Zbulimi i spiunit “I.M” si liçencë për grabitje

27 Korrik 2022, 16:49Blog Andi Bushati

Zbulimi i spiunit “I.M” si liçencë për grabitje

Kronikat e verës kanë qenë të mbushura me lajme pesimiste për të gjithë kundërshtarët e regjimit.
Sali Berishës iu konfirmua një “non grata” e dytë që përforcon edhe më idenë se ekziston një front përtej SHBA, që kërkon izolimin e tij. Kjo e renditi aleatin më të sigurtë të amerikanëve në Evropë, Britaninë e Madhe, në të njëjtën linjë me vendimin e Uashingtonit, një vit më parë.

Sapo doli nga presidenca, Ilir Meta, nuk u shpall i padëshëruar nga perendimorët por, i preferuari i sigurimit të shtetit. Ne mediat pro qeveritare u pompua lajmi i zubulimit të dosjes agjenturore të ish kreut të shtetit, që çuditërisht përkoi me ditën e tij të rikthimit në politikën aktive. Pra, sipas komenteve, i gjithë aktiviteti i 30 vjeçar i tij edhe si kryeministër edhe si kryetar kuvendi edhe si president ka qenë i shënjuar nga kjo njollë, që doli në sipërfaqe tani.
Sikur mos mjaftonin akuzat klishe për “Like floririn”, “njeriun më bllok” dhe “shkelësin recidivist të kushtetutës”, Meta duhej shpallur edhe spiun.

Po ti shtosh këtyre edhe titujt se opozita u shfaq e përçarë në ceremoninë e betimit të Bajram Begajt, apo se pikërisht ngaqë ishte e tillë, ajo nuk qe prezent në festën e hapjes së negociatave, të krijohet ideja se Rama po sundon i pashqetësuar, me kundërshtarë të damkosur moralisht, të telendisur politikisht dhe të pa rrezikshëm për ti cënuar pushtetin.

Një pjesë e opozitës profesioniste ka tendencën të japë justifikime të copëzuara, shpesh të frymëzuara nga teori konspirative dhe shpesh të argumentuara me kulisa meskine, për të gjithë këto akuza.

Në fakt, çështja është më e komplikuar dhe duhet parë si një tërësi. Pak rëndësi ka nëse pas non gratës së parë për Salin Berishën qëndoron lobimi i Xhorxh Sorosit, apo dikush tjetër. Nuk ka pikë vlere nëse goditja nga Londra erdhi si pasojë e pagesëve të rrejtit okult të Toni Bler, apo kjo është thjeshtë një fantazi. Nuk ndryshon asgjë nëse të ‘kaluarën e fshehtë të Ilir Metës” e zbuloi pendesa e një ish hierarku të sigurimit, apo ajo përbën një nga truqet e radhës që prodhojnë me shumicë institucionet e vendeve autokratike.

E vërteta e thjeshtë është se kemi arritur në një pikë ku pushteti e ka ndërtuar në perfeksion makinerinë e denigrimit dhe asgjesimit të opozitës. Pjesë e saj mund të jenë ambasadorë që luajnë për interesa gjeopolitike të çastit, apo lobistë që paguhen me paratë e popullit më të varfër të kontinentit, “institucione të pavarura”, apo thjeshtë gazetarë që figurojnë në borderotë e koncesioneve, por një gjë është e qartë: ata mund të identifikohen fare lehtë.

Kushdo që merret me non gratën dhe nuk sheh vjedhjet e kryeministrit aktual, kushdo që zbulon agjentin Meta, por nuk ndjen dot atmoserën e pushtetit që mbahet në këmbë me banda, kush vë gishtin mbi mëkatet e opozitës, por ‘harron” inceneratorët, rrugët e florinjta, rilindasit e shndërruar në investitore strategjikë, hashashin, kokainën dhe paratë e tyre që pastrohen në kullat e Tiranës, ky pra, cilido qoftë, është një mercenar i kësaj makinerie propagande. Ndërkombëtarë apo shqiptarë, ata janë rogëtarë të saj dhe punojnë për forcimin e pushtetit personal të Edi Ramës.

Të pohosh këtë nuk do të thotë se ke amnistuar në mënyrë atutomatike opozitën. Ajo ka mëkatet e saj që fillojnë nga prijësit e vjetër, nga mungesa e një alternative të besueshme e deri tek telendisja e stërgjatur vëllavrasëse. Sikur zgjedhjet të ribëheshin sërish sot, falë bandave që ka në dispozicion për të kërcënuar dhe milionave që përdor për të blerë, Rama do të merrte në kutitë e votimit rezultatin që do të shkruante vetë me dorën e tij.

Po atëhere lind pyetja: pse gjithë ky investim i shfrenuar anti opozitar, kur as partia me emër të ri e Ilirit, as ajo me sigël të kontestuar e Saliut, nuk përbëjnë ndonjë rrezik për rrëzimin e këtij pushteti?
Përgjigjja është e thjeshtë: Rama nuk diskuton më qëndrimin në karrige, ai ka kaluar tani në një fazë tjetër, që do të grabisë i pa shqetësuar.

Dhe ndonëse, Berisha-Meta, si binomi i ri në krye të opozitës, janë shumë larg së qeni një alternativë reale për pushtet, duke bërë një opozitë të fortë dhe pa kompromis, ndryshe nga ajo e Bashës, ata do të nxirrnin në rrugë këdo që është i pakënaqur nga rritja galopante e kostos së jetesës, nga fluturimi i çmimit të karburantit, vajit apo bukës.

Pra çdo aferë e re, do të përbënte një shkak, që ata të cilët ndiheshin të vjedhur, të dilnin në bulevard dhe të kërkonin me dhunë atë që po ua rrëmbenin me ligj.

Pikërisht, frika se Meta dhe Berisha, për interesat e tyre, mund të bëhen katalizatorët e zemërimit të njerëzve, që deri më tani janë grabitur në heshtje, është ankthi që mundon sot Edi Ramën. Për këtë ai ka vënë në lëvizje, me gjithë fuqinë e vet, makinerinë shqiptaro- ndërkombëtare, që punon për të penguar fuzionimin e qytetarëve të pakënaqur me liderët aktualë të opozitës.

Sa herë dëgjohet një ndërkombëtar i shqetësuar për korrupsionin e Berishës para një dekade duke harruar këtë të sotmin, apo një shqiptar që rrëfen se çka bërë Ilir Meta në shekullin e shkuar, ata duhen trajtuar si lakej të pushtetit. Rezultati i angazhimit të tyre është i lexueshëm, jo vetëm ta mbajnë pagatorin e tyre në fron, por dhe ti krijojnë mundësinë të rrëmbejë gjithçka, pa dhënë askund llogari.

Prandaj, duhet të jemi të qartë se sa herë ata flasin, këtë nuk e bëjnë pasi ëndërrojnë një PD apo PL më të vyrtytshme, por ngaqë duan ti pengojnë qytetarët të përdorin si mburojë ndaj regjimit, opozitën që u ka rënë për pjesë.

45 Komente

  1. k
    k

    Ky me siguri do solidarizohet me spiunin,se asaj kategorie i përket.

    1. D
      Delo Banushi

      O Andi Mehdi Bushati. Shko e pyet tët atë, MEHDI BUSHATIN, si ish Punëtor Operativ dhe ish Kryetar i Degës së TETË të Sigurimit të Shtetit, që e ka patur në lidhje (indirekte) ish informatorin ILIR REXHEP FIQIRETE METAJ, që për ta joshur, e kanë paguar…. Pyete mirë se të sqaron.

      1. B
        Bureto

        Eh moj "demokraci" ç'na bere! Të na çaje dite per dite menderen nje klysh sigurimsi (nje shef i madh i tij) dhe nipi i Husni Kapos, shefi i organeve te "Diktatures se Proletariatit" , ku perfshihej dhe 'Sigurimi' famekeq i Enver Hoxhes, alias 'i Shtetit'. Shtoj skotes se ketij zagari edhe kushuririn e tij Agim Nesho, djalin e ishsekretarit te Pare te Komiteteve te PPSH, Tirane dhe Vlore, dhe skenari eshte i kopsitur, por me te vertet i neveritshem. Jo se prishin ndonje pune te madhe, se vetem mune te hane, vetem se cili eshte ai qe duron çdo dite e çdo nate, poshte 'dritares se shtepise' (dmth studio më studio, blog më blog dhe portale më portale, lehjen e ketyre zagareve, qe ndotin mjedisin?!

      2. N
        Natasha

        Ky e ka ne gen nga e ema te mbroje spiunet e Beogradit dhe te Moskes ne emer te hamshorit Dushan Mugosha.

        1. N
          Një shkrim i pa beshushem

          Shkrimi i Andi Bushatit ështe tipik një shkrime prej një komunisti që nuke Ka fare të bëje me shtetin ligjore a po me demokracine. Por ti e mbrone ilir Meten se pse spiunet dhe njerzit si ilir Meta e mbajten partine e gjyshit tend 50 vite në pushtet. Qdo Shqiptare që Ka dy pale mend në koke e Di që Edi Rama ështe një jasht qitje e Erdoganit dhe Turqise dhe ështe i korruptume dhe i lidhure me krimin. Por thën Kjo Ne nuke do thote që si njerze dhe komb duhet të mbeshtesim jasht qitjet e Enver Hoxhes Dhe të gjyshit tend siqe Jane ilir Meta dhe Sali Berisha. Sali Berisha dhe ilir Meta Jane po aqe të korruptume sa Edi Rama. Por tani na dulen e spiun të gjyshit tend. Prandaje shumica e gazetarve Jane një lloje si politikanet hajdute dhe anti shtet. Rrofte Shqiprija rrofte Amerika rrofte bota perdimore

          1. F
            Fjala ime

            Andi Bushati ka pasur babai kryespiun dhe sot derdellise; a lejohet ky person te jete pushtet in katert i pa votuar demokratikisht nga populli, gazetar?!

            1. O
              Osman Gazepi

              Po mire mor Andush bilja, ka zot mbi toke qe e denigron 1997, Gerdecin, vrasjen e 4 te pafajeshme ne bulevard, apo Like floririn” e “njeriun më bllok”? U dashka Sorosi per keta plehra?

            2. A
              AX

              Debil konjitiv i klasit 1 nipi shokut Hisni qe shurren e pare e beri ne prehrin e doktorr Salehut e qe atehere e pret barku nga goja per te dhe miqte e tij qe shkaterruan Shqiperine 30 vjet. Sikterr fytyre e poshter

              1. S
                Sali_Iliri hajduti

                ky paska qene pisi me i madh i Enver Hoxhes. Burre me legen e lloj qeni si ky nuk gjen. hallall pidhin e Vitos

                1. A
                  Anna

                  Nuk ka rendesi qe Sala eshte double non grada, Likja ish i recrutuar nga sigurimi-thote Andushi.Problem ka se si ky bir kurve,Edi Rama,i nxjerr keto.Ky eshte problemi thote Andushi,nipi i Hysni Kapos.Andush, ç'te besh, po dalin bashkepuntoret e gjyshit.

                  1. A
                    Aron

                    Doli ky jashteqitja e Kapojve, se i dolen sherbetoret e sigurimit te gjyshit.

                    1. B
                      Bushati i gjyshit Hysni Kapo djali spiunit i ritur

                      Edhe ti je pjese e çorbes ti eshe Shkullaku jeni ata te serbimit iranian me ato dosje qe nxoret e ke profesion nga prindi spiunllikun dhe nga gjyshi o plehe ... sa te ka paguar I.M. per kete shkrim

                      1. E
                        Emilio

                        Jashteqitje derri do ngelesh, do ju plase melcia nga inati qe keni per Ramen. Kujtuat se do tju bente me leke kur erdhi ne pushtet por ai e pat kuptuar cfare llumi jeni. BushatLubonjeZhejShkullak = jashteqitje DERRI

                        1. G
                          GIFF

                          Ti Bushat je ParExellence, Porta Potty me histerik i Edvin Rames! Nje njeri qe do kerkonte rrenimit e Edvinit do ta kerkonte rrugen tek nje opozite e paster, tek nje opozite e rigjeneruar, tek nje opozite e afte te ofroje modernizem dhe lidershipi te ri qe i pergjigjet aspiratavee te gjeneratave te reja. Nje moterqir qe do Ramen mbret, do Saliun, Ilirin, Lulushin si kukull te tyre. Do braktisjen e detyrimeve politike, me djegie mandatesh dhe rrenim opozitar. Do gryken e Shkerdhenit dhe Shkerdhites , si krye jatollahe opozite. Vetem nje pith motre ju lepin bythen histerikisht ish sekretareve, ish spihuneve, vrasesve, hajduteve, qe "jane kunder regjimit", per te mbajtur regjimin. Dhe ste ka dale keq moterqirlleku. Miljona, vila, prona, " intelektual" ne cdo tallava.

                          1. l
                            lenci bira

                            Ketij kelyshit po i pelqen gojorja qe po i ben salih bin ladenit dhe like hajdutit vrasesit, ndoshta pagesa

                            1. a
                              andi o nji Klysh Kurve Komunisti i besueshem

                              shko meso njiher te formulosh shpehjet qe pjerdh nga ajo Hale klysh kurvet,qe ngele nji llapaqen i rendomt e ngele tuj honger mut ktu ke Haleja mero bozit

                              1. j
                                john

                                I biri i krye spiunit Mehdi Bushati po jep mend dhe largon vemendjen nga ngjarja e dites. Fare e degjeneruar e Hysni Kapos, sperme e super degjeneruar Terbaci, qe kane bere sex edhe me dhite e kopese, me breza.

                                1. b
                                  ben

                                  Andi, kam nje pyetje per te te bere: Pse yt ate Mehdiu, si zyrtari i larte i kupoles se famkeqit Sigurimi i Shtetit, nuk e ka denoncuar me kohe kete fakt? Ai e dinte shume mire kush ishte Ilir Metaj. Gojet e liga thone qe Vera Bushati-Kapo, i shkoi ne zyre ish presidentit dhe i propozoje qe ai, presidenti, te dekoroj Mehdiun, burrine saj, e ne kembim, Mehdiu do ti hiqte "njollen". Ti te gjitha keto i ke ditur me kohe, pse nuk ke shkruajtur per kete problem? A mund te pergjigjesh? Po qe se jo, i bie qe nga horri Mehdi, ka lindur horri Andi. Per kete çeshtje qe ke reaguar ne mbrojtje te aleatit te sherbetorit te gjyshit tend Hosni, do te kish qene mençuri nga ana jote, te kishe heshtur, ose te detyrosh Mehdiun te dal ne mejdan e te tregoj te gjithe ish bashkepuntoret e Sigurimit qe jane ne politike, atje ku nuk duhet te jene. Kaq gje e bene dot? Pergjigja eshte :JO, sepse, Edi Rama s'ka qene i tille, dhe kjo gje u xhindos juve, krimbave te haleve.

                                  1. l
                                    luli

                                    sa vjen dhe behesh me i peshtire...tka dal turpi fare dhe q.... ashiqare

                                    1. T
                                      Tori

                                      Ja dhe ky spermazoidi I Sigurimit te shtetit. Te qifsha rracen plehre

                                      1. L
                                        Llazi usa

                                        Ky ka te drejte ta mbroj se, do dali dhe emeri i babajt te tij (Medin Bushati) kryesoihuni shqipetar, prandaj ky mbron Saliun dhe Ilirin, ja ka ndjer bytha lageshtine.

                                        1. B
                                          Burgajeti

                                          Saliu di shume me teper se sa mendohet prej dosjeve te Sigurimit te Shtetit komuniste,sepse ato dosje i ka marre fizikisht apo nepermjet disqeve te panumurt dhe qe duhet ti kete ne vende te sigurta.Une dyshoj se te gjitha keto jane dore e UDB-se te djeshme,ndryshe te atij te Serbise te sotme.Me ben pershtypje nje nderlidhje e forte e ketyre viteve te fundit,e Andi Bushatit me Sali Berishen.Cdo gje eshte sot per sot hamendesim,por,dikur Vito Kapo ka bere nje kerkese per ta futur Sali Berishen ne listen e te zgjedhurve ne K.Q. te P.P.SH-se por qe nuk i ndriti sepse kishte te dhena si bashkepuntor i UDB-se... A mos valle Saliu,me ndihmen e UDB-se,i ka treguar ndonje te dhene se dhe gjyshi i tij,ka qene i lidhur me UDB-ne? Ne vitet e para te mbasclirimit,kur ligjin e benin keshilltaret apo te derguarit Jugosllave,Husni Kapo kish njohje me Miladin Popvicin dhe Dushan Mugoshen,dhe te deleguarit e PKJugosllave te asaj kohe dhe pikerisht u perzgjodh si ambasadori i pare ne Beograd.A mos u fut ne kllapen e UDB-se dhe i sherbeu asaj i kamufluar? Ishte Husni Kapo i cili kishte pozitat me kyce ne parti mbas Enver Hoxhes,mbulonte kuadrin dhe organet e diktatures.Si ishte e mundur,te shpetonte nga pergjegjesia per gjithe ate kaste udheheqesish te larte te shtetit shqiptar,ne [parti dhe qeveri u ndeshkuan dhe ky te shpetoje? Ishte ky qe para se t'i ndeshkonte Enver Hoxha,i degjonte dhe ja futete nevesh E.H.se cfare thane e si e thane dhe pastaj te dy,vendosnin t'i shpallnin armiq te partise e te Shqiperise? Koha dhe historia do nxjere te verteten....

                                          1. V
                                            Vlora

                                            Lepurush i gjyshit, pirdh, pirdh se lirohesh

                                            1. S
                                              Sali Trimi

                                              Nje alibi shume e dobet per te mbrojtur Sali Berishen dhe Ilir Meten! Kur flitet per Saliun, fol per saliun. Kur flitet per ilirin, fol per Ilirin. Kyur flitet per Ramen fol per Ramen. Por te thuash se korrupsioni i Saliut para 10 vjetesh nuk ka krahasim me korrupsionin sot te Rames eshte maskarallek. Korrupsioni eshte korrupsin dhe duhet denuar, pavaresisht nga vjen. Aq me teper kur ai eshte i evidentuar dhe i shpallur nga Amerika dhe Anglia. Nje e vertete apsolute nuk mund te krahasohet me nje te vertete te supozuar nga ky pinjoll i turpit shqiptar!

                                              1. M
                                                Ministria e KomshiKulturës

                                                Artikull plot inteligjencë dhe me intuitë gazetari politik. Profesionalizmi I z. Bushati thërmon në detaj realitetin politik monist të neodiktatorit rozë Edvin Rama. Është padyshim shprehje koncize, e shkurtër, lakonike e një të vërtete të përgjithshëme. Por nuk është subject për suflaqexhinjtë bythkuq e merobazetarit pabyths.

                                                1. R
                                                  Rajmond vlonjati

                                                  Edhe ti "Ministria e KomshiKultures" nga emri qe ke, i "absorbon" shume mire inteligjencat e gazetarise politike qe "thermon ne detaj realitetin politik monist te neodiktatorit roze ...", dhe sidomos absorbon shprehjet e "shkurtera, lakonike te nje te vertete te pergjithsheme", (jam i sigurt se ty ti i kupton kaq mire keto shprehje po aq mire sa kupton thermijat kuantike te drites qe udheton ne univers) dhe kjo duket qarte kur shkruan: "suflaqexhinjtë bythkuq pabyths"

                                                2. S
                                                  Shqipo

                                                  E Bushat,mezi e prisje këtë dosjen e Metës! Sa i ke kërkuar Metës të ta rrisë llogarinë tani që është në hall? Domosdo,halli i madh,ylefe e madhe për ti bërë avokatin e djallit.

                                                  1. P
                                                    Pilurioti.

                                                    Si urdhëro shoku Hysni! Do t'i luftojmë anglo-amerikanët, deri tek shqiptari i fundit. E kuptove tani ti, Andi Bushati Kapo. Shko bëje çiçin që të vinë mendt. Ti nuk je analist, je kafshë ngarkese.

                                                    1. E
                                                      ENTSOE

                                                      Bir spiuni, keshtu I takon te flase!!!

                                                      1. t
                                                        timo

                                                        Për këtë Pallosh Kapo Bushatin asgjë nuk ka rëndësi nga ato që thonë dhe shkruajnë të tjerët për Ilirin apo Saliun!!! Rëndësi të veçantë kanë ato që thotë dhe shkruan ai vetë. Ai është etalon i të vërtetës!!! Eh... Trap...

                                                        1. P
                                                          Predatori

                                                          Rilindasit janë hajdutë, Saliu hajdut, vrasës dhe non grata, Iliri, hajdut dhe sigurims, ore kë do të votojë ky popull?

                                                          1. G
                                                            GEZUAR BAFTAJAR

                                                            I PASKE MARE NJE DORE RUBLA NGA PUTIN SALEH AGUSHI SPIUNI

                                                            1. G
                                                              GEZUAR BAFTAJAR

                                                              I PASKE MARE NJE DORE RUBLA NGA PUTIN SALEH AGUSHI SPIUNI

                                                              1. G
                                                                GEZUAR BAFTAJAR

                                                                I PASKE MARE NJE DORE RUBLA NGA PUTIN SALEH AGUSHI SPIUNI

                                                                1. G
                                                                  GEZUAR BAFTAJAR

                                                                  I PASKE MARE NJE DORE RUBLA NGA PUTIN SALEH AGUSHI SPIUNI

                                                                  1. G
                                                                    GEZUAR BAFTAJAR

                                                                    I PASKE MARE NJE DORE RUBLA NGA PUTIN SALEH AGUSHI SPIUNI

                                                                    1. j
                                                                      ja edhe turi Miu i Bodrumeve Komuniste

                                                                      yyyyt fiqir ,gen spiunesh brez pas brezi - pjes e se Keqes Shqiptare

                                                                      1. B
                                                                        Berti

                                                                        Ha mut o Bushat ha se të bën mirë. Në vend që të rrish urtë dhe të lutesh për pisllëqet dhe krimet e fisit tënd te degjeneruar bëhesh mburojë e njerëzve më të degjeneruar të sistemit, që fisi yt aq zellshëm i sherbeu. Yt pis njeri.

                                                                        1. X
                                                                          Xha Braho

                                                                          ANDI, KE TE DREJTE, SE SI NIPI I GJYSHIT, DUHET TI MBROSH SPIUNAT BERISHA- META…SE FUNDJA NGA PORDHET E TYRE MBINE ATA…

                                                                        2. A
                                                                          Arjnan Cani idiot i lindur.

                                                                          Vetm ti mor ndyresire nuk ke surrat te flasesh ,se ti je pervete kelysh Sigurimsi , prandaj spiuni Metaj dekoroi babain tend spiun o funderine e neveritur , o vemje e ndyre , o pervers , o buce e familjes kriminele ,hajdute, Berisha dhe Metaj.

                                                                          1. P
                                                                            Prodhimi kali,ne dere te hanit,mos u tut,mor qen s

                                                                            Mire e ka nipcja,Nexho Shabanin e banimit nen/kryetar te shtëpisë byth.irave,,Like pordha kontingjent i sig,shtetit,daja,i jati,drejtus,ky nuk nevoje per poste,ky eshte i drejte si litari ne thes ky eshte vetëm ne opozite,ky per sa kohe te kete pordhikalin e tij,eshte rehat,per dosjet e agjenturave,dihet qe eshte kompetent,ky ha mut shume,po nuk ja var kush

                                                                            1. T
                                                                              Tutu

                                                                              Nipi i Hysniut dhe djali i Mehdiut , qe vete ti je pjelle dhe perfitues i atij sistemi te zi qe kaluam… ne te vertete te gjitha ato virtute te zeza qe permende i perkasin me shume se kujdo fuksit Metaj.. per kete nuk ke nevoje te sorollatesh shume , mjafton te lexosh dhe njehere percaktimet e bera per te nga miku i tij Berisha ne sallen e parlamentit shqiptar... populli nuk eshte budalla.. e verteta vonon po nuk Harron ..!!

                                                                              1. Çekiçi

                                                                                O Andi Bushati ti je spiun e birë spiuni Bashk më shokun tëndë Batonin e Sali Çelit qe shkerdhati Baton është spiun e birë spiuni Si puna e juaj kan qenë edhe Sala e Iliri spiun e birë spiunesh

                                                                                1. M
                                                                                  Ministria e KomshiKulturës

                                                                                  Ritheksoj që artikulli nuk është për ata që kanë si pasuri kërpudhat dhe myqet e kuqërremtë në tru dhe tek gishtat e këmbëve. Nëse je vërtet vlonjat e kupton pse Bushatin e sulmojne vetem nga " pragu" I shtëpisë dhe jo për atë që shkruan. Sa për grimcat kuantike mos u zhyt kur sdi not. Kur rrëfen "kujtimet e atyre që ke lexuar në fillore", mos i përziej klishetë me platitudat.

                                                                                  1. R
                                                                                    Rajmond vonjati.

                                                                                    "Ministria e KomshiKultures"! Askush, askund, asnjehere nuk del dot jashte orbites se tradites dhe formimit familjar, sado shkolla te kete studiuar. Te gjtha ato njohuri te fituara, pa e kuptuar i perdor ne funksion te formimit familjar se pari e pastaj ne funksion te pasurimit me skuthlliqe, pa pune te mirefillte, ashtu si ky artikullshkrues qe arrin te artikuloj ato fjale qe truri yt si rrok dot, e qe ty te duket si "yll qe ndriçon shtigjet nje shtegetari te lodhur" si puna jote. Familja e Andi Bushatit, pa frike rreshtohet si nje familje kobzeze per kombin, ashtu dhe me keq se familja e Sahale Brriishes, dhe si pinjolli kesaj familje kobzeze nuk ka te drejte morale tu mbush koken hajvaneve te zgjuar me profka, te cilat, edhe ai vet i shkruan per nje kategori te caktuar dykembeshash qe ecin me rrumpalle se katerkembeshat.

                                                                                    Lini një Përgjigje