
Beteja e PD për të sfiduar apo mundur Ramën është ende shumë e gjatë, por fitorja e 7 korrikut duhet kuptuar si shpëtimi i demokracisë, përmes ringjalljes së një opozite të planifikuar për t’u asgjesuar
Nga Andi Bushati
Protesta e madhe e 7 korrikut nuk ishte fillimi i betejës kundër Edi Ramës, ashtu sikurse e propaganduan protagonistët e saj, por përmbyllja e rebelimit që filloi me “Foltoren”, kulmoi me zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 mars dhe u çertifikua, këtë të enjte, me instalimin përfundimtar të Sali Berishës në krye të opozitës.
Si e tillë, kjo protestë arriti një fitore të trefishtë. Së pari, duke i dhënë fund rivalitetit me ata që pretendojnë pronësinë e vulës dhe stemës në PD dhe që këtej e tutje do të bëjnë figurën e kllounit nëse do të pretendojnë t’i marrin ato me gjykatë. Sali Berisha tregoi edhe njëherë se ai është lideri i padiskutueshëm i demokratëve. Jo vetëm përmes pjesmarrjes së lartë në miting, por për mënyrën se si iu përgjigj e gjithë struktura e partisë, aq më tepër në kushtet kur ajo nuk ndihmohet nga ushtria e të punësuarve nëpër bashki, ai vërtetoi se tashmë e ka kontrollin e plotë të PD-së.
Së dyti, ajo konfirmoi fitoren mbi Yuri Kim dhe zyrtarët e tjerë të administratës amerikane që i trajtuan demokratët si dele duke i thënë se nuk mund të hanin bar për të shkuar pas një të shpalluri non grata. 7 korriku qe prova se populli opozitar e ka injoruar procedurën e lobingut që solli nënshkrimin e vendimin nga sekretari Blinken, duke shpërfillur thirrjet e vazhdueshme për të mos mbetur peng të së shkuarës, për të mos votuar në 6 mars kandidatët “non grata” dhe për të mbajtur në krye kukullën që preferonte Rama. Edhe ata demokratë që janë kritikë ndaj administratës aktuale amerikane, edhe ata që e duan SHBA-në pa kushte, dëshmuan se në një pikë janë të gjithë bashkë: ata nuk pranojnë që lideri i tyre t’u katapultohet në mënyrë anti demokratike, pa votë.
Së treti, kjo protestë vërtetoi se sa komikë duken Rama dhe Balla me retorikën e tyre se nuk ndërveprojnë me një “të vdekur të pakallur” dhe nuk votojnë asnjë propozim që vjen nga “non grata”. E duam apo nuk e duam, na pëlqen apo nuk na pëlqen, Sali Berisha është sot lideri legjitim i PD-së dhe zgjedhja e vetme që kanë tani padronët e Rilindjes është të ndajnë mendjen, nëse pranojnë një sistem demokratik ku duhet të durojnë edhe opozitën, ose të shpallin edhe “de jure” instalimin e regjimit.
Sa më shumë që tre faktorët e mësipërm të këmbëngulin në xhadenë qorre të mohimit të realitetit, aq më i madh do të bëhet populli që u ngjiz në 7 korrik.
Sa më arrogantë të tregohen ata, që njerëzit i trajtojnë si kope, aq më shumë do e koracojnë Sali Berishën me një fuqi të pamerituar.
Por, thënë këtë, sado i fortë të ngjajë ky ngadhënjim i trefishtë, kjo PD “e rilindur”, është ende shumë larg së qeni një kërcënim për pushtetin e pamatë të Edi Ramës. Ndaj njeriut që ka mbledhur gjithë pasurinë e këtij vendi, që dirigjon oligarkët, kontrollon mediat dhe ka në përdorim bandat, është e pamjaftueshme një protestë paqësore, sado mijëra militantë të arrijë të tubojë ajo në bulevard.
Prandaj t’u thuash qytetarëve, ashtu siç trumbetuan me entuziasëm organizatorët, se kjo qe dita prej nga fillon beteja me regjimin, është jo vetëm e ekzagjeruar, por edhe e gënjeshtërt.
Rivaliteti dhe sfida reale me autokratin në pushtet është ende larg.
Por, protesta e kësaj të enjte, megjithatë do të mbahet mend gjatë. Ajo do të kujtohet si dita kur u konfirmua se në Shqipëri u shpëtua demokracia, pasi në skenë u rikthye opozita që ishte projektuar të asgjesohej.
Pak rëndësi ka nëse është ende e dobët, e përçarë, me fytyra të së shkuarës dhe që akoma nuk ngjall asnjë shpresë për të nesërmen. Mes dy të këqijave, më mirë, qoftë dhe e tillë, sesa një teatër qesharak kukullash.
Pikërisht për këtë ka vlerë 7 korriku, se ai do të mbesë në memorie si dita kur Berisha fitoi betejën me atë trinitet që PD-në e donte thjesht si fasadë.
Po ca fitore me aman nuk u mor vesh gje ne ate proteste vetem sa dolen kot me kalu kohen
Ska parti qe e mund Ramen kot lodheni
Demokracine e shpeton komunizmi, diktatura, domethene Sali Berisha, Kete vleresim e mbron nipi i Sekretarit te KQPPSH, Andi Bushati. Edhe pse idhulli i tij eshte shpallur nga SHBA antidemokrat dhe i kriminalizuar. Ja, ky eshte thelbi i shkrimit. Dhe pastaj, presim qe politiken ta ndryshojne analqistet si ky!
hahah fitore o Islam, po je hala dy metra nga bregu o i uruar... ke ngjare nga rraca babait per fat te keq...
Beni protesta sa te doni po Ramen nuk e mundni dot, PD nuk bohet mo
Nipi i Hysniut korry edhe nje fitore tjeter kunder imperialisteve Amerikane. Mallkuar qofshe I fare e keqe
Protesta me palidhje qe mund tu organizonte. Berisha dhe pd sjan per asgje.
Protesta me palidhje qe mund tu organizonte. Berisha dhe pd sjan per asgje.
Vetem beteje qe sishte ajo e djeshmja as proteste asgje. Nuk nxorren asgje ne drite
Po ik mor PD ka vdek me koh
Injoranca i ka mbuluar Pd
Ky andi bushati spo di ca flet saliu nje nongrata merr persiper proteste per shpetimin e atdheut
Nje artikull totalisht palidhje ky miku esht i pd prandaj nxjerr kshu teorishe
me fal si mund te quhet kjo proteste fitore! nderkohe qe saliu i genjeu me nje thes miell qytetaret e shkret ??
o bushat akoma vazhdon me keto shkrime vl ti ??? po rri mor burr rehat rri
protesta e dites se enjte do te mbetetet nje nder turpet e saliut qe hodhi plot lek per ata qytetar qe moren pjese aty
Asnjëri nuk ka mohuar opozitën dhe kjo nuk përfaqësohet nga një lider e aq më keq nga një " non grata",se atëherë duhet të shpërbëhen partitë e tjera politike dhe njëkohësisht shoqëria civile që morën pjesë për arsye dhe alternativa të ndryshme në protestën e djeshme .Fakti i pa mohueshëm është që ashtu siç janë blerë nga Rama të gjitha mediat duke përfshirë edhe Bushatin,Shkullaku,Peka,,Rakipi,Lubonjën,Papa injoranti dhe shpifësit e intrigave nga përtej oqeanit etj..etj ( gjithmon sipas " akuzave të propogantës së pafuqishme të implikuar me non gratën dhe njerëzve me maçin e zi në barkë për rezultatet dhe paraqitjen pozitive të Ramës të politikës brënda dhe jashtë ),ashtu i atribuohet fitore e non gratës përpjesmarja në protestën e shoqërisë civile e militantëve të partive të tjera opozitare dhe atyre për paçe pilaf dhe gjatë rrugës të ndonjë sufllaqe,ashtu dhe fitorja e rrëzimit të qeverisë se Ramës ditën e djeshme e lëshuar si një FËNDË e tejzgjatur me erë kutërbuse në rrethin e tyre të ngushtë por e trumbetuar nga të vdekurit si uragan.
Bushat, kurrë nuk ke për t’ja arritur ditës të shohësh Yuri Kim apo kushdo në vend të saj, si dhe popullin që i beson damkës që bosat e Yurit i kanë vënë kërmës së Viçidolit që të ka përkëdhelur bibilushin dhe i ka pirë shurrën gjyshit tënd, të falimentojnë. Atë “bar” që ka thënë ajo, do ta hanë ata që ndjekin të vdekurin e pakallur, përfshirë dhe ti, Lubçja, Zheji e zhelezinat.
Vec protest qe smu duk ajo e djeshmja, me shume si koncert qe te shkonin njerez sa me shume.
Po ça ishte ajo proteste koti palidhje
Rama me i miri gjithmone fiton
O Bushato, shko ha bar edhe ti me Berishen, se e ke si ne vend te babes. Mos e ler vetem, seee gjynahhh i shkreti. Mezi te ka. He te keqen lali, mjaft pare fitove prej tij.
Nuk e kuptoj si mund te quani fitore nje “proteste” qe sillte vetem vulgaritet tek ne qytetaret.
Eshte turp te quhet fitore nje proteste e tille ku skishte asnje objektiv per qytetaret pervecse te sillnin vemendje tek opozita
Andi per turp Bushati po e tregon se eshte zagar besnik i sali surrat vrerosur berisha, kerkon ta ringjalle me keto artikuj, se per aq paguhet. Je molle e kalbur e gazetarise. te ka shkaperdhyer sali mavria, i shkaperdhyer do mbetesh pergjithmon ...
po cfare proteste ishte ajo qe nuk nxorren asgje ne drite
Asnje parti nuk e mund dot Ramen pasi nuk jane te sakte as sa gjysma e tij
Bushatit sa vjen e me shume ..."I RRITEN VESHET" ( tue u rrit e tue u çorodit, SI ZOGU I GOMARIT)?!!!
Sa i zoti paske qene o Andi. Rama paska blere tere mefist si dte paska blete dhe ty.E paske goxha cmimin e larte keta vendasit ste blikan dot.