin në krahun e duhur të historisë dhe në aleancë me ata që hodhën themelet e Europës së sotme moderne e cila me po atë frymëzim po mbështet edhe rezistencën në Ukrainë duke treguar se Europa e sotme është ngritur mbi thelemlet e luftës kundër nazizmit e fashizmit dhe se asnjë formë agresioni ndaj popujve të lirë, sido që të shfaqet ai, nuk mund të tolerohet nga Perëndimi.

Mirëpo, pikërisht atëherë kur të gjithë zgjodhën progresin dhe përparimin, Shqipëria e fitimtarëve u zhyt në diktaturën komuniste dhe ata që kishin zgjedhur kohën e duhur në fillim, në fund rezultuan si humbës të mëdhenj. Në mbarim të viteve ’90 Shqipëria kishte humbur kohën e çmuar. Ne do të na duhej ta rinisnim edhe njëherë nga e para.

Mirëpo, si asnjëherë më parë, në këta tridhjetë vjet shqiptarët zgjidhën disa nga dramat më të mëdha historike. Më e madhje ndër to ishte pavarësia e Kosovës, por edhe forcimi dhe rritja e peshës së faktorit shqiptar në Ballkan. Fundi i shekullit të shkuar dhe agimi i këti shekulli mund të quhen si koha e shqiptarëve.

Për të mos harruar cenet antropologjike që kemi dhe aftësinë e keqe për ta kthyer kohën mbrapsht, shqiptarët e Shqipërisë e nisën rrugën e demokracisë duke hapur plagët më të rënda të këtij sistemi. Në vend të lirisë së zgjedhjeve në vitin 1996 vendosën t’i masakronin ato dhe të ushtronin dhunën mbi opozitarët që dolën në shesh të protestonin për krimin zgjedhor.

Në vend të respektimit të opozitës, u burgos lideri i saj. Partia Demokratike që kishte lindur si shpresë dhe si e kundërta e Partisë Komuniste, për fat të keq drejtohej nga një komunist fanatik i cili, për ta drejtuar atë forcë politike, mori si model enverizmin. Demokracia shqiptare që lindi nga protestat paqësore të studentëve dhe që u mbështet nga gjithë shqiptarët, u vodh nga mendja e mbrapshtë e një njeriu që i shkaktoi aq dëmë këtij populli sa në ndonjë rast mund të barazohet me krimet e diktaturës. Mjaft të kujtojmë 1997-n, Gërdecin apo 21 janarin.

SHBA-të aleati më i madh i yni dhe faktori vendimtar për paqen sidomos në Ballkan e kanë shapllur person « non grata » këtë njeri dhe familjen e tij.

Mirëpo ai, duke prekur instiktet haxhiqamiliste të shqiptarëve të cilët shohin te një figurë regresive fuqinë për t’u hakmarrë ndaj cilitdo që ka prekur nënvetëdijen e errët të tyre, ka uzurpuar PD-në, kërcënon gjykatën për vendimin që pritet të japë dhe shpall armik kundërshtarin e tij politik.

Kjo retorikë e tij është klithma e dëshpëruar e një frikacaku dhe e një të dënuari përjetë nga aletai ynë strategjik. Ai nuk mund të djegë më saraje siç bënte aletregoja e tij Haxhi Qamili, ai vetëm mund të përdorë dhunën verbale për të treguar se shqiptarët edhe njëherë po përballen me një mundësi për të parë se si mund të humbasësh kohën e çmuar historike.

Ai është koha e humbur e shqiptarëve, asgjë më tepër.  

57 Komente

  1. B
    Beni

    Je i neveritshem ne miopine tende Edvin-Ramiste, o Enveristi Yzeiri...

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Ky i neveritshem, por ti je dyfish pasi je Berishist.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vali

        O Eni Po Ne qeverisjen e Berishes a u hoqen vizat per shqiptaret? Po ne qeverisjen e Berishes a u antaresua Shqiperia ne NATO? Na thuaj ndonje arritje madhore te Rilindjes ne proçeset integruese qe ne nuk e dime? Mos harrojme tre ligjet e integrimit me te cilat Edi bllokoi çeljen e negociatave para 12 vjetesh!

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetar

          Pranimi ne NATO si provimi i motres me ........Gerdecin neper kembe .....shoqja Vali

          Përgjigjjuni
          1. k
            katarakti

            Po Vali mendjeshkurtra. Në qeverisjen e Berishës lulëzuan firmat piramidale. Nën qeverisjen e Berishës ngjau Viti i Mrapshtë 1997, saqë erdhën forcat të huaja ushtarake për të vendosur rendin! Në qeverisjen e Berishës u shkatërrua gjithçka ishte ngritur gjatë 45 vjetëve diktaturë. Në qeverisjen e Berishës u dhanë me koncesion, vendasve apo të huajve, pasuritë kombëtare. Nê qeverisjen e Berishës u privatizua prona publike. Nê qeverisjen e Berishës u krijuar "republika e Pavarur e Lazaratit"! Nê qeverisjen e Berishës ngjau Gërdeci. Mbi 20 të vrarë që djali i tij të bëhej milioner. Nê qeverisjen e tij u vranë 4 protestues me duar në xhepa në bulevard. Et. etj. etj.. A do më shumë o lopa Vali?! Si ka mundësi që ka akoma "njerëz" si puna jote?!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              Katarakti,bravo. Mire i ke numeruar krimet e Sali mortjes.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                @Vranakont, janë vetëm gjysma, ato që rendit @katarakti. Shtoj dhe: thyerjen e embargos së OKB ndaj Milosheviçit, vrasjen dhe lënien pa varr të Remzi Hoxhës, "Grushtin e Shtetit" 14 shtator 1998, avullimin sipas KLSh të 230 mln. dollarë të buxhetit të shtetit, në ndërtimin e rrugës Rreshen Kukës, ose ndryshe "rruga e Kombit", ngritja e një sistemi drejtësie që e kishte nën këmbë, të tillë që të mbronte veten dhe bashkëpunëtorët e tij (një nga arsyet e shpalljes "non grata"), drejtësi me të cilën shpëtoi na akuza penale L. Bashën për rrugën më sipër, F. Mediun për Gërdecin, Ilir Metën për vidion e D. Priftit etj, pikërisht atë drejtësi të cilën e nxorri skarco në masën 50% vetingu. Afera me privatizimin e ARMO dhuruar mashtruesit R.Taçi, privatizim që e çoi atë rafineri gjigande për skrap,. Ai që trumbeton votën e lirë sot, është autori i masakrës zgjedhore 26 maj 1996 dhe manipulimin e ndyrë me A.Ristanin e KQZ-s dhe gjykatën zgjedhore të emëruar posaçërisht prej tij, për t'i hequr Ramës, fitoren e bashkisë Tiranë në favor të L. Bashës në maj 2011. Ftoj të tjerë komentues që ta pasurojnë listën, që ta shohë e të mësojë më mirë Vali, se cili është Saleh Berisha. Dhe të gjitha këto janë që i kanë pësuar në kurriz direkt shqiptarët, se sa për "veprat" Saliut, në aspektin ndërkombëtar, si NATO apo vizat Shengen, ato i janë dhënë shtetit shqiptar, dhe jo vetëm në rajonin ballkanik, pavarësisht kryeministrit të rradhës, në raport me interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike të BE e sidomos të ShBA, asaj që i çoi dhe mandatën "non grata" e cila ia nxorri krejt dhe ato pak mend që i kishin ngelur monstrës, duke e kthyer atë në një Zombie, fund që nuk e kishte parë as në ëndrrën më të llashtarshme.

                Përgjigjjuni
              2. V
                Vali

                Per 97 lexo i cik se kush dhe pse u organizua ! Se ps qe erdhi ne pushtet ra dakord qe ta mbylli . Pyete veten pse? Edhe mjaft me “ u shkaterrua gjithçka qe u ndertua ne 45 vjet” Deshe te mbahen akoma nendeteset apo anijet rrengalle te Enverit apo migat e vitit 59?Apo fabrikat me teknologji te viteve 50 qe kishin falimentuar me kohe? Sa i perket konçesioneve , mos po e ngaterron zotrrote me Edin se po shifet se edhe kulturen po e jep me konçesione! Per gerdecin aman se nuk ishte Sala pergjegjes turni as drejtor fabrike . Ata qe ishin pergjegjes u gjykuan dhe u denuan ! E njejta vlen edhe per 21 janarin. U gjykua dhe u denuan ata qe hapen zjarr! Sado qe te keqinformoni miletin , nuk ka SPAK qe mund te denoje Salen per vrasjet sepse garda vepron sipas ligjit te saj! Pergjegjesia e Sales mbetet POLITIKE . Kjo po , me shume jo. Edhe une kam te drejte te pyes “ si ka mundesi qe ka njerez si puna jote qe me mendesi komunizmi , pa asnje akuze e jo me denim nga asnje gjykate ne bote e quan tjetrin kriminel e vrases”?

                Përgjigjjuni
                1. u
                  unknown

                  je e pashprese

                  Përgjigjjuni
            2. p
              patrioti

              Vali , pervec Kosoves , di ndonje vend tjeter ti , qe udheton me viza ? Po u hoqen per te gjithe Ballkanin , moj zonje , Jo vetem per Shqiperine . Antaresimi ne NATO u be ne menyre te sforcuar nga Amerika , sepse i duhej urgjentisht nje vend i besushem ne Ballkan . Tani po te pyes une ty Vali , a mund te me thuash se cfare merita pati Berisha ne ato kohe , qe ne u pranuam ne NATO ; drejtesia , 21 Janari , Gerdeci , djegiet e redaksive te gazetave , votat e vjedhura , e plot e plot marrezira te tjera berishiste ? Ja pra , qe Berisha nuk pati asnje merite . Sa per celjen e negociatave para 12 vjetesh , me vjen keq te te them , por ti je nje aguridhe nga trute . As qe eshte bere fjale para 12 vjetesh per hapje negociatash , por behej fjale per marrjen e statusit "kandidat", qje qe e kemi marre sapo erdhi Rama ne pushtet . Hapje negociatash flitet ne tre vjetet e fundit , me perpara Shqiperia nuk ishte gati . Ti nuk paske idene e politiken ne Shqiperi , i merr kallep fjalet e Berishes , Nokes , Palokes , Vokshit , e te tjera plehra rrugesh .

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vali

                Asnje lloj merite , ke te drejte . U bene vete apo u bene nga Edi edhe pse ishte ne opozite dhe protestonte e bllokonte me çdo menyre integrimin e vendit. Seshte nevoja te kujtoj qendrimet e edisteve pef NATËN per vizat , kur diteziu alarmonte kancelarite e europes se po u hoqen vizaz do vershonin 500 mije shqiptare pa permendur qendrimin per rrugen e kombit etj etj Po çudi qe tani nuk po behen vete apo jo?

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tersi

                Kur di dhe ti të shkruash "nato" qameti u bëftë! Mallkuar qoftë kërma që mbolli e rriti një brez injorat që përtyp dhe ripërtyp çdo lloj jashqitje të kufomës politike!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Per karin tersi

                  Qudi po jua ka fut Edi .. edhe PORDHACERINE ne gjak ju tifozeve . NATËN Vali me siguri e kishte per ata qe asokohe keshtu e quanin duke ironizuar RENDESINE e aktit te qeverise demokratike qe na beri pjese te Aleances por qe sipas tyre nuk kishte lidhje me hallet e popullit.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sita

                    Kur flet dhe ti per politike kur nuk di kur perdoret Q e kur Ç , analfabet dreqi

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vali

                    Mallkuar qofte soji yt i mbeturinave Enveriste qe edhe sot vajtojne Udheheqesin dhe mundohen ta projektojne tek Edi. Vdekshi sa me shpejt ju brezi injorant qe shqyet duart per xhaxhin dhe edhe pas 30 vjetesh vazhdoni me marrezine e tij

                    Përgjigjjuni
                  3. L
                    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                    O vali,po ne kohen e enverit ,a u ndertuan fabrika ,uzina,spitale universitete,pse i shkatrroi vampiri sali... Po hidrocentrale a ndertoi enveri qe shyqyr saliu nuk i prishi.... Pse ha mohoni arritjet enverit dhe sali komunisti na paska arritje... Po ti ku mesove shkrim e kendim se saliu po djeg edhe shkollat

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Futja kot

                      U dhjefsh me ate enverin tend. Akomla se kupton qe ai e dhjeu kete vend. Harrove kur njerzit moren detet dhe malet per te ikur. Harrove kur mbriten ne itali ngjanin si majmune. Shkolla thote budalli. Atehere kishe nje universitet, sot ke ne cdo qytet. Mund te studiosh dhe ne cdo vend te botes. Atehere as behej fjale per studime jashte. Injorant!

                      Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dakord

                      O vali berisha aplikoi per ne be ne vitin 2009 por shqiperia e mori statusin kandidat ne vitin 2014 pra sapo u zbyth berisha. Lexo te faqja zyrtare e BE toçe. Na tregon ti neve si hyri shqiperia ne nato, idiote

                      Përgjigjjuni
                    3. L
                      Lori

                      O eni pasi kete qe i ka bere Rama shqiperise. Plackitje e permasave gjigande. Miliarda dollare te kontraktuara per 40 vjet nga buxheti i qeverive te arfhshme. Asnje rritjr rroge e pensioni. Mireqenia ku ishte ku mori pushterin eshte dhe sot. Mori tepsine per te vjedh shqiperine. Vetem jep koncesione . Cmimet ne qiell e shqiptaret pa breke ne bythe. Prandaj ti je o patrinazhist qe paguehesh o miop. Se berisha sdinte as te vidhte as te ounonte. Ai plackiste. Po ky ka vjedh cdo gje qe i doli para. Per mua eshte e thjeshte. Mes dy hajduteve me mire ai qe vjedh me pak. Ky i gjati na doli hajduti me i madh i pas viteve 90.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kacaku

                        Nuk eshte vetem Berishist , te qe Berishist vetem do qe lule , po eshte dybek , eshte vari karin njeri ...sot te jesh me Sali Berishen do te thote je njeri i peshtire , kuptohet , te jeshe demokrat asgje te komplikuar por te jesh Berishist ne 2022-shin je qyqar , je per te qare hallin .... Shiko kujt i thote Enverist , Ilir Yzeirit ...dhe haron qe Saliu ishte prane Enverit per vite e vite me radhe ....dhe ecen ne gjurmet e tij hap pas hapi ......

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          En sufllaqja

                          Ti je 4fish qe ke kete llogjike, qe nese shan qeverine atehere je me berishen. Popull majmun, prandaj jemi te mbaruar dhe po mbarojme cdo dite ne, nga persona si ti

                          Përgjigjjuni
                        2. S
                          Sali gerdeci

                          BERISHIST ik se na qelbe largohu icik anej...se jeni shum te peshtirte...

                          Përgjigjjuni
                          1. v
                            vlonjat

                            O ben bajga- cfare nuk qendron ne ato qe thote autori ; ditke dhe fjalen i neveritshem dhe miop , o dythundrak i lajthitur nga mendja.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vranakonti

                              Bravo bravo o zoti Yzeiri,ke bere nje shkrim teper inteligjent. Te lumt mendja. Ata qe flasin keq per ty,e kane lexuar shkrimin tend me bythe dhe jo me koke.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Saleh

                                E mban mend bythqirin Sali si fshihesh prapa Bashkim Finos ne 97. Ju qifte Saliu me keq se ju ka qire ne mendje

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  shqipo

                                  Beni Artikulli nuk ben gje tjeter vecse tregon dhe ve ne dukje per te miljonten here qe shqiptaret nuk dine te bejne shtet dhe te ndertojne institucione progresiste. Mund te na vije inat(sepse sic e di vete dhe ti beni jemi inatcinj,megallomane,anadollake,genjeshtare,intrigante te medhenj) sa te duam por faktet historikisht na vertetojne se cfare jemi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. u
                                    unknown

                                    Kjo eshte e verteta e madhe.Kete e dine shume mire berisha e meta dhe prandaj bejne si u do qejfi,sa here u do qejfi.E degjuat si tha mbreme.....kur te vije berisha 3 keni per ta harruar berishen 2,aq i mire do jete.....

                                    Përgjigjjuni
                                  2. C
                                    Ceni

                                    Titulli eshte OK, trajtimi jo i plote. Koha eshte flori. Ecen koha, ecen dhe shoqeria, ne fakt ne ngelemi mbrapa. Pse: e para, nuk kemi kulturen e ndertimit te shtetit. Del njeri ne krye dhe hajde te ecim pas tij. E dyta, Ketu plas sherri kot, si me 97, 98 e me pas. Vendi humbet pasurine (piramidat), gjithcka e ndertuar prishet. Pastaj nisim nga e para. Ecuria kerkon stabilitet, qetsi dhe siguri qe pasuria e vene te shtohet, jo te prishet. E treta, ne politike ka nje rregull: kush gabon largohet. Vine te tjere njerez, me te tjera ide. Kurse ne riciklojme sherrxhinjte, hajdutet dhe kriminelet. Sepse nuk besojme tek e reja dhe nuk kemi forcen te kapemi pas te saj. 30 vjet me te njejtit politikane, perfshi ish komunistet dhe vazhdojme. Nje vend i tille nuk ka si te zhvillohet, ai humbet kohe duke u rrotulluar rreth vetes.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      K

                                      Popujt e prapambetur, kanë nevoje per tirani. Per ata ajo eshte shprehja më sublime e demokracise.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        mateo

                                        Po pse, mor Ben? Kush është miop, ai qe veren se shqiptaret duan te shkuaren, ne vend te se ardhmes? Ne shamë Enverin pse mbajti 40 vjet pushtetin, kurse ti thua qe Saliu duhet ta mbaje me shumë. Po kemi 32 vjet qe ate shohim ne televizor, sikur te ishte Julia Roberts e filmit Pretty Women. Kështu, enverist dukesh ti me shume se shkruesi i artikullit. Lëre tifozllëkun, merru me logjikën. Ditë të mirë!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. T
                                        Te gjithe bilbilosim e shajme se mesuam shkrim

                                        Te mis ishim zhytur ne diktaturen komuniste,sot nuk do kishim nje kriminel komunist qe kakaris dhe organizon komplote si sali berisha. Nuk do kishim ilir yzeiri,bllokmen si andi bushati qe megjithese eshte i dhjere deri ne fyt na shet kakardhija per dhjerokracin.... Do kishim nje tufe analfabetesh qe do kishin ikur te punonin ne tyrqi e arabi e do faleshin ne Meke... Asnje nuk e di a do kishte albani dhe sa do ishte popullsija,e a do kishim drita apo universitete e spitale

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          Xxl

                                          Mos u lodhe o ilir. Nuk behet. Ay. Vend

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Martin

                                            Akoma ne Shqiperi je o Ilir, kur i ke te dy djemte ne Zvicer? Shqiperia nuk eshte e qytetareve, por e malokeve dhe gomareve.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. M
                                            Mend per demokaret

                                            Beni , se pari , ti je vetem nje jashteqitje e perditeshme e profesor Hyzeirit , je nje injorant , nje analfabet ordiner , qe profesori nuk do te denjonte as qurret te t' i hidhte . Tani , ka mundesi te na sqarosh , ku qendron miopia e Hyzeirit ne ato qe shkruan ? Shqiptaret kane zgjedhur rrugen me te drejte ne historine e tyre , apo ate me te gabuaren ? Se , qe neve jemi popull injorant dhe shkojme gjithmone ne drejtimin me te keq , ku eshte me keq , kete nuk e shpiku profesori , tashme e di edhe shqiptari me kar , me perjashtim tend , qe je loqe .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Edi

                                              Edi rama hajduti me i madh. Pupu ca i ka bere ketij vendi. Po mireqenien sa na e rriti. Zeroooo. Prandaj sfurkun ne zgjedhjet lokale.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. o
                                              opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

                                              E vetmja gje qe humbin shqiptaret nga nje zbythje e Rames nga pushteti eshte varferia e kudo shtuar. Sa per Yzeiret e qeverise po, ato kane te drejten me pash ta qajne kohen Rama se i mba me larva ashtu si zogjte qe ushqehen mbi kurriz te krokodilit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sa Pyke qe je

                                                Po cfare lidhje ka me Ramen dhe qeverine nje profesor Universiteti , more derdimen ?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  TIRANA

                                                  Derdimen-Pyka, pikerisht nje trap si ti nuk arrin te kuptoje se Yzeiri para se te jete Profesor i Universitetit eshte Lolo i Ram Pushtetit!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. k
                                                    katarakti

                                                    Ju idiotët noterialë që shani Yzeirin. Pse nuk keni aq tru dhe aq argumenta sa të hidhin poshtê llogjikën e tij. Apo se keni ngelur ende në nivelin e majmunit. Aq ua pret rrotaxhilja?! Me fakte dhe me argumenta na bindni se ku e ka gabim Yzeiri. Por ju jeni si qentê që dinë vetëm të lehin.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Edi

                                                      Katja, meqe te dhimbset Yzeiri cap e takoje dhe tregoji kush eshte ne pushtet nga 2013 Rama apo Berisha. Keshtu ai do kuptoje se eshte vete jashte kohes krejtesisht.

                                                      Përgjigjjuni
                                              2. R
                                                Rama,baba i !

                                                O Beni ecen vete,coje njeri te afert tendin,ti beje ndonje gojore Sali serbit,se per te tjerat ,qofshi vete,lindshit 7-e,e vdisni 8-te,si puna juaj

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kuturù

                                                  Mir e ke o Z Ilir, po mos u zgjat shume se shqiptaret dallohen per kete humbje kohe. populli i 1000 te zezave, po te rrish e ta mendosh. Shkurtimisht: populli i beses, popull mikprites dhe popull trim.........cila nga keto cilesi eshte reale ne jeten e perditshme?!?!?! Asnjera!! Megjithate......shpresa vdes e fundit. Do shohim çdo thote brezi "i ri" pas nja 40 vjetesh! Mbase do jete me mire, por me shume mundesi do jete me keq.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. v
                                                    vang

                                                    Jo aletregoja por ALTEREGOJA o gazetar

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      Ladi

                                                      Shqiptaret sot jane perballe: nates dhe dites, te shkuares dhe te ardhmes, te vjetres dhe te rese.. I vetmi sot qe i misheron keto: eshte komunisti Berisha. Zgjidhni e merrni - kaq e thjeshte eshte!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. s
                                                        sali

                                                        Tifoslleku partiak ju ka humbur memorjen shqiptareve,Keta harojne qe ky palo drejtues ju vodhi parate shqiptaret me firmat piramidale,hapi dyert e armeve ,armatosi pd istet e mbushi kamjonet me maloke e koke palaret e Bukoshit per te sulmuar jugun.E beri tiranen si nje hale e kandahar,Shkateroi gjyqesorin e arsimin ku cdo gje shitej e blihej e tani duhen dekada ta regullojne,E beri shtetin bisnes privat te femijeve,Ata qe vertete duan partine le ta duan po per te ardhmen e femijeve nuk kane perse i vejne akoma mbrapa nje te vdekuri qe nuk do ju sjelle asnje te mire

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Emanuel

                                                          Ka nje problem me qeverine rama. 1. Vodhi cdo gje qe i doli para. 2. Mundohet i tremb shqiptaret me figurat antipatike zi berisha dhe meta po berisha dhe meta skane vjedhur as afersisht miliardat qe ka vjedhur ky. Ky vodhi jo vetem leket e buxheteve te viteve aktuale po nepermjet koncesioneve edhe te 30 viteve qe po vinnjne. 3. Asnje reforme e Rames nuk solli asnje perfitim real per popullin. Sot pagat vlejne me pak se ne 2013. Sot cmimet jane me te shtrenjta se kurre me pare. Sot spo shlojme me dot ne plazh me femijet sepse s na e mban me xhepi. Konkluzion: nqs jeta jone nuk eshte permiresuar pse duhet ta mbajme kete hajdut akoma? E imja nuk eshte permiresuar. Eshte bere me keq. E juaja? Flisni vete me veten tuaj. Jeni me mire apo me keq. Dhe vendosni. Eshte jeta juaj.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            Roso

                                                            Eshte e thjeshte. Per popullin duhet te jete fare e thjeshte. Dhe popull nuk jane as ata qe paguhen per te bere komente online as militantet e njeres apo tjeter pale. Popull jane ata qe jane vjedhur nga berisha meta nano rama sipas rastit. Athere mqs duhet zgjedhur mes tyre( fatkeqesisht) duhet zgjedh ai qe vjedh me pak u pa puna. DHE TE VJEDHME QE I KA BO VENDIT EDI RAMA SE KA BERE NANO BERISHA DHE META TE MBLEDHUR BASHKE. CA I KA BO KU VENDIT ESHTE E FRIKSHME.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Albert

                                                              shqipot nje popull pa memorie si per ramen si per berishen si per meten .....faji pse ai vend eshte i zhytur ne mut eshte tek populli i vet i cili e shet voten per 5 lek ,qe edhe pas 30 vitesh vazhdojne te zihen me njeri tjetrin(edhe ketu ne komente) mbi disa dinosaure te cilet skane fare c'ti ofrojne atij vendi ,popull i kapur me nje vend pune majtas ose djathtas ,njerez pa asnje lloj integriteti ,dinjiteti apo karakteri ,parazite qe presin partine e rradhes te vije ne pushtet qe te hyjne neper institucione dhe te sillen sikur i kane prone private ,hipokrite qe e dredhin sipas deshires tek ai qe ju ofron dicka me shume ,idiote qe diten e zgjedhjeve veshin kostumin e dasmes dhe ndohen europiane se vota eshte kulture (pika qe sju bie) edhe pse vijne era bajge .......kot ankoheni fajtoret qe keta politikane rrine aty ku rrin jeni ju .....

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. G
                                                                Gjynah

                                                                Gjynah te shtosh ndonje gje me sh.

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. B
                                                                Balo

                                                                A kishte mundësi Saliu t'a bënte PD si partia socialiste e 1996? A kishte mundësi Saliu të krijonte Drejtësi të Pavarur pa plepistë dhe Zhin zhonër!? A kishte mundësi Saliu të kontrollonte firmat Piramidale! A kishte mundësi Saliu të kontrollonte shkatërrimin e ekonomisë,të pronës të pasurisë shtetërore? A kishte mundësi Saliu të krijonte polici dhe administratë që zbatonte ligjin dhe qytetarin? A kishte mundësi Saliu të pengonte vëlla- vrasjen për tokë e pronë që vijon edhe sot? A kishte mundësi Saliu të ndërtonte një shtet të drejtë ? A kishte mundësi Saliu të ruante dinjitetin e qytetarit shqiptar nëpër botë, përmes punonjësve të ambasadave dhe diplomatëve,që në vend të marrjes për vete me kontrabandë ,vjedhje dhe kurvëri,të mbronin qytetarin shqiptar në ato vende duke luftuar për t'i pajisur me dokumenta dhe duke bërë avokatin për t'a kundër racizmit të pritëse!? Ka edhe shumë të tjera.... Përse nuk e bënë socialistët këtë! Gabim i madh ,po socialistët sot të paktën nuk kërkojnë t'u jetë mirënjohës njeri! Njeri të poshtër zgjodhi Diktatura për të na " sjellë demokracinë"!...Sali Viçidolin! La litarin jashtë...

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. G
                                                                  Greqia pishtar per majmunet

                                                                  Lufta ne pragun e deres kete dimer. Te shohim si do ja mbathin alvanete si strucat, te fshehin koken tek Eladha e Madherishme, djepi i kultures botrore. Vetem nje ndarje e alvanistanit midis serbeve dhe grekeve ka zgjidhje problemi shqiptar.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Ali Senjefi

                                                                    Si ka mundesi mor Ilir qe para shume vitesh ishe mbeshtetes i PD-se dhe i vete Berishes!!?? 1997 - REVOLUCIONI KOMUNIST i miremenduar dhe I pergatitur ne detaje nga pasardhesja e PPSH-se PSSH. GERDECI SABOTIM si ne filmat e konostudios ne kohen e Dulles. 21 Janari i “KOKEPALAREVE” dhune,gure tulla, makina e kazana plehrash te djegura,sulm me mjete kunder kryeministrise…..Nje skenar perfekt i ndertuar dhe i drejtuar nga super mashtruesi intimiduesi,fodulli Edvin legenRama. Ilir mjaft lepive se po t’shqyhet gjuha!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      Drini

                                                                      Ilir Yzeiri,Pioner i Enverit.I ka ngecur ora ne vitin 1985. O Ilir.Protesta e 7 korrikut nuk ishte per Berishen.Protesta rikethehu ne histori vete shqiptaret.Nje ftese per te marre nd dore fatet e veta te shkelura nga Rilindja e Rames..

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. D
                                                                        Dinamo TR.

                                                                        Merita e vetme e Sali Berishës, është rrenimi i plotë i Shqipërisë dhe përçarja e madhe e kombit tonë. Ju militantët e Berishës jeni njerëzit me të rrezikshëm të kombit tonë pasi, ju e mbani në politikë krykriminelin e kombit tonë, Sali Berisha.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. S
                                                                          Sheqerja e penduar qe polli Non Grata

                                                                          Salehu,hapur ne protesten e fundit kerkoj nga Amerikanet te linin ne Paqe dhe Liri. Natyrisht se Amerika nuk ben pazare me Non Grata . Cuberia dhe Kafsheria ngatrron Sirilanken me Brekushet e Armines.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. C
                                                                            Coli

                                                                            Paska akoma nerv te gjalle Shqiperia!Le te shpresojme.Kjo ishte protesta.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. e
                                                                              emigranti

                                                                              ke te drejte moj vali dhe te gjithe ju qe mbroni saliun sepse keni vjedhu dhe keni vrare sa ju ka dashe qefi .SALIU separi mbolli faren e keqe tehajdutdhkut shkateroj drejtesine, dogji shqiperine ,firmat piramidale e shume te tjera mallkuar qofte ai qe mbrone saliun me kompani

                                                                              Përgjigjjuni

                                                                              Lini një Përgjigje