Çfarë përfaqësojnë dhe, si kanë qenë e si janë iluzionet për pushtet të diktatorëve tanë?

17 Korrik 2022, 20:18Blog Spartak Ngjela

Çfarë përfaqësojnë dhe, si kanë qenë e si

Ne duhet të pranojmë thjesht një gjë: iluzionet na heqin dhimbjet, por gjithsesi ato dëmtojnë delirantët, sepse këta nuk kanë vetëm një iluzion që i ka mbërthyer, por shpesh bien në iluzionizëm drejt pushtetit.

Një iluzionizëm i tillë është i rrëzikshëm për çdo individ.

Sigmund Frojdi na ka thënë:

“Iluzionet na sundojnë ne, por, me këtë sundim, ato na zbusin dhimbjen dhe na mundësojnë të ndjejmë kënaqësi në vend të saj. Prandaj: ne duhet t’i pranojmë pa ankim Iluzionet edhe pse ato ngandonjëherë, kur përplasen me realitetin, thërrmohen prej tij”.

Kjo është arsyeja 'frojdiane' që na kujton se kur iluzionet pushtojnë një njeri normal ato i eliminon realiteti normalisht; por, kur individi është një delirant, ai fluturon, dhe, po të jetë i pushtetshëm, ai bën edhe krime në çastet kur iluzioni i tij vjen e thërrmohet nga realiteti.

Në fakt, këta kanë qenë edhe diktatorët tanë; dhe vijojnë të jenë po të tillë, ata pushtetarë, që, rëndomë sot, nuk e pranojnë humbjen; dhe me një iluzion fals kërkojnë të vijnë në pushtet me çdo mjet, madje edhe me anë të një krimi kundër shoqërisë.

Dhe ju mund të më pyesni: po cilët janë këta? Shikojini me vëmendje se do t’i dalloni menjëherë.

2 Komente

  1. U
    Ulqinaku me breke ne kembe.

    Avokat i nderuar,me pak filozofi se populli katundaro injorant shqiptar nuk di te lexoje e jo me te kuptoje.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dymi

      U ngjall prapë ky skizofreni që ka 20 vjet i vdekur. Ka ngelur akoma në faqe digitale. Kalleni në dhe se na qelbi!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje