Edhe njëherë për “Dosjet”

29 Korrik 2022, 14:48Blog Nga Agim Zeka

Edhe njëherë për “Dosjet”

Ishte qershori 1992, kur ish-kryetari i Kuvendit të kohës, Pjetër Arbnori (i përfolur edhe ai si bashkëpunëtor i Sigurimit famëkeq, me pseudonimin Kotherja), pati deklaruar në një intervistë të kohës se ne (kupto PD-ja) po i japim dorën e fundit ligjit për hapjen e dosjeve të Sigurimit.

Edhe një ngjarje tjetër e jetuar.

Kishte rreth dy javë që Nafiz Bezhani kishte filluar punë në krye të komisionit të verifikimit të figurave e kandidatëve aspirantë për t’u zgjedhur deputet apo në poste të larta shtetërore.

Shkuam në zyrën e tij, së bashku me ish-sekretarin e Ballit Kombëtar, të ndjerin Aleko Gergo, sepse gazeta Albania kishte shkruar për të se është spiun i Asfalisë greke, që shkonte periodikisht në Athinë, në hotel Titania, pranë sheshit Omonia, ky thurreshin plane antishqiptare. E ky sulm ndaj Gjergos bëhej se ai përpiqej që Balli Kombëtar (BK) të renditej në formacionin E Djathta e Bashkuar Shqiptare, ndërkohë që zv/kryetari i BK, Hysen Selfo ngulte këmbë që ajo parti të ishte një nga vagonat e trenit Berisha.

Që të mos zgjatem, shkuam pra në zyrën e Bezhanit për të kërkuar verifikimin e statusit të Aleko Gjergos. Nafiz Bezhani na tha se Gjergo e ka një dokument të pastërtisë së figurës tij dhe pranoi se do ta fuste Gjergon edhe në “radiografinë” e komisionit që drejtonte.

Kur po bëheshim gati të largoheshim nga zyra, zoti Bezhani na ndaloi të na tregonte diçka, që ishte tronditëse e përbënte një skandal të vërtetë shtetëror. Hapi një sirtar të tryezës së tij e nxorri një tufë me formularë bosh (të paplotësuar) të firmosur nga zoti Mezini e të vulosura. Na tha se i kishte gjetur në zyrën e tij kur kishte marrë detyrën e re. Nuk di se çfar u bë me këtë skandal të zbuluar, por për një gjë jam bindur, se të dy komisionet kanë punuar nën komandën e urdhërat e komandantëve politikë.

Dhe sot ka jo pak politikanë e zyrtarë të lartë që sapo akuzohen e përfliten për bashkëpunëtorë të Sigurimit, tundin në publik dëshmitë e komisioneve Mezini & Bezhani.

Kështu ka ndodhur ditët e fundit me dosjen e bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit, IM, pak rëndësi ka Ilir Meta apo Ilir Metaj, pasi kjo gjë është objekt i organeve të posaçme.

Autoriteti i dosjeve, që e kryen funksionin e tij sipas ligjit për të, me të drejtë po kërkon ndryshimin e ligjit që do t’i çelte rrugën për hapjen e të gjitha dosjeve famëkeqe të ish-rregjimit kriminal. Vetëm kështu do të pastrohej përfundimisht shoqëria shqiptare nga ky kancer i keq, do të bëhej dekomunistizimi real e përfundimtar dhe do të pëfundonte edhe tranzicioni i stërzgjatur.

9 Komente

  1. D
    Dardan

    Sa te jete gjalle Sali Berisha, Shqiperia kurre nuk do te gjeje qetesi!

    1. k
      k

      Dosjet janë emblema e degjenerimit të pariparueshëm të popullit shqiptar. Xhelatët zëvëndësuan emrat me viktimat dhe sigurojnë privilegje që vjedhin se nuk i takojnë.Eshte pak a shumë si ata qe fallsifikojnë pronat dhe shiten si pronarë por që nuk do i gezojnë kurrë dhe ju bëfshin helm për zemrat dhe mendjet e tyre dhe fëmijve te tyre.

    2. q
      qytetar

      Sakte Dardan !

      1. A
        Anisa

        Le te hapen dosjet se saliu i ka hequr disa emra , por te hapen dosjet tani per per pislliqet e ketyre.

        1. Çekiçi

          Sa te jetë gjallë Sali Ram Berisha ka më ja qitë faqen e zezë Shqiperisë dhe shqipetarve

          1. P
            Pokeristi

            z.Zeka! Kini plotësësisht të drejtë.Por çorba e gatuar këto 32-vite të shtetit të shpallur “demokratik”,është aq e perzier aq komlekse aq e shëmtuar.Gjithçka u ideua nga ish militanti komunisto -antikomunist në funksjon të dëshirave dhe interesave të tij Sahli ibn Berisha. Nga jugu kanë një shprehje:Si të është mpleksur si të është bërë,duhen 12 palë gërshërë për të gjetur atë vërë.Shkurt duhet shumë punë nga njerëz të ndershëm, të përkushtuar,patriotë me llogjikë të shëndoshë e racjonale,patriotë. Gati imagjinare!…

            1. F
              Fjala ime

              O Pokerist, por gesheret ja kane lene ne dore Arben Krajes, e qeth dot ai apo eshte per te qethur dhe vete? Tani duhet gjetur menyra; si do qethim Arben Krajen , jo vërën e tij , por kokën e tij qe te shpetoje nje here e mire Shqiperia; duhet te zhvillojme nje konkurs nderkombtar se shtet ligjor s'ka, do te thote se demokraci s'ka.

            2. S
              Spiun i kohes pordhes

              Nuk ka burr nene qe ta crregjistroje apo nxjerre te paster nje person qe ka qene bashkepuntor i sigurimit te shtetit ,pasi per cdo bashkepuntor te sigurimit perpilohej dhe nje kartele e koduar Nr 3 qe skishte bir kurve ta deshifronte pa ditur kodin.Keto kartela shkjonin vecmas kartelave te zakonshme qe pergatiste kartoteka e sigurimit te rretheve ne qender dhe arkivohej ne tjeter vend te posacem qe pak e dinin ne qender

              1. H
                Hasan Spahiu.

                Ushtrimit i kompetencave sipas ligjit ne kete komisioni dosjesh nuk mund te ndodhet.Ata ,pa perjashtim Jane ne konflikt interessi ,Jane nga shtresat e te denuar e dhe persekutuar e politike.Ata Jane te interesuar per pastrimin e dosjeve te tyre ,ne rradhe te pare.Vete ATA a e meritojne statusin e te denuarit apo te perndjekur politik?Cili prej tyre Ka Marre me vendim gjyqit,pas rigjykimi te ceshtjes se tyre apo te familjareve te tyre,pafajesine apo denimin ne kundershtim me ligjin?Asnje.Qe ne kete Moment ATA nuk duhet te jene ne kete komisioni.

                Lini një Përgjigje