Të gjithë hallexhinjtë në një dosje, pa llogaritur Metën

30 Korrik 2022, 12:45Blog TEMA

Të gjithë hallexhinjtë në një dosje, pa llogaritur

Nga Astrit Patozi

Po të jetë për mua, dëshirën e kam qê Ilir Meta të mos ketë qenë bashkëpunëtor i Sigirimit të Shtetit, por i gjithë ky debat të jetë fryt i një gabimi të qëllimshëm ose jo me dosjen e tij. Jo se më dhimbset ai, pasi mendoj se ka pasur mundësi të bëjë plot gjëma të tjera gjatë këtyre 30 vjetëve, për të cilat, jo vetëm nuk është ndëshkuar kurrë, por përkundrazi është graduar dhe lartësuar në vijimësi.

Por mendoj se do të ishte shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare të mësonte papritur se njeriun, të cilin në kaq shumë vite e kemi pasur President, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe gjithçka tjetër, si askush përpara tij, që nga koha e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe e Enver Hoxhës, ta ketë nisur rrugëtimin e tij politik si spun i rëndomtë i shokëve të klasës. 

Do të ishte poshtëruese për gjithë këto dekada rraskapitëse, edhe pse shtetit gjysëm demokratik dhe gjysëm qesharak, që kemi ndërtuar, i pikon çatia edhe në vrima të tjera. Ndaj edhe dua në vetvete që mundësisht të provohet e kundërta. Por dëshira ime është një gjë, ndërsa e vërteta një gjë tjetër. 

Reagimin e vetë Ilir Metës, megjithë rezervat dhe boshllëqet e mëdha që kërcasin dhe të bëjnë të dyshosh edhe më shumë se ditën e parë, kur ai zgjodhi të heshtte, i gjej brenda natyrës së tij dhe po ashtu në përputhje me ligjësitë e një politike të njohur dhe kronike, që mbi të gjitha nuk ka asnjë respekt për faktet.

Tek e fundit, ndoshta atij nuk i mbeteshin shumë zgjidhje, ndaj edhe duhet mirëkuptuar. Por edhe pse tema është e goxha e nxehtë dhe sensitive, prapëseprapë nuk e shikoj sot si njeri në hall të akuzuarin e ditës me incialet I.M.

Pas 11 vjetësh, mendoj se Ilir Meta ka arritur të ketë shumë më tepër mbështetës publikë, se sa kishte në vitin 2011, kur u shfaq ajo videoja e famshme me të ndjerin Dritan Prifti. (Ambasadori Nesho ndoshta do të na e shpjegonte këtë fenomen me efektet shpërthyese të popullit të 2 marsit). 

Dhe të mendosh që ajo pavarësisht përmbajtjes së rëndë dhe kompromentuese, ishte gjithësesi një bisedë e përgjuar. Kurse tani jemi përballë një dokumenti shtetëror. Dhe pyetja është se çfarë duhet të bëjë dikush më shumë që të konsiderohet të paktën i dyshuar nga një kategori e caktuar politiko-mediatike. Mbase të vrasë dikë live tek sheshi "Skënderbej", në prani të më shumë se 100 dëshmitarëve, me kushtin që asnjëri prej tyre të mos i përkasë partive të lirisë.

Në këtë kuptim, Ilir Meta duket se ka bërë hapa përpara gjatë këtij dhjetëvjeçari, jo vetëm se i ka shtuar karrierës së vet dy nga postet më të rëndësishme të shtetit, por sidomos se i janë bërë më të shumtë "guximtarët", të cilët janë gati të mos skuqen e zverdhen fare duke e marrë përsipër atë edhe për skutat më të errëta të jetës së tij. Për të cilat mbase edhe njerëzit më të afërt të familjes do të hezitonin, sepse historia famëkeqe e Sigurimit të Shtetit është e mbushur plot me inçeste te tmerrshme politike.

Këta po që më dhimbsen, natyrisht, jo të gjithë me të njëjtën masë, sepse e ka secili një koeficient të vetin në varësi të hallit apo interesit të momentit, por ndoshta edhe të kapacitetit për të gëlltitur turpin me bukë, duke i thënë ik tutje çdo nocioni të logjikës më elementare, që i dallon qeniet e qytetëruara nga të tjerat.

Jo Ilir Meta, por ata janë të pashpresë dhe me ta nuk ka asnjë vlerë debati. Se në fund fare pasi të të kenë lodhur me kapërcimet psikoanalitike mund të të thonë që këta po vjedhin me inceneratorët dhe ti mbetesh pa tekst. Dhe është e kotë t'ua kthesh, që jo vetëm me inceneratorët, por në çdo qelizë të jetës ekonomike të vendit rilindasit e Edi Ramës janë duke bërë kërdinë, madje tani më shumë se dikur, ngaqë janë edhe vetëm, pa aleatët e dikurshëm të LSI-së.

Sepse kjo nuk na jep imunitet asnjërit prej nesh që të mos na quhen krimet apo poshtërsitë e sotme apo të dikurshme, aq më tepër ato që mund t'i kemi kryer shumë kohë përpara se Ilir Meta me disa heronj të tjerë të na sillte demokracinë në Shqipëri, këtu e 32 vjet të shkuara.

29 Komente

  1. T
    Taulant

    Edhe ty te ka dale emri e pseudonimi .shko jep shembullin i pari e kerko dosjen e pastaj mbyllje gojen Nese je i pafajshem. Flm

    1. F
      Fadili

      KU KA HUMBUR SKYPIONI?!!!

      1. D
        Dani

        Fadilo Te ka shku mendja per bythe qe kerkon skypion?

        1. L
          Leonard Sota Ingolstadt Bayern

          Skypioni me komentet e tij shume irituese ..te kujtohet ?? Une nuk i lija koment pa lexuar .....gjithsesi me Lulin ishte faull komplet , nuk qe Luli per Kryeminister ....luli rinte si debil , si skuth ne cadren e turpit dhe Skypioni e bente kryeminister ...eshte garant qe do behet Luli kryeminister .....sec gjente ca republikane , kongresmene te Kalifornias , nje Dana Rohrabacher ....ne pergjithesi nxirte shume emra ....Ke humbur me gjith mend , atehere , ne 2017 ten ishte shume provokues , kish nivel shume te larte ne komente , vec i gershetonte me sulme personale ndaj Rames por dhe ndaj komentuesve te tjere ....gjithsesi per mua personalisht ishte komentues me nivel , dukej qe ishte i shkolluar ....te jete mire kudo qe te jete ...

        2. S
          Spak

          Shikoni Tosi dhe Andi por edhe Zheji dhe Shkullaku dhe me radhe mbrojne Meten dhe Saliun ne forma te ndryshme! Tosi ish i burgosur "politik" a nuk ju duket cudi "politik Tosi,i biri i Todit komuniste qe ne rrenjet e tyre! Tosi hyri ne burg se i "lehte goja",si sot eshte llafazan i kllasit te pare kafenesh! Tosit kur i thua "miremengjes,te tote "ore e degjove se cfare ka thene Saliu per Ramen? Degjove gje ti! Edhe Andi nipi i Hysniut ,nipi i Kondeve dhe Bushatllinjve, i biri i kurves dhe i spiunit Mehdi!

          1. k
            k

            Nacionalizmi eshte strega e fundit e hajduteve,korruptuarve dhe degjeneratave. Sikur ta donin vërtet shqiponjën,duhet te kontribonin ta forconin shtetin jo ta vidhnin keta qelbesira te mallkuar per 300 breza sa ta vjellin ate qe kane vjedhur.

            1. s
              shtjefen palushi

              nese TI or tunjatjeta tentove te besh PARTI.... ahere cdo katunar shqiptar, ka shprese, dhe te drejte te behet president i SH.B.A se

              1. L
                Lefteri

                I dashur Astrit Palloshi!Akoma me keto idotesira Ju jashqitja e ketij vendi qe e zaptuat e plaçkitet dhe se fundi i vute zjarr disa here ketij vendi!Kur ka patur vlere hajduti ma çizme Ilir Metaj qe zotrote u merakoske dhe gati sa s'n thua qe "mos o zot te mos jete dhe Saliu"!Apo gjendesh ne ndonje qoshe te kasafortes Salinjane dhe padyshim i bene hyzmetin. Sherbimi me i mire qe ùund ti beni ketij vendi eshte heshtj dhe kurgje tjeter.Boll me se na hapet barkun.

              2. F
                Falje per fjalorin

                Astrit si githmone nivel i ulet. Keto Muter shkaterruan djersen e 50 viteve dhe e vodhen per vete. Shkaterrim total i vlerava njerezore dhe matetiale. Dhe mos na .....me ndet me thane me sofizma...jo po ishte por nuk ishte. Ti Adtrit je pjese e Mutit qe vrau nje popull. Shko mbad Sales si dikur qenush i Tij.

                1. D
                  Dakord

                  Hahahaha te gjithe ne nje varke pa llogaritur qenin upss meten hahaha me pelqeu

                  1. p
                    punetoret e rilindjes

                    O Titke provoje nje here vete, te besh opoziten me kete Ram-mesybet / Dosja menjehere do te te sajohet, e neper media ajo do te dergohet / Pa do dalin pastaj plot Zagare, per te te mallkuar e per te te share / Se ne kete stan Rilindje ibret, nuk ka vend per opozite te vertete / Por duhen ca opozitare qullash, qe vete Rama ti quaje "gjumashe" / Kush tjeter pastaj opoziten do te tentoje, Dosjen do ja stisin si Metes njesoj.

                    1. P
                      Punetoret e rilindjes

                      Ore po shefi kishte nxjerre dhe dosjen e te jemes te Anetës !? E dinte nje pjese e madhe qe ajo ne Poloni ka spiunuar deri edhe studentet polake. Po debili sociopat pse ka nxjerre dosjen e te James. Prite kur te dale edhe vrasja e te vllait rus ne Spa te hotelit.

                    2. D
                      Drejtesia e munguar

                      Astrit, bëji një të mirë vetes tënde e shko kërko punë 8 orarëshe se ti nuk ke asnjë lidhje me politikën. U përdore si paterica nga Berisha për gjithçka dhe I lëpive bythën sadeshte ai. Ti ke ZERO respekt për veten tënde dhe boll na çave Azemin me shkrimet e tua që nuk bëjnë as për të fshirë bythën. Plere!

                      1. N
                        NDERSHMERIA

                        Keni goje dhe flisni ju plehra. E kush ka nevoje per mendimin e suratit tend. Ju sjeni te zotet te ruani grate tuaja e jo me ti sherbeni vendit. Zhdukuni race e ndyre. E ropet kete vend dhe sju pushon goja. Vemje. Te gjithe ne litar, pa perjashtim te gjithe politikanet e ketyre 30 viteve. Vetem atehere Shqiperia do te marre fryme lirisht e do te behet.

                        1. S
                          Sulo

                          "Ju sjeni te zotet te ruani grate tuaja" Nqs e ke marre si metafore edhe pranohet. Po nuk ka burre ne kete Bote qe e ndalon gruan te "vajiset" nqs ajo vete do. Biles ata burra qe e ruajne gruan 24 ore jane me mjerane se ata qe ju pallohet gruaja

                        2. v
                          vang

                          Keni pare pamje me te shemtuar dhe nje budalla me te madh se ky njeri ?Sigurisht qe skeni pare.QESHARAK ;HIPOKRIT,MASHTRUES.FRIKACAK,SLLOGAN,e cte them me teper.

                          1. P
                            PO , PO

                            Te lumte Vang ! Me fare pak fjale i ke thene te gjitha te vertetat e kreut te Lesh e Lise !

                          2. Roberto

                            C'ja ka ngene dhe ky Patozi. Askush nuk merret me ty o Tito. Shiko Agushin c'fare poze ka marre??? A mundet qe nje President te beje skena te tilla??? Vetem nje i cmendur si Agushi mund ti beje ato veprime. Po ata debilat e tjere nga prapa qe qeshin???? Shiko Bujar Kapexhiun i shperfytyruar komplet nga c'e kemi njohur me pare. Turp per ne qe kemi patur nje President CAR por shume te pasur. Kete nuk e mohon dot askush. Pasurite e tij jane marramendese. Vetem arredamenti i shtepise se tij deri ne detajet me te vogla kushton miliona $ qe per Agushin jane si ti shkulesh nja 10 qime bythe.Ishalla i dalshin prej hundesh te gjitha vjedhjet dhe krimet qe i ka bere shqiptareve dhe Shqiperise.

                            1. M
                              Mondi

                              I permend ti inceneratoret e cfare pastaj.Ke qysh ne 2011 qe I permend plehrat kimike,babalen,e plot lehje te tjera.Ndonje fakt konkret a ke.Kto Kane per ty.Dhe ti spiun si ilir muta ke qene.Me dosje.Derisa te vuri shkelmin bytheve Basha vodhe sa nuk kishe kellqe ti viheshe berishes e bashes kunder qe te hodhen si lecke.

                              1. U
                                Urbani

                                Te shash me liber shtepie nuk do shume mend e tru. Te arsyetosh e te sfidosh mendimin e tjetrit do te kesh te pakten disa grame TRU.

                                1. A
                                  Arben

                                  Keta jane studentet e dhjetorit 90 qe na sollen demokracine? Si ka mundesi qe 99% e tyre paskan qene spiune te sigurimit te shtetit. Dhe ndonje qe nuk ka qene spijun o e vrane psh A.Brocin ose i menjanuan nga skenat politike. Prandaj shqiperia eshte ne kete gjendje pas 30 vjetesh.

                                  1. z
                                    zgalem

                                    E kam pase urryer , kete Patozin , nga Kavaja. Mbronte vetem ngjyren berishiste . Tani e urrej edhe me shume , sepse rrotullohet dhe nuk godet Berishen , por ndjkekesit e tij . Me sa duket luften e ka me vetveten . Do tye ishte ndryshe , po te godiste burimin . Shkrimet etij , me ngjasojne me Ylli Manjanin , qe mban nje cfurk ne dore . Ky ne ven dt ecfurkut , mban servilizmin berishist . Nuk do humbas me kohe te lexoj shkrimet e tij , as mish as peshk . Sinqerisht : Zgalem

                                    1. Y
                                      Ylli Rakipi

                                      Ne politike Astrit Pordhozin e ka sjellë Mërua I Pështanit.

                                    2. S
                                      Sa i ngjan Atij 7. %...

                                      Ore me bejne syte mua apo ky qe eshte ulur ne gjume dhe, ben shqiponjen. ! Ha eshte Ai qe ka dalur ne kasete me te ndjerit Dritan Priftin. ! Gimi me tha. 7. %....!

                                      1. A
                                        Abdullah Palloshi

                                        Eh c'fare karikature president. Hajdut,hipokrit,i semure per pushtet,fshatar dinak,luftenxites dhe pseudopatriot e demagog i pakufi. Kush i beson ose eshte perfitues prej pushtetit te tij ose idiot i lindur. Si ai ka shok Berishen dhe disa te tjere qe i jargaviten.

                                        1. A
                                          Arber iliri

                                          Po pse Patoz qeka e rende per Shqiperine e shqiptaret se nje alabak si IM,paska qene spiun i sigirimit.Pa lidhje.

                                          1. R
                                            Riku komunisti i devotshem

                                            Cmenduri injorantesh. Deri kur do ti degjojme keta te marre qe ulerasin per popullin. Ik o Patoz mblidh ca fiq te embelsohesh. Nuk e di je kryetar partie, apo u bere kryetar koperative!!!!!

                                            1. Z
                                              Zina;(Zeqina) Sallaksja e dhori shkerdhates

                                              I dashur Vang! Ke plotesisht te drejte. Ky Patozi eshte nje plere e vertete? Edhe spiun muti ka qene. Bythelepires i pa vlere

                                              1. S
                                                Shqiptari

                                                Me pelqe ky “patriot i madh”,ne gjunje,me shqipen dykrenare dhe kushtetuten ne dore. Por... prit se pas tij me duket se jane nja 2-3 nga ata qe u rrinin “armiqve te popullit” nga pas —Mos valle jane miza qe e njohin pekmezçiun?!

                                                Lini një Përgjigje