Edhe ata që e duan, edhe ata që e urrejnë Edi Ramën, edhe miqtë që nuk ngutet t’i shtojë, edhe armiqtë që shpesh i rekruton nga radha e miqve, shpesh bëhen bashkë, të gatshëm që të ndezin cigaren e rradhës në mjekrën e kryeministrit. Sa kohë që qeveris i vetëm dhe suksesi i të majtëve ka gjithmonë e më shumë eskluzivisht portretin e tij, edhe dështimet e mundshme, jo thjesht për simetri, mbajnë firmën e tij. Vetmitar, sic ai ka qejf ta quajë veten jo fort pa të drejtë, nëse një ditë Edi Rama do të shkruante kujtimet e tij për qeverisjen e tij të djeshme, për aq kohë që ajo nuk është e kërcënuar në një të ardhme të afërt, padyshim që shëndetësia do të jetë një nga kapitujt më të gjatë.
Premtimi i bujshëm i nëntë viteve më parë: “Shëndetësia falas!”, ishte një nga motorrët e padiskutueshëm elektoralë që e cuan makinën e tij drejt pushtetit. Cfarë dukej në shikim të parë si një formulë e rreme, në thelb ishte një nga ofertat më të guximshme që i bëheshin qytetarit në kuptimin e solidaritetit të të gjithës për pjesën, pagesës nga një shumicë e shëndetshme për pakicën që do të kishte nevojë për t’u shërruar. Instikti prej politikani dhe politikani i ndjeshëm ndaj sondimit të publikut, i këshilloi atëherë mtonjësit të postit të Doktorit, sfidën ndaj tij pikërisht në fushën e tij.
Jo vetëm si një kapricio e fatit, por edhe si vërtetim ogurzi i faktit se të gënjeshtrat e përsëritura me ngulm, marrin statusin e të vërtetës apo se akuzat e pareshtura shndërrohen për mrekulli të së ligës, në provë të pakundërshtueshme, reformën e premtuar në shëndetësi e ndoqi fati i keq që të provonte pikërisht këtë short ballkanik: ndeshjen me lumin e frikshëm të gënjeshtrave të pafundme dhe vrerin e errët të akuzave pafund.
Hakmarrja e të mundurve mbi armën që i mundi, prekja e interesave të frikshme të shumë aktorëve privatë apo shtetërorë që operonin në atë fushë, Status Qua-ja e dashnorëve të rutinës, apo në rastin më të keq, defektet e mundshme në projektim dhe zbatim, zgjidhje të gabuara, risku i lartë nga korrupsioni, administrata anemike apo edhe fakti që shëndetësia është një fushë ku herët a vonë fiton gjithmonë vdekja dhe epilogu i përket zisë; pra gjithë këta, ishin armiqtë realë dhe grushti i aleatëve që nisën kundërsulmin mbi reformën. Mbi dy bashkautorët e saj, Ramën si kreu i qeverisjes dhe ish-ministrin Ilir Beqaj si ideues dhe zbatues i saj. Beqaj u kërkua të ishte qengji i kurbanit, nga zyrat ku para tij kishin qenë në shumicën e rasteve mjekë të shkëlqyer, por administratorë të këqinj, doktorë që mund të mposhtnin sëmundje, por që bënë shumë pak për të shërruar sëmundjet endemike të sistemit.
Prej vitesh reforma ka qenë në një gjyq publik dhe perceptimi i publikut, të paktën ai që bën zhurmë kur ka problem dhe hesht kur ka sukses, i vizaton spitalet shqiptare si një stacion frike: hallexhiun e pret një infermiere që i vesh këmishën e forcës, e vë forcërisht në gjumë një anestizist që i jep vizën e vdekjes dhe pastaj kirurgu i hyn me sopatë xhepave të pacientit.
Eshtë edhe cështje mentaliteti. Shqiptarët paguajnë si qengja të bindur faturat në spitale private dhe ashtu duhet të jetë, por sokëllijnë si luanë për aspirinën që mund të mungojë në spitalin shtetëror. Por ndryshe nga cfarë është realiteti në terren, natyrisht larg të qenit i përkryer, ndryshe nga cfarë thonë shifrat dhe mbi të gjitha, krejt ndryshe nga cfarë sugjeron krahasimi ulëritës me të shkuarën që nuk ka bërë ende një dekadë largësi nga e sotmja, autosugjestioni ka bërë të vetën. Pavarësisht problemeve të panumërta, pavarësisht sfidave të frikshme që afron e nesërmja, pavarësisht qëndrimit ende larg standarteve normale evropiane, shëndetësia e sotme është një lloj dite e vrenjtur në krahasim me terrin shpesh të thellë të nëntë vjetëve më parë. Pandemia është një nga provat e këtij ndryshimi. Sikur fati ta kishte ndëshkuar Shqipërinë me Covidin, në kohën kur qeveriste Doktori, drama që nuk ka kaluar ende, me siguri matematike do të ishte tragjedi kombëtare.
Të hënën Ilir Beqja theu një rekord qëndrimi në zyrat e SPAK-ut. Për nëntë orë rresht, me vetëm ujë dhe pauza për të teshtirë privatisht, ai u pyet për një nga koncesionet më të bujshme të firmosur në kohën e tij. Ndryshe nga sa mund të mendohet nga adhuruesit e spektaklit dhe atyre që janë gati të japin një sy, me kusht që tjetri të verbohet, ndeshja me akuzën publike është fat i mbarë për Beqen, i cili i jep mundësinë që të provojë se edhe fundi me tmerr është ku e ku më i mbarë se tmerri pafund. Por për të mbërritur deri tek fundi i kësaj sage pështirosjeje, ka disa të vërteta që i duhen përmendur harresës dhe ndoshta edhe vetë prokurorëve.
Në maj dhe në qershor të 2013, dy dokumente dramatikë të ISHP-së që i dërgoheshin ministrit të shëndetësisë së kohës dhe shefit të tij Berisha, nuk hezitonin të kërkonin mbylljen e sallave të operimit në QSUT. Arsyeja ishte e frikshme: sallat e operacioneve ishin të kontaminuara. “Nuk shërrojmë, por vrasim!”, ishte thelbi i këmbanave të institutit. Një central sterilizimi i tenderuar, blerë, paguar dhe ardhur në QSUT në vitin 2009, deri në shtator të 2013-ës nuk ishte vënë në punë.
Mungesa e sterilizimit rrezikonte jetën e pacientëve. Instrumente të vjetër dhe të pasterilizuar, mosdezifektimi i pajisjeve të sallës, veshjet jo sterile të mjekëve dhe infermierëve, e bënin mundin e mjekëve të shndërrohej në sfidë sizifi. Sepse bashkë me ta, në salla lodronte edhe Stafilokoku apo E. Coli. Këtu hyri në lojë koncesioni i shumëpërfolur i sterilizimit. Në fillim studimi dhe pastaj gara. Kontrata lidhet në fund të vitit 2015. Shteti, domethënë shqiptarët, paguajnë fituesin e saj vetëm për shërbimet e kryera. Në fund të saj, të gjitha investimet e privatit bëhen pronë publike. 260 vetë janë punësuar në zbatim të saj.
Se si është bërë apo respektuar procedura, këtu prokuroria duhet të vendosë stetoskopin. Qoftë dhe për të provuar nëse shuma e afruar përligj shërbimin që jepet, nëse me më pak lekë mund të afrohej shërbim më i mirë, nëse ka pasur lëvizje të dyshimta parash e të tjerë e të tjerë. Por përtej përgjigjeve që duhet të bindin vetë organin e akuzës, qytetarët dinë pak më shumë aritmetikë sesa dinte ish-kryetari i ri në moshë i opozitës. Aksioma: “Ndiq paratë!”, sugjeron se llogaria që konfirmon kthimin në dobi të qytetarëve nëpërmjet shërbimit cilësisht më të mirë, shpëtimit të jetëve dhe përmirësimit të cilësisë së jetës, i ka kthyer paratë në mënyrën e duhur tek shqiptarët.
Sa për një shembull: në vitin 2014, një paciant qëndronte në spital pothuaj një javë, 6.5 ditë. Që atëherë, vit mbas viti, duke shmangur infeksionet që merreshin për shkak të mungesës së sterilizimit, kjo kohë ka ardhur duke u ulur. 5.5 ditë në 2015-ën e deri në 3.6 ditë në 2019-ën. Këtu nuk mjafton aritmetika e Bashës që të vërtetohet se koha e qëndrimit në spital është shkurtuar gati përgjysëm. Dhe kjo përkthehet në para. Një shembull tjetër, tek spitali i traumës, në vitin 2019, janë kryer 7,300 ndërhyrje dhe 26 mijë ditë qëndrimi. Në vitin 2014, kjo kohë do të shkonte në 47,500 ditë qëndrimi, të cilat përfshijnë koston financiare për spitalin, për personin e sëmurë dhe kosto sociale për të sëmurin dhe familjen. Dhe për të patur një ide sesa kushton një ditëqëndrimi në spital, mund të përmendet se zyrtarisht, vetëm një ditë shtrim në reanimacionin e kardiokirurgjisë varion nga 34 mijë deri në 74 mijë lekë. Dhe këto janë para të kursyera.
Në vetëm katër vjet, nga 2018-ta në 2021-shin janë kryer rreth 250 mijë ndërhyrje kirurgjikale në QSUT nën regjimin e kontratës së re dhe janë kursyer rreth 450 mijë ditë qëndrimi në spital. Këtë thonë shifrat, por duhet ta kuptojnë më së pari qytetarët dhe më pas, edhe qytetaria e prokurorëve.
Kjo nuk është thjesht një cështje penale. Pavarësisht nëse shkruan apo jo kujtimet e tij Edi Rama, procesi ndaj së paku këtij koncesioni është shumë më komplekes. Nuk ka të bëjë fare me fatin e individit Beqja, një nga njerëzit më të mallkuar në maxhorancën socialiste dhe që për paradoks, është ndoshta ndër specialistët absolutisht më të aftë që ka thirrur ndonjëherë nën armë Edi Rama. Kjo është një ndeshje mes nevojës dëshpëruese për një drejtësi të pavarur dhe nevojës për pavarësinë e saj nga jurisprudenca populiste që sheh kudo një armik që duhet të provojë prangat. Kjo është betejë morali dhe të gjithë duhet të luten që prokurorët të fitojnë bastin duke kuptuar se e vërteta shkon përtej formulave klasike që njohin vetëm bardhezinë klasike të bolshevikëve të djeshëm dhe të pranojnë përfundimisht nuancat që sheh Evropa kur jep drejtësi.
More plehre, ulja e diteve te shtrimit lidhet me transferimin e pacienteve ne spitalet private. Me kishin thene qe je plehre po jo kaq sa te besh te zezen te bardhe. Ilir Beqja eshte HAJDUT dhe duhet te shkoje ne hapsane per 10 vitet e ardhshme te jetes se tij. He se harrova : kryeministri yne eshte LEGEN
Pa i hyre fare faktit ne Beqja eshte bajdut apo jo, pse ne 2013 nuk kishte spitale private?! Cfare lidhje ka kjo qe thua ti. E verteta qendron qe me Edi Ramen jane bere ndryshime kolosale nga koha e plehres Berisha. A kane vjedh apo jo le ta percaktoje Kraja e ti plasi brenda. Nuk me dhimbsen aspak, madje me behet qejfi se parate tona i bie te kene vjedhur
Një nga ata satelitët që babua do hedh në hapësirë do ta emërtojnë Lorenc Vangjeli , tjetrin Elisa. Më kujtove atë foton që kishe dalë me presidentin e ri ditën që u zgjodh nga kuvendi. Te ajo foto mer kuptimin maksimal shprehja Një foto sa njëmijfjalë, aty duket fytyra e këtij e vërtet. Do zoti I shkon në mëndje babos të emëron këshilltar të tij.
Doli ky kauri te beje avokatin e Qeveritareve hajdute , me kete arsyetimine t ij , prej deficenti
O palle, po ta thot shqip o pall po ti sdo me e kuptu. Po te shkote p… satom ne spital me perpara do te rrite nje jave e shtrume. Tani rri vetem tre dit. Pra ne te tjeret qe ste kemi faj, do pagunim me pak per hallin e momes tate qe ka bo nji kaqol si ty. Une kete lorencon se kam hiq qef se bo si ironiku i modh po ksaj radhe e ka qa me shifra.
Cfar rendesie kane shifrat,edhe nese jane te verteta.Edhe tenderi nqe eshte dhene mund te kete ndikuar ne uljen e ditqendrimeve...por e rendesisheme dhe ajo per te cilen behet muhabeti eshte ne kete tender ka pas korrupsin,a eshte vjedhur...apo me qe thuhen ato me siper ci qi temen vjedhjes...ketu e ke fjalen ti Vito i verteti..
Dite qendrimet ne spital jane llogaritur per numurin e operacioneve te kryera po ne shtet.Çfare lidhje ka kjo me privatin apo hajde ti biem dajres si na intereson.
Lorenci u fut ne vathen e Saliut! Jo me kot Ylli Rakipi largi Arjanin dhe Currin! saliu paguan me shume! Pjesmarrja ne emisionin me Zonjen milionere tregoi qarte qe te gjithe jane ne shitje dhe jane te shitshem! Merkata e futbollit vazhdon! Njerez te poshter!
Debil total! « Amerikani » me Mjeke turq dhe Hygeia etj jane turpe pa lidhje. Ne mjekesore dhe shkence nuk mund dhe nuk duhet te kete private pasi me private pacienti kthehet ne klient dhe ky eshte krim!
"Vito" nuk behesh pellumbeshe se ke lindur sorre e sali kerme sheqeres, prandaj s'ta ve njeri ty ne prapanice per te bere llogarite. Mua me habiti shkrimi i ketij gazetari kaq perfekt dhe i sakte, duke pasur brenda dhe logjiken e sherbimit te pacientit. Por ju sorrat "Vito" qe keni lindur dhe keshtu do vdisni si non grata juaj, dalengadale do behi dhe korba e pasj do ngordhni ne ndonje zgaver rrapi se keshtu e keni katandis veten. Ne fund ke treguar dhe ate qe je jashteqitje e brekeve te sali sheqeres; pordhacer!
Artikull qe tregon ndryshimet pozitive ne shendetesi dhe i bazuar ne fakte e statistika. Per mua z. Beqaj eshte nje profesionist i vertete qe mund te drejtoje cdo fushe te ekonomise ne menyre te suksesshme. Bindes ne argumentat e tij, i forte ne debat. Per mua ai duhet te ishte zv/kryemisister sigurisht ne se vertetohet se nuk ka dore ne korrupsion.
si gjithmone vangjeli mpreh lapsin dhe ben artikullin e rradhes. me aftesite per te shkruar kujdeset te perdore lloj lloj metaforash dhe lloj lojra fjalesh qe kur ta mbarosh artikullin te mos marresh vesh per ca po fliste. po trajton problemin qe mund te kete abuzim apo po i thur lavde se cfare arritjesh jane bere. me nje fjale "ndoshta ka abuzuar po ama ka punuar". standardi i gjithe shoqerise shqiptare qe na karakterizon te gjitheve. eshte vrases po ama ka shpetuar edhe jete. eshte perdhunues po ama e mbajne per njeri te mire. eshte manipulues si vangjeli po ama shkruan bukur.
Shhhhhhttttt ,po flet Lenci...!
Ku kurohesh ti mer dak ne QSUT apo ja fut vrapit jashte. Edhe sikur Beqja ta kishte shkruar vete kete artikull s'do ta shkruante me bukur. Po shendetesia jone eshte ku therret qameti. Paguaj sigurime shendetsore prej vitesh dhe jo pak kur semurem marr mbrapsh Ndoc Rrokun. S'ka nga ky ilac shko merre ne farmaci. Tani per ta mbyllur ti qenke kokrra e ku..'s kurse Beqja eshte kokrra e hajdutit. Ik ke lokali i Beqes edhe futi ndonje tekje
O shejtan Vangjel....Puma nuk eshte ke ppp por se pse ju dha miqve e shokeve e nuk u hodh ne treg e ta merrte ai qe ofronte me mire...ktu eshte problemi qe nuk eshte I vogel...kte na sqaro o shejtan.....
lenci i vangjelve e di mir qe beqja ka rrujt me brisk dhe me gersher po lenci ka cmimin e vet…..dhe jo vetem kaq…..por shokve per kok…..beqja ka privatizuar shendetsine me paret e shtetit dhe si shum e veshtire te haet qe rama e firmosi pa dit gje….se nga vin e ku shkojn paret….po kshtu inceneratoret….po kshtu per 32 vite ja zberthyn brinjet ketij vendi….
Bravo Lenci, hera e pare qe nuk shoh pike cinizmi ne shkrimin tuaj, por vetem argumente me arithmetike (jo te Lulit).
Nje gazetar rralle qe ka mencurine te kuptoje dhe kurajon te thote me ze te larte disa realitete mbi shendetesine. Kunder rrymes qe ende jeton me nostalgjine per shendetesine e viteve 80, kur shiringat shumeperdorimshe perhapnin ne mase hepatitin B. Primum non nocere.
Kam vajzen mjeke ne spitalin e Durresit .Sherbimi,Jo vetem ndaj pacientevepor Edhe ndaj mjeteve e sherbimeve per vete mjekun,ushqimi,salla ,reanimacioni etj ,as nuk krahasoheni me kohen e Saliut te dyte dhe Ilirit Bythelepires i Saliut
Si eshte gjendja makaber e shendetesis ne Shqiperi e dim te gjithe . Me poshte pershtypja e Hollandezit : Ish-këshilltari holandez i Etilda Gjonajt i shkruan letër Ramës: Drama që përjetova në Spitalin e Traumës, këtu njerëzit mund të vdesin më kot. Një shtetas holandez që punon si ekspert ndërkombëtar në fushën e riedukimit dhe që ka shërbyer gjithashtu si këshiltar në Shqipëri për Ministrin e Drejtësisë përgjatë viteve 2018-2020 kur ky institucion drjetohej nga Etilda Gjonaj, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës i rrefen incidentin që i ndodhi disa ditë më parë në Tiranë dhe më pas dramën që përjetoi në Spitalin e Traumës, raporton Lapsi.al Ton Daans u rrëzua në një prej trotuarëve të lëna pas dore në kryeqytet duke pësuar plagë të rënda në ballë, hundë dhe në krahun e djathtë. Trajtimi mjekësor në Spitalin e Traumës ishte një ferr për të, për shkak të kushteve të këqija dhe infrastrukturës së dobët që dëshmon rrënimin e sistemit shëndetësor shqiptar. Mes asaj që përshkruan eksperti holandez dhe propagandës së Edi Ramës ka një kontrast shumë të madh. Lapsia.al sjell më poshtë të plotë letrën e tij drejtuar Edi Ramës. Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë I dashur zoti Edi Rama, Emri im është Ton Daans. Jam një shtetas holandez, ish drejtor burgu në pension dhe që nga viti 2017, ndër vende të tjera kam ardhur edhe në Shqipëri, si ekspert jorezident në fushën e riedukimit. Kam qenë i përfshirë në disa projekte dhe, në vitet 2018, 2019 dhe 2020, kam qenë ‘këshilltar personal ndërkombëtar për burgjet’ i ministrit shqiptar të Drejtësisë. Kjo letër nuk ka të bëjë me mua, por po përdor një ngjarje (të rëndë) private që më ka ndodhur së fundmi për t’ju drejtuar shqetësimet e mia, jo përsa i përket gjendjes së burgjeve, por gjendjes së sistemit shëndetësor në vendin tuaj. Dua të ndaj përvojën tim dramatike me ju. Gjithashtu, dëshiroj ta ndaj atë me ministrin shqiptar të shëndetësisë, me ambasadorin holandez në Shqipëri, kryesuesin e delegacionit të Bashkimit Evropian, komisionin parlamentar shqiptar për kujdesin shëndetësor, partinë shqiptare në pushtet, opozitën politike, shoqërinë civile shqiptare si dhe me disa media shqiptare. Jam i bindur që përvoja ime me shumë gjasa është e ngjashme dhe e krahasueshme me përvojat e shumë bashkëqytetarëve tuaj shqiptarë. E di që nuk jam shtetas shqiptar, por pas asaj përvoje më qau zemra për të gjithë shqiptarët. Cili është shkaku i drejtpërdrejtë që po shpreh këto shqetësime? Të shtunën e datës 16 prill 2022, në orët e vona të mbrëmjes, u lëndova pas një rrëzimi në një nga trotuaret e shumta të lëna pas dore në qytetin e Tiranës. Pata lëndime të rënda në ballë, në hundë dhe në krahun e djathtë. Aksidenti më ndodhi në cep të kryqëzimit të Bulevardit Zogu I dhe Rrugës Reshit Petrela. Pas këtij incidenti, një miku im shumë i mirë personal (me njohje të mirë të gjuhës angleze) më çoi në një spital të traumës, të quajtur ‘Spitali Universitar i Traumës’, në departamentin ‘Urgjenca e Traumës’. Qëndrova në atë spital për disa orë dhe mu duk sikur isha kthyer prapa në histori. Sikur po udhëtoja përmes një ‘makine të udhëtimit në kohë’ në vitet gjashtëdhjetë (holandeze) të shekullit të kaluar. I dashur zoti Edi Rama, le t’jua tregoj përvojën time në atë spital duke ju kërkuar, me dashamirësi, t’a merrni atë parasysh nga një këndvështrim i caktuar. Dikur, rusi i madh Fjodor Dostojevski ka shkruar se “shkalla e qytetërimit në një shoqëri mund të gjykohet duke hyrë në burgjet e saj”. Jam plotësisht dakord me përmbajtjen e këtij citimi dhe, për mendimin tim, termi ‘burgje’ mund të zëvendësohet edhe me institucione të tjera shërbimesh sociale të shoqërisë, si institucionet psikiatrike apo dhe spitalet e përgjithshme. Kujdesi shëndetësor, ashtu sikurse çështje të tjera thelbësore si p.sh. Shteti i së Drejtës, është një nga shtyllat esenciale të ndërtimit të një shoqërie të mirëbalancuar e të civilizuar. Ai është një ndër parakushtet e mirëqenies së të gjithë qytetarëve në një shoqëri. Po ju bëj një përshkrim shumë të detajuar, pasi mendoj se është e nevojshme të më kuptohen shqetësimet si dhe përfundimet/konsideratat që po parashtroj, megjithëse supozoj se jeni plotësisht i vetëdijshëm për ekzistencën e shumë pikave të dobëta në sistemin shëndetësor shqiptar. Për më tepër, dua të theksoj se nuk po fajësoj stafin mjekësor të spitalit. Jam i bindur se mangësitë sistemike dhe organizative janë shkaku i “të metave” dhe i cilësisë së dobët të shëndetësisë shqiptare. Vërejtja ime kryesor ishte se stafi duhet të ofrojë kujdes shëndetësor të mirëkoordinuar, ndërkohë që kushtet e spitalit nuk e lejonin një gjë të tillë. Këto kushte ishin të vjetëruara. Stafi mjekësor ishte i detyruar të mjaftohej me atë që kishte. Ai përballej dukshëm me mangësi sistemike. Çka është një fakt klinik! Së pari, dëshiroj t’ju paraqes disa fakte (klinike) dhe disa vërejtje personale: 1) Gjatë vizitës time në spital takova shumë infermierë dhe disa mjekë. Vetëm njëri mjek (kirurg i përgjithshëm) e kuptonte mirë gjuhën angleze. Nëse nuk do të isha i shoqëruar nga miku im personal shqiptar, çdo bisedë normale me personelin mjekësor në këtë spital universitar do të ishte e pamundur për shkak të pengesës së dukshme gjuhësore; 2) Në departamentin e urgjencës që vizitova nuk kishte pajisje kompjuterike dhe informacionet rreth meje, si lëndimet etj. u shkruan me dorë në ca blloqe të mëdhenj; 3) Nuk kishte letër higjienike për pacientët, si dhe nuk kishte ujë të pijshëm; 4) Në banjë nuk kishte ujë në rezervuarin e WC-së; 5) Gjatë trajtimit tim privatësia ime (si pacient) nuk u respektua absolutisht; 6) Në departamentin e radiologjisë ata përdorën një aparat me rreze X, që dukej të ishte blerë shumë dekada më parë; 7) Si pacient në dhomën e radiologjisë mu desh të gjunjëzohesha në pllakat e dyshemesë për të vendosur krahun tek aparati sepse nuk kishte karrige apo stola të përshtatshëm për ta bërë këtë ulur. Në moshën 68-vjeçare dhe i lënduar rëndë, kjo ishte një ‘torturë’, një ferr i vërtetë; 8) Pasi qepa plagët, mu desh të qëndroja në një lloj dhomë vëzhgimi, por shtrati që përdora nuk kishte çarçafë të pastër; 9) Për shkak se një mjek kishte diagnostikuar një frakturë në krahun tim të djathtë, krahu u fut në allçi. Gjatë këtij procesi u intervistova edhe nga punonjës policie për aksidentin dhe procesi u desh të ndërpritej për një kohë të shkurtër sepse punonjësit e policisë kishin nevojë për nënshkrimin tim; 10) Në spital nuk kishte fasho (nga ato që përdoren për të mbajtur krahun e dëmtuar të futur në allçi) dhe mu desh ta blija në një farmaci të qytetit. 11) Kërkova disa herë një dokument mjekësor për t’ia dorëzuar mjekut tim të familjes në Holandë. Pas disa refuzimesh, më në fund një infermiere (e një ambulance që ishte aty), e cila nuk ishte në procesin e trajtimit tim, shkroi disa informacione në një fletë jozyrtare. Shënimet ishin shkruar me dorë dhe ‘dokumenti’ nuk kishte as datë, as firmë dhe as vulë. Në këtë letër kishte dy diagnoza dhe unë vura re se një nga diagnozat binte ndesh me diagnozën e parë (të shprehur gojarisht) të kirurgut të përgjithshëm; në fakt diagnoza e shkruar me dorë ishte e kundërta e diagnozës verbale që më paraqiti kirurgu i përgjithshëm. Do shkruaj më poshtë rreth kësaj teme më vonë; 12) U thashë disa herë në spital se përdorja hollues gjaku çdo ditë, pas një embolie pulmonare spontane, jo të lidhur me Covid, që kam kaluar në dhjetor 2020; edhe për këtë do të shkruaj më poshtë; 13) Grafitë me rreze X i mora me vete në Holandë (me lejen e personelit mjekësor); 14) Një nga anëtarët e stafit mjekësor më pyeti nëse kishte mjek holandez në Ambasadën Hollandeze në Tiranë. Nuk e kuptova pse ma bëri këtë pyetje. Së dyti, për shkak të aksidentit dhe lëndimeve mu desh të ndërpres misionin dhe të kthehem në vendlindje të hënën më 18 prill, më herët nga sa ishte planifikuar. Pas kthimit në vendlindje, Eindhoven, kontaktova menjëherë një specialist traumash në spitalin tonë lokal. Dua të ve në dukje disa përfundime të jashtëzakonshme të këtij specialisti në spitalin holandez: A) Materiali i allçisë së përdorur në krahun tim ishte shumë i dobët. Krahu duhet të ishte fiksuar. Nuk ishte bërë siç duhet. Pas disa orësh vura re se te pjesa e brrylit allçia ishte varur. Ky është gabimi 1. B) Specialisti holandez i traumatologjisë pas kontrollit të fotove shqiptare me rreze X dhe pasi bëri disa analiza mjekësore konkludoi se NUK kishte frakturë në krah, por një kontuzion të rëndë; pra në spitalin shqiptar të traumës është bërë një diagnozë krejtësisht e gabuar. Allçia (e thyer/varur) u hoq. Diagnoza e gabuar është gabimi 2. C) Diagnoza e shkruar me dorë për krahun ishte “fractura olecrani”; sipas specialistit holandez kjo diagnozë është krejtësisht e gabuar. Ky është gabimi 3. D) Diagnoza e shkruar me dorë për kokën ishte “kontuzion Capitis ET VLC”; sipas specialistit holandez krejtësisht gabim. Ky është gabimi 4. E) Siç u përmend më herët, diagnoza e shkruar me dorë gjithashtu nuk ishte në përputhje me diagnozën e kirurgut të përgjithshëm. Ky është gabimi 5. F) Duke marrë parasysh faktin se kam vuajtur nga një dëmtim i rëndë në kokë dhe duke marrë parasysh përdorimin e holluesve të gjakut, sipas standardeve mjekësore të pranuara ndërkombëtare, personeli mjekësor duhet të kishte kryer një ekzaminim me CT skaner. Nëse një pajisje e tillë nuk disponohej, atëhere personeli mjekësor duhet të kishte marrë vendimin e shtrimit në spital për të paktën 48 orë për vëzhgim dhe mbikëqyrje, pasi ekzistonte rreziku për hemoragji të brendshme në kokë. Ky është gabimi 6. G) Nuk ka pasur fare ekzaminim neurologjik, as nga kirurg, as nga një infermiere, as nga një neurolog. Ky është gabimi 7. H) Mu dha një deklaratë se isha ‘i aftë për fluturim’; por, bazuar në konsideratat e përmendura në F, ishte gabim të jepej një deklaratë e tillë. Më domethënëse është se kjo deklaratë është dhënë pa asnjë ekzaminim neurologjik apo teste të shkurtra neurologjike. Në bazë të deklaratës fluturova pasditen e së hënës 18 prill vetëm 38 orë pas aksidentit. Specialisti holandez ishte i mendimit se stafi mjekësor në Tiranë kishte ndërmarrë një rrezik të papërgjegjshëm. Kombinimi i dëmtimit të kokës, holluesi i gjakut, presioni në kabinën e avionit mund të kishin shkaktuar një hemnoragji të brendshme në kokë/tru. Ky është gabimi 8. I) Pasi dola nga spitali, më kthyen në hotel. Askush nuk më këshilloi të mos qëndroja vetëm për shkak të rrezikut të një hemoragjije të brendshme në kokë. Mbikëqyrja në hotel duhet të ishte një ‘conditio sine quo non’. Megjithatë, nuk mu këshillua një gjë e tillë. Ky është gabimi 9. Gjithsesi, jam mirënjohës që plaga në kokë m’u mbyll me qepje, por veç kësaj, pothuajse gjithçka tjetër ishte ‘nën optimale’ në këtë spital universitar, ku stafi mjeksor ishte i detyruar të punonte me pajisje të vjetruara dhe pa asnjë kompjuter. Për më tepër, më ra në sy një proces pune kaotik, pa një sistem të qartë detyrash, autorizimesh dhe përgjegjësish. Qasja ishte krejtësisht e papërqendruar te pacienti, komunikimi ishte konfuz, sistemi i regjistrimit plotësisht i pamjaftueshëm dhe proceset e punës jo të mira dhe jo të organizuara në mënyrë efektive. Për më tepër, pata përshtypjen se disa anëtarë të stafit nuk ishin të mirëarsimuar dhe disa prej tyre silleshin sikur të ishin krejtësisht të painteresuar dhe të pamotivuar. Për mendimin tim të gjitha këto fakte që rreshtova flasin për mundësi fatkeqësish të pamendueshme. Kryeministër, nuk bëhet fjalë për mua, unë arrita të shkoj në shtëpi, të vizitohem në një spital modern të Evropës Perëndimore të pajisur mirë. Por, qytetarët shqiptarë, duke përjashtuar ata pak të pasur e të lumtur në vendin tuaj, i nderuar Kryeministër, nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Kam frikë, dhe kjo nuk është e paimagjinueshme, që aty njerëzit vdesin më kot, gjë që mund të jetë një skenar realist në spitalin e traumës ose në spitale të tjera shtetërore. Para se të hyja në këtë spital më 16 prill 2022, gjatë viteve të kaluara, kam dëgjuar shumë për cilësinë dhe standardet e shërbimit shëndetësor shqiptar. Për ‘ikjen e trurit’, për demotivimet, për korrupsionin, për dallimet mes klinikave shtetërore dhe private. Ka shumë që konfirmojnë se për shkak të kujdesit të dobët shëndetësor, njerëzit po vdesin. I dashur kryeministër, shëndetësia nuk është çështje përfitimi. Është detyrë thelbësore e shtetit që të garantojë një akses (të mirë dhe falas) për të gjithë qytetarët në një sistem të mirë-koordinuar të kujdesit shëndetësor. Bazuar në eksperiencat e mia, natyrisht në kombinim me ato që kam dëgjuar dhe ato që kam lexuar, kam mendimin modest se në këtë aspekt ka disa fusha domethënëse për përmirësim. Janë sfida të vërteta. Shërbimi i mirë shëndetësor lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut. Dhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet është një parakusht për një shkallë të pranueshme civilizimi. Jam i bindur se zoti Fjodor Dostoevsky do të pajtohej me mua se shkalla e qytetërimit të shoqërisë suaj nuk është në përputhje me standardet evropiane në lidhje me kujdesin shëndetësor. Për më tepër, i nderuar zoti Edi Rama, për mendimin tim shëndetësia nuk mund të jetë kurrë një element ekuilibri në buxhetin e shtetit. Kur eci në rrugët e Tiranës dhe krahasoj pejsazhin urban të qytetit me nja dy vite më parë, vë re se ka shumë para për të realizuar ndërtime. Ndoshta do më fajësoni se po krahasoj mollët me portokallet dhe do të dëshironit të ndalja së adresuari këto vërejtje kritike. Megjithatë, është qëllimi im i ndershëm dhe i sinqertë, të bëj avokatin e qytetarëve të thjeshtë të vendit tuaj të bukur në emër të përmirësimit të aksesit në një sistem të mirë shëndetësor për të gjithë shoqërinë tuaj. Mendoj se ky parim i solidaritetit do t’ju tërheqë si kryetar i Partisë Socialiste (PS) në pushtet. Kryeministër, shpresoj që këtë letër të mos e quani si të mbinxehur emocionalisht, apo më keq, si incident. Unë sinqerisht shpresoj se kjo letër do të kontribuojë në disa rishqyrtime themelore. Dhe ju lutem vini re, kryeministër, mos harroni kujdesin psikiatrik, kujdesin shëndetësor në burgje dhe komisariate dhe psikiatrinë ligjore në institucionet tuaja të vuajtjes së dënimit. Bazuar në një model gjithëpërfshirjeje, të gjithë qytetarët shqiptarë, të rinj, të moshuar, të lirë, të burgosur, kanë të drejtë të kenë akses në një sistem shëndetësor të ekuilibruar dhe të mirëorganizuar. Ju pershendes me përzemërsi, Ton Daans Këshilltar ndërkombëtar në fushën e riedukimit. Eindhoven, Holandë, 26 Prill 2022
Vangjeli hyn te njerezit me llogjike, krekoset, palestrohet, vishet mire dhe del te Fevziu (hahah) për te treguar pjesen “neutrale” te mbeshtetjes ndaj Rames. Vetem se me shkrime te tilla llogjika ka thene “Hasta la vista”. Ore jane pune qe ne mos Bequa dikush do e bente problemi qendron te fakti qe po vidhet i dashur, prandaj ky Spaku qe ju e urreni dhe e doni kur ju leverdis po heton për kete rast. Sado te llogjikoni prap kur publikoni keto shkrime kam pershtypje qe I fusni nje…ehh cme ka gjet me kta hajdute.
Vetëm dy argumenta që i rrëzojnë menjëherë pseudoarësyet dhe pseudologjikën e Vangjelit: E para, në kohën kur u bë PPP e sterilizimit, nëse vërtet në spitalet shtetërore standartet e sterilizimit ishin me mangësi, funksiononin prej shumë vitesh spitalet private, Amerikani, Hygeia etj,të cilat e kryenin sterilizimin brenda spitalit me cilësi shumë të lartë. Nëse Beqja dhe vartësit e tij na paskan qenë vërtet injorantë në këtë fushë, fare mirë mund ti drejtoheshin për konsulencë këtyre spitaleve për tu njohur me standartet dhe kostot e kësaj pune. E dyta, nëse kanë pasë komplekse apo turp ti drejtoheshin spitaleve private, fare mirë mund të kërkonin konsulencë nga OBSH apo organizma të tjerë ndërkombetarë të cilët pa kosto apo me një kosto shumë të vogël për buxhetin, do ti studionin kushtet konkrete dhe do jepnin modelin e duhur që rritja e standartit të sterilizimit të mos e rriste koston 80-100 herë më shumë se sa bëhej deri në atë moment dhe gati 8-10 herë më shtrenjt se në Francë e Gjermani sa u bë me PPP e zhvatjes.
Vetem prof.doc.mekanik.Nard Ndoka mund ta beje shendetsine shqiptare te krahasushme me vendet europiane.Ky njeri eshte i pa pamë.Ju lutemi,le ta provoje edhe Nardi edhe njehere.Eshte number 1.Se si do ta rregulloje,eshte pune e tij.
Me mire vone se kurre ka thene i moçmi. Vangjeli e paska kuptuar me se fundmi se nuk duhet ta çoje veten dem. Kur pushteti po jua mbush mire xhepat dhe llogarite bankare plot e plot kalemxhinjve gjoja gazetare dhe analiste rishtare e pa asnje vlere e si te mos marre nje llokme te mire dhe Lorenci. Koncensioni i sterilizimit ka miliarda pa fund per te blere qe nga me te liret e deri tek ata qe shiten me shtrenjte. Vetem 40 perqindshi i zarit te Beqes aksioner te Sani Service i arketon ne banka nja 60 milione euro per 10 vitet e koncensionit. Prandaj nuk ben çudi shkrimi i Vangjelit per te mbrojtur aferen dhe per te parapergatitur opinionin publik ta gelltise procesin fallco qe do beje SPAK dhe gjykata per maskaraden skandaloze te ppp se sterilizimit,duke u bere sot papagalli i justifikimeve idiote dhe bajate te Beqes nje dite me pare.
O zagari vangjelis, sa te ka paguar pirati kryehajdut beqja ?!?! Ti Ben here pas here mentarin por je sharlatan dhe egoist. Ti te vjen hakut berisha ,ore lamash I djallezuar. Por beqja shkatroi spitalet ,I vodhi dhe I degradoi ore zuzar ,qe e mbron! Ky duhet te mos dali kurre nga burgu dhe te dorezoje pasurine e vjedhur ,demek ky sheiku I shendetesise, por edhe ti duhet te hash ndonji gozhde nga ato te kalit o gomar.....
O zagari vangjelis, sa te ka paguar pirati kryehajdut beqja ?!?! Ti Ben here pas here mentarin por je sharlatan dhe egoist. Ti te vjen hakut berisha ,ore lamash I djallezuar. Por beqja shkatroi spitalet ,I vodhi dhe I degradoi ore zuzar ,qe e mbron! Ky duhet te mos dali kurre nga burgu dhe te dorezoje pasurine e vjedhur ,demek ky sheiku I shendetesise, por edhe ti duhet te hash ndonji gozhde nga ato te kalit o gomar.....
VETEM NJE I PACIOE SI VANGJELI MUND TI DALI NE MBROJTJE BEQAJT,MEGJITHESE E DI GJITHE TIRANE QE ME BEQAJN ESHTE MIK I NGUSHTE PREJ SHUME VITESH.MIRE E KA RAMIU QE I THOTE KAZAN KETYRE.
Shiko mor bir kurve, pa kaloje ne skaner njehere koncensionin e sterilizimit, shpenzimet, te ardhurat, normen e fitimit, shiko mos eshte blere hekur, zhavor e beton apo mbase koka-kola per sterilizimin duke rritur fiktivisht shpenzimet etj etj e pastaj "llap" e ha c'te duash.
Holta, po sikur te nos jet ble hekur, zhavorr e beton e coca cola te koncesioni per mos me rrit shpenzimet, do pranosh ti te jesh kurva e tyt biri sic thu???
O Vangjel ne Spak ai eshte thirrur jo se ne shendetesi nuk jane bere ndryshime ne kohen e Buqes por sepse investimet apo tenderat jane abuzive dhe te dyshimte. Prandaj me mire mos ta kishe ahkruar fare kete artikull sepse ne vend ta ndihmosh Buqen ja ke futur me shume dhe DASHTE ZOTI SA ME SHPEJT E SHOHIM SHOK DHOME E LEFTERIN.
Sterilizimi eshte nje problem qe nis qe prej mbajtjes ne standartet e duhura te higjenes ne mjediset e jashtme perreth spitalit, ne hyrje , neper korridore e ne cdo qelize tjeter brenda tij. Persa i perket kostove specifike per 'outsourcing' te sterilizimit (apo cdo lloj sherbimi tjeter) apo krijimin e nje njesie brenda spitalit per kete qellim, keto jane ceshtje afatgjata organizimi dhe ekonomike ...se si eshte arritur ne ato vendime eshte e lehte per tu verifikuar... Spitalet publike duhet te jene ne pararoje te sherbimit shendetesor ne teresi prej vete misionit te tyre.
O Lorenc Beqja, qe ditën e parë që është hapur Spitali Amerikan dhe Spitali Hygeia në vitet 2006 dhe 2010 ditëqëndrimi i pacientëve të operuar ka qenë gjithmonë shumë më pak se sa është sot me ppp e sterilizimit të Ramës dhe Ilirit. Dhe nuk e kishin dhënë me koncension ata por e bënin aty në spital me kosto minimale me autoklavët e tyre. Shko e pyeti sa kushton, po ta them unë, jo më shumë se 8-10 euro për një operacion e jo 200-300 euro sa e bëri Beqe Rama me ppp. Se nuk ka ndonjë çudi apo teknologji të re dhe të panjohur sterilizimi. Është shumë e lehtë ta bësh si e bën gjithë bota me një kosto shumë të vogël, mjafton të kesh vullnet për ta bëre e të mos jesh rrjepës i babëzitur siç janë ata që të paguajnë ty.
Nje pyetje shume e thjeshte. Ku beheshin sterilizimet perpara se te behej koncesioni. Ne qoftese beheshin ne spital nga specialistet e sterelizimit shume mire. Tani ne qoftese behen jasht spitalit deri sa te vijne ne spital ato jane kontaminuar disa here. Dhe ne qoftese behen ne spital por nga koncesionari me te njejten personel . Tashme ka ndryshuar cmimi se puna eshte e njejte. Gjykojeni vete.
Z.Vangjeli,me shkrimin e dhene ke bere avokatin pa pagese.Ilir Beqia akuzohet per shkelje te rregullave te tenderave,duke aluduar se koncesionin e sterilizimit ua ka dhene miqve te tij pa gare dhe shteti ka paguar me shume para nga sa ishte problemi.(Nuk e paragjykoj Beqian me fajesi se ate do ta sanksionoj gjykata pas akuzave te prokurorise).Qe shendetesia ne keto 9-vite ka bere perparime,do te ishte absurde te thoshje jo.Por brenda ketyre perparimeve ka shume por,e per kete po referohem dy ndodhive personale:Nje dite ngrihem nga gjumi me syrin me rrjedie te brendeshme gjaku.Ne munges te mjekes se lagjes i drejtohem poliklinikes te qytetit per te mjeku specialist.Tek recepsioni per te marr numer me kerkojne 500-leke per numrin.Ju them se jam pensionist (natyrisht i siguruar) me kerkuan 100-leke.Mjeku kur me vizitoj u soll shume mire dhe pa kerkuar asgje.Ne rastin e dyte pasi duke shetitur ne bulevard me kafshoj nje qen,te cilet Bashkia i le azat.Ne poliklinike nuk kishte vaksine dhe ju drejtova farmacive por,nuk kishte as jodio per mjekim ku ishte demtimi.A eshte falas kjo shendetesi?Si keto probleme ne shendetesin tone ka plot.Pse shteti Shqiptar nuk ben marreveshje dhe te kompesoj privatin per sherbimin qe ben dhe pacienti te paguaj nje vlere te caktuar ne %?Jam simpatizant i qeverise por kur vidhen parat e shtetit une ndihem keq dhe njkohesisht ndjehem i grabitur.Cilido pushtetar qe eshte i majte a i djathte,sherbimin ja kerkoj shtetit tim,pa pasur dilema se per cilen alternative kam votuar.Qeverit jane alternativa se kush e ben me mire.
Kam 31 vjet që punoj në Shëndetsi! Nuk besoj se më duhet opinioni i Vangjelit,për vendin tim të punës! Shqipëria nuk ka Sistem Shëndetsor,as si koncept! As në kohën e Salinjve,Nanove me shokë as sot nuk ka! Të kesh një sistem,si në çdo vend , do të thotë që seicili të ketë të qartë përgjegjësitë e tij,vendin e tij,pozicionin e tij bazuar mbi dy parime, së pari mos e dëmto pacientin ( do të thotë që mos fut duart në punët që nuk të takojnë ty,për ca lekë të qelbura ,por drejtohe atje ku duhet hallexhiun se ndryshe i rrezikon atij jetën), dhe e dyta jeta e tjetrit vlen më shumë se paratë( bëj punën,mos vër kushte ekonomike për shpërblimin,mos kërko asgjë se nuk të takon, po do të të falenderojë pranoja,po do të të japë një shishe mjaltë falenderoje)! Në Shqipëri,infermierët p.sh. gjatë Covidit, shpallën pavarsinë e plotë nga mjekët,u bënë biznes privat,shkonin në shtëpijat e pacientëve merrnin 50 mijë lekë për një gjilpërë,dhe shanin paaftësinë e mjekëve të tyre,ama kur shtrëngonte sëmundja telefoninin si bythëqirë mjekët për " konsultë"! Për të mos folur për zarfat e mjekëve! Edhe profesori edhe budallai marrin zarfa,po me të parin qëllon edhe që mbaron punë,kurse me të dytin ...aha! Po ne personeli tjetër! Më zi akoma, sanitar spitali me miq në Parti! Ndryshe as m* nuk të lejojnë të lash...