
Ngjarjet e historisë nisin nga fundi i saj, si në ekzistencializëm kur ‘e djeshmja nis nesër’. Dje, ish- presidenti (1992-97) Sali Berisha deklaroi publikisht se ‘Fatos Nanon nuk e burgosa unë, e burgosi Shane Korbeci…’.
Kjo nuk është një marrëzi.
Fatos Nano ishte kryeministër, kryetar i PS, kryetar i opozitës, kryeministër edhe dy herë të tjera; i burgosur politik në regjimin e ‘demokracisë’. Ndërsa Shane Korbecin e njohin pak njerëz sot. Inxhiner mekanik, eksponent politik i sistemit komunist, 10 vjet ministër që nga viti 1981 derisa komunizmi dha shpirt.
Fatosi u burgos në verën e vitit 1993, ndërsa në vitin 1994 u dënua me 12 vjet burg. La burgun në vitin 1997, në momentin kur shteti i ‘demokracisë’ ra dhe të gjitha burgjet u zbrazën. Kur ra shteti në vitin 1997, gjithë bota demokratike mori lajmin se ra shteti ‘gangster dhe i dhunshëm’ që kishte kontrolluar edhe kur merrnin frymë kundërshtarët.
OKB solli këtu 6000 trupa ushtarake për të mbrojtur individët nga njëra tjetri dhe nga mbetjet e shtetit të rënë. Në këtë shtet me dhëmbë hekuri dhe pa shpirt, Sali Berisha tha dje se Fatos Nanon e kishte burgosur një ministër i periudhës së humbur të komunizmit (!).
Por megjithatë ministrat e regjimit të rënë kishin në dorë të burgosnin kryetarin e Opozitës në regjimin pasardhës. E tha vetë presidenti i kohës.
Kjo nuk është një marrëzi!.
Këtu ndizet drita e kuqe e alarmit për alibinë e autorit të krimeve se ‘e djeshmja nis nesër!’. Autori i burgosjes së Fatosit, dhe autor i rrënimit të vendit që nga viti 1992, autor i mijëra viktimave njerëzore, ndien se ka ardhur ora për ‘nesër’.
Berisha nesër në Beograd:
-Unë ju dhashë naftën dhe armët për luftën e Kosovës dhe të Srebrenicës. E dija se do të vinte kjo ditë, domethënë sot!
-Nesër? Nesër, që sot, jam këtu. Kur thashë se ‘nuk kam lidhje me Sllobon’ e thashë për atëherë; tani jemi nesër.
– Unë armik me ju? Ajo ishte loja, ju i dini lidhjet mes nesh. Edhe Karaxhiçin nuk e kam mohuar kurrë pse ngjajmë të dy. Mlladiçin nuk e kam takuar kurrë.
-Arkanin e takova dhe fola; takova edhe Sllobon, por këtë e lëmë njëherë për njëherë.
– Kam falënderim për Mumirin ( Bullatovic) për librin që shkroi; sot e kam dëshmi se ‘nesër’ isha me ju.
– Kam dhënë prova të vështira, qysh me zhdukjen e Remzi Hoxhës… Erdhi ajo që prisja, ‘nesër’.
Berisha nesër në Kosovë:
-A u kisha thënë ‘mos e besoni Amerikën!’. U thashë kur ishit në Rambuje ‘mos nënshkruani’. E shikoni, tani Amerika ra, çka ban Kosova!.
-Rugovën?… Ibra kishte marrë vesh lidhjet e mija me Sllobon, e qysh atëherë nuk e desha afër. Nuk e vrava, për hir të së vërtetës, por i tregova vendin. Kisha mundësi ta vrisja kur ishte në Tiranë, por nuk e bana për hir të Kosovës.
– Hashim Thaçin në burg?… Po, në burg e çova se e dija që në burg do të shkonte në Hagë. Mora sinjal nga Beogradi se ‘kjo punë nuk ban’ dhe e lirova…. Sahit Pajazitin?, Adem Jasharin?… Nuk i burgosa unë, këta i burgosi Hashim Thaçi, ç’është e vërteta. Ali Ukën e vrau Adem Jashari…
Berisha nesër në Moskë:
-A mbani mend?, ua kisha thënë se Amerika është e dobët. Kam tash tre dekada që më përndjekin amerikanët. Ma banë një nder që më shpallën ‘non grata!’. E ka thënë edhe një shoku im në Tiranë…, por gabim e bani që e tha.
-Shqipërinë e ankorova në Konferencën Islamike, sipas këshillës suaj… Jo, dëshmitarët nuk janë më gjallë, që atëherë, për hir të së vërtetës; as ambasadori Hoti, as spiuni Gazidede.
-Jo, për hir të së vërtetës, Amerikën nuk e desha kurrë. Qysh atëherë kam punuar për ju. E lavdërova edhe urinë dhe kasaphanën që shkaktuat në Sri Lanka; tash po e bëjmë edhe në Tiranë si atje.
– Unë sot jam ‘nesër’, besoj m’kuptoni! Periudha ‘Dje’ ka nisur nesër për mua, edhe Konfuci kishte lindur 30 vjet para të atit. Qysh atëherë kam punuar për ju, mos dëgjoni ça kam thënë deri tash. Tash ra Amerika, tash jemi ‘nesër’.
Berisha nesër para gjyqit:
-Nuk e di ku është Gërdeci. Jo, baxhanaku im nuk është vrarë në Gërdec, ai është gjallë, në Zvicër. Shikoni, kërkoni regjistrat në Zvicër ose Gjermani, do ta gjeni. Mos e kërkoni me ‘Muhamet Hoxha’, ai gjendet po ta kërkoni me ‘Xhimi’
Gazetarin amerikan Guy Lawson që ka shkruar librin ‘Armët dhe Çunat’ dhe tregon për Xenin e për Xhenin (sorry, Xhimin) e kam hedhur në gjyq në gjykatën e Milanos.
-Unë kam vilë në Lalëz?, kujt ia thoni? Jam Sali Berisha unë. Ajo është vila e dhëndrit, edhe shtëpia ime është ‘shtëpia e Lirisë’. Mos e prekni se është shtëpia e ‘shqiptarëve të lirë’.
– Jo, me kullat te kompleksi Partizani nuk ka punë bija ime; bija ime ka punë me Jamarbrin, kërkojani atij. Por as ai nuk është, e ka dëbuar Luli. Kompleksin ‘Partizani’ dhe korrupsionin i bënë zëvendësministrat, jo ministrat e mi…
… E djeshmja nis nesër! Kjo nuk është marrëzi, kjo është portë e krimit të papaguar.
Shoku Llulla qënka keq me jashtëngrënien ..o ripjellësa sumëkuq hidhini për të ngrënë këtij gjitari se po ha mutin si pulat e Dukës.
Koment tipik prej nje te semuri psiqik, njesoj si udheheqesi juaj, komunisti deri ne vdekje, krimineli ordiner Salih Ram Berisha. Per nje gje jam me se i sigurte, se populli shqiptar ju konsideron, ashtu sic edhe jeni; "jashteqitjet e kombit".
Cfare po te ben Frroki more burre qe e fyen. Apo pse je e djathte si Frroki?
Ore nje pyetje kam per ty vezhguesi. Ju “Antikomunistet” si ka mundesi qe mbroni parfine e themeluar nga Enveri dhe qe udhehiqet nga pasardhesit e byroisteve, perjashtuar Gramozin se ai iku para nje viti dhe ishte ish kryetar komiteti?
Ty pytje po te pergjigjem une. 80% e shqiptareve e konsiderojne kriminel berishen perfshire mua dhe vezhguesin. Mirepo vetem 50% votojne ate partine e byroisteve apo jo?? Dmth qe 30% qe shajne berishen (nuk e shajne ne fakt e therrasin sic eshte KRIMINEL) nuk jane me ps-ne. Thjesht fare
Shtresa juaj ka frike te ardhmen. Me pasion ndiqni te shkuaren. Koha nuk ka meshire, ju hodhi ne koshin e mjerimit.
U'a tregon Frroku, si çahet Blloku.
Edhe kesaj radhe Frrok Cupi, Mjeshter i Madh i Gazetarise Shqiptare, i ka dhuruar kultures se neserme te Shqiperise nje perle te re te mendimit intelektual demokrat.
Shqipëria është vend i mallkuar si çifuti në shkretëtire. Shpresoj Mos jenë edhe shqiptarët.
O ,” K “ SHQIPERIA eshte dhe do te mbetet nje VEND I BEKUAR!!! Por vjen nje kohe , qe edhe nga ky vend yne I vogel do te dalin Burra e Gra , qe do ta lulezojne dhe prosperojne . Eshte KOHA e GJYKIMIT . Mjere ata qe s’kuptojne , Lum ata qe kuptojne dhe shpresojne.
Po,është vend I bekuar për hajdutët, zaptuesit,grabitësit, falsifikatorët, kriminelët, vrasësit, drogaxhijtë, korruptuarit, mashtruesit dhe shpifësit që bëjnë çdo të zezë dhe dalin në shëtitje duke shijuar vështrimet plot admirim të atyre që duhet ti dënonin. Nëse ju e konsideroni të bekuar një shoqëri të tillë , problemi është juaji. Une jo.
E kini qare si cdo shkrim tuajin
I sakt, i thelle ...
Si duc
U bëmë turpi i botës me këto invaliditetet tona sociale,ekonomike,kulturore,politike e morale me të cilat jemi duke u shpërfaqur para botës.Po si është e mundur që një krimel,vrasës e hajdut i njohur botërisht e katërcipërisht të e tërhjek zvarrë një shoqëri të tërë,si është e mundur që një vrasës i cili ka vrarë në pikë të ditës për vrasjet e të cilit dijnë i madhë e i vogël të bredhë i lirë dhe të e rrokullisë këtë vend si të dojë,ku është SPAK-u?!,me se merret?!,apo ndoshta pret që të vijnë prokurorë të huaj t’i kryejnë punën e këta të shijojnë privilegjet.Me këto sjellje turpi e infantile si shoqëri që po i manifestojm mirë që Europa nuk po na izolon si një ishull mjerimi.
O xhevat , Po ne qe kemi lindur me vone a ka mundesi qe ti te na citosh ndonje denim brenda apo jashte vendit per kete vrasesin , kriminelin , banditin e ku di une. Na ndihmoni me ndonje FAKT qofte edhe duke e denoncuar personalisht ne SPAK apo ne media , por te lutem jo te tipit “ E dine te gjithe “ se kho nuk quhet prove as fakt ne nje gjykim te mundshem?
Frrok Çupi dhe Mero Baze jeni ne konflikt intersi. Per te gjitha “krimet” e kryera nge Berisha deri ne kohen qe ju te dy keni qenë bashkepuntorë te tije jeni Po aq fajtorë sa ai. Nqs keni diçka per te thene per te madhin e kombit PROF. DR SALÌ BERISHA nga 2005-a e me vonë kur ju u rrjeshtuat ne kampin tjeter urdhroni. Me sa duket nuk keni asgje. E keshtu sajoni historira dhe akuza pa asnje fakt dhe pa asnje bazë. Gjeja me e mire qe mund te bëni !!!!! Vazhdoni te hani supen e felliqur te rilindjes sepse jeni bërë me te vertetë te pabesueshem per gjithçka thoni e shkruani
Jo vetem "emigrant", por ne cdo ambient edhe ketu tek "Tema" duket qe je i paligjshem; kthehu ne shpellen e Vicidolit!
Nuk paske ikur me pushime o frrok ik nje jave dy se mire te bejne qetesohu pak hajde befsh qef
Frroku eshte nje artist i madh, por pak e kuptojne ketu
Ka te drejte Artani Duhet te jesh ne varreza qe ta kuptosh rojtarin e varreve
0 Frok Cupi je nje gjigant i gazetaris Shqiptare isakt,i drejt,me fakte qe i di cdo shqiptar,guximtar per te treguar te drjten per tiranin qe dje derjtoi Shqiperin mbushur me skandale,vrasje,prapaskena,shpifje me mostruoze,shkaterues i demokracis,hajdut,maskara politik,intrigant,vrases i patrioteve te medhenj qe cliruan Kosoven.Te admiroj per guximin.
Kujdes se do te degjoje Edi dhe do te marri inat kot Nje gjigand kemi!
Sal kari ka pjerth nga trute i ka mbush me copa fekalesh rrudhat e tij,por ka ngaterruar vetem emrin e personit pergjegjes per arrestimin e Fatos Nanos dhe nuk eshte Shane Korbeci ,por kryekari i akydemise se shkencave Skender Gjinushi
Bravoooo bravooo
Shkrim serios , gazetar klas.
shume e sakte pershendetje
Po filmin “qente e luftes” a e ke pare? Eshte nje person me emrin “Sy peshkaqeni”. Ne te eshte perzier e sotmja dhe e djeshmja. Ne do preferonim “sy pordhe” por autori e quan sypeshkaqen. Qellimin e ka te na spjegoje se ne bote ka dhe peshkaqene me sy pordhe.
Po filmim terminatori e ke pa ti? Hajde mendje hajde. Do merren filmat artistike si prova tani!
O lush qe nuk mbush, “ qente e luftes” eshte bazuar ne histori te vertete, po nuk besove pyet “ sy peshkaqenin” se eshte i gjalle akoma dhe ta spjegon ai!
Frroku ka thene nje te vertet, mos e mohoni ju mosha jone krimet e Sali Berishes,i edukoni femijet mos ti genjej Sali krimineli.
Na rrofsh o llazi Te edukojme femijet qe mos te behen mjeke te shkelqyer me titull Profesor? Te mos behen kryetare partish? Te mos behen kryeministra? Te mos behen presidente? Te mos plaken e te behen78 vjeç me shendet mendor e fizik per tu pasur zili? Te edukojme femijet qe te mos rrine me nje grua kur martohen ? Na rrofsh o llazi
Një e vërtetë e pamohueshme! Fjalia e fundit si dhe titulli i thotë të gjitha. Një TË LUMTË të madhe.
Supershkrim,fantastiku Frrok Cupi
Ok.F.Çupi.Në 26 Maj 1996 Sb organizoi vjedhjen e zgjedhjeve masive.Unë rezistova paksa 3 gangster me shkop gome në sup.Nuk më rrahën se isha i moshuar.Por më futën në burg 10 orë pse rezistoi..Ku mund të kundështohej Berishizmi..?? -Kur ta denoncoi Sb në gjyq si dëshmitar,Ai do thot: Jo.Nuk të futa unë në burg,por Kryepolici Agim Shehu i PS e jo i PD,i imi.Dhe Ai me deputetët e tij do bllokojnë Gjykatën të marri vendim.Kështu ka ndodhur gjithmonë me PD-stët e Sb.Ndaj nuk ka dënime DJATHTAS..! -Ndonse Sb ka bërë mbi 101 krime në 32 vite,Ai nuk po thirret nga SPAK.Dhe arsyeja dihet: 1-Nuk ka burr nëne të thërrasi e arrestoi Sb pasi Ai ka lindur në malsi-Viçidol.Është burr malsie..Ndaj thot..jam Sb unë..!! 2.Sb ka 44.000 luftëtar (banda si në Elbasan)të armatosur shumica nga Tropoja që i paguan tash 32 vite.Ai që vrau në Elbasan ishte Tropojan-Papleka quhej dhe doli nga furgoni Gaz Bardhit.Ato ditë edhe L.Boçi rrahu bisezmenin LUCA dhe Sb e rriti në përgjegjësi.Siç bëri Luli me Gjekmarkaj e M.Markun..! 3.Nëse do kishte drejtësi Sb do ishte kalbur në burg që në 1996,97,98,08,(2011..me vrasjet bulevard)..! 4.Tashmë Sb po i bën karshillëk DASH,duke i kthyer flamurin kokë poshtë në 07.07.07.Dhe një folse..e cilësoi Ambasadoren ..guvernatore,Kryeministre të Shqipërisë.Kto nuk jan pak.A thua se Zonj.KIM NUK DI SHQIP.!? A mund të themi se Amerika na pruri demokracinë..?
Ti na rrofsh o llazi,ti edukoj femijet te behen doktor mesues c’far do lloj zanati qe te duan,vetem kriminel si Saliu jooooo,se do pendohesh,respekte.
Nuk marr mundimin te lexoj se cfare shkruan spiuni i sigurimit me pseudonimin”llulla”- aka kjo koka e madhe Çok Frrupi! I kthej pergjigje gjithe atyre qe i dalin ne krah kryehajdutit te sotem- Edvin Kritaq Rama!! Kryemashtrues, kryekokeboshi, kryekrimineli qe po con kete popull drejt shfarrosjes!! Si mundet qe njeriu te mbroje vjedhjen kur ajo behet sy nder sy? Mundesite e vetme jane: ose ju jeni ish spiuna, ish anetare te Partise Se Punes, ose anetare bordesh te Shoqerise se Hapur te hajdutit dhe spekullantit global Sorros, ose jeni sufllaqexhinj me rroge tek AgjitPropi i Edvin Sorrosit. Jeni hale e shkuar halese!! Jeni funderrina e ketij kombi!! Jeni prapambetja qe lidhet me mentalitetin e “njeriut te ri” qe krijoi Enveri, tru shpelare nga komunizmi, rrobot te bindur te gangsterit
Sali Berisha bajga me e madhe, gropa septike e shqiptarise. Komik dhe tragjik, gjithsesi mbetet cubi me shkerrdhate, karapushti me i madh, tribali me i spikatur i kombit shqiptar. I pakrahasueshem me asnje, perveç vetes se tij. Te lepin dhe ta ha, per interesin personal. Te vret dhe te qan pa problem. As nuk skuqet dhe as nuk zverdhet. Rren ne çdo te vertete te tij. Nuk ka bese dhe as nuk jep bese. Kopil ne çdo aspekt. Haxhi Qamili do turperohej perpara otomanizmit te Sales. Komunist otoman ne palce. Dhe familjen e tij e shkerrdhen per pak lavdi. Bajga me bajge e kombit shqiptar. Ai dhe ata qe i nderrojne diapers dhe qe qelben nga era e tij.
Të lumtë Frok ky është vizatimi më i bukur i botës së brëndëshme të kriminelit Sali Berisha.