Sot është një dite feste dhe jo kasandrash!

19 Korrik 2022, 11:25Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Sot është një dite feste dhe jo kasandrash!

Hapja e negociatave të Shqiperisë me BE i jep historisë së vendit tonë një kthesë të shumë pritur. Pas më shumë se pesë shekujsh ne po kthehemi tek rrënjet duke shuar çdo dileme artificiale për identitetin europian të shqiptarve.

Europa nuk është në ditet e saj më të mira, shumë dilema e kriza e perfshijnë e pershkojnë! Më e fundit lufta në Ukrainë e cila na shëmbi një tabu atë të paqes së "perjetshme".

Por Europa është ajo bijëza e bukur që joshi Zeusin me hiret e saj tek mblidhte lule dhe që asokohe nuk ka reshtur se joshuri së qëni e lakmuar e trazuar por gjithmonë dritë e botes dhe laborator i panderprerë i idealeve më të mira njerzore.

Ne kemi jetuar si komb kohë pas kohe me ëndrren e Europes me "shansin e humbur" por një meritë të pamohueshme e kemi, dashurinë për kontinentin e vjeter nuk e tradhetuam brënda nesh edhe pse na u imponuan sundime që e urrenin atë. Politika shqiptare mendon se është kerrthizë e Botes, kur në fakt për të është një gjë e vogel dhe si gjithë të frustuarit gezimet e perbashketa tentojmë ti kthejmë në humbje të kundershtarit. Duke u ngritur e duke rënë, duke ndertuar e zhgenjyer , duke qeshur e duke qarë, duke akuzuar e duke bërë dhunë, por duke besuar tek Europa në 32 vite liri të gjithë bashkë arritem në këtë dite!

Nuk është e thënë se do të ndodhe me patjeter por shpresat janë që nga sot Europa të ndikojë që pushteti dhe shteti të mos jenë e njëjta gjë në Shqiperi, që zgjedhjet të mos shiten e blihen në masë tjetersuese, që administrata publike të jetë ideologjike, që korrupsioni të mos jetë fillimi e fundi por sado që Europa të jetë kushtezuese e vullnetmirë ndaj nesh ketu qeverisin shqiptaret.

Ata që e marrin persiper këtë detyrë nga votuesit e tyre duhet të sillen si europianë e kjo nuk ndodh me të lutura kjo realizohet kur shoqeria shqiptare sillet si europianë në reagimin ndaj politikes së saj. Në Europë ka gjithmonë rinovim elitash politike që bartin ide të reja e transformuese.

Nëse edhe ne nuk ndryshojmë mendesi por mrizojmë nën hijen e miteve të rreme që më shumë na kanë rrejtë se na kanë thënë te verteten, duke besuar kultin e individit dhe mohuar kultin e shoqerise, vertete e kaluam pragun por do rrimë gjatë në korridorin e BE !

Por sot është një dite feste dhe jo kasandrash!

Gezuar Shqiperi që u ktheve aty ku Gjergj Kastriot- Skenderbeu të desh.

12 Komente

  1. T
    Timi

    Po mor katunar i ndyre, ti edhe qente e kriminelit Sali Berisha, Lubonja, Andi Bushati, e lukumia e maskarenjeve te partise fashist PD nuk late gur e llum pa hedhur mbi Shqiperine dhe per te penguar vendin te bashkohet me Europen. Qelbesire, nuk ke as turp dhe ba tregon festen tani! Ptu....

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zyhdi driza

      Bravo , levdatat pas pilafit nuk kan vlere .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llesh Mërditori

        Ehhhh Babo, Babo, po mujte, lexoji këto rreshtina të hedhuna mbroth, nga zullumqari në udhëkryq, Gon Gjeka i Markajve…. A thue don me u afrue me të shkapërhjedhunin NONGRATA ? Prite zot rrezikun !….

        Përgjigjjuni
      2. F
        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

        30 vjet përpjekje, eliminime politike, vrasje, dhunë, vuajtje., për të arritur këtu ku dikur ishim dhe më afër se sot. Un po formoj një Parti anti BE, meqënëse emigrantët votojn, mbase do më japin të drejt se be është kalbëzuar.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vang

          Bravo GJEKMARKAJ. Do duhej te gezoheshin te gjithe njesoj . Ne BE nuk u fut PS POR SHQIPERIA pamvaresisht se mendje shkurterit i nxorren aq pengesa.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            ????! Të lumtë Gjek! Shkrim i bukur për këtë ditë!

            Përgjigjjuni
            1. z
              zalli

              Po,e vertet Bravo profesor,te shkruash mire,te flasesh mire,te percjellesh nepermjet fjales miresine e prosperitetin shume gje e mire dhe e lavderueshme, profesor i ke te lindura keto padiskutim,nje fjale e vjeter thote "trim e bujar nuk behet kush me zor",jemi krenar se te kemi bahkeqytetarin tone.

              Përgjigjjuni
              1. E
                EDVIN

                Nuk kam simpati per shkruesin , por ti japim Cezarit ate qe i takon... Sakte dhe pa gabime.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  MOS

                  EDVIN ,e ke njohur Çezarin apo ke degjuar per te dhe ja fut si kau peles? Edhe papagalli flet me bukur se ju!

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shqiptari kosovar

                  Durimi -kosovar Dita e sotme s'eshte pune partish por Dite e Shqiptarise! K ushdo qe do te ishte ne vend te Kr Rama do te meritonte levdata e pergezime. Jam i nje mendjejej me Z. Agron Sekush ka pergjegjesi dhe obligime ndaj Atdheut, Qeveria dhe institucionet po se po, por edhe secili shtetas shqiptar! Nje reflektim, katarsis, nje bilans se si jemi sjell ne kete tranzicion te rremujshem i duhet me shume se kurre gjindjes shqiptare. Eshte rasti, vendi e kuvendi qe intelektualet, te diturit, kushdo qe di te mendoje e veproje politikisht te ushtroje ndikim pozitiv se sa e renesishem eshte kjo Dite- hapja e negociatave Gjithesesi eshte ne te mire te Kosoves. Edhe te Viseve te tjera te shqiptareve. Z. Gjekmarkaj mrekullisht e tha tue e vu ne spikame Idealin e Kastriotit te Lavdishem. Pra, Gezuar! Flamuri i KAstriotit dhe Ideali i gjithe Rilindesve, prej vellezerve Frasheri me gjithe te tjere, lart e me lart! Gjithe Shiptareve Urime! Edi Rames shume shendet me gjithe familje. Gjithe politikaneve tjere shqiptare, pa dallim, Gezuar!. Te gjithe sot jane te gezuar ani pse qapraisen gjoja se per ....ndonje hucje merite Flm Agron Gjekmarkaj. Te fala nga Janjeva e Shtjefen Gjecovit !

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bubi

                    Ua, katnari I Lezhës përpiqet të jetë realist...po mër tyç,po deri tani,llapa llapat e tua kujt do ja tregosh..sa I vogël je o bubi..

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fshatari

                      Sakte dhe pa gabime! O profesor''leshi''! Po meso pak shqipen e shkruar, duke perdorur rregullat e drejtshkrimit dhe logjiken, o matuf! Meso te perdoresh shenjat e pikesimit, se dukesh si nje nxenes i klases se peste i shkolles fillore, mos me keq! Ja si shkruan "prefesori": "... shpresat janë që nga sot Europa të ndikojë që pushteti dhe shteti të mos jenë e njëjta gjë në Shqiperi, që zgjedhjet të mos shiten e blihen në masë tjetersuese, që administrata publike të jetë ideologjike",... Administraten e do ideologjike?! U pika, mu ne profesorllekun tend! Evropa do te ndikoje, qe administrata te jete ideologjike!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje