Spartak Ngjela: Me ca "oratorë" injorantë që nuk dinin as shqip do e mundësh Ramën o Sali ziu?

8 Korrik 2022, 11:34Blog Nga Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Me ca "oratorë" injorantë që nuk dinin

Saliu u kishte thënë shqiptarëve se në datln 7 korrik ai do të rrëzonte qeverinë aktuale me forcë.

Por, çfarë ndodhi? Në fakt, si gjithmonë me Saliun: u mbars mali dhe polli një mi.

Saliu me para, me lloj lloj marifetesh e gënjeshtrash, solli në Tiranë nja 2500 persona. Por stacionet televizive të paguara nga ai, e nxirrnin miun si ujk. Hahahaha. Turp!

Kurse ata që kishin ardhur për të shkatërruar Tiranën dhe kryeministrinë dhe të vidhnin dyqanet, ikën me bisht ndër shalë.
Pse?

Sepse Saliun e kërcënoi personalisht politika e lartë amerikane, e cila i tha atij: sutor, ad calceamenta inhaero! - këpucar, qëndro te këpuca!

Dhe ai, gjithë frikë e datë, te këpucët qëndroi.
Por çfarë ndodhi?
l.
Këpucari Sali kishte vetëm 2 orë leje për protestën, sepse po ta kalonte, protestuesit do t'i shpërndante me forcë policia dhe do të kishte arrestim të organizatorit.

Këpucar qëndro te këpuca, mos u ngjit më lart! Ky ishte urdhëri kërcënues amerikan. Dhe Sali mavria te këpuca qëndoi, por i trembur, që doli në tribunë duke klithur marrëzira, se ishte gjithë frikë dhe në shthurje mendore. Prandaj, për të larguar frikën, foli me marrëzitë e tij, duke tjerrur fjalë dhe sharje pa kuptim mendor.

Kurse të korruptuarit e lartë të Shqipërisë që kishin qenë dikur në shtet me Saliun, i mërziti shumë frika e Saliut, sepse sigurisht që, ajo frikë, i ka trembur edhe ata, brenda pyetjes: ku është revolucioni?
ll.
Por, më e bukura, që e bëri krejt qesharak Saliun në këtë protestë absurde, ishte flamuri ynë kombëtar që ai e valvitte në tribunë.

Po çne flamuri kombëtar shqiptar në dorë të Saliut? Hahahaha.

Sepse Saliu më këtë flamur mendonte se po u thosh amerikanëve që ai do t'i kalojë shqiptarët në nacionalizëm amtiamerikan. Një naivitet ky që është pasojë e frikës.
lll.
Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë?
Është shumë e thjeshtë: Saliu ishte i gjithi në psikologjinë e vjedhësit të trembur.
Tamam psikologjia e vjedhësit: sepse Saliu, pasi i vodhi shqiptarët, dhe pasi u kap nga Amerika në vjedhje, tani ka dalë t'i "mbrojë" shqiptarët kundër Amerikës. E kuptoni se në çfarë gjendje kërkon t'i futë shqiptarët një bandit antishqiptar si këpucari Sali!
Po a ka forcë këpucari Sali? Fare. Dje e tregoi se është një njeri i drobitur, të cilin po e pret goditja penale.
Në fakt, kjo që ndodhi dje, është komedi për shqiptarët, por është rrjedhojë tragjeke për Saliun.
lV.
O Sali ziu! Ku pyet politika amerikane për të kapurit në korrupsion!

Por edhe shqiptarët e mençur u tallën dje me klithmat absurde të Saliut. Sidomos me ata që dolën e folën në tribunë: ca fyej këta që ëndërrojnë pushtet nga Saliu. Po Saliu? Sali ziu i kishte marrë për fyej, por dhe Saliu vetë një pllakë gramafoni e shekullit të XIX - të ishte, se i kish mbetur gjilpëra te Rama. Hahahaha
Po Rama.
Rama u tall me të, kur, gjatë kohës që Saliu i kërkonte llogari para 2500 shqiptarëve në shesh, shumica ish të korruptuarit e administratës së Saliut kur ky qe kryeministër, Rama inaguronte bajpasin e Vlorës, duke thënë që "unë jam me amerikanët në këtë ndërtim të nivelit botëror". Që donte të thosh: Sali, je i mbaruar me të gjithë fyejt e tu që po flasin marrëzira në Tiranë!
Kurse Saliu, me flamurin kombëtar, të kaluar nga dora në dorë, dhe me një grusht të paguarish prej tij, kërkonte të largonte amerikanët nga Shqipëria. Hahahahaha...

Por ama, me ca "oratorë" injorantë që nuk dinin as shqip, por që flisnin fjalë, fjalë, e përveç fjalëve asgjë.
V.
Po ku e ka forcën politike Saliu? Askund, vetëm te paratë që u ka vjedhur shqiptarëve.
Po, a do t'i mbajë dot Saliu këto para të vjedhura?
Ai të gjitha foltoret që ka ngritur, për të shpëtuar paratë që u ka vjedhur shqiptarëve i ka bërë. Dhe kështu, thjesht ka hyrë në një komedi, kur ai po u kërkon shqiptarëve ta zgjedhin kryeministër, që të vijojë vjedhjen, bashkë me familjen e tij.
Po amerikanët? Amerikanët tallen me të. Por kjo nuk mjafton për shqiptarët, se shqiptarët po kërkojnë nga politika amerikane likuidimin e Saliut nga të gjitha aspektet publike, sepse është shpallur nga Amerika nongrata për korrupsion me gjithë familjen e tij.

Por, a do t'ua bëjnë amerikanët këtë nder historik shqiptarëve, kur këta sot janë populli më proamerikan në botë?
Sigurishte që po, sepse, ketë monstër politike, amerikanët e kanë kapur qe në vitin 1995 si të lidhur me terrorizmin islamik. Sepse ky terrorist, pasi shkatërroi Shqipërinë, që në tre vitet e parë të tiranisë së tij, u bashkua me islamizmi radikal antiamerikan: me Bin Laden-in dhe elitën e Alkaedës.

Gjithsesi, tani është i vdekur, sepse politika amerikane e di mirë kush është.

Por, shqiptarët janë të lodhur nga një i çmendur që punon për terrorizmin ndërkombëtar kundër Shqipërisë, dhe prandaj po presin likuidimin e tij.

E pra, kush do ta godasë këtë vjedhës të shqiptarëve, që është edhe një terrorist ndërkombëtar: SPAK-u, një gjykatë federale amerikane apo një gjykatë ndërkombëtare?

29 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Sala u ul të shplodhej pasi çau turmën e rrugës dëshmorët e kombit.

    Përgjigjjuni
    1. P
      POPULLI

      Avokot ngjala na thoshte se korrupsioni ishte kryeministror, po vajti kohë që hesh dhe emrin e Romës që e quante kokën e korrupsionit nuk e zë më në gojë Do ishte mirë për të të na sqaronte pse ndryshoj mendim, jo për gje po populli " injorant" , do mendoj se është shitur.Këta që buxhetin e shtetit e kanë drejtuar në xhepat e tyre janë shkëputur nga realiteti. Kanë filluar dhe thonë e ka fajin populli, njësoj si Saliu kur humbi zgjedhjet. Për ata që nuk e dinë se ç'është varfëria këto janë gjëra koti. Po në do ti gëzojnë për shumë kohë karriget.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Per cilet te varfer flet ti o populli?? Ketu kush eshte i varfer thjesht nuk punon. Eshte dembel. Eshte mbushur tirana me njoftime pune. Ka njoftime edhe per pune 4 ore ne dite. Ku jane keta te varferit qe nuk punojne?? Apo ti e di se dembelet duhet ti ushqeje qeveria me parate e atyre qe punojne????

        Përgjigjjuni
        1. P
          POPULLI

          Njoftime pune thua ? Ke ynë të pyesësh sa është paga, sa ditë pushime ke në javë, lëre një muaj leje të paguar. Bizneset duan skllevër jo punëtor. Di gjë sa është minimumi jetik , në Albanistan. Pyete qeverinë tënde pse se nxjer. Pse nuk janë shqiptarët që po lënë masivit vendin për të punuar , përse largohen ? Se ajo paga që marina këtu nuk paguajnë dot drita ,uji dhe telefonin. Po ikin intelektualët , shumica mjek dhe inxhinjer ikin se paga nuk u del për ushqim, lëre pastaj të shkollosh fëmijët. Dhe lëre pastaj ku do punojnë këta fëmijë. Këtu po nuk ishe në klani I qeverisë mbetesh pa buk. I shikon ti ata që dalin në media apo janë pronarë të tyre ,të gjithë në shërbim të qeverisë. Që nga Merua I pari.

          Përgjigjjuni
    2. F
      Fred

      Berisha kryekeput ne sherbim te ruseve qe po nxisin perseri tensione ne Ballkanin perendimor. Ndiqi ngjarjet ne rajon.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spak

        Saliu eshte bipolar dhe ne delir! I duket se mblodhi 100 mije ne shesh thoshte edhe pse ishin ne Bulevard! Por edhe Vokshi dhe disa psikopate te tjere edhe atij qe i vodhen portofolin! Ruajuni nga kolera Sali!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taku i rrjedhur

          Oratoria jote dhe e liderit glibal do na nxjerre ne drite!! Pika ty dhe atyre qe te degjojne akoma o i rrjedhur nga trute

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENO

            ngjarjet ne Ballkan vertetojne se Dordoleci Salih paguhet nga Moska dhe Beogradi Kete e di mire cdo shqiptar

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lisi

              KY komunist I rrjedhur vazhdon avazin si genjeshtar ordine. Parashikimet è tij dhe sherbetori frrok, per dhune, Mos pjesemarje etj dolen bllof. Dje morren nje mesim te mire. Por a do te zene mend? Padyshim qe jo. GUNGACIN È NDEQ VETEM VARRI.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Popull

                O Taku, e ke degju ate shprehjen : "Per miun nuk ka kafshe me te tmerrshme se sa macja"? Apo jo Taku zhurmuesi i Rames. He, se harrova: " te ka thene gje Kimutja per barin qe kane ngrene demokratet? Kush do e paguaje? Ti? Ndonje video me pulle te kuqe ke pare kohet e fundit,?

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Ky ehte fundi

                  Sali pordha,e di mire qe eshte i mbytur,po e rren mendja dhe kapet mbas fijes se barit,ai e di po mire qe shpejt do meret i pandehur,per akuzat e bera,te zberthyera ne disa dosje.Lul mavria,kur thote avokati,e krey detyren e tij,u terhoq nga kryetar,testoi grupin parlamentar,evidentoi perkrahesit e tij,numrat i dalin tamam,mbi 25 deputete,i ka besnik,dhe ne shtator ,Luli konsilidon grupin e tij,do beje opozite,do mbeshtes nismat ligjore qe do hartohen per problematika te ndryshme,per te forcuar ligjet,do kerkoje llogari per funksionimin e organeve te drejtesise,dhe instuticioneve shtetrore,ne konsensus me mazhorancen mund te plotsojne mbi 94 vota,te mjaftushme per cdo nisme ligjore etj.etjNe kuader te nismave ligjore,qe do meret ne sezonin e ri te parlamentit,eshte per tu theksuar ndryshimi i ligjit te dekriminalizimit,ku do theksohet se ish funksionaret e PPSH-se,ish agjentet e sigurimit te shtetit dhe zbulimeve te huaja,dhe te gjithe personat "Non Grada",do perjashtohen,nga c'do funksion shtetror,publik ,dhe politik.Ketu mbyllet dhe kapitulli i ketyre mostrave ,qe qelben dynjane

                  Përgjigjjuni
                  1. c
                    cup frroku

                    po kaq legen me ken or bur se burr nuk munt te quaj po syt e ballit tem nuk mund ti vlersosh ti po edhe batoni e pranoj malleshtin e mitingut super paqsor po nuk tu realizua endrra qe te kishte dhune turp te kesh nderto familje pastaj jep opinione niri bastard turp turpppppppp qe shkruan ne media

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tropoja

                      Ti taku shkelqeve sa ishe me berishen nga oratoria e hengre dhe ti si yt ate ne komunizem ti ne demokraci beç lehjen keni profesion tani ke nje konkurent me shum frrok çupin

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        demo-krati

                        Ka zera qe thone se ilaçin per ta ngordhur ia kane dhene toto Likes.Ndaj ai eshte distancuar disi pasi e kane futur ne loje.Le te shikojme deri ne ditelindjen e shokut Enver-Sali.Luli si gjithnje bene punen e kamarierit.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Adriatiku.

                          Dhe Ngjela qysh ne mengjes hengri memeligen e Rames u frymezua dhe po i jep dermen protestes. O mjeran!Nuk do t’ja dije njeri per brockullat e tua. Protesta ishte madheshtore.Shqiptaret e dine tashme kush eshte dhe nga vjen e keqja e ketij vendi.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Klimax

                            Po çfarë thua o debil?!!!! Amerikanët e amerikanët, amerikanët ashtu e amerikanët kështu, amerikanët këtu e amerikanët atje, amerikanët qeshin e amerikanët dhjesin ......!!! Njeri pa shtyllë kurrizore e inferior që imagjinata jote vetëm lëshon broçkulla në pritje të thavmës!!! Barbarët si Berisha e kompani aty do ti keni nëpër këmbë sepse pak se shumë keni të njëjtin mentalitet dhe dhunti të aftë vetëm për krim e korrupsion! E vërteta është se Edi Rama është e keqja më e vogël që me personalitetin dhe arrogancën e tij ka mundur që gjithë të tjerët në pozitë e opozitë të duken si zvarranikë mjeranë!

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koqja i kandarit

                              Doli prape ky PORDHACI i tredhur. Po si nuk i vjen TURP fare te perrallise.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Adriatiku

                                Je i madh Taku , dikur dilje me ate radiomagnetofonin me bateri ne krah dhe e ngrije zerin fort ( ne fakt shume pak veta e kishin ate mundesi ) dhe tashti ke marre Ameriken ne krah dhe kujton sikur te gjithe e kane mendjen tek ti. Sikur Taku sikur.

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Ilir

                                  Ky eshte nje genjeshtar me gravate...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    TIRANA

                                    Per ndonje te vetqorruar vullnetarisht qe nuk sheh Edi Ramen tek prehri i Vucicit : Moska e aq me shume Beogradi nuk kane arsye te paguajne Sali Berishen sa kane Edi Ramen qe falas fare ju rri si kone aty poshte tavolines se New Yugoslavia (me emer kodi Open Ballkan).

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Goni

                                      E nxorret Ngjelen?! Ministri i ministrise se mallkimeve te qeverise Rama.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        askush nuk e ble dot te kaluaren e tij

                                        "Rama me ka vjedhur votat. Eshte e njejta skeme e perdorur edhe ne rastin e zgjedhjeve te meparshme me Besnik Mustafain ne zgjedhjet e shkuara...Rama eshte nje burracak qe nuk ka burreri te beje debat publik me kundershtarin" (Fjale te thena shume here nga Av. Tak Ngjela neper shume media pas zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes ne 2003 perballe Edi Rames)

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Arta

                                          Ngjela një njëri shpirt zi, përkrahës i atyre që e hangërën edhe dheun e Shqipërisë, pse nuk flet se sa të rinjë shqiptarë kanë marrë rrugën e mërgimit për të siguruar kafshatën e bukës, pse nuk flet për ata fëmijë që ende vdesin nga kequshqyrja në Shqipëri, protesta ishte një zë kundër të korruptuarve pavarësisht kush e organizon. Ti Ngjela nuk je i padishëm ndaj këtyre problemeve të shoqërisë shqiptare por, qenke me shpirt më i keq se ujku.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tefa

                                            Jepi Taku se i ke fjalet me metra. Jepi, budallallekun e dites Vesel... do pushtojme Spanjen...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pokeristi

                                              Protesta u dha dhe u luajt nga një bandë langosh e langojsh militantë,të kurdisur dhe çoroditur,të pompuar e te skopjuar,të orjentuar dhe çudetiterisht të frikësuar dhe të permbajtur.Me sa duket pas tre dekadash dirigjenti filloji të ndjejë në mënyrë koshiente qenijen e tij në hapësirë dhe në kohë.Zot rrotulloji mëndjen dhe ftilloji trurin,, jepi mundësinë të ecë në rrugën e pendesës dhe të amëshimit,t’a shohë popullin e vet si familjen e madhe ku perfshihet dhe familja e tij.Të kuptojë që këto 30-të vjet ka mbjellë dhe kultivuar instiktet më negative të karakterit te perçudnuar te tij,ka mbjellë urejtjen dhe merinë karshi njëri tjetrit,ka mbjellë e kultivuar ndasine e perçarjen ne permasa kombetare. Falja zot.nuk di çfarë ka ba.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pokeristi

                                                Protesta u dha dhe u luajt nga një bandë langosh e langojsh militantë,të kurdisur dhe çoroditur,të pompuar e te skopjuar,të orjentuar dhe çudetiterisht të frikësuar dhe të permbajtur.Me sa duket pas tre dekadash dirigjenti filloji të ndjejë në mënyrë koshiente qenijen e tij në hapësirë dhe në kohë.Zot rrotulloji mëndjen dhe ftilloji trurin,, jepi mundësinë të ecë në rrugën e pendesës dhe të amëshimit,t’a shohë popullin e vet si familjen e madhe ku perfshihet dhe familja e tij.Të kuptojë që këto 30-të vjet ka mbjellë dhe kultivuar instiktet më negative të karakterit te perçudnuar te tij,ka mbjellë urejtjen dhe merinë karshi njëri tjetrit,ka mbjellë e kultivuar ndasine e perçarjen ne permasa kombetare. Falja zot.nuk di çfarë ka ba.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bashkimi sovjetik

                                                  Ndoshta o komunist dje me ruset dhe sot me ameriken do te japin vize 10 vjecare.Nje njeri qe nuk ka familje na flete per moral.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. n
                                                    n

                                                    Sa jane pagat dhe sa jane cmimet, sa eshte raporti i pages minimale me pagat maksimale.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Balkanidioti

                                                      O skizofren. Kendo deri ne Nentor se do te pritet bilja pastaj. Nesje to bythen perdor. Mir ta boni Enveri qe te plasi ne burg.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje