
Nga Enver Robelli
Mëngjesi i ditës së nesërme është një mëngjes historik. Mbi 30 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, Bashkimi Europian do të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Se a do të shndërrohet mëngjesi i nesërm në ditë historike, varet se në ç’drejtim do të lëvizë Shqipëria në vitet e ardhshme. Në 30 vitet e fundit Shqipëria ka kaluar nëpër drama të vërteta – herë ka qenë buzë luftës civile, herë buzë kolapsit institucional. Krim, korrupsion e kaos kanë qenë tri fjalët dhe fenomenet mallkuese që e kanë shoqëruar vendin me dy dete e natyrë të mrekullueshme.
Për dështimet e deritanishme fajin e bartin dy partitë kryesore, socialistë e demokratë - përfshirë satelitët e tyre. Është shumë e qartë se kështu s’mund të vazhdojë më në të ardhmen nëse Shqipëria vërtet dëshiron të bëhet si gjithë Europa, ashtu siç ishte ëndrra e shqiptarëve patriotë në fillim të viteve 90-të. Shqipëria në këto dekada ka bërë shumë hapa përpara, por meritat për këtë në radhë të parë u takojnë shqiptarëve, pastaj edhe bashkësisë ndërkombëtare – më 1997 ishte ndërhyrja ndërkombëtare që e shpëtoi Shqipërinë nga shpërbërja dhe lufta e gjerë civile. Mijëra njerëz janë vrarë, miliona shpresa janë zhgënjyer, dhjetëra-mijëra shqiptarë kanë ikur drejt Perëndimit, të gjithë zemërpërvëluar që kastat e politikanëve të papërgjegjshëm nuk kanë qeverisur me duar të pastra, por grabitur me duar të përlyera.
Shumë shqiptarë janë kthyer në atdhe. Me përvoja të reja, me entuziazëm të ri, me ide të reja, ata po e bëjnë Shqipërinë një vend edhe më të bukur, më human dhe më perëndimor. Por trendi i ikjes nga atdheu vazhdon.
Vetëm një klasë tjetër politike mund ta ndryshojë këtë trend. Ajo klasë politike duhet të përbëhet nga figura të reja, që shquhen për etikë e moral publik. Shqipërinë nuk do të mund ta çojnë drejt BE-së as shkaktarët e Gërdecit, as ata që qeverisin me banda (edhe të drogës). Klasat politike të deritanishme nuk kanë as interes, as synim, as ambicie ta europianizojnë dhe perëndimizojnë Shqipërinë. Sepse një Shqipëri ku sundon ligji dhe ku keqpërdoruesi ndëshkohet, nuk toleron këso klasash politike si këto të deritanishmet.
Përkundër të gjitha zhgënjimeve, mëngjesi i ditës së nesërme është një mëngjes historik. Shqipëria fillon një kapitull të ri të ecjes së saj të zorshme drejt BE-së, atje ku e ka vendin, atje ku do të duhej ta kishte vendin. Përkundër të gjitha dëshpërimeve në politikën e brendshme, Shqipëria në rrafshin ndërkombëtar ka shënuar disa suksese. Është bërë anëtare e NATO-s, një sukses që i afrohet aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Aktualisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ka kryesuar OSBE-në. Ka marrë liberalizimin e vizave për Zonën e Schengenit. Miliona shqiptarë kanë parë Perëndimin dhe të mirat e lirisë – që fillojnë nga liria e të shprehurit, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, ekonomia e tregut, institucionet funksionale. Shqipëria është në shumë fusha larg këtij ideali. Shumë larg. Që të mos stagnojë ende, për këtë duhet të kujdesen vetë shqiptarët. Është vendi i tyre. Përtej çdo patetike: nuk ka vend më të mirë në botë.
Nga prizmi i shqiptarëve të Kosovës, ngjarja e mëngjesit të nesërm është një moment gëzimi. Gëzim për Shqipërinë. Gëzim për shumë të arritura të përbashkëta. Gëzim vëllazëror dhe motëror për rinjohjen e vazhdueshme pas gati një shekulli pengesash në lëvizje, pas një shekulli dhune e terrori. Shqiptarët nesër duhet të jenë krenarë, por edhe vigjilentë: kështu si deri më tani nuk duhet të vazhdojë më. E kam fjalën për mënyrën si është qeverisur Shqipëria deri më tani. Po vazhdoi kështu, gëzimi i nesërm lehtë shndërrohet në dëshpërim.
Ka vende në Ballkan që negociojnë me BE-në qe më shumë se 100 muaj dhe nuk kanë arritur askund. Për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit e krimit. Etërit themeltarë të Shqipërisë dhe personalitetet e përjetshme nesër do të ishin shumë të lumtur. Por çfarë do të na porosisnin Faik Konica e Fan Noli, Ismail Qemali e Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi e Ernest Koliqi, Martin Camaj e Zef Pllumi, Arshi Pipa e Pjetër Arbnori dhe shumë e shumë të tjerë emra të paharrueshëm? Porosia e tyre me siguri do të ishte që fati i Shqipërisë në të ardhmen të vendoset në duart e politikanëve që e duan Shqipërinë deri në vetëmohim dhe jo deri te tenderi i ardhshëm. Sepse një vend, një shoqëri dhe një komb është i lumtur vetëm kur nga e mira e përgjithshme përfitojnë jo vetëm pushtetarët, por edhe të varfrit, të pastrehët, të pashpresët. Dhe të gjithë të tjerët. Nesër është një ditë shprese dhe një ditë për të vizatuar ëndrra në horizont.
Feta e vertet do te jete E diele 24 korrik 2022 do te jete Dita e Shpalljes se Pavaresise se Shqiptareve nga intrganit, hajduti dhe krimineli Ilir Meta!
Shume mire i keni thene gjerat Z. Robelli. Po ku te le Sali Berisha te gezohesh, ai ka deklaruar boterisht, dhe eshte duke e mbajtur fjalen, se do t'u ngrije buzeqeshjen shqiptareve, apo jo? Jo se politikanet e tjere jane te mire, apo me te mire se Sali Berisha, por ky eshte me i keqi, me mizori, me ciniku dhe antishqiptgari dhe antikombetari me imadhe ne historine shekullore te shqiptareve, duke futur ketu edhe qendrimin antikosovar, dhe antiKosove. Saliu, po pergatitet per skenarin Sri Lanka, dhe nese i jepet mundesia do ta beje, sepse nuk i ka mbetur gje tjeter, pervecse LUFTA, kunder shqiptareve, kunder institucioneve dhe kunder vete Amerikes.
Nuk e kuptova fare ku do dalesh or Robell.Po ta lexosh me imtesi e kupton se e ke fjalen per Keqqeverisjen e tanishme te Edit.Por nuk thua gje fare se kush e beri Luften Civile te 07 ,ku u vrane me mijra,dhe ai ka nje emer mor Robell,dhe duhet denuar.Keshtu hecen perpara Shqiperia Robell,duke ja marre te gjitha pronat te gjithe Kerrmave mbas 90,qe i ke prape ne Parlament me vila ne Lalez,i ke ne Presidence deri dhe Zpresident Hajdut,i ke qe jane ne Pension,dhe bejne sikur jane terhequr nga politika,por jane Super Miljardere,dhe dihen:Genc Ruli,Ritvan Bode,Tritan Shehu,Fatos Nano,Sali Berisha,Ilir Meta,.Keto jane disa nga emrat,sa per Edin:Edi nuk eshte vrases sic ishte Regjimi i Berishes,shume flitet por ai vete nuk eshte i kapur mbas ndonje firme per vjedhje Galopante si Lul Basha me rrugen e Arbrit.NQS Shqiperia ka bere ndonje arritje ne keto 30 vjet,me gjithe Injorancen e shume njerezve qe thone nuk eshte bere asnje gje,me bindje them:Eshte bere vetem ne keto 8 vjet te Edit,sa ke Saliu te gjithe Lanen e kishte bere vend Shurre dhe Muti.Tung Robell,me merr malli te shoh nje shkrim te nje Kosovari ku te shkruhen gjithe Qelpsilluqet qe kane bere njerezit e Saliut dhe PD kur ishin ne pushtet kundra Kosovareve.Me thoni dhe jua shkruaj nje Carcaf me Krimet qe ka bere Saliu nga Tropoja kundra Kosoves.Tung Robell,dhe gezoje ate Pashaporte Shqiptare qe nuk e meriton,se jeni shume si ty qe hani sot e kesaj dite duke i sherbyer nje klike te urryer Sali -Like.
......PSE ME ramen do hyni ne Evrope? -2025 eshte pak si shpejt...
Fjale imzot,fjale,juve kosovareve vetem Saliu ju ngop,jeni rural folklorik.
Shqiptareve nuk i duhen pathosi i gazetarise patriotike, nuk ja siguron jetesen normale, nuk i duhen citimi i emerave te figurave historike e blla blla te tilla, shqiptareve i duhet nje qeveritar normale, nje pune normale, nje administrate normale, nje gazetari normale nje hajdut normal, nje udheheqes normal, e pafund gjera te tjera te vogla normale qe fatkeqesisht nuk shpresojne se do ti gjejene. Shqiptaret po ikin se nuk kane shprese per normalitet ne vendin e tyre. Revolta me e madhe e shqiptareve per mungesen e normalitetit eshte ikja.
Gjë e bukur kjo.32 vjet pret Shqipëria për të hapur negociatat dhe po kaq apo më shumë të hyjë në B-E .Kur të iki një bres nga kjo botë atëhere Shqipëria do bëhet antare.Çfarë kuptimi ka kjo?Vetëm idiotët e europës e dinë..Ta gëzojnë ata që do lindin në vitin 2060...
Robelli rrefugjat as suisse e as shqiptar po nje indéterminée sans patries . Robtkututikesh me trego nje vende qe nuk ka kaluar krize , kaos referont amerikes si koka e demokracise a ka pasur krize ,kaos ,lufte civile ? Ti je kokrra e spiunit je nje udbash kelysh i alkolikut veremliut poliagjentit Ibrahim Rugova nje antishqiptare i betuar nipi i kriminelit nga mitrovica bashkpuntore i nazizmit qe nuk jy vlen ti permendesh emrin
O Enver , paske mbushur dynjane me katolik dhe zabrahane , njerez te tjere qe ishin patriote nuk gjete dot o bythqir ???Arshi Pipa na mungoi ?? Shqiperia mbushur plot me patriote dhe atdhedashes ti na ke vene ca agjente te sherbimeve te huaja .....Zef pellumi ?? Po Zefi ?? Nga doli Zefi atdhedashes , ti mire qe nuk na ke vene Salahun , ai n mungon .......Faik konica ????????? Faiku eshte madheshtor , nuk e mohon njeri , por eshte dhe ai Faik Konica qe thosh : te kam dhier Shqiperi ., nuk kam per te pare kurre ...sa do e keqe NENA, do harij ndonjehere i biri ta peshty keshtu ???? Nena eshte ajo e mire apo e keqe e pranon sic eshte dhe jo me kushte .... Po per Enver Hoxhen , nuk gjete dy fjale o Rombell , per anan e mire te tije dhe jo ate te keqen , se kish dhe te mira Enveri plot , psh te mori bordello mbas luftes dhe te beri shtet ....nuk eshte merit kjo ?? Kurse Salia hajduti , krimineli kombetar , antishqiptari me i madh te mori shtet dhe te breri bordello ....plot fjale te mira ....nejse