
Kur dëgjojmë propozimin për Amnisti Fiskale, si një mënyrë për të sjellë para në Shqipëri, fillimisht duket sikur kjo nismë do të sjellë të mira në ekonomi dhe në vend, pasi do lehtësohet lëvizja e parave për të investuar në Shqipëri. Por, ajo çfarë kërkon vëmendje për të parë atë që me të vërtetë do të ndodhë, është interpretimi i anës ekonomike të këtij ligji dhe pasojave të tij.
Një shprehje e vjetër thotë: “Paraja shijon njëlloj, pavarësisht burimit të saj.” Por duhet mbajtur parasysh efekti domino, pra kush janë pasojat në një hark kohor më të gjatë dhe që shtrihen përtej lehtësimit të sjelljes së parave të padeklaruara, në ekonominë e një vendi të vogël, me nivel të konsiderueshëm varfërie.
Pyetja që unë shtroj është, se si ka mundësi që puna e ligjshme tatohet me 8% dividenti dhe 15% tatim fitimi, ndërsa aseti i paligjshëm 7% (pasi 7% mendohet t’i vendoset amnistisë).
A përbën krim evazioni fiskal në vendin e origjinës, ku është zhvilluar ky evazion? Si do shmanget detyrimi ndërkombëtar për deklarimin e vlerave mbi 10,000 euro në kufi?
Çdo të thotë kjo për sipërmarrjen dhe investimet e huaja direkte (FDI)?
Asnjë e mirë nuk mund të vijë nga devijimi nga rruga e ndershmërisë, pasi pasojat e fshehura janë gjithnjë të dhimbshme. Është e thjeshtë që një qeveri të devijojë për shkak të joshjes së parave, të mundësive më të menjëhershme të fitimit. Por, nëse kjo nuk përputhet me objektiva konkrete në zhvillimin ekonomik të një vendi, siç janë krijimi i vlerës përmes prodhimit, shërbimeve dhe inovacionit, nuk do këtë avantazh real. Përkundrazi, do të kërkohet për burime të tjera të lehta parash, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga rruga e ndershme dhe e drejtë. Duke mos parë qartë të ardhmen e afërt, një vend mund të përfundojë në një drejtim pa rrugëdalje. Edhe nëse nevojat materiale plotësohen për një kohë të caktuar, do të ndjehet një zbrazëti brenda ekonomisë, që do ketë kosto.
Rruga e duhur kërkon sakrificë. Nuk mund të kesh gjithçka në të tashmen. Rruga drejt zhvillimit kërkon durim. Devijimi prej saj kthehet në një çështje turpi dhe sikleti. Në fund të fundit, paratë dhe arritja e një suksesi të qëndrueshëm, nuk vijnë për ato vende që kane vetë paratë si qëllim, por për ata që fokusohen në krijimin e vlerës reale brenda vendit, përmes promovimit dhe suportit të mjeshtërisë, lehtësimit të hapjes së sa më shumë bizneseve të vogla dhe tërheqjes së sa më tepër investimesh të huaja. Kjo shërben për të stimuluar sipërmarrjen, për të krijuar vlerë në ekonomi dhe të ardhura të qëndrueshme në hark kohor afatgjatë përmes faktorëve realë, që e bëjnë një vend të suksesshëm.
Para disa ditësh pata një darkë pune me ish Drejtorin Ekzekutiv (CEO) të Deloitte në shtetin e Maltës. U hap biseda e amnistisë fiskale dhe më tha që Malta ka pasur 3 të tilla në të shkuarën. E pyeta cili ishte mendimi i tij për amnistinë fiskale dhe mora këtë përgjigje: “Është e gabuar, por është një zgjidhje praktike. Për aq kohë sa është e kontrolluar në sektorë të caktuar dhe nuk lejohet të ndikojë në shtrembërimin e tregut dhe sipërmarrjes së ndershme.”
Pyetja që kam për ju është: “A mundet që Shqipëria ta zbatojë amnistinë fiskale, pa ndikuar negativisht në treg dhe sipërmarrjen e ndershme?”.
Nuk është amnisti fiskale. Është legalizim i i fitimeve të drogës, korrupsionit dhe trafikut dhe kondrabandes të armeve. Nuk ka asnjë lidhje me legjizlacionin financiar.
Po shtetet e evropes qe kane bere disa here amnisti fiskale more plehra cfarete keqe ka apo ky qe ka hanger pace me pilaf me nje ish punonjes te deloitit paska ndigjua keshillat e tij sikur ai te ken shpike kuranin.Ne Shqiperi dihet boterisht se shqiptaret kane punua shumicen e kohes ne te zeze se kane qene pa letra,ketyre shkarravinave qe shkryajne e shprehin mllef si kur jane njerz te kulluar kane vjedhe miljona pa punua
nese se ke kuptuar po ta shpjegoj serisht ,nuk behet fjale per para emigracioni me pune te ndershme se e para sbehen dot ato shifra dhe e dyta si dreqin do i sjellesh qe ti pastrosh ne shqiperi me canta???Kur dihet qe limiti eshte deri ne 10,000 EUR ??? Ajo qartazi behet per ata individe qe tashme i kane leket brenda territorit te shqiperise dhe kuptohet kush mund ti kete ato shifra o shoqja bardha ....
Cfar thote ky kok k*ri....
Pyetja e fundit eshte per konomistet Dy pyetjet e tjera 1. Si do te kalohen me shume se 10000 euro ne kufi? Pergjigja: do te kalohen me disa hyrjee e dalje, nje rruge tjeter eshte western union apo money gram deri ne 10000 euro. Mund te kete dhe menyra te tjera Pyetja 2 amnistia fiskale te fut ne rruge pa krye Pergjigje: Cilat nga vendet europiane ka hyre ne rruge pa krye. Edhe ne vendet european ka me mijera emigrante pa letra qe punojne ne pune te zeze. Per Francen te pakten kam njerez qe punojne ne te zeze dhe nuk kane letra prej vitesh.
Tipa si ky paguhen nga te huaj dhe nuk duan te dine per ekonomine e pergjithshme te Shqiperise. Pra, kur bota i ka bere keto amnisti dhejtra here, Shqiperine nuk duan ta lejojne as edhe nje here.
Ore idiot.