Çlirimi i Ilir Metës nga 30 vjet pengmarrje!

28 Korrik 2022, 11:11Blog Nga Altin Ketro

Çlirimi i Ilir Metës nga 30 vjet pengmarrje!

Ditën që Ilir Meta rithemelonte pjellën e tij LSI, në Partia e Lirisë, deklaronte që çdokush që disponon një dokument korrupsioni për qeverinë “Rama”, ta depozitonte tek ai dhe emri nuk do i bëhej publik.

Ditën kur Ilir Metës i doli emri i si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit nga një e-mail anonim që vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve, ky institucion u sulmua nga Iliri pse i vuri veshin një letre anonime.

Kjo në fakt tregon karakterin e vërtetë të Ilir Metës që brenda 24 orësh denoncimet që vijnë në formë anonime i trajton, njërin si të nënës e tjetrin si të njerkës. Kur denoncimi është për palën kundërshtare ai ka vlerë, kur bëhet për atë vetë, i humbet vlera.

Por për të kuptuar sa i shqetësuar është Ilir Meta për këtë çështje, mjafton të dëgjoni se si iu drejtua ai kryetares së Autoritetit të Dosjeve si dhe kryetare së Kuvendit.

Zonja Sula në fakt kishte dalë me një vendim kolegjial dhe mbi bazën e atij vendimi kishte informuar kryetaren e Kuvendit. Kjo e fundit nuk mund ta kalonte si diçka pa rëndësinë këtë çështje me shumë ndjeshmëri publike, kur vetëm 3 ditë më parë personi në fjalë ka qenë numri 1 i shtetit.

Binte në sy në fjalorin ofendues të Ilir Metës edhe oferta për të dy zonjat që ta kishin kontaktuar fillimisht atë, ky t’i kishte takuar kokë më kokë, dhe mbase e kishin mbyllur aty për aty çështjen me argumentet e zotit Meta. Se zoti Meta ka ca argumente që kur t’i tregon të trullosin fare, ta heqin mendjen dhe humnera te duket fushë me lule. Të ndryshon përgjithmonë jeta, prej argumenteve e kam fjalën.

Tashmë që kjo çështje u bë publike, ka nevojë urgjente të zbardhet sa më shpejt, bile me sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit i cili duhet t’i heqë Autoritetit të Dosjeve pengesat që ai ka me ligj për të mos hetuar ata që kanë certifikatë pastërtie nga ish-komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Nuk është problem fare se del nga skena politike një individ si Ilir Meta. Bota ka nxjerrë nga politika gjigant të saj që do i bënin nder po të rrinin më gjatë në detyrë. E rëndësishme këtu është që Ilir Meta, me ato funksione të larta shtetërore që ka mbajtur, më në fund të çlirohet nga tutela 30 vjeçare e Sali Berishës, i vetë identifikuar si “Arkiva”, dhe të mos jetë më peng i dosjeve prej atyre që ia mbanin si shantazh mbi kokë sa herë Iliri u duhej si qen gjahu për arritjen e qëllimeve të tyre politike.

16 Komente

  1. L
    Like "Trendafili" i mbushur me floririn e Krrabes

    Plotesisht dakort me zotin Ketro! Urgjentisht kuvendi ne seance te jashtezakoneshme duket te heqe pengesat per autoritetin e dosjeve,pengese qe eshte futur qellimisht nga vete ky ciban i prishur vite me pare,me qellim qe te mos behej asnje ndryshim ne cefirtikaten e "fallsifikuar" te leshuar prej komisioneve Bezhani e Mezini .Ne kete menyre ky eshte virgjeruar pasi ka dale nga Bordellua e ish sigurimit te shtetit,qe te vazhdonte te shkaterronte bazat e shtetit,te grabiste pasurine e tij e te jetonte ai,Monika e femijet e tij si sheike e te shkelmonte demokracine e ketij vendi sa here qe i tekej,sic ka bere keto 30 vjete.Vetem keshtu pastrohen cibanet e ketij vendi,sic shprehej ne nje film i madhi Sander Prosi!Largimi me procedure te pershpejtuar i ketij spiuni delinquent nga jeta politike e hapja e dosjeve te tij eshte nje eminence emergjente qe shumica e shqiptareve e pret si e si.Petet e lakrorit jane hapur tashme dhe hetimi duhet te shtrihet edhe me tej deri ne asgjesimin e "Arkives" sekrete ,poliagjentit Sali Berisha,i cili me shantazhe e dosje mban lidhur pas vetes jo pak ish spiune e te korruptuar deputete e kuadro te bandes demo(n)kratikase qe i shkojne nga pas si lepuj!

    1. K
      K

      Një shtet që drejtohet nga mafja dhe spiunet kriminele të sigurimit të shtetit, nuk do perparoje kurrë.Ata pasurohen populli varferohet. Nëse kjo eshte demokraci, me mirë diktatura.

      1. K
        K

        Një shtet që drejtohet nga mafja dhe spiunet kriminele të sigurimit të shtetit, nuk do perparoje kurrë.Ata pasurohen populli varferohet. Nëse kjo eshte demokraci, me mirë diktatura.

        1. K
          K

          Një shtet që drejtohet nga mafja dhe spiunet kriminele të sigurimit të shtetit, nuk do perparoje kurrë.Ata pasurohen populli varferohet. Nëse kjo eshte demokraci, me mirë diktatura.

        2. V
          Vranakonti

          Mos t'u shkoi mendja se Ilir Meta edhe sikur te kete qene vertete bashkepunetor i sigurimit,nuk mnd te denohet te pakten poltikisht per tre arsye: E para- paralamenti qe t'a denoi duhet te kete 84 vota. Mazhoranca nuk i bene dote. E dyta- qe te denohet Meta duhet patjeter te behen ndryshime ne kushtetute.Edhe kjo nuk mund te behet se ha shume kohe dhe nuk ekziston vullneti per kete. E treta-.Meta dhe Berisha jane mjeshtra per t'u mbrojtur dhe dine si te mbrohen jo vetem ne parlament por edhe ne drejtesi qe e kane te tyre. Prandaj Meta t'a gezoi Partine dhe te trashegohet me Moniken.

          1. j
            john

            Kur te votohet ne kuvend duhet tu thuhet deputeteve..."kush nuk ka qene bashkepunetor i sigurimit le te vije te votoje". Llogjika me thote qe po te isha une ose ju z.Vrana do votonit edhe sikur te urrejme maxhorancen.

          2. I
            Ilir floriri

            Ti vetë e shkruan që Liti thotë që kush i çon info nul do ja bëjl emrin publik. Dmth Iliri do e dijë identitetin e atij që e dërgon. Dmth për Ilirin ai që e dërgon nuk është anonim. Kurse autoriteti dosjeve mori email anonim dmth as autoriteti i dosjeve nuk e di kush e ka dërguar emailin. Që me rampo llafnë mind të ket qënë një shtet “armik” si irani apo rusia

            1. I
              Ilir floriri

              Ti vetë e shkruan që Liti thotë që kush i çon info nul do ja bëjl emrin publik. Dmth Iliri do e dijë identitetin e atij që e dërgon. Dmth për Ilirin ai që e dërgon nuk është anonim. Kurse autoriteti dosjeve mori email anonim dmth as autoriteti i dosjeve nuk e di kush e ka dërguar emailin. Që me rampo llafnë mind të ket qënë një shtet “armik” si irani apo rusia

              1. S
                S.Krasniqi

                Ja futi Mona Likes,prap ajo do bëhet kryetare e PL dhe kur të vij koha ndoshta dhe krye... (p...)

                1. v
                  vang

                  VRANAKONT : 84 VOTA BEHEN SE JANE distancuar teper. Kushtetuta ndryshon se ka ndryshuar sa here kanE dashur dhe tani eshte vone te dalin te lare.

                  1. R
                    Ramushi

                    mvje kec ku pefundove ilir meta ,por tkisha dal hakut . kur t'erdha te vila ne lalz e kqyra se midis monikes dhe tye dicka nuk shkonte . ajo fliste shpesh me petritin ne telefon tuj u knac tu qesh . monika ta ka truc pas sepse e ka lidh me petritin kec muhabeti .hajt ngushllime knej nga anet tona

                    1. G
                      Gënjeshtra del një ditë

                      E vërteta do të çlirojë Ilir, mqs ke Monln besimtare me rosario në qafë. Trego shokët dhe kaq ishte.

                      1. D
                        Dajti

                        Mos na bjere zjarri dhe na digjet dosja e IM more aman.

                        1. E
                          Edi

                          PO SIKUR E GJITHE KJO STUHI E LLOJIT RILINDJE TE DALE BLOF DHE SHKRESAT TE KONFIRMOJNE SE I.M.NUK ESHTE ILIR META PRESIDENT ME ÇDO NGELENI JU HIENA QE USHQEHENI ME GJAK VIKTIMASH TE PAFAJSHEM. QE NGA EDVIN RAMA DHE ERION VELIA QE JANE REGJIZORET E KESAJ PERFOLJE. SHENJAT U DHANE DESHMITARI VIKTIME E SPIUNLLIKUT SAJTESOI SE NUK BEHET FJALE PER PRESIDENTIN META....

                          1. Z
                            Zeqo Pilafi

                            Ti je idiot Ketro! Kush qënkan këta që e paskan marrë peng Ilir Metën për 30 vjet, duke e bërë ministër, kryeministër, kryetar parlamenti dhe së fundi president? Të bukur pengmarrje!!! Ah, sikur të kishe ti fatin e Ilir Metës dhe të merrnin peng duke kaluar nëpër gjithë ato pozicione të fëlliqura që unë numrova më lartë, sa do kishe vuajtur or i shkretë!Ilir Meta dhe banda enveriste me Berishën dhe Nanon në krye muarën peng Shqipërinë dhe një popull të tërë, ti thua e paskan marrë peng Ilirin.

                            1. V
                              Vëzhguesi

                              Në 11 Prill 1985 RAI (Radio televizioni italian) dha këtë njoftim: " Vdiq diktatori shqiptar Enver Hoxha, i cili për afër gjysëm shekulli udhëhoqi me dorë të hekurt fqinjin e vogël përtej Adriatikut. Si successore (pasues) i tij pritet të vendoset Ramiz Alia, njeriu që për 30 vjet rresht ka drejtuar policinë sekrete të diktatorit Hoxha." Nisur nga fakti që italianët kanë qënë njohësit më të mirë të regjimit komunist në Shqipëri, kjo do të thotë se në Shqipëri kanë ekzistuar dy rrjete spiunazhi, të pavarur nga njëri tjetri; sigurimi i shtetit (një rrjet ligjor si në çdo shtet) dhe rrjeti i fshehtë, jo ligjor, i sigurimit personal të diktatorit. Pikërisht këtë rrjet, i ashtuquajturi sigurim i Partisë, ka drejtuar Ramiz Alia në bashkëpunim me të shoqen e diktatorit Nexhmije Hoxha. Nuk ishte e rastit, që pas viti 1973, për të gjithë grupet armiqësor që zbuloheshin thuhej " i ka zbuluar Partia.", dmth ishin zbuluar prej këtij rrjeti. Gjithë kupola e shtetit shqiptar pas vitit 1991 në masë dërrmuese janë ish pjestar të këtij rrjeti dhe vite më vonë ata kanë bërë çdo përpjekje që Shqipërinë t'a lënë në duar të pasardhësve të tyre.

                              Lini një Përgjigje