Sukses apo dështim: Çfarë ne provoi protesta e 7 korrikut?

18 Korrik 2022, 18:29Blog Arben Meçaj

 

 

Sukses apo dështim: Çfarë ne provoi protesta e 7 korrikut?

7 Korrik nje proteste e thirur nga Shoqeria Civile , Intelektuale e qytetaret e Tiranes , dhe  …  Partia Demokratike e Berishes. Per mbi 15 dite, nje armate e madhe mediatike dhe fizike e shoqerise civile dhe PD u mobilizuan ne teren dhe ne cdo ekran te mundshem. Altin Goxhaj shkelqeu me performimin e tij Organizativo Oratorik . Elokuenca e tij te vinte ne meditim .

Koha per ndryshim per shporjen e kesaj qeverie Sorriste me te korruptuaren e 80 viteve te fundit kishte ardhur.

 Me 7 Korrik prova e madhe .

Ora 19.00, dhe sheshi para Kryeministrie premtonte per nje demonstrim masiv.

Altini  po i gezohej deri ne masturbim suksesit te vepres se tij. Kush kishte mundur te mblidhte me shume se ai ne shesh ne keto 30 vite !? Askush!!!

Ora 19 30 por protesta nuk po fillonte , e Altini fillon te shprehe nervozizem.

Gjith ky organizim , gjithe kjo pjesmarrje dhe gjithe kjo energji e Shoqerise Civile te tij dhe …..

19.35 , masa drejtua per andej nga perendon dielli , nje diell i ri sfidues ndaj atij fizik po shfaqej tek Ura . Po vinte Berisha . Entuziazem . Nje koridor i hapur si me komande brenda asaj turme madheshtore. Triumfues Berrisha i drejtohet Tribunes. Aty nga fundi, tek nje qoshe e tribunes, Altini gjeti vehten ne kordonin e rrugekalimit te Berishes , me krahet hapur per te prodhuar bashke me vullnetaret organizative ( te gjithe me nje shirit ne krahun e djathte) pasarelen e Berishes. Mezi po mbante mbi shpatulla masen entuziaste pas tij. Po kalonte Messia. A do ti drejtonte pellemben e tij qe Altini ta rrokte fort ne gjoksin e tij , dhe me nje puthje ti shprehte Atij, Berishes perulesisht besnikerine . 

Pak analize.

Kjo proteste u mblodh ne vijim te ngjarjeve intensive ne PD.

Ajo qe terheq vemendje nuk eshte rikthimi ne krye te saj i Berishes, Ai ne krye kishte qene, por… procesi i “zgjedhjes” se Tij. Nen nje perkujdesje te vemendshme te nje procedure “Model”, PD e Berishes u fut ne zgjedhje  “Nje antar Nje vote”.

Pas aq vitesh terrori, prepotence, pushtimi, pervetesimi te PD nga Basha , me ne fund “Era e Lirise”, “Fjales se Lire”,  “Votes se Lire” shperthyen energjite e “Vdekura” “Atrofizuar” te PD.

Ne nje angazhim vetmohues , ne entuziazem , ne eufori te rikthimit te shprese ne krye te PD.  pran kutive te votimit u thiren anetaret e vertete te PD .Plot 44 mije anetare PD.iste , ne kushte ekstreme te motit, me nje sacrifice sublime, duke mposhtur me neveri prapaskenat e “Armiqve te PD”, votuan, dhe zgjodhen “Shpresen” per rikthim ne pushtet, BERISHEN.

44 mije nuk jane pak, Entuziazmi i tyre ishte nje fusion shperthyes ne PD.

E ne vigjilje te Protestes, vete Ai, Shpresa, Energjia, Mesia , Berisha,… doli ne fushebeteje.

Per gati nje muaj , te gjitha TV paten vullnetin dhe nderin te shpalosnin Vizionin, Idete Reformatore, thirjet Revolucionare, te Berishes .

Dhjetra mbledhje, intervista, konferenca shtypi per mobilizim,per kurorezimin me sukses te ketij demonstrimi madheshtor . Gjithe nomeklatura PD. iste (e Berishes) doli ne terren .

Kjo proteste perfaqesonte rikthimin e shpreses, diten kur PD e riorganizuar do te tregonte se ishte e fuqishme dhe posedonte gjithe fuqine te trembte dhe rezonte Ramen.

Ishte lufta per jete a vdekje.

“Dita e madhe” kerkon pjesmarrje . Pa pjesmarrje …..

43,680 anetare ,votues entuziaste, mbrojtes flamurtare te “Votes se lire”, shpetimtare te PD, kaluan nete pa gjume ne vigjilje te pergatitjes per shperthimin e “Uraganit nuklear” ne 7 Korrik.

Altini… Disa jave me pare ai dhe shoket e tij kishin organizuar protestem me te madhe te Shoqerise Civile deri ne ate dite. Mbi 30 mije qytetare ju pergjigjen thirjes se Altinit dhe Sazanit. Jo shaka! Nuk mund te ndodhte ndryshe . Altini, Sazani …. Frymezojne , Motivojne, Mobilizojne.

Dhe ne nje arimetike emijenore, 30 mije (Altini me Sazanin ) plus  44 mije (Doktori)  dhe aq mije  LSI e Populli Opozitar 100 mije revolucionare , antisorosiste, antivaksiniste, konspiracioniste anti ramiste e iste e iste ne pritje te 7 Korrikut, ne pritje te “Arratisjes” me fustan apo uniformen e Alluiniste  te Rames nga ……

 7 Korrik. Teorikisht 100 mije protestues. Praktikisht …

Lapsi Olimbi thone Korcaret.

Te me falin  1,266 votuesit e Salianit (Maliqit) por tek e fundit ata tejkaluan dyfish e 621 votuesve te (Spahos) Korces .

Pa te bejme nje llogari .

Distanca nga podiumi I proteste para Kryeministrise, deri tek mesi Ures tek ish Dajti eshte 260 m dhe deri tek Ministria Rendit 512 m  Gjeresia e bulevardit tek Kryeministria eshte 26 m.

Regjistrimet me Dron por dhe ato prane tribunes pasqyrojne qartesisht nje intesitet 2-2.5 persona per m2,  dhe zhvillim me kete intesitet vetem ne 100-150 m e para, me tej ne thellesi intesiteti bie ndieshem. (Organizatoret e protestes jane perkujdesur qe pjesmarrja te shtrihet ne thellesi sepse fotografimi ne kend nuk ekspozon intesitetin e thellesise por vetem thellesine e shtrirjes. Por Droni , nuk te Fal).

Per te qene positive ne vleresim po e konveroj gjithe Protesten deri tek mesi i Ures ,dhe ne vleresimet me optimiste, numeri i protestuesve shkon ne 260*26*2.0 (13,000) deri  260*26*2.5 (17,000) . Keto sa per aritmetike te thjeshte ,

Personalisht vleresova 12 – 14 mije protestues.

Po ku ishin 100 mijet e te gjitheve ? Po 44 mije votues te Berishes? Ku ? Ku? P…..????

C’po ndodh qe nga rreth 44 mije votues te Doktorit, nga te cilet vetem ne Tirane rreth 10,000 votues, plus  ”luftetaret” e shoqerise Civile te Altimit e Sazanit plus dhe  militantet e LSI , Doktori nuk mund te mbledhe me dashamiresi me shume se 17,000 protestues (saktesisht jo me shume se 14 mije protestues) ? Komisioni  Vokshi raportoi se pjesmarrja dhe votat per Berishen ne qarkun Tirane, ishin  9,970 votues.

14 mije praktikisht eshte pak a shume ajo berthame demostruese ne foltoret e Berishes , dukshem e eskspozuar ne 11 Dhjetor ne ambientet e Arenes. 

Kjo pjesmarrje sanksionon te drejten e pretenduar te Partise se Alibeajt. Berisha nuk ka shumicen e PD , Berisha ka mashtruar me procesin e ashtuquajtur te Votes se Lire ne PD.

A e fitoi Berisha apriorikisht betejen ligjore mbi pronesine e PD, si nje nga qellimet e kesaj proteste ?

Protesta vertetoi se JOOOO.

Kjo proteste me 14 mije protestuesit ne shesh bindi se Alibeaj ka  te drejte  kur denoncon Brishen se nuk posedon shumicen Statutore per rrembimin me “Vote te Lire “ te  PD, dhe se gjithe procesi i  Rithemelimit  ishte nje manipulim spetakolar si ata qe mund te beje vetem Ai … Berisha .

Natyrisht ky konkluzion do te interpretohet si manipulim politik, si perpjekje e “sherbetoreve” te Rames per te amortizuar efektet e Protestes, “madheshtine” e saj. Por problemi e ka kunjen e litarit tek Rama.

Natyrisht Rama (si dhe kushdo te ishte) lexon nder te tjera, dhe numerat ne proteste.

Rama ben  analizen e Numerave, levizjet organizative te  struktures njerezore te Berishes, intesitietit agresiv opinion perpunues te  agjensive te propagandes Berishiane, veprimtarine e agjensive mediatike  teper aktive dhe profesionalisht te formatuar dhe dirigjuara deri ne perfeksion ne proklamimin e kesaj proteste si para dhe pas saj , permasat e investimit marramendes per pergatitjen dhe terheqjen e protestuesve ne shesh ( vlen te permend se tipar i vecante dhe specific i kesaj proteste nuk ishin tezat e saj, fatkeqesisht te njejtat me ato te Bashes, as protokolli skenarizues formal saj , absolutisht e njejta me ato te Bashes, as… por shpenzimet e kryera per kete proteste . Sheshi ishte mbushur me pankata, flamuj, dekore qe per kedo qe eshte marre me organizime politike lexoheshin  si Shpenzim Marramendes.

Nuk eshte gabim te konkludosh qe kjo proteste ishte me e shtrenjta e protestave te bera nga Opozita ne keto dhjete vite. Vetekuptohet , Vete protesta ishte vertet  levizje per jete a vdekje e Berishes. Leket ne kete beteje nuk kane vlere.)

E ne finale , Rama ( e njeh mjaft mire protesten , shpenzimin , pjesmarrjen, mesazhin , shqetesimit , nervozizmin e Saj) analizon dhe pa tjeter ka konkluduar . Kjo opozite nuk perben asnje,  po asnje shqetesim per te. Fatkeqesisht nuk duhet te jete keshtu , Por e verteta duhet lexuar dhe thene dhe pse dhemb. Rama vazhdon i sigurte pa problem axhenden e vet .

Rama e di mjat mire se kjo proteste zhvillohet ne kushte teper problematike te qeverrisjes se tij . I ndodhur ne kushte specifike qeverrisje (Termeti, Pandemia  Lufta Ukraine, situate Gjeopolitike e riaktivizimit te protokolleve te Luftes se Ftohte), qeverisja e Tij ka humb euforine e sukseseve. Situata imponon jo perceptim optimist ne populate. Qeverisja aktualisht funksionon me teper per perballim me kosto minimaliste te pasojave te situates gjeopolitike sesa per rritjen e treguesve zhvillimore te ambientit shqiptar . Gjendja ekonomike dhe perceptueshmeria qytetare nuk favorizojne qeverisjen e tij. Aferat e denoncuara (me apo pa te drejte) kane cenuar seriozisht themelet e qeverisjes Rama . Po kaq, eshte cenuar dhe besueshmeria ndaj kesaj qeverie. Nuk bej gabim te konkludoj se qeverrisja Rama aktualisht ndodhet ne nivelet me te uleta te udheheqjes 10 vjecare.

Dhe pse ne keto kushte (per te cilat Rama ne ndergjegje eshte i qarte), dhe pse nen nje aksion  qartesisht anti tij te shumices dermuese te rrjetit mediatik ne Shqiperi , dhe pse ne nje zhvillim pritshmerisht shprese te opozites Shqiptare , kjo opozite e bashkuar nuk arrin te mbeshtjelle ne shesh me shume se ajo berthame Berishiane , qartesisht e dukshme per mbi nje vite te aksionit privat Berishian.

Putini filloi luften ne Ukraine me nje strategji sulmi frontal me bindjen e formuar nga informacioni i sherbimeve te tij te fshehta se populli Ukrainas ishte kunder qeverisjes Zhelenskit, se populli Ukraines mezi po priste “shpetimin” nga rregjimi Zhelenskian. Po informacionat kishin te verteta te pa kontestueshme. Por, Putini nuk kishte kuptuar se Populli Ukrainas nuk e priste kete “shpetim “ nga Putini.

Populli shqiptar sot ka shume problem , pakenaqesi , proteste te brendshme ndaj Rames dhe qeverrisjes se tij . Popullata  po ndjen (me apo pa arsye qeverisese) barren e situates brenda dhe jashte vendit mbi shpatullat e tij ….Populli ndoshta ka dhe bindjen se qeverisja Rama duhet ndryshuar , por …..ky popull ka dhe bindjen ABSOLUTE se kete shpetim nuk e pret , nuk pranon ta realizoje me Berishen.

Kete Rama e di mjaft mire . Kete fakt protesta “Uragan Nuklear”  e 7 Korrikut e vertetoi qartesisht.

Kete duhet ta kuptojne minimalisht ata qe ju eshte mbushur mendja Top se i vetmi qe e “mund “ Rames eshte Berisha , dhe  per me keq nepermjet protestave.

Dhe me i fituar nga protesta … Altini! Ai fitoi admirimin e PD. isteve Berishiane.  Ai fitoi Admirimin e Berishes , mbeshtetjen e Berishes per postin aq shume te enderuar te Avokatit te Popullit. Sazani … humbi prap.

3 Komente

  1. S
    Shaqo

    O Mece, ne emer te cilit popull te pakenaqur flet ti? Arithmetiken e tavelen e shumzimit e ditke mire, por llogjiken e interpretimit te saj e ke te ulet, se populli i pakenaqur ishte ai ne shesh, dhe jo ata qe hamendeson ti. Prej inatit qe ke me Ramen, qe me mund e sakrifica te medha u perballoi ju dhe termetin, ju dhe pandemine, ju dhe hapjen e negociatave, s'te falet, si i arsimuar ne shkencat ekzakte, te kesh argumente e arsyetime aq te dobta, jo kaluese per kohen kur je diplomuar, se ne kohen e sotme, ngelsi i atehershem eshte ekselent per sot. Apo ke bere kurse kualifikimi me Bashen e Saliun? Po qe keshtu je ok

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vaso qorri pi poradeci

      Idiotesi. Vetem analiz nuk eshte kjo . Sharje pa sens, stil idiotesk, derdhje mllefi...Arben meru me profesionin tend dhe lerja atyre qe din ta bejne me profesionalizem analistin . Kam respekt per ty si inxhinjer ndaj mos lejo te te perdorin mediaxhnjte e kazanit.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luli

        Ore ketu nuk ka nevoje per analize,ketu diskutohet sa veta ishin,pastaj analiza eshte e bame.A eshte e sakte distanca,nga tribuna deri tek mesi ures,d.m.th-ne 260m-26m-2.5 veta,per meter katror,dhe perfundimi 17000 vet,po pati dimensione te tjera dhe argumentohen,prap shifra dalin,po jo perralla,se nuk i ha kush,jo per gja,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje