
Personalisht dhe kur ushtroja detyrën e të kreut të të përndjekurve politikë antikomunistë kam pasur si qëllim kryesor përfaqësimin politikë të shtesës sonë si e vetmja mundësi që ne të realizonim politikisht e më tej idealet, qëllimet dhe të drejtat tona të mohuara që nga viti 1944.
Kam luftuar publikisht dhe in formalisht me ish kreun e PD Lulzim Basha por edhe më parë, për të realizuar sa më shumë është e mundur këtë përfaqësim politik. Dikur pas një reagimi të ashpër publik timit i pa kënaqur nga përfaqësimi, z. Basha më pyeti në se kisha një kufi, një masë për kërkesën time për përfaqësim ?
Kur kryetari i PD do të jetë një i përndjekur politikë nuk kërkoj më gjë – iu përgjigja .
Në zgjedhje nën sloganin: “Njëri nga ne “, ne mbështetëm të gjithë kandidatët për deputetë që vinin nga shtresa jonë.
Thirrja ime dëmtuar shtresës sonë ishte : “Të gjithë kandidatët e PD janë të barabartë por të përndjekuri politikë antikomunistë janë më të barabartë se të tjerët “. Mendoj se për shkak të cilësive të tyre por edhe të mbështetjes sonë ata janë sot deputetët më të votuar personalisht të PD.
Një nga ata që ne përgjithësisht dhe un veçanërisht e mbështetem ishte Tomor Alizoti .
Një nga familjet më të përndjekura në Shqipëri.
Miq të hershëm të familje si nga ana të atit Alizoti edhe nga të nënës Leka .
Është ndoshta familja më e persekutuar në Shqipëri nga komunistët .
Në katër breza, stërgjyshi i tij Fejzi Alizoti u pushkatua me gjyqin special 1945, në të njëjtin gjyq u pushkatua gjyshi nga nëna Ilmi Leka, një vetëm më vonë gjyshi i tij Riza Alizoti u var në litar me Grupin e Deputetëve dhe la i varur tre ditë në qendër të Kuçovës të gjithë këta patriote e intelektualë të shquar.
Familja e tij u internua e persekutua për 45 vjet rresht, i ati dhe dajat u burgosën dhe vetë ai u lind e rrit në kampet e internimeve.
Për këtë histori un mendoja se Tomorri do të ishte përfaqësuesi jonë më i denjë politik se nuk mund të shkelte dot mbi gjithë atë gjak, ende të pa tharë të familjes së tij dhe mijëra familjeve të tjera shqiptare si ai.
Kur z. Basha e emëroi drejtor të departamentit të të përndjekurve politikë në PD un isha i pari që e përgëzova Bashën dhe realizova të parën intervistë në TV me Alizotin. “Ishte një soj sikur ta kishim zgjedhur vetë ne” , kam thënë në atë intervistë .
Në kafen e parë kur un u zgjodha më përfaqësues i të përndjekurve politikë antikomunistë komunistë ne befasoi disi me kërkesën e tij : “Mos më mërzit kryetarin”, e kishte fjalën për Bashën. Un e mërzit kryetarin për ju , për shtresës tonë se jam kryetar i të përndjekurve jo i PD dhe kjo është detyra ime .
Jo kryetari jot, por edhe Zoti po të më dalë kundër tyre do ta mërzit – i thashë.
Nuk ja mora shumë për keq se mendova ishte detyra e tij të normalizonte marrëdhëniet e PD me të përndjekurit antikomunistë .
Marrëdhëniet tona vazhduan të ishin miqësore pasi siç thash është një lidhje historike midis nesh.
Pas zgjedhjeve të 2017 parti një përplasjet fortë publike me Bashën që nuk e kandidoi për deputet.
Në këtë periudhe të keqe midis tyre Basha më kërkoi që un të flisja me z. Alizoti që ai të mund të kthehej serish në pozicione drejtuese në PD.
E “Kam mik dhe e dua këtu”- më tha . Sigurisht që u gëzova dhe e mora përsipër, fola me Tomorin dhe për pakë ditë ai u rikthye në PD. Bëmë një lobing të paparë, na dha edhe Basha një dorë në heshtje dhe Alizoti në kryesinë e PD të asaj periudhë është më i votuari nga të gjithë .
Më zgjedhjet e fundit, Tomori ishte një nga 12 drejtuesit politikë i pari në listën e qarkut të Beratit dhe bashku me Alibeaj në Fier, Hoxhën në Kukës, Bushatin në Shkodër, Markun në Lezhë , pra pesë në krye të listave, nga 12 zona elektorale, përbënin një përfaqësim të denjë për ne të pa arritur kurrë që nga 1992 .
E mbështetëm fort si shtresë por duhet thënë se niveli në listë ja garantonte mandatin .
Kur nisi kjo lufta në PD, pas nxjerrjes “non grata të Berishës nga SHBA prisja që Alizoti të mbante një qëndrim me dinjitet ,bazuar në historinë, pritshmërinë time për të por edhe për detyrimin që ka ndaj shtresës votën e të cilës e ka marrë masivit në Berat .
Që do të thotë të pozicionohej i orientuar tek idealet e demokracisë euroatlantike për të cilat u sakrifikuan të parët e tij dhe tanët.
Në lëvizjet e para pata një dyshim, pas një takimi të tij me Berishën dhe reagova publikisht me një shkrim : “A është Alizoti, asi nën mëngë i Berishës?! “. Duke e njohur Berishën dhe tendencën e tij për të përdorur të përndjekurit politikë, sa herë ndodhet në vështirësi mendoja se do ti ofronte ndonjë post ne rëndësi në foltore, por me sa duket ka pasur një plan e strategji tjetër. Tomori i cili në të shkuarën ka pasur qëndrime e mendime shumë kritike, publike e private, është kthyer në mbështës kryesor i tij pa qenë ,zyrtarisht, pjesë e rrethrrotullimit.
Sigurisht që nuk më ka ardhur mirë dhe ja kam shprehur pakënaqësinë time për qëndrimin dhe veprimet e tij por ai me sa duket e ka ndarë mendjen.
Por për shkak të” investimit” tim personal, politik e moral ne mbështetje të tij dhe sidomos para të përndjekurve politike që iu kërkova këtë mbështetjen e tij dhe sot një pjesë e tyre po me kërkojnë të mbaj një qëndrim për të e të shpjegoj çfarë po ndodh, jam i detyruar te them dy fjalë publikisht. Jam në siklet pasi me duket sikur pështy lart dhe me bie mbi fytyrën time por un e ndava mendjen të flasë .
Mendoj se “kupa u mbush “ dje ne Kuvend kur po diskutohej një rezolute për Kosovën dhe Alizoti i dhuroi 5 minuat e faljes se tij Berishës, gjë qe solli edhe reagimin e drejtë të ngjashmit të tij historik, Alibeaj . Nuk kam asnjë të drejte të gjykoj për çfarë bën z. Alizoti me gjërat e tij , por mendoj se fjala e vota ne Kuvend nuk janë private por mjete e të drejta të deleguara nga elektorati e si të tilla duhet të përdoren vetëm nga ai qe e ka tagrin për to.
Dhurimi i kohës së fjalës,veçanërisht dje, ishte një akt aspak politik e me moral ne raport me atë që kam pritur un të përfaqësoje në Kuvend Tomori. Mendoj që dje ai kishte nevoje të merrte kohë nga të tjerët e jo të falte kohën e tij .
Për rezolutën që po diskutohet e veçanërisht për debatin e ashpër rreth sajë Tomori ishte” i dënuar” të fliste vetë në emrin tonë pasi kishte aq shumë gjëra për të thënë ,shumë më të rëndësishme se as lufta pesonale për pushtet e Sali Berishës.
Alizoti dje duhet të kishte folur me zë në kupë të qiellit e t’iu thoshte ne sy Edi Ramës, Sali Berishës dhe gjithë komunistëve në atë sallë si ishin bashkëpunëtorë në gjenocidin serb ne Kosovë .
Të fliste dhe t’iu çirrte maskën e hipokrizisë së atyre që të vrasin natën e të qajnë ditën.
Të fliste për faktin që partinë e tyre e themeluan serbët ne 1941 që prej asaj dite ka kryer aq shume krime ndaj shqiptarve ne të dy anët e kufirit.
Të fliste për “Marrëveshjen e Mukjes “që grisën drejtuesit serb të PKSH për shkak se u vendos bashkimi i Kosovës me Shqipërinë .
Të fliste Masakrën e Matjanit në Lushnje të urdhëruar nga serbi Dushan Mugosha e të ekzekutuar nga komunisti Mehmet Shehu .
Për Masakrën e Tivarit ku mbi 5 mijë djem të Kosovës u masakruan pasi iu dorëzuan serbëve nga partizanët shqiptarë.
Të fliste për firmëtarin e pavarësisë Bedri Pejani që u pushkatua bashkë me stërgjyshin e gjyshin e tij me grupin special ne 1945 .
Te fliste për Mehmet Prishtinën që u var bashkë me gjyshin e tij me grupin e deputeteve ne 1946.
Të fliste për të parët e Presidentit Rugova që u pushkatuan nga partizanet e Shqipërisë se ishin nacionaliste .
Të fliste për Shban Polluzhën e qindra nacinalistë te tjere që u tardhetuan e varnë nga partizanët e Shqipërisë
Të fliste Sali Vuçiternën ,gjyshin e Presidentes Osmani ,që u mbyt i gjallë në Kënetën e Maliqit nga komunistët .
Te fliste për të gjithë ata vëllezër e motra nga Kosova qe vinin ne Shqipëri ti shpëtonin gjenocidit serb e përfundonin me keq , në gjenocidin komunist shqiptar në burgje e kam internimi bashkë me Tomorin, e mijëra shqiptare të tjerë .
Duhet te fliste edhe për Ali Ukën zëdhënës i UÇK dhe Ahmet Krasniqin, Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës qe u varnë në mes të Tiranës .
Duhet te dëshmonte me zë të lartë faktin se raportet e Sigurimit të Shtetit dhe PPSH janë me të zeza se ai i Dik Martit për Kosovën dhe patriotet shqiptarë atje e këtu.
Të fliste për ata patriotë të Kosovës që komunistët shqiptarë i futën dhe i mbajtën ne listën e “kriminelëve të luftës” deri në 1991. A nuk u përpoq edhe Dik Marti të bënte të njëjtën gjë?
Po Tomori nuk foli .
Zgjodhi ti dhuronte fjalën e tij dikujt tjetër , pa asnjë lidhje me të dhe ata që e kanë votuar e mbështetur e për me tepër ish sekretar i asaj partie që bëri ato krime që rreshtova me lartë e më shumë se aq.
Që te kuptohemi qëndrimet politike janë zgjedhje e përgjegjësi personale, politike e morale të secilit . Ky është vetëm një qëndrim i imi lidhur me atë qe ai po bën politikisht duke pasuar ne vëmendje raportin me të dhe veçanërisht investimin tim politik e moral për të.
Është njëherazi dhe sqarim për ata qe iu kam kërkuar ta mbështesin politikisht dhe elekoralisht duke ua prezantuar si përfaqësues të shtresës sonë e me të drejtë më kërkojnë një shpjegim për sjelljen e tij, ndryshe, sot .
Shpresoj të jetë një lajthitje e momentit dhe jo një vazhdimësi se pastaj as këto që shkrova nuk do të kenë me ,as vlerë e as kuptim.
Sakte!Bravo!
C'thua o i marre c"lidhje ka Rama me komunistet ? Ndoshta ke te drejte per non grata pasi ka qene 30 vjet si sekretare i PPSH po Rama cfare hyne ketu ti sot fillon trashe zerin te duket sikur eshte koha jote po ju plehrat qe mbaheni si te persekutuar keni qene spiune te sigurimit dhe ngeleni te tille
Cdo i persekutuar dhe pronare pa prona prej Berishes, duhet ta lexoje, kuptoje dhe reflektoje sa nuk eshte shume vone.
Po kush i perndjekur politik beri hajer keto 30 vjet, o i nderuat Nebil...... . Te gjithe ju servilosen e ju nenshtruan nje komunisti te eger si SRB-i...... . Nje qe hynte e dilte ne shtepine e Enverit si ne shtepine e tij....... C,tu thuash..... 30 vjet kaluan dhe po te shikosh me vemendje, te perndjekurit dhe bijte e tyre, nuk shkelqyen ne asnje fushe........ As ne biznes, as ne arsimim, as ne teknologji....... Ata studjuan pothuaj te gjithe per juriste dhe jane bere ca avokate te rendomte...... .. Cfare te presesh prej tyre.
Bravo Nebil!
Ju te lajthitur keni qene brez pas brezi, Fejzi Alizoti, fashist e bashkepunetor i fashizmit, e pasardhesit te tille, por nuk eshte lahthitje, eshte mentalitet i sijit tuaj. Mos u merzit, jeni nje shporte me karavidhe, asgje me shume. "Patriotizmat" tuaja te mos kompronentojne patriotet e vertete, qe u masakruan nga Alizotet. Kenaquni ne cka keni marre, e stop. Ju nuk jeni te djathte, jeni bashkepunetore te fashizmit
Ore Shaqo,bashkëpunëtorë kanë qenë,ashtu është,po ndoshta nuk e kujtojnë më!
Na kenaqe,na quani të persekutuar dhe bashkpunetoret me pushtusit që spiunonin e vrisnin pas kurrizit shqiptaret. Apo ato grupe diversatesh që terrorizonin fshatrat pran kufirit duke i vrare e djegur dhe shtepite keto pse nuk i thoni?
Na kenaqe,na quani të persekutuar dhe bashkpunetoret me pushtusit që spiunonin e vrisnin pas kurrizit shqiptaret. Apo ato grupe diversatesh që terrorizonin fshatrat pran kufirit duke i vrare e djegur dhe shtepite keto pse nuk i thoni?
Po Tomori eshte rahur qe kelush o Nebil. Ti dashke tju mbroje te vrrtetat tuaja. Prit, mos e humb durimin se Ludoviku eshte shpresa juaj.
Na ngrenc mutin,ju ka ngel ora ne 1944,jemi ne shekullin e 21 o koqeee! E tha mire nje i ftuar nga e djathta ne nje tv,te djathtet kane qene sherbetor te fashizmit,nazizmimit,amerikaneve,anglezeve,etj,pa din e pa iman,mbas parave.
Rrofsh! Shoku Enver të bënë të fala dhe të përgëzon për ato që thua. Dhe ju porosit, mbështesni Berishën dhe Metën, të vetmit besnik në udhën e Partisë. Poshtë Nebil Çika dhe gjithë ata që mendojnë si ai. Rroftë Tomorr Alizoti, besniku ynë i heshtur dhe i fshehtë.
E para dua te di qe sa vjeç jane zoterinjte? E dyta cilet jane komunistet ne parlamentin shqiptar, perveç Sali Berishes qe e di? Mos valle Belina Balluku? E treta eshte nga kush ndiqet politikisht zoteria qe akoma quhet i perndjekur politik dhe sa thase me para ka rrembyer nga taksat e fukarenjeve ne emer te asaj qe pretendon? Fukarenjte shqiptare ja kishin fajin qe e kane perndjekur dikur?
Nebili mendon e shkruan si debili! Te dekalarohesh se sot kemi akoma te perndjekur politike dhe komuniste ne pushtet, ne qeveri dhe ne parlament, do te thote se je i manget nga truri, qe nuk te funksionon, qe nga koha e perndjekejes... Ata, qe u perndoqen, ne pjesen dermuese ishin te deklaruar haptazi kunder qeverisjes se Enver Hoxhes dhe benin perpjekje te pareshtura te pengonin ate regjim, qe ishte ai, qe ishte dhe qe ta dish mire ti, o debil çika, beri aq shume per popullin dhe te gjithe vendin, saqe truri yt i vetpersekutuar dhe tmerresisht i semure kronik nuk arrin t'i shohe dhe lere pastaj te hyje ne pune logjika, aresimi, psiqika dhe keshillimi per t'i kuptuar... Aq te mençur sa edhe po aq budallenj jeni raca juaj, saqe ne krye te stanit tuaj me lepuj ngrini dhe ringrini nje sharlatan ish komunist me emrin saleh sulltan salep, qe sebeshku me ju eshte nje nga kriminelet me te pabindur te Shqiperisei! Perse nuk beheni bashke ju dhe te nxirrni nje lider nga radhet tuaja ''te persekutuara''? Se ata jeni! Vetem per llafa pazari e te pergojoni ata, qe punojne per vendin. Vazhdoni te duartrokisni salehun, qe deri ne vdekje do te lehe, ashtu siç ka lere, per te keqen e tij dhe te vendit gjithashtu.
Ne parlament nuk ka Parti kOMUNISTEqe ALIZOTI te barazonte krimet e komunisteve me ato te serbeve qe edhe po te kishte prap nuk do qe e njejta gje.Biles Alizoti beri dhe gafen tjeter qe e cfaq si slloganist se gjoja Rama eshte i bllokut por Alizoti nuk e di se blloku nuk ishte te ura afer shkolles ''vasi Shanto''. Po te doja te isha ne anen tuaj do ju keshilloja te mos lodheni sepse Alizoti nuk thote asgje si politikan dhe intelektual