Jemi armiq

8 Korrik 2022, 17:31Blog TEMA

Jemi armiq

Nga Edmond Arizaj

Në daljen e tij të parë në shesh pas më shumë se 9 vitesh, Sali Berisha shprehu me forcën e shpirtit, me forcën e zërit dhe me forcën e disa mijëra njerëzve mbledhur për të, vetëm një gjë: Urrejtjen ndaj Edi Ramës dhe premtimin se do të bëjë gjithçka për ta dëmtuar. Ky është pak a shumë kuptimi i fjalës “armik” që Berisha e përdori në protestë.

Nuk jam Luli

Berisha bëri menjëherë ndarjen nga PD e Lul Bashës. Dy armiq nuk gjejnë rrugë kompromisi, nuk kanë tryeza bashkëpunimi, nuk kanë kanale komunikimi, nuk kanë marrëveshje. Berisha premtoi në shesh vetëm luftë, vetëm betejë, në stilin e tij të vjetër, më të vjetër se 2005, kur KOP dhe jo lufta e sollën në pushtet, por kjo është “një histori Hirusheje”. Pikërisht në këtë stil, Berisha “i doli përballë” Ramës duke i thënë: “Nuk jam Luli, tani kemi punë direkt bashkë”. Në fakt, ndryshe nga ç’lojëra ju bën truri, nuk ka ndodhur kurrë që të kemi përballë një Ramë në pushtet dhe një Berishë drejtues opozite. Do jetë përballje kurioze. Për emisionet e shumta të mbrëmjes është një mall i mirë, nuk mund të thuash po të njëjtën gjë për aftësitë rigjeneruese të Partisë Demokratike. Aq më pak për aftësitë e shqiptarëve për të ofruar diçka të re dhe ndryshe.

Militantët e rinj

E dini moshën që kanë qenë 25 vjeçarët që ndjekin sot Sali Berishën, kur ky i fundit mori pushtetin për herë të parë në Shqipëri? Nuk kishin lindur ende. Madje edhe 30 vjeçarët e sotëm ishin pak muajsh. Dhe oferta që ju jep sërish Berisha është po e njëjta, siç ua ka dhënë atyre që sot janë 55-65 vjeç: Armiqësia, lufta, forca. Pak a shumë si ato betejat në Tik-Tok ku armiqtë rrinë e shahen nga larg me njëri tjetrin, pastaj grinden me grushta e shkopinj nga afër. Vallë çfarë mendimi kanë bashkëmoshatarët e tjerë të 25 vjeçarëve që nuk ishin në shesh, por që janë kundër Ramës, apo ata më të shumtët që janë të dyzuar, për të mos folur për ata që nuk e shohin më veten brenda 28 mijë km katrorë, për ofertën e Berishës? Armiqësia me Ramën është në emër të tyre? Sepse Berisha u tregua i kujdesshëm dhe tha: “unë jam armiku yt” dhe jo “ne jemi armiqtë e tu”. Pra këta të rinj, këta militantë, apo të rinj që kanë ikur dhe që nuk duan të ikin më, do jenë pas Berishës, apo në krah të Berishës?

Korrupsioni

Është fjala numër një sot në çdo takim kombëtar e ndërkombëtar, në rrugë e në institucione, në kafe e në Parlament, në opozitë e në qeveri. Si do jetë Berisha armiku numër një i “kryetëkorruptuarit” kur është i shpallur “non grata” si i korruptuar?! Ka një nonsens këtu. Duke kërkuar mosrelativizim, ai ka bërë më të mirën për gjithë të akuzuarit për korrupsion në qeveri, me fakte, apo pa fakte. Ata thjesht do i kunderpërgjigjen: Ti je i korruptuar i çertifikuar nga amerikanët. Dhe ky është dëmi më i madh që i bëhet kauzave të opozitës.

Forca

Pothuaj e gjithë mbështetja mediatike dhe e rrjeteve sociale, gjithë misticizmi rreth Berishës mbështillet tek forca: tani do shohë Rama; Berisha e merr zvarrë; ishte mësuar të tallej me Lulin; tani ka opozitë të vërtetë; Berisha tregoi fuqinë… Madje e gjithë kjo forcë sugjestionoi edhe Batonin, që u zgjat nga karrigia t’i shtrëngonte dorën Berishës më shumë se një herë. Është kaq budallëk të impresionohesh pse partia e dytë më e madhe në vend, pas 9 vitesh qeverisje, pas mijëra akuzash për korrupsion, pas ngritjes së çmimeve, pas miliona ankesave për naftën, pas ministrave e zyrtarëve futur në burg e në gjyqe, me minimumi 500 mijë votues…mbledh ca mijëra vetë në shesh. Nëse flasim për forcë të vërtetë, si ju duk entuziazmi i njerëzve kur flisnin oratorët, madje edhe kur fliste vetë Berisha?

Risitë

Berisha flamurtar, ishte hera e parë që e shihja. Nuk di rast tjetër që Berisha ka marrë flamurin duke e valëvitur. Për energjinë, vullnetin, karizmën, prova gjenerale doli me sukses megjithë vitet pa ushtrim. Por fjala e tij, nuk kishte risi. Mesazh përveç “armiqësisë” së shpallur publikisht nuk kishte. Ndonjë togfjalësh që të habiste e të niste diskutimi e elaborimi nuk kishte. Asnjë shpjegim pse PD u nda, pse një kryetar 8 vjeçar “bir për shpirt” pikërisht i Berishës “u pshporr”, asnjë mea kulpa, asnjë rrugëpërshkrim se si PD do të vijë në pushtet, sepse të flasim realen demokratët duan të vijnë në pushtet, jo vetëm të duartrokasin riciklimin e drejtuesve të tyre. Në fakt nostalgjikët nuk janë asnjëherë përparimtarë, as vizionarë, as sjellin risi, as progres në një forcë politike. PD në vend të risive, rrezikon të kthehet në parti nostalgjikësh për Berishën. Ky atrofizim është i rrezikshëm; kërkon të rrëzosh dikë që ka 9 vjet në pushtet, ndërkohë që drejtohesh nga i njëjti person prej 30 vjetësh.

Suksesi

A ishte e suksesshme protesta?! Sipas meje një protestë ka sukses kur arrin një minimum të qëllimit. Berisha dje tha “këtu jam unë, nëse doni bisedime për çdo gjë, do i bëni me mua”. Në këtë kontekst, protesta ishte sukses. Për masën militante, me të cilët as mund të diskutosh, as mund të replikosh, ishte shumë e suksesshme, pasi ata e shohin çdo gjë lidhur me dhunën, ashpërsinë, kokëfortësinë, gjëra këto të munguara sipas tyre nën drejtimin e Bashës. Për pjesën fisnike dhe intelektuale të PD kam dyshime nëse mund ta quajnë plotësisht sukses pa shpallur një alternativë që s’ka lidhje me armiqësitë. Nëse protesta ishte kundër qeverisë dhe Ramës, mund të quhet edhe dështim, pasi nuk shkaktoi as ndonjë reagim të Ramës siç ndodhte rëndom pas protestave të Bashës.

Në finale

Berisha është fakt. Nuk është i vdekur politikisht. Mund të jetë fantazmë politike. Por se si është fantazmë politike, pa vdekur politikisht, vetëm në këtë vendin tonë ndodh. Gjithsesi njerëzit që e ndjekin nuk janë fantazma. Nuk janë as non grata. Mund t’u japim çfarë emrash të duam, por ata janë realë. Sado e pakuptimtë të duket rendja e tyre pas Berishës, ky është realitet. Ky realitet do kthjellohet edhe më shumë pas vendimit të gjykatave për siglat. Pastaj është realiteti i protestave të Berishës, të cilat besoj do të kenë tjetër agresivitet. Është realiteti i fushatës dhe zgjedhjeve lokale, ku PD më në fund do të kthehet në pushtet sepse normalisht do tw fitojw bashki mw shumw se 2019 kur s’mori pjesw fare nw zgjedhje. Por ka dhe një realitet që duhet demokratët ta shohin në sy. Në vitin 2025 kur të bëhen zgjedhjet e përgjithshme që të sjellin në pushtet, cilën moshë do të ketë Berisha dhe çfarë ofron ai për ta? SHBA nuk kanë hequr kurrë një “non grata” nga vendimet që kanë marrë. A i leverdis demokratëve shqiptarë të presin se mos do të jetë lideri i tyre përjashtimi nga rregulli? Vërtetë mendojnë se mund të trembin Ramën dhe pushtetin e tij me Berishën?! Unë më shumë do të vija bast për Ibsen Elezin.

24 Komente

  1. l
    lenci bira

    Salih bin ladn pak a shume si putini ose fix si putini se armet ngaqe i kan mbaruar u thot 70 shteteve te botes po deshet provojni, dhe terroristi salih po i thot amerikes se tani opozit jam une dhe ju duhet te peruleni para meje Salih bin laden ka 32 vjet qe vetem vret dhe vjedh, qellimi i tij eshte te bej lufte civil, ky nazist duhet te ndalt me plumb

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qy qy

      Ti thuash Rames armiku im eshte njesoj sikur ti thuash 700,000 mije votuesve te tije armiqte e mi qe jane prap Shqiptare. A e shikoni Sali rrempallen se cfare gjarperi dhe si è hedh helmin e tije per vella vrasje.Ti jo vetem qe nuk e hedh dot Edi Ramen jo e jo po nuk shkon me dot me as ne Amerike se je NON GRATA o qyqare harroje.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mal Cori

        Kur i tha Rames ne jemi armiq, Berisha ne fakt i tha me shume se gjysmes se popullit se ai eshte armik me te............. . Pasi dihet se Rama nuk perfaqeson veten e tij, por afer 50% te popullit. Po keshtu me kete term Berisha ka prekur sentimentet edhe asaj pjese te quajtur pjesa gri e shoqerise dhe elektoratit..... . Pra Berisha nuk i hapi lufte Rames personalisht, por edhe asaj pjese te popullsise qe ndjehen te perfaqesuar nga Rama........... . Me kete thirrje Berisha, me shume se votuesit e PD, ka mobilizuar kundershtaret e tij, pra ka rritur votat per PS-ne.......

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasan

          Po si ka mundesi qe ka akoma energji te beje protesta. Shko o berisha se ju ka ikur koha per te organizuar te tilla mbledhjesh

          Përgjigjjuni
          1. S
            Seri

            Si e shesin veten njerezit per lekk,ah mor sali vdeksina

            Përgjigjjuni
            1. E
              Era

              Vec proteste qe sishte ajo e djeshmja. Me shume si koncert. Normal sju vinte kush dhe moret kengetar te kishit pjesemarrje

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ita

                Rama sdo dorzohet kurre sepse ka bere shume per vendin tone

                Përgjigjjuni
                1. d
                  deni

                  protesta djeshme ishte nje deshtim i plot nga non grata !

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    daniel

                    duke pare dhe analizuar te tilla protesta e tubime shohim nje skandal nga sali non grata i cili hodhi gjith ato lek vetem e vetem me na mbush mendjen ne se me demek ka mbeshtetje o saliii o saliiii hap syt e shiko

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Veli

                      Dje treguat qe thjesht ngritet zerin kot palidhje

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berti

                        Ju te pd jeni shume njerez negative

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lea

                          Protestues qe dalin per te fituar ndonje lek jo per te drejtat e veta.Skandal. Turpi me i madh.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tea

                            Rama meret me inagurime e projekte te rendesishme ju mereni me shkaterrimin e vendit.Parti plehrash.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sadi

                              Protest palidhje turp i madh

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sadiku

                                Nuk e di si mund te dalin kta njerez ne protest ne krah te kriminelit me te madh te shqiperise

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  Zeqo Pilafi

                                  Ka vetëm një kauzë për Partinë Demokratike që mund t'a sillte në pushtet:NDERI. Ajo mund të vijë në pushtet vetëm duke premtuar një qeverisje të ndershme dhe të drejtë. Por, si mund të arrihet kjo nën udhëheqjen e Berishës, të cilit, përsa i takon NDERIT, brekët i kanë rënë në fund të këmbëve?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Joni

                                    Nuk e kuptoj si mund te merrni per baze fjate e nje non grate si saliu. Ka marre fund me kohe ai njeri.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Miri

                                      Eshte vertet turp per kete opozite qe kemi. Jane te gatshem te bejne cdo gje per te qene ne vemendje.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Brendon

                                        Shko more se sje per kte pun o sali koha jote ka mbaruar dhe kjo duket qe nga nongrata qe u shpalle

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Feruze

                                          Mir saliu qe ka rrjedhur po ky qe shkruan artikullin e kan len gje mendt e kokes

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Ana

                                            Nongrata vetem llafe te kota ka se kuptoj si e degjoni

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Klodian

                                              Saliu vetem kot flet nderkohe qe ai i solli demin e vertete Shqiperise

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tironci

                                                postojne video ne tik tok dhe thone pati 700 000 pjesmrres ne proteste Hihihihihihi Aty as 5000 vete nuk qene dhe atat te paguar mjaft sa te blejne nje byrek me dhalle per te mbush zorren

                                                Përgjigjjuni
                                                1. k
                                                  koment

                                                  Saliu paguan nuk ka problem për tu dhënë çdo "protestuesi"nga 100 euro si shpërblim për pjesmarrjen në miting....lol

                                                  Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje