Berisha i këmishave të bardha

8 Korrik 2022, 21:00Blog TEMA

Berisha i këmishave të bardha

Nga Vitjon Nina

Kohët ndryshojnë. Ai vetë, pak!

Që prej fillimeve të karrierës së tij politike, zor se mbahet mend të ketë ndryshuar gjësend në retorikën politike të Sali Berishës.

Ai gjithnjë është shfaqur i ashpër e me gjuhë agresive kundrejt kundërshtarëve, gjë e cila i ka dhënë jo pak herë edhe fitoren politike.

Pavarësisht se ai nuk shquhet si një politikan që luan shumë me imazhin, sa me gjestikulacionin dhe mimikën përgjatë fjalimeve, një imazh i rrënjosur në kujtesën e shqiptarë, domosdo ka mbetur dhe nuk ka si të jetë tjetër, përveçse ai i një Berishe me këmishë të bardhë.

Jo thjesht figurativisht, por edhe konkretisht…

Berisha, këmishën e tij të bardhë, e ka veshur në të 50-at e tij, më pas në të 60-at, edhe në të 70-at e vona tashmë.

Por, ky nuk është thjesht stili i një Berishë, si për të treguar një pamje të rregullt e të kuruar politikani tipik.

Këmisha e bardhë, shkon përtej, pasi me të, ai i imponon edhe ndjekësve të përshtaten e të bëhen kah i njehsuar, i “politikës me këmisha të bardha”.

Që kahera, në jetën e politike, në tubime të ndryshme, Berisha e ka praktikuar stilin e veshjeve me këmishë të bardhë, shoqëruar me kravatë (shpeshtësisht blu).

Kjo pamje, përtej faktit që ishte tepër verore për fushatat elektorale që në Shqipëri zhvilloheshin në verë, jepte edhe një lloj pastërtie të figurës.

Mirëpo, me ardhjen në pushtet fillimisht, Berisha kaloi tek kostumi më klasik, i xhaketave dhe këmishave të bardha.

Do të ishte disfata që shteti pësoi në vitin 1997, pas rënies së firmave piramidale dhe shpërthimit të luftës civile, ato që do ta detyronin Berishën t’i kthehej pamjes së vjetër.

Jo vetëm veten, por edhe kandidatët demokratë për deputetë, ai i veshi me këmisha të bardha.

Më pas, e njëjta pamje do të ishte edhe për fushatën e vitit 2005, me një slogan që reflektonte veshjen: Me duar të pastra.

Është pak të thuash se në çastet politike më kritike, Berisha i është drejtuar veshjes së tij si aksesor fitues.

Ironikisht, e njëjta tablo u pa edhe gjatë protestës së 7 korrikut, kundër Qeverisë Rama, ku në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Berisha mblodhi simpatizantët e PD-së e më gjerë.

Pamja ishte e njëjta, siç ishte parë edhe gjatë foltore: Një këmishë e thjeshtë e bardhë. As kravatë këtë herë madje.

Të bashkuar në “sfilatën” politike ishin edhe deputetë demokratë. Ndër ta, fjala bie, deputeti Agron Shehaj, i cili kur mori fjalën, dukej thjesht si një version i ri e i përditësuar i Berishës.

Zakonisht, Berisha ka parë sukses pas “këmishave të bardha”.

Veçse këtë herë, kravata munguese, mundet edhe t’ia cenojë një rikthim, i cili mund të jetë më shumë se i bujshëm.

Por, me protestën e zhvilluar, e cila ishte e kënaqshme për nga pjesëmarrja, pa incidente dhe me një gjuhë më të qartë politikisht se sa muajt e shkuar në PD dhe me rikthimin tek këmisha e bardhë, ai është në gjysmë të rrugës.

Gjysma tjetër, ende duket e largët…

4 Komente

  1. R
    Referendum per arrestimin e koleres sali

    Kemisha bardhe dhe shpirti i zi i nje krimineli qe ka veshur me te zeza qindra nena.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      Kemisha e zeze dhe Sopata e Liktorit do t’i shkonin me mire, per te mos thene Kryqin e thyer te Hitlerit!

      Përgjigjjuni
      1. €€€

        Po per breket keni ndonje analize ?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saranditi i vjeter

          Jo vetem kemishat e bardha , por dhe pardesyte krem , u bene si mode nga fillimi i 90-tes ....i veshi Saliu dhe i veshen gjithe langon me pas , me kujtohet nje here kishin ardhur per fjalim andej nga viti 90-91 Saliu dhe Imami ne Sarande , mbas fjalimit kerciti huri ....ja cqyen kapardinen Imamit , si te filmi i famshem :Skerface " ku ish kundershtaret e regjimit deshin te vrisnin Revengen .....shty andej e shty ketej , kush ka parasysh filmin , ndodhi e njejta gje edhe me Arben Imamin ....hengri dru mbarazi Imami ...Saliu iku si neperka u fshe......Saliu i kemishave te bardha pra ...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje