Protesta që sfidon gravitetin dhe kohën

6 Korrik 2022, 20:09Blog TEMA

Protesta që sfidon gravitetin dhe kohën

Nga Skënder Minxhozi

Ju kishte marrë malli për oktavët e zërit të Sali Berishës në një miting?! Dita erdhi, ora e politikës u kthye mbrapsht me të paktën një dekadë dhe sërish do të dëgjojmë zërin që ka shoqëruar shumë prej tridhjetëvjeçarëve të sotëm, që nga fëmijëria e tyre e hershme, teksa frikësosheshin me “atë burrin që bërtet në televizor”. Doktori do të kthehet në habitatin e tij, majë podiumit të një mitingu, duke bërtitur e kërcënuar si të ishte viti 1996, e jo viti 2022. E nëse ai bën atë që di të bëjë më mirë, pra të mbjellë tension e të krijojë përçarje në mjedisin shqiptar, të tjerë pas tij e kanë ndarë mendjen të hedhin mënjanë frikën nga Amerika, për t’ju bashkuar karros më të vjetër që njeh politika shqiptare pas vitit ’90: qerres së Sali Berishës!

Protesta e të enjtes në mbrëmje ka brenda të gjitha kundër-indikacionet e imagjinueshme. Zhvillohet në mesin e një klime verore torturuese për këdo që jeton në një qytet mbytës si Tirana, ajo mbahet në momentin kur një pjesë e popullit ka veshur kostumin e plazhit diku në bregdetin shqiptar apo edhe jashtë vendit, protesta sfidon me tonet e saj kërcënuese mijëra turistë që kanë ardhur për të parë një vend të panjohur, e që papritur zbulojnë se këtu ka zhurmë partish edhe kur s’ka fushata elektorale. 

Protesta sfidon gjithashtu me disa ditë distancë edhe festën e pavarësisë së SHBA, si për të provuar se halli personal i bariut të turmës së protestuesve me amerikanët është aty, mes mijërave që do të mbushin sheshin. Kjo protestë sfidon më në fund logjikën e thjeshtë të numrave dhe moshës biologjike të një politikani normal, i cili e nis dhe e mbaron karrierën jo si një sfidë ndaj të gjitha ligjeve të fizikës, gravitetit dhe kohës që kërrusin shpinën e turbullojnë trurin, e as si një garë me pengesa pa fund dhe pa krye, por si një profesion me term, që nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Të gjitha këto koordinata nuk vlejnë më për Sali Berishën e tretë. Aq e vërtetë është kjo sa ai vetë e ka pranuar më shumë se një herë, në formën e një sinqeriteti-bumerang, se nuk kishte ndërmend të merrej më me politikë aktive, nëse SHBA nuk do ta shpallnin non grata. Me fjalë të tjera, nuk jam për këtë punë, por këta më shkundën me zor nga pensioni e më futën në ring.

PD e Berishës (pasi ajo tjetra është thjesht një konvencion juridik tashmë) zyrtarizon të enjten në darkë lindjen e një projekti-njeri, të një formati-person, që nuk pyet për logjikën dhe taktikën, as për të ardhmen ose të shkuarën, por vetëm për të tashmen. Të tashmen e një njeriu, që tashmë ka normalizuar të qenit ‘non grata’ brenda partisë, duke ja arritur të mpakë grupin e deputetëve rebelë, duke kapur degët e partisë, e duke grupuar rreth vetes të gjithë korpusin e medias opozitare. Të gjithë këta faktorë bashkë, as që duan t’ja dinë se kjo që po ndodh është anti-historike, e as që duke vepruar kështu Partia Demokratike largon rotacionin aq të nevojshëm në kokën e saj. 

Duke ju dhënë pa mend dhe pa kushte emocionit dhe “nostalgjisë mashtruese” siç thotë Al Bano në nga këngët e tij, përkrahësit e militantët e orës së fundit, inatçinjtë e të gjitha ngjyrave dhe luftëtarët e paepur të rrjeteve sociale që shajnë nga mëngjesi në mbrëmje, do të sfidojnë të enjten hallin tetëvjeçar të liderit anemik që iku, duke u ngjitur pas një halli të ri disamujor të liderit historik që po vjen. Me këtë protestë merr udhë opozita e tipit të ri, që për paradoks në krye ka liderin e tipit të vjetër. Kundërvënie më të madhe se kjo s’ka, por në PD dhe rreth saj tani vetëm duan të dëgjojnë zërin e Doktorit në podium. Ju mjafton kaq, të tjerat janë “detaje”.

14 Komente

  1. D
    Dardan

    Z. Skender Minxhozi, me vjen keq, por kjo fraze e juaj nuk eshte e sakte: " ... ai vetë e ka pranuar më shumë se një herë, në formën e një sinqeriteti-bumerang [Sali Hiena i sinqerte?!], se nuk kishte ndërmend të merrej më me politikë aktive, nëse SHBA nuk do ta shpallnin non grata. Me fjalë të tjera, nuk jam për këtë punë, por këta më shkundën me zor nga pensioni e më futën në ring." Berisha nuk eshte ulur kurre ne stolin e pensionistit, por cdo dite e nate ka trajnuar dhe udhezuar djalin e tij politik, Lulzim Bashen, i cili i doli i pabese dhe e detyroi te hiqte masken e te dilte hapur me fytyren e tij te vertete prej kryekrimineli e kryehajduti ne ringun politik te Shqiperise se shitur, djegur e shkaterruar; vrare e varrosur prej tij ne vitin 1997. Sot Sali Berisha del te udheheqe turmat e haxhiqamilisteve te shekullit XXI ne mes te vapes perveluese, sepse ia kerkon agjentura serbo-ruse, te ciles i ka sherbyer tere jeten e tij.

    Përgjigjjuni
    1. a
      alphade

      Nuk ka “faj” Sala, fajin e kane socialistet qe nuk indalin para ne rruge ketyre horrave te Saliut dhe t’i zhdebin. me HUNJ duke vepruar me “metoden” e Drakula sepse Saliu eshte vete Drakula e Vicidolit !

      Përgjigjjuni
      1. A
        Atlantic

        Beautifully said!!!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arber iliri

          Gjithsesi kjo proteste eshte nje turp per shoqerine shqiptare nga pasja si lider te saj antishqiptarin Sali Berisha.

          Përgjigjjuni
          1. d
            daja

            bravo

            Përgjigjjuni
            1. d
              daja

              e sakt

              Përgjigjjuni
              1. d
                daja

                bravo

                Përgjigjjuni
                1. a
                  artan

                  Bravo Minxhozi!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                    Në fillim u shfaq astrifizikanti Mingjozi dhe pastaj ju bashkua kibernetisti Neri ( Skënderi) dhe sëbashku psallën për gravitetin dhe sekuencat kohore. Edhe Mingjozi po edhe Neri mbetën gojëhapur nga ato që thanë

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      I indinjuari per 30 vjet

                      Ketu nuk ka shume per te komentuare por nje gje dihet nga mbare bota . " Leku e ngre ujin perpjete" A ka shqiptar te besoj se do vije Sarandjoti,Permetari,korçari,pogradecari,Librazhjoti,gramshleshi,Elbansanlliu,Vlonjati,Fjeraku,Beratasi,Lushnjari,Kavajasi,Durrsaku,Krutani ETJ. ne se nuk paguhen me pare ne dore. Se nuk shikojne xhixhat ne dore nuk e levizin kemben per tu djegur ne kete vape perveluse per nje kreminel ordiner dhe te pafytyre. Dua te them se ky kremineli pa u sforcuare fare e ka hapur mire thesin dhe me anen e marjonetave ka bere te mundur te vere ne levizje mijra njerez siç thote Ai dhe tellallet e tij.Shteti per te cilin dihen pak gjera ne kete drejtim duhet te vere ne levizje mekanizmat e nje kontrolli drastik per te zbuluare dhe vene para drejtesise keta qe vene ne levizje kete merimange te zeze qe vjen verdalle mbi kokat e vuajtura te shqiptareve.Ky veprim qe inicion Sali kremineli eshte sa antishqiptar dhe aq antikombtar.Ky me nje parti te vete emeruare kerkon shkaterrimin e kombit,pa me te voglin siklet, Jam shume i sigurte se Edi Rames nga keto intriga dhe pislleqe kurre nuk ka per ti hyre gjemb ne kembe ashtu si der tani. Demokratet e vertete ,ata qe jane aset politik i popullit shqiptar te qetesohen,te mendohen te organizohen,te bashkohen dhe te bejne aksione politike me programe bindese per popullin dhe te mundesojne rrotacionin aq te nevojshem per popullin shqiptar,Lerini metodat fashiste te Sali kreminelit se nuk ju çojne gjikundi ashtu siç e kini pare deri tani.Ishalla nje dite do beheni edhe ju politikane per te drejtuare popullin denjesishte.Ky grusht njerzish te manipuluare nga kremineli duhen sqaruare ose detyruare te ndergjegjesohen rruge te mesme nuk ka per kushtet e krijuara ne terenin politik shqiptar.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asllan Prifti

                        Se di pse, por me duket me teper qe Sala do te/duan te bjere deshmor i vet krijeses se vet. Eshte e vetmja menyre qe nje PD te ri-lind, jo duke vrare baben (se kte e tregoi vet baba) por duke lene baben te bjer deshmor ne mes te betejes, ashtu sic i ka hije nje Highlander-i si puna e tij. Lidershipi i ri po vjen.....dhe baba eshte ne ditet e fundit

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Skenderbegasi

                          Kam përshtypjen se kjo protestë do ketë më shumë bidona, se idiota vape. Vështirë të dilet nga kjo protestë pa viktima vape, ose te till nga dorë ogurzezë. Policia duhet te suverjoj me shumë kujdes këtë demostrat dhe të kufizoj ne maksimum gazin lotsjellës ne kete ditë vape. Frymarja eshte teper e veshtire edhe pa gazin lotsjelles pa le te injektosh gazin lotsjelles. Kur djalli udheheq turmat atdheu është në rrezik. "Doktori" e di mirë funksjonimin e organizmit ne temperatura të larta prandaj e thëret kete protestë. Ministria e shendetsise duhet te jepte alarmin dhe duhej pa tjeter ti kerkonte ministrise se rendit te mos ta lejonte kete proteste. Nuk eshte von që djalli te paralajmërohet edhe si "mjek" se do të kete pergjegjesi te rende si vrases i njerzve prej vapes dhe pandemise. Shkoni paralajmeroeni kete ngrites grackash vdekje. Ministria e shendetesis duhet te shkoj te bej kallzim penal ne prekurori perpara ores shtate per kete protest vrastare.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            ardit pisha

                            Verifikoni edhe Peçi Naqellari, Zv Rektor i Universitetit Aleksander Xhuvani Elbasan qe ka qene informator aktiv i Sigurimit te Shtetit qe kur ishte student ne vitet '70. Nje plehre e ndyre.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                              Protesta të tilla kan form pikniku, ku bie në sy hallet e ndryshme çmë duhet mua.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje