Kronika e fundit dhe marifetet e Babos

22 Korrik 2022, 10:07Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika e fundit dhe marifetet e Babos

Në ato të pakta ditë kur para nesh shfaqesh ti Babo, zakonisht vjen si "dulcis in fundis" ndersa sot si meze per rakinë ball kazani të Kuvendit mberrite.

Nuk fjeta mirë se helbete rrekellyem ca gota të merkurren  dhe gjumi mu dreqos naten e po më këndej në mengjes dremitja.

Kur telefoni nuk pushonte ! Eja , eja, koleget me shkruanin ! Babo mes nesh , Babo mes nesh. Lërë ç'thonë e hiqen, i ndez prania jote.

U nisa se malli bën të veten, pa pispillosje, vesha ç'gjeta e vrap në sallë. Askush nuk ishte i gezuar. Buzevarur si në vaki.

Luli rrinte zymtë si vetë qameti megjithese ti ja ushqeje muhabenë, e trajtoje si Lider edhe pse i dorehequr.

Ai jepte urdhera si dikur motit. Termi "Lulokraci" e ka merzitur  kur duhej ta gezonte si simbol i një mendimi politik të pakrahasim per të cilin kam luftuar si luan në qindra beteja, si Zhukovi me emrin e Stalinit në gojë.

Aq ja kishte prishur humorin llafi, sa gati ju grisen pantallonat duke kaluar ngjite me karrigen time qe e shtynte pa me thënë, të lutem

leviz. E kam dashur të uruarin e prapë me respekt e shoh, më ka patur si evlat gati sa nuk e therrisja Daja Lul , se di pse mua adhnua kesisoj. Bernard Banushi syakulli me dy pisqolla sermi në brez po më kerkon ngado që të leshojë anatemen si rrufe në diell.

S' me rri goja e po më shtohen armiqtë. Goja llap e shpina dap.

Fatja me Mimi di Puccini çuçurisnin në kafene po kaq të kreshperuar ma hedhin shikimin të cilin jua trazoj.  Si ufutha në sy  ju dukem teksa ata perpiqen ta bëjnë Shqiperinë zonjë me elekuencen  e pambarim, fuqinë e mendimit   dhe eksperiencen e pafund pa të cilat do ishim të verbert. "Ej  degjo vllain" keshillonte Mimia ! "Se unë sillja miqte e mi nga Amerika" thoshte Fatja që dje u perkrah edhe nga ti vetë Babo.

Babo dje në livadhet e banalitetit i leshove llafet si  gardalinat nga kafazi  " Foltore" , "Gojore" , "Foltore" , "Nënfoltore", këtë fundit ta quaje se paku "opozita properendimore" siç bën Tao i cili na motivon e pasdite të citoi.

Kushedi i ke menduar gjithë naten dhe me zor ke pritur agimin që ti gjuash në mes të mexhlisit.  Pastaj me "organet" luajte qamet Babo herë si patriot i ndezur e herë si pacient i Frojdit që nuk gjeje derman.

Po ti Babo e mban veten namuzqar e telbizqar të madh, xhentil me gratë, i drejtë me burrat, i dashur me pleqtë dhe i embel me femijet!

Po keta të Opozites nuk janë shqiptarë që i shan e fyen si të ishin  hasem?!

U zbehe Babo kur tu afrua Doktori pas mynxyrave që ti i jep paradhenie si të jesh dorasi.

Të shihje ministrushet dhe ministrushët e tu -ti prisje në njeqind vende nuk u dilte një pik gjak. Po ju ikte toka nën këmbë, po i zinte qielli nga frika mos të gjuan me dacka Berisha  dhe ç'të mbetet pastaj?! Mendo si do çirrte faqet tezja dhe gjaku i saj curril mbi kostumin tënd  altar i rilindjes ? Po trishtimin e Elises e perballoje dot  nese Skenderbeu i saj do rrahej paq  si mushku në zabel?

Po të qaret e Tigrushit në vesh? Po dihamat e Bores, " rrahen Babon, rrahen Babon" , vajet e Ikonomit në sy, " na rrahen marken" ?

Po tufanin e Çuçit që do ndukte mjekrren po të ndodhte teksa qiste alltinë nga brezi ?

Po trokun e Nikos që nga larg do kthehej si Ago Ymeri  të rrethonte parlamentin me ushtri e taborre e hi të na bënte të gjithëve? A në mos të  na sjellë nga Saranda majmumin  patriot "bald uakari" e të na hiqte ca pellembe siç bëri me turistin grek dhe punonjesit e bashkisë. Unë them ta mbash afer keto kohë të liga, Bald qerratanë.

Po  marazin e desherve që nderzimin online do nderprisnin nga dhëmbje e Frides?

Vullneti i  Zotit e ai nuk ta shetiti doren se kishte edhe hallet e veta që duket sikur i shtohen e shpetuam nga kjo hata.

E ti ç'bëje ? " Gogo -gogo ik luteshe" dhe pastaj sa u afrua garda nxorre gjuhen dhe vure pellemben mbi hundë  po u bëre per kafe ama se diçka të ra rëndë në mide !

Kjo Grida sot i la në hije folesit e tjerë e drodhi dhenë qerratesha, të tha fjalë haku dhe e humbe fillin Babo! Të lanë në baltë "organet" u squlle e ike nga sytë këmbet. Ndersa ajo si Zhan D' Ark u kthye në vëndin e saj  duke marrë nga pas zili.

Pastaj dita pa ty qe e topitur. U le veremin aty.

Ulsiu ishte i heshtur. Mjekrren e kruante pa vemendje dhe me

ankth të dukshem. Bela në zaman të asaj furie, mbathur me

hënë e veshur me diell, me ngjyrat e BE andej nuk po e kthente kokën. Dhe tortura gjatë vazhdoi. Drama u bë tragjedi. Manastirliu u kishte hyrë në mes e cila pa e kuptuar ç'të zezë kombinonte qeshte. E dija njeri të mirë po mu duk shpirtkazem. Veç kur ajo iku i miri Ulsi, frymë thellë  mori e buzeqeshi. Në muzg  Bela e perqafoi e madhengjyer.Të jetë ndarje? Mos ti Babo do ndryshosh qeverinë dhe na heq katër minitrushët ?

Ketej poshte 20 veta po presin per të vënë tuje mbi supe.

Margeriti  me zellin e Elvia Çelebiut shkruante kroniken e një ndarjeje të paralajmeruar teksa  Jorida , Gon Shehaj Tezja dhe Damo bëheshin fertele.

Etilda ishte pak e hequr nga rrugë e Amerikes se helbete ndryshimi i orarit të syrgjenos gjumin vetem ty duartrokiti me entuziazem të tjeret shkel e shko me koken ulur si bletë punetore mbi kapitujt e integrimit.

Ish Kryeministri Majko u ngrit si nga legjendat dhe pluhuri i koheve të lashta i shkelqente mbi mantel. Jua plasi të gjithëve në fytyrë kumtin , ku ishit ju  de more de kur unë luftoja për Shqiperi?? Shalsi sot i gezuar që nuk do bëje kinse per disa javë mendonte  kollotumbat në ujin e Jonit ndaj i buzeqeshte  mbarë botes me pafajësi. Gaz Bardhi po u iken detyrimeve per të na freskuar me Red Bull duke kryer një akt vetë vrases që e po nxjerr nga kronika dhe historia.

Edhe Jorida që s'ja kam kursyer fjalet e mira lum, mjaltë e sherbet, vit pas viti me pa vënger , me qortoi Babo, gati sa s' me tha intrigant , një karrige ishte vënë në mes si ndarese. I premtova qe do e kepus gjuhen si të ishte një komçë në kapotën e ushtrisë, e më s'ta prish haterin që sytë më plaçin që të tutë kam mvrenjtur ( të asaj).

Dite e zymte qe në pergjithesi. Vetem një diskutim dialektik , i strukturuar mbi parimet e politikes së madhe  me Dash Sulen , zevendes liderin Mulin, Luanin, Xhelen, Salianin  i cili ku ka sherr fut paqe, ku ka zjarr hedh ujë, dhe Isufin  zotni burrë mbi të ardhmen e Partisë na bëri derman.  Vetë Albana kaloi aty pari dhe na ngjatetoi sipas hierarkisë e plot triumf. Mulin më me pathos. Sa mirë mendova të jesh nën hyqmin e Banes , ënderr jete! Më ka marrë malli për ish Kryetarin e ish Komisionit të ish Rithemelimit se shoh asgjekundi. I pata thënë teksa vononte të mohonte Bashen per Doktorin, nuk ta fal vonesen i dyti.

Por siç u nis nuk u bitis. Lindita shtroi një banket plot miradina , por rracist në vetvete ? pa burrat. Po ne -pyetem? Ju tha Kosta i Gramozit dhe Lindites i ulur pranë Taos ngrohuni  në diell! Gratë  nën hije lozin kuvendojnë pika qe su bie se nga burrat rrojnë-hidhnin rromuze e ngjyenin petulla në mjalte e gishtat në bakllava që vetë kryetarja me ndihmen e Jones dhe Dorit kishte gatuar.

Babo , kjo është kronika e fundit me perjetime live nga salla. Në Shtator  do bëhem njeri serioz dhe i murretyer. Do sillem si eterit e tjerë të kombit. Na presin vendime të medha , mbase edhe të dhimshme. Ndjese kolegve që kam merzitur me kronikat e mia  subjektive e frut fantazie edhe, por shumë monotone koha pa gaz është. Mendoni sa fjalë që nuk besohen dhe nga  ne thenesit e tyre dalin nga tempulli i politikes.

Disa plagë i sheron më mirë e qeshura sado e sforcuar qoftë ose perpjekja për të se jo gjithmonë shkrep. Humori mbase jo gjithmonë i arrrire e bën një mundim të na mbajë të lidhur me token e të mos fluturojmë si Balona pa bisht.

19 Komente

  1. A
    Agimi

    Po ik o derezi merru me letersi dhe lerua politiken te tjereve qe veprojne . Ti qenke vetem per llafe dhe hidhesh sa ne nje ane ne tjetren .

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Do ishe me i besueshem sikur të shkruaje për bashkë-fshatarin tend se ja njeh me mirë psikologjine dhe Të pakten kuptojme arsyen pse na e shite për 20 vjet si etalon të demokracise boterore. Apo nuk ta mban bytha ? Populli nuk harron.

      Përgjigjjuni
      1. K
        K

        Do ishe me i besueshem sikur të shkruaje për bashkë-fshatarin tend se ja njeh me mirë psikologjine dhe Të pakten kuptojme arsyen pse na e shite për 20 vjet si etalon të demokracise boterore. Apo nuk ta mban bytha ? Populli nuk harron.

        Përgjigjjuni
        1. K
          K

          Do ishe me i besueshem sikur të shkruaje për bashkë-fshatarin tend se ja njeh me mirë psikologjine dhe Të pakten kuptojme arsyen pse na e shite për 20 vjet si etalon të demokracise boterore. Apo nuk ta mban bytha ? Populli nuk harron.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fisi

            Je origjinal , pikerisht ne fushen tende te injorances, veshur me zhgunin e origjines tende dhe dremitjen e hajvanllekut. Vemjet si puna jote nuk mund te perballen me realitetet , poshtersite, krimet dhe se fundmi me tradhetite ndaj ketij kombi. Eshte nje rast unik, kur njeri i fali shpirtin djallit, por me nje kusht , shpetoi popullin e tij nga pushtuesi.

            Përgjigjjuni
          2. G
            Genti

            Përfundimisht ky është kar i lindur.!

            Përgjigjjuni
            1. F
              F-22 Raptor

              Gjekmark**i, kronikani idiot i nevojtores!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                Si ka mundesi qe i jepni hapesire be gazete nje idioti te tille??????

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Maloku

                  Lahu se vjen era dhi.do t'a gjej anen dhe ty babi qe ciceron si interesant nga cmora dhe deshtimi yt si politilesh

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bobos i hengshi M...

                    Ne Shqiperine e Mesme te kohes se mbreterise, ka qarkulluar jo per konsum casti thenia vertete banale, por mese e duhura sot per tipa si Prof.Gjekmarkaj apo Prof.Fuga etj, etj, Profesora apo PhD (Doctor Shkencash), qe jane bere me tonelata keto 30-vite rrumballe-demokraci alla-Shqiptareshe: ""LOQJA LOQE METET ENE ME U BO ZENGJIN"". Por; me LOQE se ky Gjekmarkaj, qe na *shkrin fare* me keto shkrime "humoristiko-satirike", qe vetem Ai vete i beson edhe pse me siguri nuk arrin ti kuptoje ne fund po vete se, cfare ka shkruar, pasi shkruan nje Shqipe rremuje totalisht dhe aspak Shqipe qe i sherben te gjitheve. Rendesi ka ta kuptojne MALOKERIA me shkruan dikush qe ja nisa ne WhatsApp kete monster te fundit te Prof. rrumpalles se radhes se ish_SHQUP_it; Agron Gjekmarkaj. Si fund; vazhdo te hash M... si te njome cdo dite dhe te thate cdo jave me shkrime te tilla perverse se vetem nivel i ulet i popullit tone, te llumit, i kupton keto shkrime.

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      te me falin femrat e ndershme qe jane pak

                      Po kete kush e lexon, ngeli si dhi e zgjebosur, njesoj si Grida dumka dhe ato te perdalat e Iliri koken me cepa nga cepani

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jeta

                        Shko mer markagjek pirdhu, se s'do te dije njeri as per ty e as per cfar thua e shkruan ti. Ti je cope mishi me dy sy qe si duhesh kujt.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          MacGr

                          QE Rama u zverdh kur Berisha ju afrua ,po qe se u zverdh,une nuk e marr aspak si frike sic e kupton ti .Sikur pak ta zgjaste doren Berisha pak donte dhe Rama ta rrokulliste teposhte por ai eshte nje turp te cilin vete Berisha e kruan dhe Rama permbahet ta beje se nuk eshte mesuar te mburret me dhunen si Berisha dhe bandat e PD-se.Rama nuk do binte ne ate nivel qe maskilizmi juaj nuk e koncepton.Ju nuk jeni as ne niveline 300 viteve me pare kur hidhnin dorashken dhe ftonin per duel qe edhe kete shoqerite e emancipuara e braktisen.Gjithe emocioni dhe kersheria juaj aty ishte perqendruar si per nje cfaqie gladiatoresh.Por dhe Berisha nuk bie ne kete gracke Ai e ka vrare Ramen duke porositur qe edhe tetanozin mos ti benin por ta linin te vdiste ''si qen'' I ketij kalibri eshte Berisha .Po te ishim ahere as dorashken nuk di te hedhi Berisha sepse eshte mesuar ta vrasin te tjeret per hesap te tij.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jimi

                            Hajde bablok na mollois per bemat e babos !

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bardha shoku i femijrise

                              Ketije fakirit i vjen era perc edhe per 100vjet,nuk afrofet se te celb

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zemani nga Masdhkullora.

                                BACA nga MIRËDITA! Ke "humor të hollë" dhe të përshëndes me këngën:"Bie shiu shinim,shinim/ Po i qetë vjegësit bitha tim...

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Bureto

                                  A. Gjelmarkaj! Perveç shkrimeve te tjera le te themi me karakter socio-politike, edhe ne kete gjini humorit, siç duhet te jete fejtoni, je shume butaforik. Nuk di a i lexon komentet qe shkruajne qytetaret per broçkullat e tua? Nese jo, ben mire t'u kthehesh atyre, dhe do ta shohesh qe nese ke pak cipe në faqe do te vije turp per to.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    ....

                                    Zoti Jezu Krisht shih mundesine e riformatimit te ketij lloj derri. Do te ta dinin per ndet te gjithe shqiptaret.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      anti25642654censurë

                                      boll mor gjekmarkaj se na çave karin si babua tënd!! ti mund të hash sa të duash se si prish punë askuj,ai babua po që duke ngrënë,ndoshta dhe duke pirë,po që na prish punë!! ps:vëri pika "ë"ve,hajvan dhe mo na trego se me të vërtetë e ke shkruar kur ke qënë tapë!!

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje