Nga Denis Dyrnjaja
Sali Berisha, dy herë ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë mori kartonin e dytë të kuq, përkatësisht statusin non grata edhe nga Britania e Madhe. Më parë këtë klasifikim ia kishte adresuar Departamenti Amerikan i Shtetit. Berisha zgjodhi ta bëjë vetë publik vendimin edhe pse Londra kishte bërë të qartë se lista e 27 personave të klasifikuar si të padëshiruar do të ishte kofidenciale.
Vendimi nuk ndryshon në arsyetim nga ai i Washingtonit, madje është edhe më konkret duke referuar aferat preferenciale ndaj biznesmenit serbo/boshnjak Damir Fazlliç, i cili ulej krah ish-Sekretarit Amerikan të Sigurisë së brendshme Tom Ridge në tryezën e qeverisë shqiptare në kohën kur Berisha ishte kryeministër.
Edhe britanikët parashtrojnë të njëjtat pretendime për favorizim dhe tolerim ndaj korrupsionit, përfitime të paligjshme e përdorim të personave me rekorde kriminale për interesa personale dhe klanore, gjatë kohës së qenies së Berishës në pushtet dhe për të ardhur sërish me ndihmën e tyre në pushtet. Njoftimi iu shkoi në mënyrë kofidenciale të 27 personave të shpallur non grata.
Në Tiranë, Berisha reagoi menjëherë dhe bëri publik këtë akt, për të treguar se as kompleksohet as frikësohet prej tij. Madje ai e denoncoi si vazhdim të skenarit të përgatitur dhe servirur nga Sorros. Berisha e kategorizon si komplot kundër tij gjithçka po ndodh. Kjo tezë ndërkohë përveç se e justifikon në publik, tonifikon qëndrimin e mbështetësve dhe militantëve. Kjo krijon një reaksion politik dhe publik nga idhëtarët e tij, me nëntekstin se amerikanët dhe anglezët nën ndikimin e Sorrosit, po favorizojnë Ramën dhe sorollopin e tij të korruptuar në pushtet. Nëse e sheh ngushtë dhe me nervozizmin që realisht të shkakton një vendim i tillë, të duket edhe i logjikshëm edhe legjitim ky pretendim.
Por nëse e sheh ftohtë situata mund të analizohet dhe konkludohet disi ndryshe. Ata që mbrojnë Berishën dhe akuzojnë SHBA e Britaninë e Madhe për konspiracion dhe komplot kundër liderit të pamposhtur (cilësi e udhëheqësve ballkanikë), nuk mohojnë akuzat ndaj Berishës, madje jo vetëm që nuk janë të interesuar për t’i dëgjuar apo konsideruar ato, por argumentojnë se i gjithë ky është një plan për asgjësimin e opozitës në Shqipëri.
Dhe kjo arrihet sipas tyre, duke “likuiduar” ose nxjerrë nga loja politikisht së pari Berishën. Pyetja që shtrohet gjërësisht është: pse të shpallet Sali Berisha non grata dhe jo Edi Rama që ka 9 vjet kryeministër e bashkëpunëtorët e tij janë akuzuar për afera të mëdha korruptive në qeveri?!
Opsioni konspirativ të çon gjithnjë te George Sorros. Sipas demokratëve të orientuar edhe nga lideri i tyre tanimë i shndërruar në guru politike, miliarderit të famshëm duket se Berisha i është shndërruar në një fiksim të përjetshëm. Gati gati në përfytyrimin e tyre, duket sikur Sorros fle e zgjohet me idenë si të nxjerrë nga skena politike Berishën dhe këtë gjë e ka parësore dhe qëllim në vetëvete të axhedës së tij. E ky fiksim po i harxhon kaq shumë mund e shpenzime Sorrosit, sa po përdor gjithë arsenalin politik dhe lobues ndërkombëtar, përfshirë dhe shtetet më të fuqishme të botës, kundër një politikani të një vendi që realisht as ngre as ul peshë në kandarin e “fiantropistit konkuestador”.
A besoni vërtetë se George Sorros, ky njeri me kaq ndikim në botë nuk po nxjerr dot jashtë loje Berishën?! Apo besoni se Berisha do mundë e triumfojë edhe ndaj Sorrosit dhe establishmentit që ai kontrollon në mbarë botën sikurse pretendohet. Guxim i madh të marrësh përsipër të thuash dhe po dhe jo. Se atij Berisha as nuk i figuron fare në axhendë, para interesave që ka në kontinente e shtete të tjera, e jo më të një shteti thërrmi siç është në hartën globale ky vend ku ne jetojmë e që quhet Shqipëri.
Versioni alternativ?! Thjeshtë fare. Është versioni se atë që nuk po bëjnë dot vetë shqiptarët me votë e procese demokratike në 32 vjet, po detyrohen të na e bëjnë ndërkombëtarët. Ata po përpiqen të na pastrojnë vendin nga politikanët e korruptuar dhe demagogë, që ndryshe flasin e predikojnë e ndryshe sillen e veprojnë. A e kemi të provuar këtë? Më shumë se një herë e nga të gjitha krahët.
Po përse duhet nisur nga opozita dhe jo nga pushteti? Po sepse nëse nis nga pushteti atëherë, qeveria do bjerë e bashkë me të edhe mazhoranca. Perëmdimit i duhet stabiliteti në rajon e këtë pjesë të Evropës, sidomos në këto kohë të turbullta botërore, ndaj gjërat duket sikur ndodhin në mënyrë preferenciale e jo normale. Por ata nuk duan të shohin më të njëjtin film poltik që përsëritet prej 3 dekadash në Shqipëri.Rokadë e zakonshme, ikën një palë e korruptuar dhe vjen një tjetër edhe më e korruptuar.
Çfarë bëre? Asgjë! Ku ishe? Asgjëkundi! Cila është zgjidhja? Pastro, organizo dhe promovo një opozitë të re, të moderuar dhe “zhveshur” nga mëkatet e së shkuarës, por edhe të çliruar nga uzurpimi i njëshit dhe enturazhi i tij korruptiv i paaftë dhe servil. Krijo një alternativë të besueshme dhe konkurruese përballë një mazhorance me pushtet të tepruar. Kur ke gati opozitën, ke gati kushtet për të ndryshuar pushtetin.
Sa më shumë të zgjasë “pastrimi” ose “vetëpastrimi” i opozitës aq më shumë i zgjatet jeta qeverisjes vanitoze. Opozita nuk duket se ka vullnet për ta bërë vetë këtë proces katarsisi, atëherë po e bëjnë ata? Kush janë ata?! Ata janë italianët, gjermanët, francezët, anglezet apo amerikanët, në përgjithësi perendimi, që ne iu kemi shkuar në shtëpi pa na ftuar, me avionë e anije nga ajri, deti e toka, duke iu shfaqur sikur na e kanë për borxh të na veshin, ushqejnë, mësojnë, punësojnë e strehojnë, madje edhe shtetin të na e ndërtojnë, ruajnë e rregullojnë se herë ne e prishim, shkatërrojmë apo e rrënojmë.
Dikush do thotë po kush i kërkoi ndihmë këtyre? Tani dimë ta bëjmë vetë keq ose mirë, dimë të qeverisemi e të sovranisemi. Po ashtu duhej të ishte dhe ashtu duhej të ndodhte, por ky është një pretendim i jorealist.
Se për 32 vjet nuk arritëm të ndërtojmë shtet, madje dhe diktaturën besojmë se e rrëzuam dhe demokracinë e sollëm vetë. Jo or jo.
Kjo është të gënjesh veten pa ndalim e pa kursim. Për shkak se diktatura ra në të gjithë lindjen e Evropës, atëherë komunistët e Shqipërisë pasi panë se vendi, ishte rrënuar ekonomikisht, kuptuan dhe vendosën për të lejuar përmes një procesi të kontrolluar, po prej tyre, transferimin e sistemit nga diktatura në demokraci.
Por e gjithë sa rrodhi ishte një gënjeshtër, që prodhoi pushtet abuziv e korruptiv, me ideale të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE dhe në aleancën më të fuqishme ushtarake të botës NATO-n por të mbetur si dogma në fjalimet e papagajve poltikë në çdo maxhorancë e opozitë.
Atëherë ata të cilët ti kërkon t’u bashkëngjitesh në familjen e vlerave auroatlantike na pritën 10, 20, 30 vjet dhe e panë që as bëmë dhe as kemi ndërmend të bëjmë një demokraci reale dhe funksionale, por të mbetemi për ta një barrë e vazhdueshme reale.
Mjafton të kujtojmë që para çdo procesi elektoral në Shqipëri, bëhet një reformë e re zgjedhore, sigurisht me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe në fund na duhen vëzhgues të huaj në zgjedhje. Përfytyroni çudinë e tyre, sesi nuk arrijmë dot të votojmë e numërojmë thjeshtë e drejt votat tona pa bërë skema të kamufluara për zgjedhje të manipuluara. Atëherë pikërisht këta që të kanë pranuar në NATO e po të hapin dyert për në BE, kuptojnë se pas më shumë se 3 dekadash, situata është e njëjtë dhe koncepti autokratik dominon skenën politike.
Ndaj detyrohen të shpikin e aplikojnë skenarë ekstraligjorë për t’i dhënë drejtim situatës. Duke parë se në skenën politike gjen për 30 vjet të njëjtët aktorë dhe të njëjtat oferta politike, “imperialistët” vendosën të ndërhyjnë me metoda alternative. Aplikojnë reformën në drejtësi. Përmes saj kërkojnë të krijojnë një pastrim të.sistemit gjyqësor e më pas atij politik, për të krijuar realisht një demokraci funksionale e shtet ligjor. Këto lëvizje natyshëm do të prodhojnë efekte politike e rotacion pushteti. Por që ky rotacion të ndodhë, duhet që opozita të bëhet një alternativë e besueshme dhe reale.
E kjo nuk bëhet me mendësi komuniste apo postulate demokratike, por bëhet me vendime kurajoze lidershipi, që tejkalojnë interesat personale të çdo individi. Pikërisht se kjo nuk po ndodh, atëherë përsëri perëndimit i duhen veprime ekstra ligjore.
Fillimisht kushtet dhe kufizimet e levizjes në shtetet partnere e më pas përballja me ligjin dhe ndëshkime të atyre që shpërdoruan pushtetin dhe përfituan padrejtësisht përmes tij. Ka nisur me liderin e opozotës dhe ish-presidentin e ish-kryeministrin e vendit. Por menjëherë pas tij, radhën e ka mazhoranca e sotme që do të jetë opozita e nesërme.
Sot për sot është me rëndësi jetike që vendi të ketë vërtetë një opozitë moderne e demokratike. Boll më me një parti që nuk del dot përtej vorbullës së vet arkaike e folklorike. Modernizimi dhe një vizion i ri për opozitën do të reduktonte pushtetin absolut të Edi Ramës.
Do vijë dita kur të mbërrijë lista për non grata edhe për pushtetarët arrogantë të sotëm, se nuk ka peshore që ha vetëm nga njëri krah. Është çështje kohe e kushtesh që nuk i ka askush tjetër në dorë përveç opozitës që.duhet të rikrijojë vetëveten, por pa Berishën dhe format e formatin e tij.
Vendit i duhet opozita, shqiptarëve një alternativë politike që t’i përfaqësojë. Kjo ofertë e sotme është shumë e sforcuar përveç se dhe jashtëzakonisht e konsumuar.
Lehtesia me te cilen ky çunak i llastuar barazon E. Rama me monstren S. Berisha, me ben te mendoj qe ky gazetaruc eshte me probleme mendore.
te mbeshtes.
Fakti qe ti mbron ramen qe po drejton tmerr, qe sdel nje fletore te numerosh skandalet e tij me ben te tmerrohem dhe te largohem me nate nga ky vend.
Jam i një mendimi me ju. Që kur ka mjellë flokët , këtij cunakut ,i kanë ikur ment dhe i ka hyrë vehtja në qejf. Ka filluar të flasë si Lubonja e co.
Gazetar si puna e ketij qe i kane thene te beje paçavure ka neper plehra ne cdo cep ruge !
Hahaha. Keta si fis nuk shquhen se jane me shume tru. Ky eshte tip futja pordhes.
E ke pyetur motren o Deni?
Denis DAMLLAJA ke mbjelle floket dhe te ka ikur mendja, turp per topin qe mban medioker si ky kok loqe.
Topi i Vjollces permes Sokoll Balles jep porosite si duhet te flasin gazrtsret e paguar prej saj.
Po kush do ta bjere kete opozite te ré? Vajza e Azem Hajdarit apo Blendi Fevziu, djali i atij qe s'ngopet me makarona apo sekretari rinise se Sali Sheqeres, gjykata kushtetuese qe fle ne shtrat me Enkeled Alibejan apo ajo qe fle me Andi Betjan, Monika Kryevogla apo Ilir Kokamecepa? OBSH-se duhet kerkuar ndihme qe te gjeje nje virus qe te preki vetem keta, duke mos harruar Flamurin, Strazimirin...por dhe kone e vjetra kriminale si Imamin, Boden, Kokekuqin...duke mos harruar dhe idiotet e budallenjete si Aldo ministrin qe firmos me urdher te Shkelzenit... Me gjithe respektin, Denis, rrugezgjidhjen ta jap une, po deshe degjoje po desh jo. Demokracine e nderton drejtesia, drejtesine e ndertojne prokuroret dhe gjykatesit, prokuroret dhe gjykatesit i nderton ligjin, ligjin e ben mazhoranca parlamentare qe ka votuar populli. Pra demokraci = shtet ligjor. Qe kjo te marre forme duhet mobilizuar gjithe populli qe: te shkoje para dyerve te prokuroreve dhe gjykatesve dhe te gdhihet atje me fenere dhe te mos i lejoje ata te shkojne tek burrat apo grate ne Lalez e kudo; PROTESTE . Proteste qe te izoloje keta njerez deri sa te denojne kryekriminelet. Ne mbeshtetje policia dhe ushtria. Demokracia nuk eksportohet as nga Amerika e as nga Euro-Anglia kurre; e pame ne veri te Afrikes apo ne Palestine e Siri, po e shohim me Rusine e Ukrahinen Ne qoftese njerezit qe flasin pa dogane do bejne kete veprim, Ameriken, Angline dhe Europen do ta kene mbeshtetje, ndryshe extraligjoret nuk hane pyke fare tek Arben Kraja se si duket ka nje fuqi me te madhe qe e mbron. Por po ta izoloje populli atje brenda sa ta beje shurren ne poture, do ndryshojne gjerat. Kalofshi nje vere te qete e pushime te mbara aty ne brigjet e Adriatikut dhe te Jonit ju dhe ata qe kane zaptuar vendin ketu e 32 vjet. Mos harroni qafederrat avokat si ai Gjokutaj qe hane me te dy krahte edhe larte edhe poshte dhe "mbrojne" popullin!
Tani prit Non Grata nga Gjermania, Italia, Austria, Greqia! Por jo nga Franca, se Franca e ka agjent te vetin, sepse France-Serbi kane qene njesh shume kohe!
Sotir te erdhi ora vrap ne semafor. Te ka sjelle Edvini hajdare te fresket afgano siriane... vrap Sotirica bythshqyeri
Para disa viteve jepje opinion te drejte ,ke nja dy vjet ne programin tend ,ti vete bene politike ne favor te kriminelit Berishe ,me sa duket po te paguajne mire ,por mos haro se viting do behet edhe per ju gazetare ,se na jeni bere milionera ,Rama nuk bie se do ti ,Rama nuk bie se po bene shtet Shqiperine ,Rama do te iki vete ,kur atehere te kete mbaruar te gjitha ato qe ka thene ,Rama do votohet nga Shqiptaret edhe 3 mandate te tjera ,e pas tije e mer Veliaj edhe ky nha 3a4 mandate ,keshtu qe mos u lodh shume
shume e drejte.
E paske gelltitur nje lug corb edhe ti Dynjaja e po llomotit prockulla te ka hyre vetja ne qejf
Le te shohin te ardhmen! Sali gomari vdiq! Le ta hane ate cope muti te dekompozuar, idjotet qe kane 30 vjet qe e hane dhe ju pelqen te perlyhen me te!
Fantazite naive te gazetareve shqipetare nuk kane fund, Sali Berisha eshte nje politikane qe gjeneron vetem konflikt, ai bene kompromis me korrupsionin, krimin dhe llumin e shoqerise me synim qe t’i perdore per interes te tij. Eshte nje person qe eshte fatkeqesi per Shqipetaret qe te kene nje rruge te bute ne demokraci..ndersa Rama i ka mbetur ne dore pushteti me kete opozite skizofrene dhe cakorduar jo se eshte me i mire, te pakten nuk krijon konflikte te panevojshme..!!!
Denis nuk paske marre vesh po fare nga dybjaja.Sala eshte kriminel hajdut shkaterues i demokracisr dhr.i ekonomise shaipetare.Ai duhet te petgjigjet se ka edhur ekonominr e shqiperise.gjithr ate pasuri te ndertuar nga regjimi i hoxhes dike.thithur gjakun dhe djersen r.fshatarit shqipetar i cili prablitetin er Lloi mirze shkateruar copetiar e vj
Edhe pse te dolen floket perseri kurr su poqe,te shkoi jeta koke loqe o P(D)enis!Je me doçi i kazanit mediatik ,ku te gjithe thone qe eshte e pamundeshme dhe ti si Penis thuaj ,jo eshte e mundeshme!
Zor se mund të gjëndet e shkruhet artikull më të balancuar. Komentuesit e këtushëm, armiq të betuar të së ligës, (por kur e bëjnë të tjerët dhe jo kur e bëjnë vetë) pra, psikologjikisht të njëjtë me Berishën, shajnë pa më të voglën arsye artikullshkruesin. Kjo, vetëm për faktin se autori lë hapur të kuptohet dhe quan domosdoshmëri ngritjen e një opozite për të bërë të gatshme ndërrimin e pushtetit. Vetëm kjo i bënë komentuesit të hidhen përpjetë sikur ti ketë pickuar gjarpëri. Ata e duan çdo të mirë të vijë vetëm nëpërmjet pushtetit që ata dëshirojnë, ndaj dhe shajnë ndonjëherë Ramën që nuk i tregon vëndin Berishës. Janë aq të fiksuar pas mënyrës komuniste të të vepruarit, sa nuk shohin fare të ligën që po e pllakos vëndin nga qeverisja e keqe e Partisë që ata duan. Shkurt, janë Flamur Noka, Gent Strazimiri, Edi Paloka e kompani, por me shënjë të kundërt. Sinqerisht urime zoti artikullshkruesi. Dhe mirënjohje....
O "Nje qyterar " ! Pse nuk te pelqeu fjalimi im ne koment? Thuaj nje llaf te mire se e paske qare me lo t te shkruarit. E shohe une: kushdo qe leu, mendjen e tij pelqeu, sado qe mjaltin e pelqejne 99% perveç 1% qe jane ne breket e Sali Sheqeres dhe u mesuan me eren e tij. Pres reagimin e sinqerte se une luftoj per moral , njesoj si morali Shalqeres. Ne kete vape edhe lajthisim nga pak; te pershendes!
Mos e ve ( qytetar ) se na fut dhe ne te rrangu jot or ( fshatar ) je i vetmi ti or ( fshatar qe po peshendet kete zagarin e ( kazanit ) je nje funderine ,mesa duket je dhe ti ( bathorist )
Ky gazetaruci i Topit as mish as peshk.
Hei Dyrnja, hei!
Denisi nuk eshte budalla por eshte djale i zgjuar.Ai e ngacmon biseden edhe ne TopTalk pa mbajtur anen e askujt.Eshte metoda e tij qe nuk do ta prishe me askend ose nuk do qe te beje "armiq" prandaj edhe kur "i kundershton" te ftuarit e ben per te balancuar biseden.Une kam kohe qe e ndjek dhe e kuptoj edhe kur insiston dhe "ju del ne mbrojtje" X apo Y.
O kara komentues. Artikulli shtjellon si jemi katandisur per 30 vjet nga keta emisaret e komunisteve qe po vjedhin popullin sa majtas djathtas ju vazhdoni me gazetarin pa lidhje. Po lexojeni artikullin pastaj shani mos shani perpara se ta lexoni. Se po te mos jeni vete pa floke do jeni pa tru. Po karat skane tru gjithesesi
O ti miku,je gazetar,je analist,je politikan,po me teper dukesh se je nje hajvan.po si mund ti dalesh per zot,nje njeriu qe nuk ka zot,nje sociopati,nje deliranti,nje vrasesi,nje hajduti,nje ordinieri,po pse mor gaze-.ar,nuk ben pak,historikun e ketij mostre,kush ishte,ku u rrit,nga erdhi,kush e pruri,kujt i sherbeu,kujt i vurine dispozicion familjen,per interesat e tija,si u fut ne politike,si uzurpoi PD-ne,kush beri 2 prillin,kush e ngriti strukturen fame keqe SHIK,kush pergjonte qytetaret cfare gazeta lexonin,kush shkatrroi shtetin,kush promovoi drejtesine e plepave,kush tjetersoi pronat,kush filloi trafiqet,kush e krijoji Lazaratin dhe gjithe Shqiprine,kush filloi trafiqet,kush e ndimoi Milloshevicin,cfare roli kishte Kompania"Shqiponja",aktiviteti i saj,kush trafikoi armet,kush lejoi fajdet,kush masakroi opoziten ne 96-ten,kush e zgjodhi veten president,ne gjendje te jashtezakonshme,kush e organizoi luften civile,kush grabiti pronat e shqiptarve,kush vrau mbi 3000 mije djem e vajza,po BUllatovicet,Fazllicet,Arkanet,Bin Ladenete soj e soj ,sorollopi ne kete vend,Ate kujtohet vizitat e ketij SOCIOPATIT,ne Malajzi Dhe Brunei,a ke pyt ndonjehere se cfare interesash kishin per vendin keto,Ae din ti qe atje ishte ambasador Ferit Hoti,qe e eleminoi,si shume te tjere,se Feriti,dinte shumen e dollarve qe depozitoi,ne Malajzi dhe Brunei,si dinte Safet Zhullali,Gazidede,Pjeter Arbnori,Ali Spahia e shume te tjere,per krimet e bera,pa permendur qeverisjen e dyte,gerdeci,21 janari,Rezart Taci,klubi "Partizani"CEZ-i,e shume eshume te tjera.Ju jeni gazetare pa vizion,pa ndergjegje,shatazush,pa brume,ju dukeni nga paraqitja qe jeni tip kuravash.Nuk ka arsye qe ju ti dilni per zot Edi Rames,po ju jeni aq te lodhur,sa mundoheni te krahasoni,te pakrahasushmen.U zgjata me fakte,se shoket e tu nuk kane memorje,jo se keto qe pasqyrova une,qe i dine gjithe Shqipetaret,do ndryshojne mendimet e juaja,po ky popull nuk harron,po nuk u ndeshkuan krimet e kryera,ky vend nuk behet.Ne keto situata qe po jetojme,rroli i SHBA-se,dhe partnerve tane,eshte jetik,dhe fundi i ketyre haleve,si Saliplehu dhe Ilirmuti,do jete shume i shpejte,ky vend ka nevoje per opozite,po jo per riciklim kriminelesh
Nje Njeri qr Shqiptaret shpresuan pir i zhgenjeu ne gjthçka. Durrnja !!!!! Sali Bisha i ka shkaktuar shkaterrimin me te madh vendit tone si askush tjeter. Ju kurvat gazetare KAZAI jeni te jusitifikuar sikurse nje punonjese e liçensuar sexi te justifikoni pagesen tuaj...goxha te majme. Prostitutat ju kane zili per shperblimet qe merrni nga tutorett..pronare temediave