“Pse nuk e burgosa Nanon…”, mirësevini në Berishën e Tretë!

20 Korrik 2022, 14:03Blog Nga Skënder Minxhozi

“Pse nuk e burgosa Nanon…”, mirësevini në

Edhe një herë më tepër, nëse ka pasur nevojë këto kohë, ju rikthyem zakonit të dëgjojmë politikanët më të lartë të Shqipërisë teksa tregojnë publikisht sesi i kanë kursyer burgun njëri-tjetrit. Edhe një herë na e kujtojnë me zë të lartë, të njëjtët politikanë që e kanë fjalorin e përditshëm të mbarsur me burg, gjak dhe vrasje, sesi i kanë mbajtur dorën vetvetes dhe të tjerëve rrotull, për të mos futur në burg kundërshtarin politik. Atë që rri përballë e që një ditë të merr edhe pushtetin (Mos o Zot)!

Sali Berisha përbën një specie më vete në këtë klasë dinosaurësh tridhjetëvjeçarë. E ka nisur karrierën e tij prej shtetari duke provokuar burgosjen e atij që ishte oponenti i tij kryesor i kohës, kreun e opozitës Fatos Nano. Katër vite burg të cilat më pas u pasuan me pafajësi dhe “gradim” të këtij të fundit, me postin e kryeministrit të vendit. Megjithëse gjesti i Berishës tingëllon sot si një anakronizëm i shpifur e jashtë kohe (cili mund ta pranojë sot, fjala vjen, që të merret me pranga kryetari i PD, me yshtjen e Edi Ramës), ky veprim i shtetit të Berishës asokohe, ishte hapi i parë i një kalvari vuajtjesh ku hyri Shqipëria në vitet e mbetura ’90. Voluntarizmi dhe arbitrariteti i të parit të vendit, presidentit të kohës, i dha formë një shteti folklorik, që ngjante pikë për pikë me skenarin e filmit “Koncert në vitin ‘36”.

Por ai stan atë bulmet ka, dje dhe sot. Sepse Berishës shumë shpesh, në daljet publike, i flet në vesh Frojdi. Bën gafa sa herë nxehet e dëshëron të bëjë të fortin. Rasti më i fundit ishte para një jave, në një debat televiziv kur deklaroi se kishte marrë “vendim politik” për të mos çuar në burg Fatos Nanon pas vitit 2005 kur erdhi në pushtet. “Nano e kishte bërë burgun”, u tha Doktori gazetarëve, duke mos na lënë edhe një herë asnjë dyshim se në këtë vend, sidomos kur qeveris ai vetë, në burg nuk të çon gjykata e prokuroria, por qeveria!

Ka një bezdi të përgjithshme të mediave pranë ish-kryeministrit, kur pëmenden fakte e ndodhi të dy dekadave më parë, në kohën kur qeveriste Berisha. “Pse na ktheni në vitet ’90, a nuk ju mjaftojnë zullumet e qeverisë aktuale”? Shumë e drejtë bezdia, e drejtë edhe pyetja që e shoqëron, por ka një “por” të madhe nga pas. Kur në poltronin numër 1 të opozitës ka vendosur të kthehet një personazh i cili ka dalë drejt e nga librat e historisë e është futur në zyrën e kryetarit të PD, çfarë zgjedhje kemi, përveçse që t’i përmendim bilancin kilometrik që ai ka në politikën shqiptare?! Nëse Berisha pranon me qejf të komentojë burgosjen e munguar “me vendim politik” të Fatos Nanos 17 vjet më parë, si mund të flitet për Gërdecin, 21 janarin e të tjera zullume të qeverisjeve të Doktorit? Si mund të bezdisesh nga përmendja e bilancit të një politikani, e jo nga vetë politikani?!

E meqë bezdia është një ndjesi më shumë estetike, le të merremi me faktet e rënda. E thënë ndryshe, me bindjen që Berisha i Tretë ka, edhe  sot në vitin 2022, se Fatos Nanon nuk e futi në burg në 2005 pasi ashtu e vendosi, pasi e kishte bërë një herë burgun. Siç duket qysh së largu, Berisha i Tretë vazhdon ta aprovojë burgun e kryer të Nanos në vitet ’90, ashtu si edhe burgun e munguar të tij në vitet 2000. Me një fjalë ky i treti, nuk ka ndryshuar asnjë milimetër nga dy Berishët e parë. Nuk korigjon asgjë, nuk kërkon falje për asgjë dhe nuk pendohet për asnjë gram nga bilanci i tij si politikan i lartë i vendit. Një akt koherence, por edhe një konkluzion dëshpërues i qorrsokakut ku PD e sotme e ka futur veten duke ricikluar një figurë politike që tani duhej të ishte duke gëzuar pensionin e tretë, e jo garën e tretë për pushtet.

16 Komente

  1. J
    Jorgo

    se kuptoj pse minjte e gjirizit ne kete vend quhen "dinosaure"... mesa duket gazekaret tane kane mungesa te theksuara nga 8-vjecarja ne lenden e biologjise...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stil

      Mesaduket, kur shpjegonin metaforat ne tetevjeçare, ti nuk e kishe mendjen ne mesim.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Ladi

      Shume e vertete dhe e drejte kjo qe shkruan Minxhozi

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladia

        Ladi... emer .ari

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kronikani Imer Çorapja

        I pari erdhi me biçikletë Neri. Pas tij ja behu me patina Mingjozi. Morën nga dy sufllaqe "urethra" dhe tre shishe dhallë "sperma". I pari iku Mingjozi duke lënë vazhda sekrecionesh mbi trompë. Mbas tij, avulloi Neri duke qëruar dhëmbët me dron. Derën e lanë hapur..

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maverick

          Ja dhe shpella i dha zë vrimës se gjirizit që ka ne mes te surratit lol.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Edhe se përdor ë duket që je shpellar se të tradhëton gj në vend të xh.

            Përgjigjjuni
          2. M
            MOS

            O Minxhozi, me vjen keq per kapacitetin tend dhe te ndonje tjetri qe diskutoni akoma per Sali Berishen! Sali Berisha ka vdekur per se gjalli si njeri, si politikan dhe si shqiptar. Ai mbahet nga dikush tjeter qe e do shqiperine me shale hapur dhe shtrire ashtu si jane bere nje pjese e vajzave dhe grave shqiptare dhe e quajne liri shkerdhimin, pa asnje norme, rregull, moral dhe respekt per vete dhe per bashkesine shqiptare se shoqeria ka vdekur qe kur vdeiq shoku. Detyra juaj eshte ta bojkotoni fare dhe mos ta zini ne goje se ai eshte nje i vdekur kriminel 24 karat, por ka nje pjese qe i ka kthyer ne kriminela dhe ata qe i bejen freske brekeve qe ka mbushur plot. E keni gjetur gozhden se ku e ka varur Sali Sheqere kurva drejtesine? Gjejeni se u ka ikur ne Amerike keto dite dhe pyeteni kur te kthehet. Ai vend ka mbaruar ne qoftese dhe gjashte muaj Sali Sheqere kerma do vazhdoje fjalimet e tij.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shelegura

              Operendi kur dolli ne shesh lugati,djalli njeriu me ipa cip .

              Përgjigjjuni
              1. s
                sopiqoti

                Eshte fatkeqesi qe shume prej nesh nuk po e kristalizojme akoma mendimin se "fshatari nga Vicitoli" ,dhe qe e ka emrin Sali Berisha eshte KANGRENA e shoqerise tone.Si die qe ishte ne krye te qeverisjes ashtu edhe sot nuk ka lene dhe nuk po le GJURME TE NJE POLITIKANI TE MIREFILLTE por te nje "mediokri dhe te paafte per tu mare me veprimtari politike ne te gjitha asprktet e saj.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Malo

                  Jo tamam keshtu! Ai nuk duhet te ishte duke gezuar pensionin, por burgun! I ke rene shkurt krimeve te Sali Berishes, duket se me kete shkrim e perkedhelni dhe jo ta dermoni me fakte, qe nga ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder e deri 21 janari ne bulevard! Bejani sikurse ia beri gazetari kosovar Mushkolaj: Derri e do plumbin ne balle! Jo me gudulisje Z. Minxhozi! Shume i bute me egersiren!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    Fatkeqesisht per Shqiperin qe nuk u burgos Nano dhe ish ministrat e tij te korruptuar. Por kjo gje ndodhi ngaqe Berisha kopjoji zanatin e te korruptuarve . Nuk donte te bente gabimin e 1992 kur nxorri para drejtesise hajdutin e ndihmave dhe e beri idhull ate peball popullit komunist Shqiptar. Asnje nga keta te korruptuarit Kryeministra nuk denoncon para drejtesise ishat. Sepse behen me hajdut sesa paraardhesit e tyre.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loni

                      O Zoti "Mos", Ne cfare vrime je futur dhe propozon "te mos permendet Berisha". Berisha eshte zgjedhur kreu i pjeses me te madhe te opozites dhe ka filluar fushaten per detyren e kryeministrit te rradhes. Faleminderit Zoti Minxhozi qe u kujton shqiptareve rrumpallen e shtetit berishian ...

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        MOS

                        Loni , jam atje ku ty s'ta merr as mendja dhe nuk jam ne vrime, se nga vrima dola shpejte, por ne oksigjen te paster atje ku ti e enderron dhe s'ke per ta arritur kurre. Sali Sheqere kerme Berisha duhet prere mishi me gershere se ate qe ka bere ai , as Hitleri dhe ushtaret e tij nuk e kane bere, prandaj mos kerko mua, por kerko Saliun dhe shko puthe atje ku te shijon me shume.

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        SBS

                        Berisha kurre nuk ka qene per udheheqes, nuk di se çfarë jane keta gazetare qe i hapin vend ne shkrimet e tyre Kush çuditet sot me bëmat e tij vuan nga intelekti, ato qartazi kane qene bërë nga nje njeri qe eshte vetdemaskuar me kohe.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          pretorian.

                          Berisha eshte nje bajge kombetare. Bajga jane dhe ata qe i shkojne pas. Te gjitha zullumet, qe nje shkerrdhate zakonisht i ka, tek Berisha i gjen me tepri. Eshte hajdut, mashtrues, vrases, tribal, klanor, gergas dhe doras. Eshte bajge. Ne nje vend tjeter, me karakter dhe ligj, ose me moral te larte shoqeror, kjo qelbesire e shekullit me e pakta do kalbej ne burg, ose nje plumb do e kishte mbeshtjelle me çarçaf njehere e mire.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje