Ku do të gjejë krehër Ilir Meta?

28 Korrik 2022, 14:33Blog Nga Frrok Çupi

Ku do të gjejë krehër Ilir Meta?

Ilir Meta e ka marrë lëndën e heroizimit, jo nga ide patriotike as nga librat e vjetër, por e ka marrë si mjet për t’u fshehur. Ilir Meta e ka marrë heroizimin në kohën kur iu afrua fundit të historisë së tij; në atë moment solli në mendje Vasil Laçin dhe postulatin e tij filmik: “Më jepni një krehër se dua të vdes i bukur!’.

Tani Ilir Meta, i shpallur botërisht si ‘bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit” të diktaturës, po ndien fundin e tij. Iliri ‘vasilaçaj’ po e prek fundin as për shkak të maskarallëkut si spiun i Sigurimit, as për shkak të të këqijave që i shkaktoi shtetit shqiptar, atdheut dhe kombit.

Ka diçka tjetër më të pandershme.

Ç’ të zeza i shkaktoi shtetit dhe kombit të vet?

Është i pari dhe i fundit në botë si mbetje e Sigurimit të Shtetit që i hip në qafë shtetit të vet dhe e ndot me mënyrën më të shëmtuar. Tani shteti ynë, 30 vjet nën këmbën e një spiuni, ka humbur një pjesë të legjitimitetit dhe një pjesë të moralit.

Legjitimitetin e humbi për arsye se në këto dekada, shteti kishte një kryeministër të paligjshëm; kishte një kryetar parlamenti të paligjshëm; kishte një president të paligjshëm. Ligji nuk lejon që në këto funksione të larta të afrohet një Spiun i Sigurimit të Shtetit të diktaturës. Kemi 30 vjet që gjëmojnë daullet ‘kundër spiunëve’, por spiunët bëjnë karrierë shtetërore dhe pasuri të paligjshme.

Aq më pak morali qytetar e njerëzor që nuk e lejon këtë mizori mbi ‘ zotin shtet’.

Shteti ynë ka humbur, me këtë rast, besueshmërinë e aleatëve dhe ka marrë vëmendjen cinike të shteteve që nuk na duan.

Çfarë duhet të bëjë shteti, të kufizojë Demokracinë?

Jo demokracinë, por të paktën disa rregulla të demokracisë, duhen ngurtësuar përkohësisht. I duhet dhënë e drejta shtetit që të kërkojë, si kirurgu, qelizë pas qelize, për të zhdukur kancerin e Sigurimit të Shtetit dhe të spiunit Ilir Meta. A duhen pezulluar disa akte që ka firmosur ky njeri?, a duhen anuluar për gjithmonë disa akte të tij kundër aleatëve dhe kundër Sigurisë së vendit që po ky i vulosi?, a duhet praktikuar metoda më e vjetër e marrjes së qimes për të mos lejuar më askënd me ‘qime spiuni që t’ i afrohet punëve publike?

Ndoshta të gjitha duhen bërë.

Atëherë, pyetja tjetër:

Përderisa fundin e Ilir Metës nuk e solli e keqja që kreu kundër individit dhe jetës së tij, vallë cila e keqe tjetër?

Ilir Meta, më e pakta qenka edhe spiun i Sigurimi të Shtetit dhe ka marrë në qafë një apo disa njerëz. Spiunët e kësaj shkalle, në asnjë vend të botës, nuk kanë shkuar më përtej se te dëmi mbi jetën e individit. Ndërsa Meta ka shkuar shumë larg, ka shkelur, ka goditur fort ligjin themeltar të shtetit, paqen dhe sigurinë në vend, ka sulmuar si ujk aleatët e mëdhenj SHBA dhe BE; ka minuar Drejtësinë… Me një fjalë, e ka telendisur vendin, e ka rrjepur si një pulë dhe e ka bërë gati që të vijë dikush ta ‘shërojë’.

Ilir Meta, sipas të gjitha të dhënave, ka kaluar nga spiun i vogël i Sigurimit, në një shërbëtor të madh për agjencitë e huaja të spiunazhit në vende jo miqësore ndaj nesh. Do të shikojmë se ku do të falet Ilir Meta ditën kur do t’ i duhet krehri: Në Beograd, në Moskë apo në Teheran.

Pse ndodhi pikërisht sot dorëzimi i Ilir Metës në duar të ligjit?

Ai, sigurisht që ka llogari të tjera ku do të falet për pasurinë e pa ligjshme, por sot u dorëzua si Spiun para institucioneve. Ndodhi vetëm tre ditë pasi në Durrës, MEK anuloi Samitin Botëror të Iranit të Lirë. Qeveria shqiptare qe e detyruar ta anulonte samitin për arsye sigurie dhe për shkak të kërcënimeve dhe komploteve terroriste, siç shkruante Washington Post.

A është Ilir Meta i lidhur me shërbimet inteligjente dhe interesat e Iranit?

Të paktën disa fakte hedhin hije dyshimi. Përderisa as kësaj here presidenti në detyrë nuk lëvizi as gishtin nën trysninë e kërcënimeve nga Irani, kjo dëshmon.

Para kësaj, Ilir Meta si president i Republikës, nuk e përkrahu kërkesën për ekstradimin e Ambasadorit dhe dy diplomatëve spiunë iranianë nga Tirana, në dhjetor 2020. Nga ata diplomatë ishte përgatitur një akt terrorizmi dhe një komplot kundër vendit tonë. As vetë ftesa e SHBA për të ndërmarrë këtë veprim nuk e lëvizi vendit Ilir Metën. Kryeministri Edi Rama e mori gjithë barrën mbi vete, madje edhe kërcënime nga Irani. Presidenti Donald Trump, në 19 dhjetor 2020 i dërgoi një letër falënderimi Edi Ramës, por anashkaloi tërësisht presidentin Meta.

“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja… Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda”, shkruante presidenti amerikan Trump. Presidenti Meta u la ‘i lirë’ në vetminë e tij.

Që atëherë Presidenti Meta është lënë mënjanë nga të gjitha delegacionet e Shteteve të Bashkuara.

Kërcënimet e Metës kundër Amerikës sipas stilit të vrasjes së presidentit Alende, janë klishe të marra nga fjalori i armiqve që akuzojnë Amerikën për vrasje pa gjyq dhe diversion. Për presidentin shqiptar Meta, ‘Rusia ka më shumë raketa se Amerika’.

Ku takohet Meta me Berishën gjatë rrugës Beograd- Moskë- Teheran?

Meta është përkundur nga Berisha në prehrin e spiunazhit. Fillimisht e kërcënoi, pastaj i tha “Haj se nuk ka gjë, një spiun i vogël je”. I fshehu dosjen, e stërviti në punët me disa dosje të UDB. Dje Berisha e mbrojti Metën me pasion si ‘spiun i Sigurimit’, duke dëshmuar se ‘Berisha i di të gjitha ose i ka bërë të gjitha’, dhe tashmë del se ‘Berisha është edhe tutor i Metës’.

Ndaj Berishës janë drejtuar gishti dhe qindra prova se përveç angazhimeve me sigurimin shqiptar, ka shërbyer si agjent i shërbimeve të huaja sekrete, madje edhe familjarisht. Ndër të parat përmendet UDB. Që në fillim të Demokracisë nisën të përhapen shumë pyetje:

Nga do të vinin projektet djallëzore për rrënimin e ekonomisë së vendit?

Si do të lidhej shteti shqiptar ‘me litar’ në grykë për dërgimin e 600 tonë naftë në ditë për Milloshevicin, në kushtet e embargos se Kombeve të Bashkuara?

Pse do të zhdukej Remzi Hoxha?

Pse do të burgoseshin aktivistët e UÇK?

Nga do të vinte projekti për luftën civile Veriu kundër Jugut?

Edhe sot e kësaj dite, projekti për të mbajtur gjendje tensioni e turbullire në vend, është një frymëzim që vjen nga kanale të ndyra kundër kombit.

Tradhtia kombëtare dënohet me ligj.

Si i mban lidhjet Meta me Moskën?

Flas për lidhjet e afërta, jo për ato që zhvillohen përmes kodeve dhe personave të fshehtë.

A ka Ilir Meta kapitale të përbashkëta në biznese të përbashkëta me agjentë rusë në botë? Po ndërtime në Serbi? Lidhja me Londrën dhe me Qipron a janë vallë lidhje të natyrshme?!, edhe pse Ilir Meta thotë ‘ e bëj për fëmijët’.

Po ambasadorët e emëruar nga presidenti Meta, a kanë si përparësi rolin e informatorit mes Kremlinit, Beogradit dhe Metës?.

… Krehri, përsëri! Nuk është një fjalëkryq, as kod. Është një fund ‘heroik’, të cilin Meta do ta ëndërronte; por…, sikur të mos e kishin zbuluar si spiun.

21 Komente

  1. M
    MAJAKOVSKI

    Madheshtore. Nuk ka si behet me bukur dhe qarte qe e keni shkruar ore Frrok. Nje keher per Ilirin por jo tani pasi doli spiun.

    1. K
      K

      Në shqipëri , kush ka bërë shumë krime , ka shumë emra. Janë një lloj stolie perverse si medaljet e metes.

    2. M
      Mendimi

      Shkrim brilant si perhere, te kishim disa zoterinj sikur ju,do te shkonin punet mbare

      1. F
        Flamur Nokaj

        Berisha Meta Kurti Islami Politik,ne hapsirat shqiptare, jan nen vezhgimin e Anglo/Amerikanve. Faliminderit Amerik

        1. l
          lsra

          brilamt faleminderit qe qr ka njeres ze huximdjem

          1. A
            Arestimi sa me i shpejte..

            Do Zoti e Arestojne perpara se te vrasi veten.. Qe te Tregoje zinxhiret e lidhura me lidhjet qe ka patur..

            1. Roberto

              Komenti shume i sakte por ne duam vepra nga organet ligjzbatuese qe ti mbyllet haleja njehere e pergjithmone ketij llumi te pashoq.Jo vetem denimi duhet te jete maksimal por dhe konfiskimet legale dhe sidomos ato qe jane te fshehura dhe qe perdoren nga persona te trete lidhje te ngushta te Hajdutit AGUSH REXHEP METAJ.

              1. j
                john

                Shkrim mjaft i goditur Frrok. Respekte!

                1. Çerdhe spiunesh I.M.

                  I.M.eshte spiune i sherbimit iranian jam 100000 % i sigurte ne mos edhe ne sherbime te tjera .......shteti duhet te levizi presidenca ka wene çerdhe spiunesh

                  1. Roberto

                    Eshte kombinim i Rusise nepermjet Iranit. Dihet qe keto dy vende jane partnere dhe llogjikisht bashkepunojne midis tyre prandaj ti mund te jesh i sakte me Iranin por prapa Iranin qendron Rusia.

                  2. B
                    Bubulina

                    Frrok Çupi. Memoria e kombit. Frrok Çupi, unik në shtjellën e trillerit politik 1990- 2022. Frrok Çupi, tungjatjeta.

                    1. L
                      Llagapi "Rrota"

                      Mirë e ke thënë o Frok, por të presim është e vërtet kjo që thoni për Metën. Ishte vërtet FUKS apo është fasadë politike. Nëse është e vërtet që ka qenë FUKS është shumë e rrende për shoqërin shqiptare që mbajti në krye një Spiunë për 30 vjet. Bëhet si shprehet "Kapeni hajdutin dhe hajduti jam vetë" apo " Ha një lugë çorbë të prishur dhe pastaj vjedhë tërë jetën" . TE VERTETOHET PASTAJ TA GJYKOJME

                      1. A
                        A E di Edi, që ju E di-ni.

                        Dakord jam o Frok! Po Edi... Edi nuk dinte asgjë?? As nne lloj informacioni, asnjë tymnajë.. Jo për gjë por shtoja dhe këtë gje analizës tënde. Se nuk ka ve d ku kryeministri nuk di gjë. Ai bëri koalicion me të. Madje na e bëri dhe peshqesh 5 vjet president. Dhe më e keqja tani që ju "hapën petët lakrorit" (jo Maqos). Nuk po bën asgjë. Iliri duhet te kthej urgjent paret nga presidenca dhe duhet ti hiqen benefitet. Mos vallë Frok e mbron edhe Rama ( se ashtu është nje punë, I duhet. Ai dhe Saleh-u)....

                        1. L
                          Loni

                          Ku e di Edi mor vlla, mafia Berisha i mori te gjitha dosjet dhe kercenonte me to cdo njeri. Nje fjake thote me mire vone se kurre...le ti japim denimin e merituar ketyre plehrave, familjarisht!

                        2. F
                          Fatmiri

                          Meta paska qene Megaspiun derisa spiuni i njohur i Sigurimit, Frrok Cupi e quan spiun. Frrok, paske rene shume poshte.

                          1. B
                            Balo

                            Frroku ka qenë Bashkëpunëtor i Sigurimit me dosje,e ka pranuar këtë dhe për këtë PD e largoi ,ndonëse ai është themeluesi i gazetës RD! Asnjëherë kur shkruan nuk ja kam vlerësuar logjikën,ndonëse ajo që do shkruaj sot më duket edhe mua shumë e çuditshme.. Diku kam lexuar se Frroku i shkruante fjalimet një anëtari të Byrosë dikur,dhe shkrime si ky më sipër ,po të mos përmendësh ca emra që dalin aty,janë si të shkëputur nga gazetat e kohës së Komunizmit! E Dyta, është edhe më e çuditshme,Frroku fizikisht duke u plakur po i ngjan përditë e më tepër....shoqes Nexhmije...!!!!Aq sa do thosha se ajo kërmë jeton akoma... Çudi!

                            1. I
                              Ilir Demaliaj

                              Te pakten ti kryespiun mos te shkruaje per kte ceshtje. Ti me ke spiunu mua more vemje pa dinjitet, qelbesire. E ke emrin ne dosjen time more ndyresire.

                              1. A
                                Anisa

                                ANALIZ E DREJT POR ILIR META ESHT SPIUN I RUSIS DHE HAKERAT NE SISTEMIN TON AI I KA BER ME SALI BERISHEN AS NUK E VE NE DYSHIM, DITEN KONFERENC SHTYPI NATEN SI MINJ HALESH DUKE THURUR PLANE KETO JAN JASHTQITJA E SHQIPERIS E KEQJA VJEN NGA KETA NE SHQIPERI ,I HIQNI DHE KENI PER TE PAR SI DO NDRYSHOJ CDO GJE.

                                1. l
                                  lenci bira

                                  Agjensit iraniane dhe ruse ndepermjet salih bin ladenit dhe like spijunit kane hyre ne shqiperi SHISH DHE SPAK NE KEMBE KETA PO I BEJNE XHEMEN SHQIPERIS BEAVO FRROK PENA JOTE DO I SHKRIJ KETA DY TERRORISTA

                                  1. P
                                    Pilurioti

                                    Një shkrim shumë i mençur. Respekt.

                                    1. g
                                      greg

                                      fukaralliku ne kulm korrupsioni ne kulm, borxhet nuk dihet se sa kan shkuar dhe Ed Rama i mer trurin popullit te shkret me dosje, sic ja mori me lul trapin per 12 vjet, i shkreti popull thuaj, cdo kryeminister e ka quajtur budalla.

                                      Lini një Përgjigje