Masakra e Borovës dhe koha që Perëndimi t’i kërkojë falje shqiptarëve!

6 Korrik 2022, 18:12Blog TEMA

Masakra e Borovës dhe koha që Perëndimi t’i

Nga Dritan Hila

Në një ditë si kjo, 79 vite më parë, ushtria gjermane në përgjigje të një sulmi që partizanët shqiptarë kishin bërë mbi një autokolonë, sulmon fshatin Borovë faji i të cilit ishte vetëm se ndodhej aty dhe ishte më afër hakmarrjes gjermane.

Civilë mes të cilëve gra dhe fëmijë do të masakroheshin pa mëshirë.

Ngjarja është nga ato të cilat Lufta e Dytë Botërore i përjetoi me shumicë në botë. Hebrenjtë zënë vendin e parë për shfarosje industriale, por më pas nuk mbetën edhe kombësitë e tjera të quajtur “raca inferiore”, përfshirë edhe shqiptarët, që si alternativë ndaj nënshtrimit, kishin vdekjen.

Numri i shqiptarëve të vrarë për frymë popullsie nuk ishte i vogël. Shifra zyrtare e pranuar edhe nga bota është 28.000 mijë. Përfshihen në këtë shifër luftëtarë të lirisë, të rreshtuar krah pushtuesit dhe popullsi civile si kjo e Borovës, e cila gjendej në mes të shkëmbimit të zjarrit mes palëve ndërluftuese.

Në vitet e mëvonshme, shqiptarët u përpoqën të vinin në pah kontributin e tyre në këtë luftë, sikurse ka një rrymë nihiliste e cila mohon shifrën e të vrarëve dhe përpiqet që rezistencën shqiptare ta paraqesë të sponsorizuar nga jugosllavët. Kontributi ynë në këtë sakrificë përpiqet të reduktohet dhe bëhet qesharak.

Bie në sy që fuqi të cilat ishin pushtuese të vendit tonë, sot, nëpërmjet fondacioneve apo projekteve, i mëshojnë luftës kundër komunizmit, krimeve të tij dhe pasojave që la.

Shqiptarët natyrisht që kanë peshën e tyre në plagët që i shkaktuan vetes. Por nëse duam të kemi një katharsis të plotë duhet që edhe perëndimi të pranojë fajet e veta kurse fuqitë pushtuese të kërkojnë faljet që ju takojnë.

Kërkesa e parë për falje duhet të vijë nga Gjermania. Ishte pushtimi i saj që solli fuqizimin e komunistëve dhe më vonë intrasigjencës së tyre ndaj bashkëpunëtorëve vendas të gjermanëve.

Ambasada gjermane bën shumë mirë që sponsorizon për krimet e komunizmit por do të ishte mirë të sponsorizonte edhe për muzeun e Borovës dhe masakrës që bënë gjyshërit e tyre.

Ka ardhur koha që në vizitat që bëjnë kancelarët gjermanë, të gjejnë edhe kohë të kërkojnë një falje zyrtare për pushtimin e Shqipërisë, të vrarët në fushëbeteja apo të shfarosur në kampet e përqendrimit.

Shqiptarët kanë fajet e tyre për egërsinë me të cilën u sollën ndaj njeri tjetrit. Por do të ishte e udhës që perëndimi të bënte një kërkesë falje që Shqipërinë e la në kampin e lindjes. Lënia në atë kamp natyrisht që do ju mësonte dhe ushtronte shqiptarëve shkollën e Stalinit dhe jo të Rusoit.

Shqiptarët kanë shumë faje për shumë arsye për atë që i punojnë vetes. Por edhe të huajt nuk na kanë bërë më pak. Dhe dita e 6 korrikut të vitit 1943 kur 107 shqiptarë të fshatit Borovë u masakruan, është një ditë kur perëndimorët duhet të kujtohen se ndaj këtij populli të vogël kanë borxhe e faje ndaj të cilëve ende nuk është kërkuar falje./dritare.net

17 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Kur kishte Presidencën e BE-së Gjermania, Bundestagu hiqej sikur do hapeshin negociatat dhe Rama me naifitetin e tijë prej vogëlush politike, endej qdo javë në Berlin.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Pse vetem ketu bene masaker? Gjermanet kane bere masakra ne shume zona te jugut ku vrane pleq, gra e femije.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rita

        Meqenese qenke 106 vjeç, per kujtese, maskara shume me teper bene sllavo-komunistet shqipfoles kunder shqiptareve.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Arben

        Qenke nje cike idiot or mik ose ben vete! Mos ke qene I dehur kur e ke bere kete shkrim. Cfare pune ka perendimI me kete problem. E di ti sesa te pafajshem jane vrare ne luften e dyte boterore? Do besh mire te studiosh para se e besh shkrime koti. Gjermania pas luftes eshte shprehur per krimet e Hitlerit dhe ushtrise gjermane. Po dilni te gjithe patriote me shkrime tani. Kam nje sygjerim se une vete jam shume larg..Ke ndonje mundesi ti dhe shoket si puna jote te hiqini qafe Saliun, Meten , Ramen dhe te korruptuarit e tjeter dhe te benI shtet Demokratik Shqiptar? Nese nuk doni apo nuk keni fuqi hani ndonje dreke apo darke andej nga liqeni dhe leri rehat ata qe u vrane ne Morave.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kritiku

          Ne fakt idioti ketu , je ti , o Arben , dukesh nga komenti prej injoranti e analfabeti qe ke bere . Dhe ti i pa arsimuari si duhet , i jep keshilla Dritan Hiles qe te lexoje ....o pika qe s'te bije more hajvan ...aq sa ka lexuar , shkruar e studiuar Dritan Hila , ti nuk mund te besh sikur te jetosh nje qind jete . Me idiote se shqiptaret , nuk gjen popull ne bote , te gjithe duan t'i japin mend kujtdo , specialiste e te ditur per gjithcka , ndonse jane komplet rrota ka.i .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arben

            Po nga me njeh ti o Kritiku! Ta them 100% me siguri se kam arsim, experience, dhe pune me te mire ne perendim se ky i "dashuri" yt. Une nuk jam ne Shqiperi dhe nuk e di se ne cfare kombi po kthehen Shqiptaret, por me cfare lexoj nuk jam shume optimist. Te uroj te mirat bashke me kete Hilen! Mjere Shqiptaret qe i kane shume qejf llafet dhe jo veprime konkrete.

            Përgjigjjuni
        2. A
          Arben

          Qenke nje cike idiot or mik ose ben vete! Mos ke qene I dehur kur e ke bere kete shkrim. Cfare pune ka perendimI me kete problem. E di ti sesa te pafajshem jane vrare ne luften e dyte boterore? Do besh mire te studiosh para se e besh shkrime koti. Gjermania pas luftes eshte shprehur per krimet e Hitlerit dhe ushtrise gjermane. Po dilni te gjithe patriote me shkrime tani. Kam nje sygjerim se une vete jam shume larg..Ke ndonje mundesi ti dhe shoket si puna jote te hiqini qafe Saliun, Meten , Ramen dhe te korruptuarit e tjeter dhe te benI shtet Demokratik Shqiptar? Nese nuk doni apo nuk keni fuqi hani ndonje dreke apo darke andej nga liqeni dhe leri rehat ata qe u vrane ne Morave.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Y - 3

            hodhi edhe ky nje gure ne lume kaq mjafton o burra tani si greket mengjes- dreke dhe darke mundesisht para dhe mbas buke diskutoni edhe shifrat se sa duhet te na shperblejne sa Gomar qe je

            Përgjigjjuni
            1. N
              Niku

              Gjermania (edhe aleatet) nuk ka dashur t'i denojne nazistet pas luftes, jo me te kerkojne falje ndaj vendeve te tjera. Po te mos ishte per insistimin e izraeliteve, gjyqe si i Nurembergut as qe do beheshin. Kapja e nazisteve ne Argjentine, Brazil e vende te tjera eshte merite e izraeliteve dhe askujt tjeter. Thene kete, as mos prit te kerkoje falje Gjermania zyrtarisht sepse i bie qe te paguaje reparacione, te cilat s'i ka paguar askujt tjeter. Kerkojne falje familjaret e ushtareve, por jo Gjermania zyrtare. Po ashtu sic nuk kerkon falje Anglia per thesarin qe po mban apo per mermeret antike te Greqise qe u cuan aty per t'u ruajtur e s'i ka kthyer akoma. Persa i perket asaj se si u sollen shqiptaret me njeri-tjetrin, e ke pare si u sollen francezet me njeri-tjetrin apo amerikanet ndaj kujtdo qe dyshohej se kishte bindje komuniste apo qofte socialiste? Ne France, rezistenca i vrau ose burgosi te gjithe ata qe dyshoheshin ose dhe diheshin qe ishin bashkepunetore te Gjermanise, femrat qe kishin dashnore oficeret gjermane u qethen, poshteruan, burgosen, vrane. Ne Amerike po ashtu kishte gjyqe kunder intelektualeve qe dyshoheshin se ishin me bindje te majta. Keshtu qe nuk ishim shume ndryshe nga bota, thjesht qe ishim ne krahun e gabuar te historise. Persa i perket asaj qe na la bota ne ne bllokun e Lindjes, Perendimit i duhej te vendoste nese do mbeshteste Shqiperine apo Greqine ne ate periudhe, e cila kishte per vete lufte civile mes komunisteve dhe jo-komunisteve. Vendosen te mbeshtesin Greqine dhe aq. Greqia kishte me shume vlere per ta.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rradha

                Krimet qe kane bere ruset e sllavet jane shume here me te medha se ato nga gjermanet.

                Përgjigjjuni
              2. B
                Bujar Kanapari

                Une e di qe ne Muzeun e Deshmoreve ne Durres, jane emrat e 200 deshmoreve. Sikur cdo rreth te kishte mesatarisht 200 deshmore, do te kishim ne rastin me te mire 5000 deshmore. Kaq e veshtire eshte te numerosh deshmoret? Sa per krimet gjermane, ku kane vrare me gjakftohtesi, jo ne kushte lufte, po ju them, se ne fshatin Zik-xhafaj, Kavaje, jane vrare 14 fshatare te pafajshem, te nje fisi, ku ne nje familje, u pushkatuan babai me 4 djemte e tij, falen vetem djalin me te vogel, me qe ishte 9 vjec.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Korcari

                  Bujar Kanaleshi , vetem nje lagje e Durresit ka 200 deshmore . Vetem Borova , nje fshati fare i Vogel , qe shkruan Hila ka 120 deshmore , vetem fshati im ne Korce ka 36 deshmore , ndersa i gjithe rrethi mbi 4 mije , po Tirana , po Vlora , po e gjithe Shqiperia ? Mund te thuhet qe shifra 28 mije eshte e fryre , nuk e di , po keta jane me emra e mbiemra , nuk mund te shpiken emra njerzish me vend banimet e tyre se Shqiperia eshte e vogel dhe njerzit i njifnin banoret e tyre . Ne fshatin tim , i njifnin nje per nje te 36 djemte e rene ne lufte (mez tyre dhe nje vajze) , si mund te shtosh , apo te paksosh emra ? Po mire , mund te na thoni , sa balliste deshmore ka Shqiperia ?

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Piskuriqi

                  Ky eshte budallai me I modh i lagjes Ca na ka gjet Edhe thote Gjermania na mori ne qafe na solli komunizmin edhe beson 28000 deshmoret e komunizmit???cfare idioti

                  Përgjigjjuni
                  1. W
                    WTF wasvthat?

                    Fajin e ka taktika e kamunistavecqe hidhnin disa pushke prapa ferrave prane zonave te nanuara dhe ia mbathnin duke i lene civilet ne meshire te gjermaneve .

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      ardit pisha

                      Verifikoni edhe Peçi Naqeellari, Zv rektor i Universitetit Aleksander Xhuvani Elbasan qe ka qene informator aktiv i Sigurimit te Shtetit qe kur ishte student ne vitet '70. Nje plehre e ndyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                        Në masakra të tilla kundërpërgjigja bëhet në çast, o thik pas shpine.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vezhguesi

                          Bravo z. Hila! Shkrimi, vec te tjerash, eshte bere ne kujtim te te reneve ne dt. 6 korrik 1943 dhe eshte krejtesisht i drejte dhe i perligjur. Sipas budallenjve, me qe gjermanet kane vrare shume vete te komebesive te tjera, nuk duhet t'u kerkojne falje shqiptareve!!! Kjo eshte logjike mjerane!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje