Non-grata britanike si mundësi e re për opozitën shqiptare

22 Korrik 2022, 21:14Blog TemA

Non-grata britanike si mundësi e re për opozitën shqiptare

Nga Vehap Kola

Shpallja e Sali Berishës non-grata edhe nga Britania e Madhe e ka bërë të qartë për këdo se Partia Demokratike dhe opozita shqiptare janë në një izolim të plotë ndërkombëtar. Edhe pse shtypi e kalon pa e theksuar, pas shpalljes non-grata nga SHBA-të, ishin kristian-demokratët gjermanë që deklaruan ndërprerjen e çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse Sali Berisha do të ishte pjesë e saj. Organizimi i zgjedhjeve paralele në PD dhe uzurpimi i selisë pas një vendimi të diskutueshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë e ka përmbushur kushtin që e djathta gjermane kishte vendosur për të shkëputur komunikimin me opozitën.

Pas gjithë këtij dërrmimi nga brenda dhe izolimi nga jashtë, Partia Demokratike ka arritur aty ku Basha kishte paralajmëruar nëse Berisha nuk hiqte dorë nga përpjekjet për të marrë kontrollin e partisë. Ky i fundit vuri në plan të parë interesat e tij dhe mori në sy rrezikun e shkatërrimit të partisë që rrëzoi regjimin komunist.

Por nëse në fillim të lëvizjes revanshiste të Berishës, pas shpalljes non-grata nga Departamenti i Shtetit, argumenti se Berisha po goditej për shkak se kishte kundërshtuar ndarjen e Kosovës ishte deri diku bindës për shumë demokratë, vendimi i fundit i britanikëve nxjerr në dritë të pavërtetën e këtij pretendimi. Britanikët janë investuar fuqimisht kundër interesave ruse në Ballkanin Perëndimor dhe do të duhej të shihnin te Berisha një pol influence kundër këtyre interesave. Pëkundrazi, në kuadër të kësaj axhende, ata kanë goditur 27 politikanë e sipërmarrës influentë në të gjithë rajonin.

Pas vendimit të britanikëve, uzurpimi nga Berisha i selisë qëndrore të Partisë Demokratike me pretendimin se është zgjedhur kryetar i PD në mënyrë legjitime, është marrje peng e opozitës dhe dëmtim i parikuperueshëm i Shqipërisë duke e lënë vendin pa opozitë legjitime. Partnerët ndërkomëbtarë nuk kanë sot një alternativë politike përballë Ramës dhe shqiptarët janë përfundimisht të privuar nga ndryshimi jetik.

Për fatin e keq të shqiptarëve dhe të opozitës, Partia Demokratike i ngjan sot partisë komuniste të Enver Hoxhës. Presioni mbi opozitarët dhe kundërshtarët e regjimit të Edi Ramës që ata të marrin përsipër barrën për të mbrojtur, me të drejtë ose jo, një politikan dhe luftën me superfuqi si SHBA-të apo Britania e Madhe është një padrejtësi e madhe që u bëhet shqiptarëve. Fundi i parathënë i kësaj lufte është shkatërrimi i Partisë Demokratike dhe fragmentimi i pashpresë i opozitës. Fryti i hidhur i këtij përfundimi është zgjatja e jetës së një pushteti që e ka dëmtuar Shqipërinë po aq sa diktatura komuniste.

Ndryshimi politik në Shqipëri nuk mund të vijë me një opozitë të pandryshuar. Vendet partnere e bënë të qartë këtë edhe një vit e disa muaj më parë kur njohën zgjedhjet e manipuluara nga Edi Rama si e keqja më e vogël përballë kthimit në pushtet të një grupimi politik të larguar një herë me votë plebishitare. Ndërmjet qeverisë së tretë Berisha-Meta dhe qeverisë së tretë Rama, ata zgjodhën këtë të fundit. Arsyeja është e thjeshtë: një qeveri e korruptuar që ka qëndruar gjatë në pushtet është më e rrëzueshme se një opozitë e korruptuar që vjen në pushtet me energji të reja. Prandaj, për sa kohë që alternativa e qeverisjes së korruptuar do të mbetet një opozitë e korruptuar, e rrëzuar nga pushteti dhe e pareformuar, asnjë vend partner nuk do të harxhojë energji për një ndryshim pushteti në Tiranë.

Nëse sot mes demokratëve të gënjyer se kjo ishte një luftë midis Sorosit dhe patriotizmit të Sali Berishës, ka disa syresh që janë vetëdijësuar, ata i detyrohen një ndjesë publike Lulzim Bashës dhe atyre demokratëve që e kishin paralajmëruar ardhjen e kësaj dite. Natyrisht, nuk duhet pritur që enturazhi politik i foltores, ai zinxhir politikanësh të djegur nga vota e shqiptarëve në 2013, të kërkojë ndjesë. Sepse ata e kanë ditur që në krye të herës se e tyrja është një luftë për të mbrojtur pasuritë e vëna me korrupsion dhe padrejtësi. Prandaj mos u çuditni që i shihni ata duke e thelluar marrëzinë me gjykime jologjike e me premtime edhe më radikale. Sa më shumë të djathtë të gënjehen nga kjo retorikë, aq më të sigurtë janë ata në shijimin e pasurisë së pandershme.

Megjithatë, vendimi i qeverisë britanike duhet të shërbejë për të paktën një qartësim shtesë në Partinë Demokratike. Deputetët e saj me një këmbë në të shkuarën dhe një këmbë në ambicjen për pushtet duhet të kenë të qartë se zgjedhja e tyre nuk është ndërmjet më të fuqishmit dhe më të dobëtit. Zgjedhja e tyre është ndërmjet izolimit në një bunker opozitar dhe partneritetit me SHBA-të, Britaninë dhe BE-në. Në qoftë se ata janë vërtet të lirë, detyrimi i tyre moral e politik karshi shqiptarëve është të shkëputen qartësisht nga Sali Berisha dhe të kontribuojnë në ngritjen e një alternative të reformuar për shqiptarët.

Ndërsa Berisha ka përsëri mundësinë të japë një kontribut të fundit për të djathtën shqiptare dhe të restaurojë kapitalin e tij moral e politik në Partinë Demokratike. Ai ka mundësinë e artë të shkojë në shtëpi dhe ta lërë Partinë Demokratike të reformohet e të ripërtërihet. Betejat e tij për dinjitet dhe pastërti le t’i bëjë si qytetar i lirë dhe jo me fuqinë politike të demokratëve, fuqi e cila duhet të shërbejë vetëm për Shqipërinë dhe për ardhjen në pushte të të djathtës. Kurrë nuk është vonë për të dëshmuar lidership dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj një vendi dhe një populli që të ka votuar disa herë për ta qeverisur.

6 Komente

  1. P
    Populli

    "Berisha ka përsëri mundësinë të japë një kontribut të fundit për të djathtën shqiptare"???????? Cila eshte ajo e djathtë që kontribuoi Berisha???????? Ndersa e verteta e Zotit, jo e Vehap Koles, eshte: FUNKSIONARI KOMUNIST SALI BERISHA U PERZGJODH NGA NOMENKLATURA KOMUNISTE QE TE PERFAQESONTE TE DJATHTEN PER TE SHTYPUR PIKERISHT TE DJATHTEN. Kaq eshte i gjithe filmi.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje parti e ndare ne tre pjese si quhet ? Sallate

      Me vjen keq po ju nuk jeni large Berrishes ne psikollogji ju mundoheni ta kritikoni por jeni i njejte.... Edi Rama ka fituar zgjedhjet kuptohet ish PD ka 30 vjet qe ka te njejten llogjike kur humbet jane vjedhur kur fiton ishin te rregullta Po si mund te mendosh te rrezoshe nje qeveri e zgjedhur nga mbi nje milione votues ? Vetem 85 mije vota te PS dolen te pa vlefeshme apo edhe keto i manipuloje Rama kush e vrau te ndjerin ne Elbasan ku milice te PD dilnin rruges si bandite pa asnje te drejte ndalonin makinat kuptohet Rama kush eshte arrestuar dhe do denohet per manipulim votash ishin te PD kuptohet i ka blere RamaTe njejten llogjike ka edhe nongrata si ju ku eshte diferenca midis jush ? Edi Rama do fitoje prape e ju do thoni na vodhi zgjedhjet ndaje eshte mire qe kjo parti ne tre pjese te shkrihet .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Nuk ka asnje mundesi, persa kohe vazhdojne ti shkojne mbas Berishes apo te sillen si Berisha edhe ata qe nuk i shkojne.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          Doktor Sali Mortja nuk e ka "mundësinë e artë të shkojë në shtëpi dhe ta lërë Partinë Demokratike të reformohet e të ripërtërihet", sepse "betejat e tij për dinjitet dhe pastërti" nuk mund t’i "bëjë si qytetar i lirë", pasi eshte i zhytur deri ne gryke ne krime me porosi per vrasjen e 3000 bij nenash; me vjedhjen e 3 milion shqiptareve me firmat rentiere piramidale, shitjen e tokes dhe nentokes shqiptare dhe bashkepunim kriminal me organet e agjentures serbo-ruse ne Shqiperi. Ka hesape per te lare, i nderuar Kola!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bardha

            Vehap lesh pordha njerzit e zgjedhur nga populli ne mnyre demokratike nuk jane regjime,por ti dhe soj i juaj i zbritur nga pemet e strhuar ne shpella keshtu u duket kur nuk jeni ne pushtet

            Përgjigjjuni
            1. B
              Balo

              Qenka zgjedhur nga " populli dhe në mënyrë legjitime" Saliu o zoti gazetar!Kupton ti? Merre dhe mbaje parasysh këtë,ndonëse ke shkruar ndoshta artikullin më të bukur të viteve të fundit.. " Popudhi Sillo,ka humor....." ! Dëgjoje zërin e tij,zerin e " demokratëve" që nuk dinë nga lidhet gomari,po sidoqoftë e mbrojnë liderin historik,legjitim ,zgjedhur në mënyrë plebishitare ,ëëë!? "Nuk kam ç'ta dua Shqipërinë kur kam Peqin e Kavajë" tha dikur " kryedemokrati shqiptar " Haxhi Qamili.... Nuk na duhet Amerika dhe Anglia ne, kemi Foltoren dhe liderin e" zgjedhur në mënyrë plebishitare" ..... Haxhiun e varën si përfundim...

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje