Nikoll Lesi: Rama nuk e ka qejf lekun, e kam pasur gazetar. Ai do historinë, lavdinë, përmendoren

9 Korrik 2022, 09:36Blog TEMA

Nikoll Lesi: Rama nuk e ka qejf lekun, e kam pasur gazetar. Ai do

Nga Nikoll Lesi

Berisha u rikthye në krye të PD-së. Protesta ishte e madhe në numër pjesëmarrësish, ishte diçka që pakkush e besonte se mund të ndodhte në korrik, ku vapa të merr drejt detit e jo kah Bulevardit kryesor të Tiranës.

Pa e zgjatur, Berisha është tashmë prapë lider opozite.

Kjo do kohë për t’u parë, megjithëse duket e vështirë të rikthehet përsëdyti. Në vitin 2005 ishte në kulmin e tij, kurse tani edhe vitet i rëndojnë në ngjitjen e malit të pushtetit. Por ka një fjalë në anglisht” never say never” që do të thotë “kurrë mos thuaj kurrë!”.

Nejse, Berisha pabesisë së Bashës, ia doli. U rikthye!

Problemi nuk është Berisha në këtë shkrim. Është Edi Rama.

Nëse shikon me kujdes deklaratën e analistit të njohur Baton Haxhia që tha te Blendi Fevziu në “Opinion” se protesta në numër ishte surprizë për Ramën dhe stafin e tij të ngushtë, konstaton se kryeministri e ka marrë seriozisht protestën.

Baton Haxhiu është njeri i besuar i kryeministrit Rama. Ndaj ajo që tha Batoni tregon se kryeministri nga habia e numrave të protestës, po mendon zgjidhjen.

Nuk janë pak gjithë ata njerëz, të cilët në shtator mund të dyfishohen apo trefishohen.

Edi Ramën e njoh, mendoj se e njoh mirë. Ishte pjesë e stafit të KOHA JONE në vitet e historisë së madhe të kësaj gazete. Asnjëherë nuk shkruante për lekë. Kam parë shkrues shkrimesh që më parë mendonin honorarin që do t’ju jepja se sa brendinë e artikullit. Por jo, Edi!

Për dreq, kam parë shumë nga kjo botë mediatike dhe politike.

Pra Rama nuk turret te leku, e kam bindje të kahershme. Ai do historinë, lavdinë, përmendoren pasi të ikë nga kjo Botë.

E megjithatë dorën në zjarr nuk e vë, pasi vetëm për veten time mund ta djeg dorën e betimit në shpurën e zjarrit!

Edhe për Sali Berishën kur ndërtoi Rrugën e Kombit çfarë nuk thanë e nuk thuhet! Se ka vjedhur kaq e aq. Se ka bërë namin. Por unë vlerësoj veprën që bëri, Rrugën e Kombit. Asnjeri përveç Sali Berishës nuk e bënte atë rrugë që lidhi dy pjesë të Kombit Shqiptar, duke i bërë realisht në një.

Pushteti i Berishës më ka djegur si KOHA JONE, nuk e harroj!

Por Rruga e Kombit të bën ti përkulesh me respekt.

E thashë këtë për të dalë te Edi Rama. Ai po hesht pas protestës së 7 korrikut. Nëse nuk do ta merrte seriozisht pjesëmarrjen, Edi do të kishte gjetur mënyra tallje apo ironie. E ka talentin e fjalës, të lindur dhe të kultivuar.

Por ai po hesht, sepse po mendohet.

Mendoj se dilemat e tij kryeministrore shkojnë deri në një qeveri të re në vjeshtë, muaj kur realisht dyshja Berisha-Meta do të jetë në aksion. 

Një “luan” çdo luftëtar e përballon, kurse kur bëhen dy luanë, është pak e vështirë, sepse dikush mund të thotë se Berishës i kanë rënë dhëmbët, por akoma një dhëmb e ka sa për të të kafshuar.

Dhe kafshimi i tij është plot helm!

Ndaj Edi Rama nuk ka folur, asnjë fjalë.

Në të vertetë Rama e mendon Shqipërinë sipas konceptit të tij, nuk pyet shumë. Por Shqipëria nuk është vetëm e tij. Është edhe e jona!

Edi Rama në një intervistë që më dha në nëntor 2013, të parën intërvistë që pranoi nga media e shkruar (edhe për respekt të kohës që kishte punuar në KOHA JONE) pyetjes time nëse shikon paranë (lekun) apo historinë, ai u përgjigj se “dua të mbetem në histori”.

Dhe e besoj Ramën në këtë që tha, asokohe.

Dikush, nga ata të rrjeteve sociale që rrinë me pistoletë në dorë për të sharë, mund të turret edhe me sëpatë në dorë, por nuk ma ndien fare se çfarë thonë.

Edi Rama po mendohet seriozisht se si të reagojë pas protestës së 7 korrikut. Jo me dhunë, as me shantazh, por me gjetjen e zgjidhjes sepse njerëzit nuk ishin pak në Bulevard.

Ishin shumë, dhe me shumë do mblidhen.

Ndaj Edi Rama ka nevojë për gjetjen e një zgjidhje të besuar, e jo sa për momentin. Ata ministra që ia kanë rënduar besimin në popull, duhet ti largojë. Mënjëherë dhe pa mëshirë!

Në histori mbetesh kur merr vendime të forta e të vështira.

68 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Nikoll o plehre e gazetarise , keshillo nje nga gazetaret e tu qe te ndjeke per nje muaj shpenzimet qe ben familja e kryeministrit tone LEGEN, duke filluar nga veshjet e deri tek udhetimet e cdo fundjave me avion privat.

    Përgjigjjuni
    1. r
      realist

      Edhe pastaj , o Vito loqja , ky na qenka korrupsioni dhe vjedhjet e Rames ? Po me cfare do udhetoje Rama , me kuaj ? Ti je nje hajvan i coroditur menderisht , qe dukesh qe nga emri qe perdor .... Se kush eshte ky Vito , apo ky Niko , vetem mendja jote e semure mund t'a deshifroje .

      Përgjigjjuni
      1. e
        elmaz bufi

        Edvin parizieni eshte e vertete që nuk e ka qejf Lekun, siç thote Lehsi, ai ka qejf vetem Evrot, ato jeshilet dhe mbase dhe arin

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dionis

          e ngaterron Edin me malokun tend Salih Dordolecin dhe mikun e tij Agush Meta o karafil

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gota

          O vito, e pranon edhe vete qe je mashtrues, kam rastisur dy here ne avion me edi ramen, u ul si gjith te tjeret ne sediljen e mesit te avionit, ishte tek pulle dhe pa bodyguard, pa jelek anti plumb, me kemishe me menge te shkurta, dhe sa per veshjen, shiko si vishen shqipetaret, te gjithe me firmato, kane apo nuk kane leke ne xhep!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gota

            Se mos e merrni seriozisht se ja futa pordhes kot per te shkaktuar reagim . Edvin Rama eshte brima e ozonit e parave te shqiptareve. Jam edhe une nje kokërbythqiri ndryshe kur ha sufllaqe, ndryshe kur mbarojnë sufllaqet.

            Përgjigjjuni
          2. C
            Ceni

            Kur s'di peshen e vertet te pushtetit, nis e merresh me hashetheme dhe vogelsira. Kryeministri nje vendi vlersohet nga politikat qe ndjek, ose nga korrupsioni qe kryen apo lejon. Keto ndikojne fort ne ekonomine e nje vendi, Jo veshjet.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vito mashtruesi, shoku I Nikos

              Jam i ramë ne Tiranë dhe kam xanun toke ku kam ndertue pa leje se ma ka dhane Berisha lejen me zaptu tokat e qytarve per xhithe fisin, pranej ja kena borxh me ja la, edhe me grate e motrat tona, rrofte berisha si na zbriti prej malit!

              Përgjigjjuni
            2. L
              Linda ish bordiste ABIBank

              Po shoku Niko, e vërtetë Vin Llapa se ka qejf lekun. Do vetëm dollarë, euro, paund, edhe franga svicerane. Yen japonez I ka dalë nga qejfi bashkë me lekun. As dollare kanadeze dhe australiane nuk I do. I duken letra. Si leku tamam thote - dhe gurgullon gazrat neper zorrë si tubacione kondicionimi.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pimpi Lindes

                Ashtu siç I do leket ti kur rri te semafori moj Linda bordellistja e ABIBank!

                Përgjigjjuni
            3. B
              Bato

              Nuk ka qene gazetar, por bashkepuntor, kur i duhej te botonte ndonje artikull!

              Përgjigjjuni
              1. x
                xhoxhi

                Niko ri ri dhe na thua nga një budallëk.Na thua ishin grumbulluar shumë njerëz.Edhe ne i pamë.Po ti shikosh vetëm kokat me kamer horizontalisht duken mijra po ti shikosh nga lart kishte nuk kishte 5 mijë vetë.Këto 5 mijë ishin nga gjithë rethet e Shqipërisë që do të thotë nga Tirana nuk kishte dalë askush përveç deputetëve hajdutë.Berisha është njeriui vdekjeve dhe kur ti beson tek ai plak me duar të gjakosura do të thotë se ke shkuar për lesh.Gjithë Shqipëria duhet ti hedhë qyret këtij maskarai dhe jo të shkojë mbrapa.Çfarë punë ka Saliu me protestën me ritjen e çmimeve?Asgjë.Atëhere në vënd që të thuash që Berisha kërkon të heqë non gratën na thua është trim Berisha.Nnjeriu që ruhet me tetë kriminelë na e quan njeri të madh.Le të dalë vetë nga shtëpia dhe ta shikojë sa i vlen lëkura e shqyejnë për pak minuta.Ky Berisha jot do i hajë me nder mutin Edi Ramës.Pse punon prandaj edhe e ureni por kurë nuk do mundet nga një qelbësirë...

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Halit Qerosi

                  Ti je gazetar i faktit apo i hamendjes?

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Sa per kurrioziet fillova te lexoja se çfare xhevahire do te na servirte kesaj rradhe njeriu pa shtylle kurrizore, dhe mbërrita tek shprehja; "Edhe për Sali Berishën kur ndërtoi Rrugën e Kombit çfarë nuk thanë e nuk thuhet! Se ka vjedhur kaq e aq. Se ka bërë namin. Por unë vlerësoj veprën që bëri, Rrugën e Kombit. Asnjeri përveç Sali Berishës nuk e bënte atë rrugë që lidhi dy pjesë të Kombit Shqiptar, por Rrugen e Kombit të bën ti përkulesh me respekt". Dhe ketu ndalova.Tani çfare mbetet te komentosh më!? Keto jane tipike si ato qe shruanin 'lehsit' e kohes se Hoxhes dje, shkruajne dhe sot nostalgjiket e tij, se Komandanti na beri hidrocentralet, uzinat e ekombinatet etj dhe e beri Shqiperine "bahçe me lule". Po, po ato dhurate nga Enveri i kemi, dhe per me teper me florinjte e mulla Halilit dhe Anesë, por më e rendesishmja me djersen e tij!! Jo me kot ai, pervecse "Hero i Popullit' e shpalli veten edhe "Hero i Punes socialiste"!!! Pika qe s'te bie more lehs. Po mire mor turkun, a e di ti se autostradat me te medha e me te bukura që Gjermania gezon sot jane ato qe ka ndertuar Hitleri? A mund te kene dhe a kane respekt gjermanet per ate kriminel? Do thuash se mund te krahasojme Enverin me Hitlerin, por jooo kurre jo Salehun. Pse? A nuk mjaftojne cilesimet qe i ka bere atij DASH ne shpalljen 'Non grata", ku edhe pse e dine qe eshte dhe i tille, nuk e cilesonin 'kriminel'? Nikoll ti je qen i rrahur qe klysh, ndaj dhe vuan nga sindromi i Stokholmit. Të dogji, te rrahu, të burgosi gazetaret dhe bashkepunetoret dhe prape i ben hosana barabait Berishe. E di, e di, 'perkuljen' e ke vetem per Rrugen e Kuksit, se sa per te kombit ky shtrihet nga Manastiri ne Ulqin, dhe ne kete drejtim, rruget e autostradat do behen ne kohen e duhur, sepse duhen, i duhen zhvillimit, dhe jo se do t'i presim ato si dhurate nga berishet e rradhes në qeverisjet e vendit. Lehs me keqardhje dhe pa respekt per ate qe je dhe perfaqeson se pari si një njeri 'molusk', ose 'ligavec' si i thone korçaret kermillit.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Joni

                      Rama eshte njeri shume i zoti ne punen e tij , lufton per te miren e vendit .

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tosi

                        shume e vertet ai punon per ti bere mir shqiperis dhe shqipetarve dhe jo vetem vetes

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alesio

                          Rama eshte nje lider i cili e ka cuar vendin tone ne nje zhvillim i cili nuk ishte pare prej ndo nje here

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Geni

                            Normal qe do historine se mendon per te miren e vendit tone qe ta zhvilloje

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              titi

                              e vertet mesa shikojm ai po punon shum per kete vend dhe seka mendejn tek leku dhe tek vetra vet

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gerti

                                Berisha mund te kete Meten por Rama ka fituar besimin e gjithe shumices se popullitttt …askush nuk e mund dot popullin

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  matteo

                                  Kam parë këto ditë komente e vlerësime se protesta (mitingu) i Berishës ishte madheshtor nga pjesëmarrja. Edhe une bëra nje foto në oren 20.00 në bulevardin(pedonale) tone dhe më dukej se kish një lumë mjerëzish. Në atë miting nuk kish më shumë se dhjete mije njerez, dmth aty kish ardhur 1/8 e anetaresise se partisë. Ne e dime qe dy partite kryesore kanë 50 a 100 mijë anetare. Edhe?! Nëse dalin 100 mijë tiranas, kur aty ka 200-300 mijë votues, atehere po. Por jo dhjete mijë nga e gjithe Shqipëria. Kaq mund te bejne raprezalje, jo rrëzim qeveria nën udheheqjen e atij qe kerkon pushtet.

                                  Përgjigjjuni
                                2. E
                                  Enxo

                                  Rama ka bere nje pune te shkelyqer dhe gjithmon eshte munduar te coj vendin sa me perpara e te mare te mirat e punes se tij e jo te vjedh nga mbrapa si disa te tjer

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Ja pra, Mentaliteti i shqiptarit kush eshte !

                                    Imagjinoni se cfar Mentaliteti ekziston ne ate vend , (me kte paranteze s'dua te portretizoj Nikollen ,aspak, jo ) por ,eshte shume interesante ky Titull qe dhe karakteristike e cila nxjer ne Pah , se cfar i kan imponuar Opinionit e futur ne Mentalitet brezave qe do vijne - kto Banda FakePolitikanesh , qe hyne ne Politike (mbasi veshen Maskat ) me pantallona me andra e sot kane Pasuri Sheikesh ! - Ktu, ne kte kendveshtrim duhet pare ky shkrim i goditur nga Nikolla (s'e di) ndoshta edhe Spontanisht prej tij ,por qe flet qarte ,per degradimin qe i bene Politikes ne syte e shqiptareve dhe disa brezave ta Palo Politikan (Vrases, Maskarenje ,Tradhetare , te pabese ,injorante ,te pafytyre ,xhambase rrugesh ,pazare turku , pushta ,putana ,zabrahana ,pa din e iman -pra shkurt : funderina te Njerezimit qe vetem ne kte vend ,mundet te lejoheshin ne Politike si gjasme Politikane ) - Pra Politikani i Shqiperise matet jo me Vlerat si Person ,me Inteligjencen e Principet sjelljen e Kulturen Qytetare (pra Kriteret e te qenit vertet Politikane i nje vendi ) por se cili hynne Politike dhe vjedh Shtetin e ben Pasuri -pra e Do Parane - dhe tjetri si psh, konkretishte Rama ,i cili si e dijme te gjithe , Punon per Ndertimin dhe zhvillimin e Shqiperise ,e perfaqson Vendit tone me Dinjitet dhe nderon Figuren e Shqiptarit ne Bote ,ben gjithcka ne te mire te shqiptareve dhe Kombit (pamvaresishte se si mundet ti Pellasin ne Kore bijt e Bushtres Esadiste -me nigju turmat e budallenjeve ne ate vend ) pra KM E.R s'e ka qejf parane ,por do Lavdine e mbetet ne Histori ! - Nuk ka perkufizim me te perfekt se ky qe i ben Nikolla jo Rames ,por se si duhet te jet ne te vertete nji KM i Vertete ...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Evisa

                                      Shikoni komentet nga ONI e poshtë. Dhe thuaj po deshe se mund t'i rezistoj i ziu njeri një mallëngjimi të thellë që të kapëlon kur i lexon. Shikoni si kanë mbirë komentuesit, si manushaqet në pranverë, thonë fjalë zëmre për shokun Edi, udhëheqësin më të madh që ka nxjerr ky truall. Sot unë deklaroj pa mu dridhur qerpiku, se rreshtimi i atyre që e kanë lartësuar nderin dhe dinjitetin e këtij vëndi është i tillë: Rama, Berisha, Meta, Majko, Ndoka, Balla, Noka, Fevziu, dhe për të mos u zgjatur e për t'i vënë kapak listës, Nikollë Lesi. Përpara shoku Edi, armiku më i betuar i lekut! Poshtë gojët e liga që kurrë nuk u mbyllën dhe shkojnë deri atje sa të thonë se për punën e lekëve, Edi ka ngarkuar të merret vetë shoqja Linda, gruaja, një armike më e betuar dhe e egër e të gjitha llojeve të monedhave të emetuara në letër.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sindikata e Suflaqeve

                                        Hahahaha Hahahaha Ivisa ku e kishe fshehur gjithë këtë xhepane?! Të lumtë se po mallëngjehem edhe unë me kete urrejtje patologjike te udheheqesit sypatrembur Vin Llapa ndaj lekut. I ka lexuar biblën Zaho kur fle ne wc. Evisa ngelesh perla e javes.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. n
                                          ndodhe edhe keshtu

                                          Evisa , bukur ,jokeq me komentin tat . Secili ka natyrishte kendveshtrimin e vet rreth cdo Fotgrafie qe na hidhet ktu . Un nuk mendoj se Rama (i cili megjith Problemet e tij si Mister NoPerfekt qe ka Lartesuar Shqiperine ne ato drejtime qe ka mundur dhe eshte lejuar ) - nuk ben pjes ne Banden e Sharlataneve dhe Krimineleve te ktij vendi -qe fillojne me injorantin e Shpelles saleh brrisha ,fshatarin po injorant e tinzarin e cepanit ilir meta (qe djalli e di se per cfar ishte ky xhuxh ne Politike edhe pse qellimit te tij ja arriti me sa duket qarte ) -sa i takon pastaj atyre qe pasojne ,jane bishtat e qenve ose bushtrave qe shoqeruan nga Politikat e Plehrave qe degjenruan Shqiperine . Gruaja e Edit ,nuk eshte pjes e Politikes dhe sigurishte qe pse jo ,mundet te jet Mike e letrave me stampe .Kush s'eshte i tille sot ? Te gjithe e duam parane ,por jo ate te Shtetit -me ja vjedh Shtetit e ndertu Vila si ne Lalz etj etj mbasi Zhdukem Pronarin dhe i fallsifikuan Pronen

                                          Përgjigjjuni
                                      2. O
                                        Oni

                                        Vertet kete e kemi vene re Rama nuk synon leket por do te te beje historine dhe po ja arrin kete gje me veprat e panumerta qe po ben cdo dite per Shqiperine tone Edi,lider vizionar dhe kryeministri me i mire qe ka pasur Shqiperia!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nikolet

                                          Rama nje lider i vertet per kete vend me deshiren e tij te madhe po e cone vendin perpara jemi me fat qe e kemi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Z
                                            Zani

                                            E meriton ti kushtosh nje vemendje te vecant kryeministrit sepse ka bere pun shum te mira per vendin dhe i jemi falenderues

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Sonila

                                              Rama eshte nje njeri i denje per vendin tone dhe shume puntore

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Elona

                                                Eshte e vertet qe Rama do historin ai eshte nje njeri puntor dhe mendon gjithmone per te miren e shqiperise

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bujar

                                                  Kryeministri Rama do te ngelet gjate ne kete pozicion sepse ka ber nje pune shume te mire per zhvillimin e vendit. As sala e asnje nongrat si puna tij se rrezojn dot

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Klea

                                                    Rama eshte i zoti ne punen e tij. Ka ber dhe do beje nje pune shume te mire per vendin sepse ai do e mbaj gjat kete mandat

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. O
                                                      Olsi

                                                      Rama eshte njishi i ketij vendi kshuqe mos u merrni me llafe

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Altin

                                                        Ju qe mundoheni ta ulni Ramen jeni shume te ndyre sinqerisht. Doni te hidhni poshte gjithe mundin e kryeministrit

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. K
                                                          Kejsi

                                                          Rama ka bere pune te mbrekullueshme ne vendin tone dhe ka investuar shume per te ber shqiprin nje vend akoma me te mire

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tea

                                                            Rama fal punes se perkushtuar qe ka bere do te ngelet gjat ne krye te vendit dhe nuk mundet askush si saliu qe ta hedhi posht

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. l
                                                              lori

                                                              aman sa pa lidhje keto lajme

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. V
                                                                Viola

                                                                Eshte shume e vertet Rama punen per te miren dhe zhillimin e shqiperise

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. O
                                                                  Olti

                                                                  I vetmi lider qe i ka dhene vendit shume zhvillim

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. V
                                                                    Viola

                                                                    Eshte shume e vertet Rama punen per te miren dhe zhillimin e shqiperise

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. V
                                                                      Viola

                                                                      Eshte shume e vertet Rama punen per te miren dhe zhillimin e shqiperise

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. S
                                                                        Silvi

                                                                        Rama i ka ber mire vendit duke e zhvilluar shume jo si keto palo gazetar qe flasin budalliqe

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. R
                                                                          Roni

                                                                          Asnje nuk e heq nga pushteti Ramen sepse ai ka bere te pamunduren qe vendi yne te zhvillohet …as saliu as meta si afrohet as te maja gishtit

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. K
                                                                            Kevi

                                                                            Nje njeri si rama nuk mund ta heqi nga postj nje hajdut si berisha

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. o
                                                                              olti

                                                                              mesa kam vene re zoti Rama asnjehere nuk e ka pasur mendjen tek leku, si ai non grada qe ku e ku te gjente mundesine te mbushte xhepat me parate e popullit

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. E
                                                                                Elsa

                                                                                Eshte shume e vertet Rama punon per te miren dhe zhvillimin e shqiperise.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. b
                                                                                  beni

                                                                                  po shyqyr qe foli dikush qe e njeh ramen se ai po punon per vendin dhe jo per veten e vet dhe pastaj thoni jo po vjedh jo po zvjedh

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. M
                                                                                    Marius

                                                                                    Nje lider i vertet nuk punon per lek dhe per te vjedhur ka qene kur kan qene ata lloj qeveritaresh dhe kan ik

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. K
                                                                                      Klevis

                                                                                      Ka politikane sa te duash qe i kane hyre per lek por rama sesht nje nder to

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. Ervin

                                                                                        Gjigand osht rama , sja hedh dot njeri per kollaj

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. C
                                                                                          Colja

                                                                                          Z.rama do mbetet nje person qe do mbahet mend per punet e mira qe ka bere sepse eshte i vetmi qe vendi yne ka ecur perpara

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. T
                                                                                            Tani

                                                                                            Rama eshte njeri i punes dhe i cili po mundohet shume ta coj vendin tone perpara ndryshe nga te tjeret qe mendonin vetem per kartigen e tyre

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. K
                                                                                              Konstatim

                                                                                              Te gjitha komentet filoRama apo proRama jane shkruar nga nje dore e vetme. Ndryshon vetem emri

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. g
                                                                                                greg

                                                                                                kemi degjuar qe kryeministri pardje i mori 200 mije leke te vjetra borxh ministrit ahmetaj se skishte leke ti blente akullore kopilit te surrelit

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. K
                                                                                                  Komentues

                                                                                                  Nikoll ! Leri hilet dhe lustrate! Te njohim kush je! Rama tashme eshte Brand nderkombetare! Eshte ne fakt luan I vertete. Pd e Coi per lesh. SB - Nongrata familjarishte! Analistet e rreme I ka sistemuar ne Kazan. Ilirin e perzuri nga PS dhe Po e bene Gati per Dekorate Nongrata. Sepse I'm sot eshte personi me I ejspozuar dhe simbol I korrupsionin. Ndoshta edhe ky bashke me te shoqen. Rama eshte nje luan sic thua, dhe dy luan mund ta mundin. Puna eshte se keta dy luan Jane te plagosur nga gjahtari I Madh USA. Njerezit e duan USa dhe Ameriken ( 10 vjet viza). Amerika e ka vendosur Shqiperine ne krye te Botes. (KS). Mashtrim disa mujor I SB me foltore antiamerikane, Loja me zgjedhjet me LSI, qysqite e 8 Janarit, Loja ne stadium me 10000 persona te paverifikuar, Loja e fundit me histeriket e Shoqerise civile, Kane pasuruar CV e tij. Se fundi, ER s' mund ti pergjigjet No grata! Ja ka deklaruar qe s'mund te bisedohet me Nongratat njelloj si me terroristet. Edhe karremin I Berishs duke e quajtur armik nuk pine uje.Rama tashme Kur Shqiperia eshte ne KS, ngjan sikur eshte pjese e DSh te USA. Sorry Nikoll kokeboshi!

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. B
                                                                                                    Ben Ahmetaj tigri i qeveris prej letre

                                                                                                    Edhe une po te kisha aq miliona sa ka Edi nuk do i doja me parate.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. J
                                                                                                      Juli

                                                                                                      Jemi me fat qe e kemi ramen kryeminister sepse ka ber shume per vendin tone

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. A
                                                                                                        Ana

                                                                                                        Kur punon merr edhe lavdi.. Rama kete po ben

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. L
                                                                                                          Loni Buloni

                                                                                                          Berisha rrugen e kombit nuk e beri per kosovaret por per serbet se atyre ju dergonte nafte ne embargo

                                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                                          1. J
                                                                                                            Jorgo

                                                                                                            Kryeministri Rama gjithmone ka bere te pamunduren per Shqiperine qe te zhvilohet sa me shume

                                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                                            1. M
                                                                                                              Mondi

                                                                                                              Z Rama ka qene gjithmone nje kryeminister qe ka menduar per te ardhmen e shtetit shqiptar

                                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                                              1. E
                                                                                                                Edlira

                                                                                                                Rama gjithmone ka dashur te miren e popullit shqiptar dhe ne gjithe keto vite qeverisje ai e ka treguar punen e palodhur qe ka bere per ta bere sa me te zhvilluar dhe te njohur shtetin shqiptar

                                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                                1. S
                                                                                                                  Skenderbegasi

                                                                                                                  Sa vuan e vërteta kur analizohet nga Lezhjani Lesi. Dyshoj shumë tek Lesi se edhe po të mbajë një maskë surrati do ta thoshte të vërtetën. Ju gazetarët mbroni Plakun në hall me një gardh gënjeshtrash, dhe nuk i thoni se ai është shumë me afër se kurrë ngjitur me portën e ferrit se me portën e pushtetit. Batua me doza jo te vogla servilizmi shprehet për mitingun, si "surprizë" për Ramën, ndërkohë qe Rama është shprehur shumë më herët per Saliun që ka më shumë numra se Luli. E vërteta është e shenjtë dhe me vlerë prandaj gjithmonë e kurseni në shkrimet tuaja. Pak gazetarë nuk i trëmb e vërteta dhe këta janë me gishtat e njerës dorë dhe pa mëdyshje do te rendisja tepelensin e Temës Meron, Skënder Minxhozin, Mustafa Nanon, Ilir Yzeirin të më fali ndonjë i pestë. E dini ku ndryshon Edi me Saliu, Saliu mendoj dhe mendon vetem per keta idiota mitingu, ndersa Edi duhet të mendoj edhe për këta idiota.

                                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                                  1. C
                                                                                                                    Ceni

                                                                                                                    Kur erdhi ne qeveri Rama ka thene: "Do bejme histori". Dhe ashtu po duket. Kryeminister punetor dhe dinjitoz, i vlersuar ne mbare evropen. Ne marredheniet nderkombetare, e ka cuar vendin ne nivel tjeter.

                                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                                    1. Ρrushi !

                                                                                                                      o Niku i Leshit, 4-5000 njerës në bulevard do tronditet shteti? Më shumë police se protestues? Rruga e kombit mori po kaq $ Nga qeveria Rama , për ta quajtur rrugën Rrugë. 7 segmente rrugesh që nuk i ngjanin njera tjetrës. Diku me nje korsi , diku me dy? Ku 280 milion $ u zhdukën brenda një nate dhe u depuzituah gjetke. Nje gjyq qe Basha Beniamini i tij e "E fitoi" me mungese duke nxjerre raporte mjekesore per cdo mungese. E ore Nikolle Leshi.!

                                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                                      1. Ρrushi !

                                                                                                                        o Niku i Leshit, 4-5000 njerës në bulevard do tronditet shteti? Më shumë police se protestues? Rruga e kombit mori po kaq $ Nga qeveria Rama , për ta quajtur rrugën Rrugë. 7 segmente rrugesh që nuk i ngjanin njera tjetrës. Diku me nje korsi , diku me dy? Ku 280 milion $ u zhdukën brenda një nate dhe u depuzituah gjetke. Nje gjyq qe Basha Beniamini i tij e "E fitoi" me mungese duke nxjerre raporte mjekesore per cdo mungese. E ore Nikolle Leshi.!

                                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                                        1. g
                                                                                                                          geri

                                                                                                                          ai mbase edhe se ka qejf parane se duket qe eshte disi bohem ...po i vellai e ka qejf qe cke me te dhe gjithe shpura e njerezve qe i rri para mbrapa e kane qejf parane qe cke me te ,por kjo nuk e ben ramen pa faj ,perkundrazi e ben super fajtor.....

                                                                                                                          Përgjigjjuni

                                                                                                                          Lini një Përgjigje