Asgjë e re nga Sali Berisha

9 Korrik 2022, 09:30Blog TEMA

Asgjë e re nga Sali Berisha

Nga Carlo Bollino

Nuk ka tashmë asnjë dyshim se Sali Berisha është më i zoti të organizojë protesta se të qeverisë. Në këto 32 vite të shpenzuara mes qeverisjes dhe opozitës, ka treguar se sheshi është talenti i tij i vetëm, i vërtetë. Protesta e 7 korrikut mblodhi aq protestues sa Lulzim Basha nuk diti të mblidhte as në kulmin e fushatës zgjedhore. E megjithatë, edhe pse numerikisht e rëndësishme, protesta e 7 korrikut nuk solli asgjë të re në teatrin e politikës. Sepse, nëse Berisha është i aftë të mbledhë turmën dhe të maskohet pas një muri gënjeshtrash, nuk është po aq i aftë të rinovojë seriozisht idetë e tij. Nuk është i zoti të përmirësohet. Kjo, thjeshtë sepse nuk ka kulturën e mjaftueshme për të pranuar gabimet e veta. 

Foltorja që u pa dje në bulevardin e Tiranës ishte e mbeshtjellë nga rrjetat e merimangave të kohës, të nxjerra jashtë nga magazinat e partisë pa u shqetësuar fare t’ua hiqnin as pluhurin. Ishte e njëjta foltore e përdorur në vitin 1990, kur Sali Berisha ishte ende një mjek të cilit askush nuk ja njihte të shkuarën, në krye të një populli në arrati nga diktatura, të cilit diti t’i premtojë më mirë se të tjerët ëndrrën e lirisë dhe të ndryshimit. Askush atëherë nuk e dinte dhe as mund ta imagjinonte atë që “lideri demokratik” i ri do t’i shkaktonte vendit dhe popullit të tij. Me të fituar për herë të parë zgjedhjet e 1992, filloi të arrestonte liderat e opozitës (ai që kishte ardhur në pushtet duke premtuar pluralizëm idesh), pastaj arrestoi gazetarë (pasi kishte premtuar lirinë e shtypit), pastaj bëri manipulime elektorale (pasi ishte betuar për votën e lirë). 

Pasoi mashtrimi i madh me firmat piramidale të autorizuara prej tij, duke lejuar nën kontrollin e drejtpërdrejtë që populli shqiptar të grabitej në kursimet e vetme dhe të parat. Pastaj fillimi i luftës civile të 1997 duke nxitur veriu kunder jugut, me urdhërin e cmendur të hapjes së kazermave duke u dorëzuar militantëve të partisë, qytetarëve të thjeshtë, kriminelëve dhe adoleshentëve qindra mijëra armë dhe bomba që vazhdojnë të vrasin edhe sot e kësaj dite. Deri te  përpjekja për grusht shteti me 14 shtator 1998, një akt politikisht vetëvrasës që e dënoi me izolimin e tij të parë nga ana e komunitetit ndërkombëtar, i përjashtuar si person i padeshiruar deri edhe nga pritjet e ambasadave. 

Pasi kaloi tetë vite në opozitë, në 2005 Sali Berisha arriti të rimaskohej, duke ndryshuar fytyrën e tij, por duke mbetur gjithësesi i njëjti. Shpiku Kop-in duke vendosur në krah të tij Lulzim Bashën, mikun e padëmshëm të familjes me studime në Hollandë, që i shërbente të krijonte figurën e re më të bësueshme si lider i moderuar dhe europianist. Populli demokrat pjesërisht i besoi sërish, por ai rigenjeu. Sapo fitoi zgjedhjet, Berisha i harroi të gjitha premtimet elektorale duke filluar që nga lufta kundër korrupsionit dhe u bë protagonist i një serie të pafundme aktesh korruptive ku familja e tij ishte përfituesja kryesore. Abuzimet me tokat në Porto Romano, Damir Fazllic, Klubi Partizani dhe pastaj Gërdeci, Rruga e Kombit, lëshimi i detit Greqisë, tendera te vjedhur, abuzimet për qindra miliona euro me energjinë elektrike me Serbinë, për të përfunduar me masakrën e 21 janarit dhe refuzimin për të arrestuar fajtorët e urdhëruar nga prokuroria.  

Media që Berisha nuk kishte blerë terrorrizohej seriozisht nga kërcënimet e tij, dhe në fakt arriti të mbante të fshehura për tetë vite shumë nga skandalet, ose t’i minimizonte edhe falë kontrollit total që kishte ndaj drejtësisë. Mashtrimi vazhdoi deri në 2013, kur më në fund humbi pushtetin duke u tërhequr në dukje nga kreu i partisë. Por edhe këtë herë, ishte një mashtrim, sepse Sali Berisha, i paaftë të ndryshojë në të vërtetë, qëndroi gjithnjë në hije të Lulzim Bashës duke e drejtuar si një marionetë. Dhe kur marioneta vendosi të rebelohet (duke vepruar si Pinoku në fabulën e famshme), baba Xhepeto vendosi ta asgjësojë.  

Dhe ja, mbërritëm në ditët tona dhe në protestën e 7 korrikut. Berisha, ndërkohë i pagëzuar si korruptues dhe armik i demokracisë deri edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u kthye të veshë maskën e tij të fundit, por pa ndryshuar në asgjë. Këtë herë harroi t’i heqë dhe pluhurin foltores. Duke besuar se ndodhet në fillim të karrierës së tij të përjetshme politike, u hodh në thirrje patetike kundër komunizmit duke premtuar një rrugë imagjinare drejt lirisë! Duke rrëshkitur në një gafë të sikletshme, lajmëroi se javën e ardhshme Brukseli do të hapë negociatat me Shqipërinë, sikur edhe ky është faji i Edi Ramës, pa e kuptuar se me këtë njoftim faktikisht fshiu kuptimin e tërë të akuzave të tij. 

Ashtu si 32 vite më parë, militantët e dëgjuan të lumtur, të eksituar dhe të magjepsur nga flauti i tij magjik. E vërteta qëndron se ata do ta duartrokisnin edhe nëse do të fliste për qershi, apo se si përgatitet sallata greke. Militantëve nuk iu intereson se cfarë thotë Sali Berisha, atyre iu duhet që ai të jetë dhe kaq, ashtu si iu ndodhte adhuruesve të Enver Hoxhës. Problemi qëndron se ajo foltore plot me rrjeta merimangash, nuk mund të mashtrojë dhjetëra e mijëra shqiptarë të tjerë që në 1992 apo ne 2005 i besuan premtimeve që tha, por ndërkohë zbuluan fytyrën e tij të vërtetë.

Ekspertët e quajnë elektorat-gri, një masë vendimtare ku bëjnë pjesë edhe socialistë dhe demokratë të zhgënjyer që kanë zgjedhur thjeshtë të mos votojnë më. Prej tyre varet fitorja ose jo e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Duke e parë pas foltores së tij të pluhurosur të premtojë gjithnjë të njëjtat gjëra me të njëjtin tërbim, me të njëjtën gjuhë, me të njëjtën urrejtje të 32 viteve më parë, besojmë se Sali Berisha nuk mund të bindë më asnjë zgjedhës të ri. 

Nuk pamë dhe as dëgjuam asgjë të re nga sheshi i Berishës. Dhe ata njerëz, edhe pse shumë, mbeten gjithësesi tepër pak për të besuar se mashtrimi i tij po funksionon akoma.   

21 Komente

  1. L
    Ladi

    Furnizoj me nafte ushtrine serbe kur gjithe bota demokratike e kishte bllokuar - si mund te mos ta permendesh Bolino??!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pk

      Si gjithmone perfekt. Absolutisht gazetari i vetem ne Shqiperi qe meriton te quhet i tille!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

        Karlo Bolino nuk duhet te shkruaje si gazetar sepse eshte shembulli me i keq se si duhet te veproje nje gazetar. Karlo Bolino eshte sekser i kryetarit te bashkise Tirane Erion Instalacionit.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hetuesi Fiskal

          Ore zuzar, pabyths a pabuks në Itali dhe oligark ne Ripjelljen e Edvinit nuk ka spjegove njeherë iceneratoret perse te paguanin? Reklame plehrave?!; ore gabel jugular po pronat publike pse ti japin falas apo me "1 euro"? ; Po FShZh ka zvendesuar profesionistet e ndertimit me padijen tende te paskrupult?; Sna the o "kurator muzesh" kete talent e zbulove ketu, nen çarçafet myzeqarë apo e ke patur? Pse ne Iali ste hedh qyret askush per kurim muzesh? . E fundit o plehrë mediokre. Ti mund qethësh me lekë me shumicë nga qeveria apo gjobat që vë. Por sa do të kesh grumbulluar nuk do te mjaftojne kur te japesh llogari.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lillo

            Hetuesit fisckal. Zuazar Pabyths Pabuks Gabel Plehre mediokre.... Bollino ka shkruajtur nje histori qe eshte mese e vertete dhe nuk ka asnje fjale ofenduese.....nuk arrij dot te shkruaj fjale te tjera.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Carapuli

              Lillo të paska hyrë thellë plumbi. Ske faj mashtrues si puna e Bollinos të hedhin trutë e gomarit në maskën e "patriotit"thotë një loqe pak më lart - po patriotit të euros në të zezë dhe nën tavolinë. Kush "nuk" e kupton është rrogëtar si Karlo Malltezi.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Carapuli

                Lillo të paska hyrë thellë plumbi. Ske faj mashtrues si puna e Bollinos të hedhin trutë e gomarit në maskën e "patriotit"thotë një loqe pak më lart - po patriotit të euros në të zezë dhe nën tavolinë. Kush "nuk" e kupton është rrogëtar si Karlo Malltezi.

                Përgjigjjuni
              2. m
                matteo

                Dy fjalë për Vito mashtruein dhe Hetuesin fiskal: E para, bëhuni njërëz me etikë dhe vetëpërmbajtje. Mos fyeni tjetrin, se tregon qe jeni pjesë e fundit te shoqerisë shqiptare. Kundershtoni duke sjelle argumente. E dyta, Bollino eshte gazetar profesionist. Nëse keni te dhena, fakte që e ulin figuren e tij, parashtrojini, që edhe ne që nuk lidhje afektoze me X-in a Y-in, të bindemi për te kunderten. Sharjet e fyerjet lëruani politikanëve dhe atyre që ushqehen nga ata politikanë. Kaq. Ditë të mirë ju uroj.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Opinion

                  Po pse o njeri,cfare te ka bere Bolino ty personalisht apo dhe kombit tone ne pozicionin e gazetarit.Kaq sylesh je qe nuk shikon cilet ka rreth vetes dhe media gjithashtu idhulli jot.Jo vetem kaq por dhe hosanarat idiote te tyre per bemat e tij te cilat vetem pozitivitet nuk shfaqin (alias Syri tv) etj.Eshte nje aspekt I cili ka vene ne prove Saliun tend me Bolinon.Jane gjyqet qe ka humbur me te.Nuk dua te flas per Salen se tashme eshte skalitur ne memorien e popullit si vrases,hajdut,spiun dhe simbol I te keqes e ligesise ne Shqiperi.Eshte per kete arsye qe Amerika e ka shpallur non-grata dhe qe tregon se ShBA dhe Europa na duan me shume sec duam ne veten tone duke ndjekur interesat e te paudhit Sali.

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Populli

                  Zoti Bollino, nuk behet fjale qe Berisha te permiresohet sikurse thoni ju. As "thjeshtë sepse nuk ka kulturën e mjaftueshme për të pranuar gabimet e veta". Nje njeri qe urdheroi ushtrine dhe garden per te hapur zjarr masivisht mbi popullin, eshte ne KRIM, eshte ne GENOCID, jo ne GABIM.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vepro

                    Aman na thuaj nga e ke kete qe “ Sala urdheroi te hapet zjarr mbi popullin “ se na kthjellon edhe ne ! Nesd ke ndonje fakt do ishte i lumtur çdo prokuror , apo avokat , apo gazetar po deshe qe tja ofroje kte fakt apo dokument. Bile mund te marresh edhe PARA te madhe per kete! Mos hum rastin se edhe Edi do te ishte mirnjohes.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Shoqja Pandora

                    Patriotet e vertete te shqiperise flasin si Zoti Bolino! Ky eshte shembulli me i mire i patriotizmit dhe vlerave te larta te shoqerise tone. Ashtu si bijte dhe bijat tona qe u kemi trasheguar pushtetin e qe po mbajne vijen e prtizanneve nen udheheqjen e shokut enver hoxha dhr patriotit beqir balluku. Zoti bolino jeni absolutisht shembulli i njeriut qe duam dhe kemi pergatitur

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malo

                      Hahahahaha

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Bureto

                      E drejte, e ka harruar apo nuk ka dashur ta shkruaj Bolino, kete afere te embargos se naftes nga Berisha, eshte nje gje. Po nese do te rrime te shkruajme bemat dhe gjemat e kryera nga ky njeri antishtet, do duhen romane. Jo se nuk jane shkruar me mijra faqe shkrime dhe analiza per kete perbindesh, por në fund mund te pyetet: E pastaj?! Mbas gjithe atyre, bemave dhe gjemave qe ka bere per 32 vjet ky perbindesh, a i ka hyre në kembe ndonje gjemb? Nje individ sado i zoti qe te jete (keshtu ia renditin Berishes, si vlera, disa cilesi nga me negative qe mund te kete nje njeri ne politike dhe ne pushtet). Atehere si ka mundesi qe ky, meqë ka me vete turma, (qofshin keto edhe disa mijra. Cilido politikan mund t'i kete kudo ne bote), militantesh dhe bashibozuke politike pa din e iman, bashkepunetore ne shume raste edhe me veprimtarine e tij demprurese per demokracine dhe vendin, pra si ka mundesi te lejohet te beje çorap dynjane?! Dhe me kete lejim qe i behet atij, kuptoj, perveç drejtesise, dhe ate ushtri qe bejne opinionin publik, si editorialiste, gazetare, analiste, politikane dhe gjithfare te ashtuquajtur 'intelektuale' , qe mbushin studiot e TV, dhe kacafyten me njëri-tjetrin per te mbrojtur apo per ta kundershtuar ate. Pra si dy skuadrone në lufte, e cila shpesh te le pershtypjen se nga qe eshte kaq i ethshem ky ballafaqim, në ndonje rast edhe mund te shkoje ne perleshje, deri ne gjakosje!!! Pra zihen per kë, per Berishen! Do thuhet epo demokracia kjo eshte secili lojen e vet dhe ne fund ne zgjedhjet politike le te vendose elektorati. Por kjo ka ndodhur disa here qysh prej vitiet 1991 dhe Berisha pothuajse gjithmone ka humbur (nuk llogaris ketu dy 'fitoret' politike te vitit 2005 dhe 2009, me patericat, Mediu, Xhuveli, Meta etj). Bile ne 'fitoren' e bashkise se Tiranes ne 2011, i jane dashur edhe votat e LSI dhe komunisteve te Hysni Milloshit. Po, edhe me gjithe keto humbje Berisha (mos te vazhdoje te behet loja e ndyre se ato humbje, ,pra vpas vitit 2013, qe ka qene humbja qe rrezoi Berishen, i takojne Bashes, i cili deri në mandaten "non-grata" amerikane, një vegel qorre e tij ka qenë, por pa ate mandate, berishizmi dhe Berisha do ishte shkolla politike e tij. E pra edhe pse me gjithe keto deshtime, Berisha eshte prape aty: Në podiumin e Kuvendit dhe të shesheve të mitingjeve. A nuk perben sot ky personazh i urryer per masen e gjere te opinionit publik, nje ndotes te tmerrshem te mjedisit shoqeror dhe qytetar? A nuk ka politika dhe drejtesia, qofshin ne loje edhe nderkombetaret, plot instrumente per t'i treguar vendin ketij? E para, me e lehta ne kete rruge, eshte t'i hiqet me instrumente ligjore mandati i deputetit. Per kete pa procedura te shumta dhe të tej zgjatura do te mjaftonte shpallja "non grata'", perfshirja e kesaj në ligjin e dekriminalizimit, ligj me të cilin mburret si autor i tij. Fillim vjeshte ose legjislatura e re, per maxhorancen, do duhej ta kishte ne krye te axhendes se prioriteteve te saj. Lojes se poshter te Saliut, duke perdorur turmat, te cilat dihet se ç'perfaqesojne në çdo rast tek ne dhe kudo ne bote, duhet t'i jepet fund. Frika se me ta Saliu mund te prishe ekuilibrat politike dhe sociale, ka kohe qe nuk ekziston, veçse ne mendjet e disave qe per nevojat e Saliut i 'fryne atij zjarri'. Turma dhe militante te verber kishte dhe Enveri, dhe jo pak, (kujtoni ne shkurtin e vitit1991 turmat enveriste, qe po vershonin drejt Tiranes me bustet e tij ne krahe, pasi ra shtatorja e tij), por edhe pse pas vdekjes, duke e trajtuar atë ashtu siç e meritonte, bile edhe nga ata qe i kishin sherbyer me devotshmeri (ngjajshem me skoten politike qe i shkon ende mbapa Saliut, te sojit Noka, Paloka, Ndoka), por nga era e kohes per ndryshime, te gjithe 'u mpine' dhe iu nenshtruan realitetit te ri. Sot pas 32 vjeteve ka ardhur, në mos eshte vonuar, ka ardhur koha per ndryshimin e dyte, i cili do duhet t'i jape fund tranzicionit te lodhshem, kjo edhe per shkak te kesaj monstre qe i ka zene rrugen demokracise si "minues i saj". Kete, ashtu siç bene enveristet e vitit 1991, kur pane fundin e tyre, do duhet ta bejne berishistet e sotem. Me Sali Berishen, së pari vete ata, nuk do kene më te ardhme në politike, sepse do jene po aq te urryer sa dhe "idhudhi" i tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        raul

                        Bravo Bolino. Exelent, me le pa fjale o mjeshter i fjales se lire .Te adhuroj , lexoj cdo rresht pa fryme. per shtese: Perbindeshi i Vicifolit ne 97 kur organizoi luften civile veri jug ne krye te luftes caktoi gjeneral brigade Shabon Tapia( ne ate kohe ishte shefi ushtarak i pdse) i cili brenda nates urdheroi dorzimin e reparteve nga komandantet e ushtrise pasi nxori me shqelma nga zyra e tij Shefin e shtabit te Ushtrise. Dhe pasi u braktisen repartet e dime cfare ndodhi me armet. Kjo eshte fytyra e Perbindeshit te Vicidolit qe sheh endrra se mund te vije prape ne pushtet. Koha e tij ka vdekur pergjithnje.

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          taotao

                          Ata qe mbeshtesin Berishen verberisht nuk jane demokrate por interesaxhinj profesioniste tashme pas 32 vitesh shkerdhatokraci!Thene me ndryshe ai(Saliu) i tmeron duke u thene se Rama do ju marri pronat dhe do ua ktheje pronareve te ligjeshem!Se dyti te gjitha ata qe shkuan dje te ardhur nga rrethet e tjera vijne me premtimin qe pas marrjes se pushtetit nga Sali Berisha do te mund te gdhihen kryeqytetas ose qytetare te denje te plazheve duke zaptuar prona e ngritur rishtas kasolle si ne vitet 1992 e kendej!Se treti z.Bolino Sali Beriha zgjedhjet e 1992 nuk i fitoi por me inskenimin qe beri (pra gjakderdhjen) ne Shkoder duke vrare simpatiante te nje levizje demokratike ,morri ^pushtetin duke ia dhuruar "social-ishet" Nano e koompani,duke u treguar perpara syve nderkombetare perpara atyre qe gatuan kete çorbe si liberale qe donin me shume demokracine se sa shtetin demokratik ligjor. Sali Berisha u be President fale çarteve qe benin fluturime naten duke bere takime koke me koke me dyshen Ramiz -Sali.Shqiperia edhe sot vuan nga sindromi Berishe sepse ai ka imunitet te perjetshem si poliagjent me garanci jete!Ndaj edhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe edhe kur ka vrare edhe kur ka hedhur ne ere nje popull te tere me municionet,edhe kur ka trasportuar "nafte per interesa te padukshme" edhe kur ka futur ne burg kundershtaret e tij edhe kur u ka dhene leva kokes per ti eleminuar me bandite qe sot gezojne parate marramendese te dhena prej tij .kjo eshte aresyeja se perse gjithe perfituesit e 20 viteve shkerdhatokraci te drejtuara prej tij ,duan perseri jo shtet ligjor por kaos(qe ai e permbeledh me fjalen Liri).Sali Berisha eshte nje monumen agjenturash qe kushdo qe ngjitet ne pushtet firmos per koken e tij. Ndaj Berin e duan te gjithe sepse mbase vjen nje dite dhe Shqiperia rishperbehet si ne vitet 90 dhe gjithkush mund te rembeje ç'te doje e si te doje!Ai eshte nje udheheqes arkaik i cili eshte futur ne librin Gines me "Torten gjigande" qe e shperndante me legena nepermjet Lul Bashes si pasrdhesin e tij .

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Josif Rrapi

                            Te lumte dora per shkrimin qe ke bere Ne se prape do te fitoj mashtrumi I tij do te jete nje fatekeqesi e madhe e popullit dhe populli do ta vuaj rend Me drejtesi dhe pa vjedhje nuk fiton kurre por me vjedhje dhe me vrasje mund te fitoj po qe se vota e popullit do te vidhet nga komisionet e zgjedhjeve duke I blere njerzit

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Artan

                              Si perhere brilant Bollino, gazetari me profesionist qe kemi. Mjafton te shohesh si shkruan gjuhen shqipe, me sakte dhe bukur se çdo gazetar shqiptar

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirana

                                Bravo zoti Bollino per nivelin e larte gazetaresk, kendveshtrimi juaj eshte i njejte me analiste te huaj qe thone se shqiptaret nuk e kane arritur te gjithe civilizimin europian. Akoma me su mbyllur mbas kapidanit te vetem edhe per 30 vjet (shpresojme) sepse ne Shqiperi kapidanet lindin 1her ne 111vjet. A do fitojme me dy gishta sic fitoi Pirrua ???

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Margariti dv.

                                  Mendoj se pas Edvin Ramës I takon Bollinos një këngë trimërie. Ngarkohet grupi i labërisë të shkruajë dhe këndojë vargje nga zëmra për Karlon e Myzeqesë rrëzuar nga Puglia m' Tironë.

                                  Përgjigjjuni
                                2. A
                                  Arber iliri

                                  Turpi shqiptar qendron ne faktin qe Saliu eshte be politike,kur ne fakt duhej te kishte dekada jashte saj

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje