
Nga Frrok Çupi
Çfarë kemi njësoj, për shembull? Që në krye të herës, ata dhe ne, si dhe shumë kombe si ne, syrin e mendjes e mbajmë të historia e shkuar. Ata kanë mundur t’i gjejnë rrënjët deri në 15 mijë vjet; ndërsa ne- siç e dimë. Edhe në strukturën e shoqërisë kemi ngjasime: Përqindja mes myslimanëve dhe katolikëve, minorancat fetare, armiqësitë etnike sidomos me Tamilët, e disa të tjera.
Jeta e këtij shekulli, vëlla, kjo ka peshë, jo historia e lavdishme. Madje, më e sakta- jeta në këto tre dekada çfarë na dëshmon si të njësojtë mes Sri Lankës dhe Shqipërisë? As që do të na shkonte në mendje ideja për paralele nëse një ish- president dhe familja e tij të mos rrëmonin me lugë trurin e paramilitarëve dhe të budallenjve që e duan ‘Shqipërinë si Sri Lanka!’ Sri Lanka sot është ngritur peshë dhe po djeg vendin, po djeg selitë e presidentit e qeverisë, vilat e tyre të kushtueshme dhe po lufton në rrugë.
Ja kështu e duan prapë Shqipërinë dhe prandaj gënjejnë njerëzinë sikur ‘Shqipëria është njësoj si Sri Lanka’.
Njësoj nuk është, por a ka të përbashkëta mes tyre? Kjo është pyetja. Përderisa kërkohet përgjigje, atëherë po! ka disa gjëra të përbashkëta:
Shqipëria e ka rritur çmimin e karburanteve, njësoj si gjithë bota, për shkak të luftës në Ukrainë. Sri Lanka, njësoj si ne, e rriti në fillim, por menjëherë deklaroi se ‘mungon edhe pika e karburantit!’ Aty tani nuk ka më karburant as për ambulancën.
Inflacioni në Sri Lankaështë ngjitur lart; edhe në Shqipëri është ngjitur për shkak të çmimeve. Në Sri Lanka inflacioni kapi shifrën 54% pardje, ndërsa në Shqipëri më pak se 7%. Gjithë bota e zhvilluar po përballet me krizën botërore; për shembull Anglia sot e ka inflacionin 10%.
Një gjë ku nuk ngjajmë deri tani: Në Sri Lanka ka ndërprerje të shumta të energjisë, aq sa edhe një pacient i mbetet në dorë kirurgut. Në vendin tonë nuk ka asnjë ndërprerje, madje janë bërë edhe pagesat që të mos ketë nesër.
A ka ndonjë moment që këta tanët po ‘vdesin’ që ta shikojnë Shqipërinë në gjunjë si Sri Lanka? Po ta kishte vendi ynë borxhin e jashtëm më të lartë se sa e ka, atëherë ‘këtu kapej gjahu’ dhe këta do të kapnin situatën: Sri Lanka ka një borxh, sot, pret 51 miliardë dollarë; deri në pikën kur shteti ka dështuar në pagesën e borxhit.
Në vendin tonë borxhi i jashtëm është diku te 12% të GDP, ku duket një fasho e tërë mundësish për të kryer pagesa. Pse u vjen plasja këtyre tanëve ngaqë borxhi i jashtëm nuk është si Sri Lanka? Se me ‘borxhin’ Shqipërinë do ta tërhiqnin për hunde andej nga Lindja. Kina sot po pret pagesën e 6.3 miliardëve nga Sri Lanka, ose e di vetë ç’kushte vendos.
Po të ishim njësoj me borxhin etj, atëherë si do të kishte guxim Shqipëria të radhitej si aleate e Amerikës?
Pse Sri Lanka hyri në këtë krizë?
Njëra nga arsyet- pandemia e Covid. Kjo e zbrazi turizmin në atë vend që ishte nja nga fituesit më të mëdhenj të valutës së huaj. Vendi ynë nuk ra në atë gropë, madje e kapërceu si nga më të mirët atë krizë.
Kush i trembi turistët, Covid, apo një gjë tjetër? Studiuesit thonë se ‘turistët u frikësuan nga një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba në vitin 2019’. Edhe ne ishim shumë afër kësaj ‘grope’; viti 2019 ishte i rëndë. Nga një anë bombat ‘molotov’ në mes të kryeqytetit e mbi Parlamentin, në anën tjetër ‘djegia e mandateve’ nga opozita.
U desh një‘traktor’ i madh për të tërhequr përpara Reformën në Drejtësi. Ndryshe sot do të ishim të gjithë në gropën e hapur nga ‘shoku Molotov’.
Kemi një pikë shumë të përbashkët: Rrjedhjen e parasë për arsye shtetërore. Sri Lanka, në fund të vitit 2019 kishte 7.6 miliardë dollarë rezerva…, por sa janë sot? Sot, pas dy vjetësh, kanë rënë në rreth 250 milion dollarë. E njëjta ndodhi me ne në vitin 1997: Në përfundim të luftës civile të shtetit kundër shtetasve të vet, rezerva monetare e shtetit ishte vetëm 17 milionë lekë të vjetra. Ndërsa në gropën e fajdeve kishin humbur 1,2 miliardë dollarë- sipaszyrave.
Shkaqet e SriLankas si shkaqet tona, herë pas here:
U bë ç’u bë në atë vend me 22 milionë banorë, por në një pikë u shkarkua urrejtja: Te një muze. Muzeu Rajapaskas u shkatërrua krejtësisht sepse ishte model korrupsioni. U thyen edhe statujat prej dylli. Muzeu u ishte kushtuar prindërve të presidentit Gotabaya Rajapasksas dhe vëllait të tij të madh Mahinda Rajapasksas, ish-president. Këta e kishin quajtur veten ‘Perandorë të Sri Lankas!’.
Kudo u mboll lavdi për ta, sepse fituan luftën civile. A nuk ndodhi kjo këtu te ne menjëherë pas ‘revolucionit demokratik’? Sot e kësaj dite ‘heronjtë’ tanë nuk duan të hapin rrugë. ‘Rajapaskas ishin shumë të popullarizuar, i tha BBC-së BM Nandawathi, një grua 62-vjeçare që jeton në Tangalle Balikudaëa.- Por ishte e padobishme, ata na kanë plaçkitur”, tha ajo.
Gjithëtribuja Rajapaskas vërshoi në krye të shtetit, siç ndodh me partitë e fundit këtu. Gotabaya Rajapaska- president. Mahinda Rajapaska-, vëllai, president dhe kryeministër. Të bijtë: Joshitha dhe Namali, të dy ministra. Kamal Rajapaska dhe Bazil Rajapaska- dy vëllezër më të vegjël, të dy ministra; i dyti ministër i Financave…
Këta, megjithëse e dogjën vendin, janë fshehur, por nuk kanë ikur. Thonë se do të kthehen prapë në pushtet.
Foli prap spiuni?
Je i madh zoti Frrok.Ke nje mendje brilante. Shkruan saket dhe me mençuri.Respekt. Te marçin te keqen ata qe te shajne.
Po tall bythën mos e merni seriozisht. Frroki Çupçupi është një spiun I ndyrë dhe batakçi bythëlëpirës.
Mbaj llullën ne gojë më mirë, qe të mos nxjerresh gomarllëqe. Bëj koment, sill argumente e...mos vër epitete idiote.
Po ti ne jug me zani caushin tek ura e mifolit cfare beje me TT ne brez....apo kujton se populli nuk ka memorje more spiun i komunizmit e buthlepires i treshes qe ka 31 vjet qe po na rrjep
Epo ne Siri Lanka nuk kena degju qe kanace mbledhesi dhe te vdekurit te kene nga 30 milion dollare ne konto o spiun .
Sepse nuk ka LSI ne sri lanka o FCB
"FCB"! Pse per budallenj i njeh Ilir "Floririn" dhe Argita Malltezin ti?
Sri Lanka u del ne enderra makthi Rames e velinave Balluke te qeverise, ashtu si Rumania e 1989 u kalli daten shpures se Lenka Cukove te Ram Alise!
Po po fix. Spo di ku te fshihet rama hahahaha ja aty te bypass i vlores e ke me evropianet. Ah mor te shkrete qe vetem minjte e gjirizeve trembni ju. Ike plaku mere ike hahaha
Ne ate krah fli ti o koqe kandari.Sri Lanka eshte endrra e bordellove si ty qe nuk u ka thene kush puna e mbare.Shiko endrra e masturbohu pasi kur te hapesh llampatinat do shikosh pike se pari gishtin e mesit te USA
Prape ky gjigandi me floke te palara?
Shokut Llulla I paskeni hedhur për të ngrënë. Ju lumtë prapavija e ripjellsave. Edhe nja dy tallona naftë bonus I paska marrë. Prandaj mjaullit " si dac që dhjet mbi tallash".
Frok Cupi ka qene dhe mbetet nje nga gazetaret me serioze dhe me te vertete te gazetarise shqiptare . Shkrimi i sotem e verteton kete , me se miri . Do pune dhe studim te realizosh krahasimin , midis dy vendeve , qofte ne aspektin ekonomik , qofte ne aspektin politik . Froku e ka realizuar ne menyren me kopetente te mundshme ndryshimin Sqiperi - Sri Lanka . Krahasim objektiv , i realizuar me shifra , qe jane kokforte ne llogjike .Ata , qe flasin kunder Frokut , lete paraqesin analize tjeter , por me shifra , jo me sharje . Sharjet le tja leme grave llafazane , ne kruan e fshatit . Faleminderit Frok ! Zgalem
Inflacioni në Shqipëri është 7%? Ku jeton ky Froku? E di ky sa është rritur buka, djathi, gjalpi, qumështi, veza, perimet, frutat, nafta etj? Nafta rritet në bursa, e rrit Rama me komisionin e tij, ulet në bursa, këtu rri thuajse në vend numëro. Ça thotë kot ky Çupi kot!!!
Saliu nuk ka gje per te djegur. Rama te dridhet se po i vjen fundi.
Po te jesh i ditur (i kenduar) dhe po ja u perplase ne fytyre te verteten: ata terbohen. Veç do te shajne dhe ofendojne, nuk kane argument pasi llogjika eshte me ty.
Frrok spiuni nonën në gop.
Bravo Frrok ke thene nje te vertete te madhe. Le te te shajne sa te duan. Je analisti me objektiv ne trajtimin e problemeve.
Bravo Frok, nje shkrim qe jo vetem sqaron kedo qe ka dy pare mend dhe tregon se ku Shqiperia dhe ku Sri Lanka Per trushpelaret mercenare qe dihet kush jane dhe ke perfaqesojne mos e caj koken sepse deshira e tyre eshte e njohur sepse e treguan ne vitin 97 ku nuk gjenin vrime ku te futeshin prandaj erdhen afer kllockes per te ruajtur lekuren, por dy here jane shume, per ti shpetuar ndeshkimit. Ata fryhen si kaposha, por cfryhen shpejt, bile shume shpejt sepse e dine se me ke kane te bejne tashme, kujtojne se shkasin si ne 97.por nuk u bie asnje shans me ate mundesi
Per lart reaguesit: Nje MIZE ne farmaci: Uaaa, sa pisllik ketu!!!!
Frrok Cupi Meriton te jete presidenti I Shqiperise. Nje pene e arte e te vertetes.
Edhe me shifra dhe fakte ky artikull shume i nevojshem per popullin e coroditur shqiptar....perseri hidhen perpjete pleshtat dhe morrat e Berishes dhe pasusve te tij!!! Ata po ulerijne perseri ta bejne Shqiperine si '97 Popull jini vigjilente!!!! Njerez JINI VIGJILENTE!!!!