Në vendet e çuditshme edhe punët e mbara bëhen së prapi

30 Korrik 2022, 11:41Blog TEMA

Në vendet e çuditshme edhe punët e mbara bëhen së

Nga Artan Lame

Në vendet e çuditshme, si kjo Shqipëria jonë e lashtë, edhe punët e mbara bëhen së prapi. Ja t’ju jap një shembull taze fare.

Dje ishte mbledhja e fundit e Qeverisë përpara pushimeve. 

Pas mbledhjes, siç është adeti, dolën ministrat dhe njëri pas tjetrit bënë publike vendimet më të rëndësishme të marra gjatë kësaj mbledhjeje. Midis vendimeve të miratuara (por që nuk i binte radha për t’u bërë publik para gazetarëve) ishte dhe një nga ato vendimet me ato emrat e zymtë burokratikë: “Vendim numër datë, për një ndryshim në vendimin numër datë, për përcaktimin e rregullave, etj, etj”. Shkurt, thelbi është që ky vendim përcakton proçedurat për legalizimin e objekteve shtetërore. 

Ëëëëëë?! Po, po, për legalizimin e objekteve shtetërore, sepse deri sot kishte dispozita për regjistrimin e pronave shtetërore, por puna ngecte pasi shumica e tyre ishin edhe të pa legalizuara.

Eëëëëë”?! Si, si, nuk janë të regjistruara pronat shtetërore?! Po, është e vërtetë, vetëm tre-katër vitet e fundit Shteti Shqiptar e ka marrë seriozisht regjistrimin e pronave të veta. 

Po le të kthehemi tek vendimi i sotëm i Qeverisë. Pyetja e parë që do bënte kushdo është: Ç’i kërkon shteti miletit të legalizohet, kur vetë shteti qenka për t’u legalizuar? Epo ky është fakti dhe, e rëndësishme është që edhe këtë çështje më në fund Shteti Shqiptar e mori seriozisht. Natyrisht siç bëhen gjithmon gjërat në Shqipëri, së prapthi. Sepse logjika e thjeshtë ta donte që, kur i hyri punës së legalizimeve, vetë Shteti Shqiptar sefte të legalizonte zyrat e veta dhe pastaj të legalizonte miletin. Mirëpo sipas traditës arbërore “hip se të vrava zbrit se të vrava”, në këtë rast të gjithë do na hidheshin në fyt duke na thënë që pse s’bëni në fillim punët e miletit pastaj tuajat, ndaj e bëmë së prapi, pra bëmë sefte shtëpitë e miletit dhe tani po zëmë të bëjmë të shtetit.

Para disa ditësh, kontatori i legalizimeve arriti shifrën e 250.000 legalizimeve. Tani na duhet të merremi seriozisht me këtë absurdin tjetër të tranzicionit, faktin që Shteti Shqiptar ka 30 vjet që shumicën e ndërtimeve të veta i ka pa leje ndërtimi dhe, për të kryer çdo proçedurë të mëtejshme me to, i duhet që paraprakisht t’i fusë në proçesin e legalizimeve. 

Janë mijëra godina shtetërore të ndërtuara përgjatë këtyre tre dekadave me investime publike, për to janë bërë tendera, për të tjera janë marrë hua apo donacione nga organizma ndërkombëtare dhe askush nuk ka vrarë mendjen t’i pajisë me leje ndërtimi, megjithëse nga viti 93’ ligji e kishte të detyrueshme këtë gjë. Bëhet fjalë për godina administrative, shkolla, spitale, për qendra të ndryshme, magazina, tregje, institucione, e plot e plot të tjera si këto.

Aq groteske është situata, sa që edhe dy nga organet kryesore të Drejtësisë së Re, na janë drejtuar ditët e fundit zyrtarisht për t’i ndihmuar, pasi nuk kanë asnjë letër për godinën në të cilën janë vendosur.

Po të doni që ta rëndoj dorën, mund të them edhe që 90% e objekteve fetare të të katër besimeve, të ndërtuara përgjatë këtyre tre dekadave, janë ndërtuar pa leje, por për fat të mirë legalizimi i tyre ka ecur bajagi mirë, pasi rreth 70% e tyre janë legalizuar këto vitet e fundit (840 kisha, xhami e teqe të legalizuara deri tani).

I them të gjitha këto, jo për të qenë pjesë e skemës “pupupu, si e lanë ata, e shiko çfarë bëmë ne”, por për t’ia thënë njëri-tjetrit në sy të vërtetën tonë, që kjo është shoqëria shqiptare që ka prodhuar këtë shtet, që të paktën pak nga pak po përpiqet të sistemojë dhe të disiplinojë veten.

 

12 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    U kepute per atdheun Lame po me duket sikur ke nevoje te besh Check-Up . Falas eshte dhe moshen e ke mbushur.

    1. k
      k

      Po more qelbësirë ekzistenciale, pronat i vodhët,i tjetërsuat,i legalizuat,fallsifikuat,dhuruat miqve mafjozë,grisët regjistrat,deformuat hartat, etj,etj, bashkë me ata qelbësirat e opozitës ,kurse tani po denonconi që ka burokraci dhe punët bëhen keq ? Kë do mashtrosh ti o robqirë kozmik ? Kush ju pengoi ti bënit ashtu sip duhet ? Pse për interesat e familjeve tuaja dhe të oligarkëve i qendisët ligjet bukuri ? Shqipëria eshte shteti dhe pushteti më i degjeneruar në botë nga KM deri ke i fundit.

    2. L
      Lepuri

      Kam nja dy në rracen time..si ky surrati,,burra me fytyre femije ..hahaha...te hane mutin per pune,te padobishem,te papergjegjshem dhe te korruptuar...

      1. L
        Lepuri

        Kam nja dy në rracen time..si ky surrati,,burra me fytyre femije ..hahaha...te hane mutin per pune,te padobishem,te papergjegjshem dhe te korruptuar...

        1. L
          Lepuri

          Kam nja dy në rracen time..si ky surrati,,burra me fytyre femije ..hahaha...te hane mutin per pune,te padobishem,te papergjegjshem dhe te korruptuar...

          1. M
            Muzaka i Ri

            Hahaha hajde lepur hajde, po qenki rrace e bukur,si e thua dhe vete ty te bije te jesh breshke qe ha mut.

          2. L
            Londi

            Ore Lame a e kupton se e ke bo ASHK lomsh. Ke then para 1 viti qe 80% e pasurive jane regjistruar gabim ku hartat kadestrale jane punuar keq po keshtu dhe kartelat e pasurive, cfare ke rregulluar gjat kesaj kohe? as e dhe nje gjo, sa zona te reja ke azhornuar dhe ke futur ne sistem regjisyrimi? pothuaj se 2%. Ne Elbasan qe nga viti 2012 nuk esht bo azhornime per regjistrime pasurish as edhe nje zon. Si nuk te vjen zor dhe genjen K/ministrin me prrallat e tuaja. Ti duhet te ishe larguar nje ore e me pare nga i vend pune se i ke mar pronaret ne qaf

            1. L
              Londi

              Ore Lame a e kupton se e ke bo ASHK lomsh. Ke then para 1 viti qe 80% e pasurive jane regjistruar gabim ku hartat kadestrale jane punuar keq po keshtu dhe kartelat e pasurive, cfare ke rregulluar gjat kesaj kohe? as e dhe nje gjo, sa zona te reja ke azhornuar dhe ke futur ne sistem regjisyrimi? pothuaj se 2%. Ne Elbasan qe nga viti 2012 nuk esht bo azhornime per regjistrime pasurish as edhe nje zon. Si nuk te vjen zor dhe genjen K/ministrin me prrallat e tuaja. Ti duhet te ishe larguar nje ore e me pare nga i vend pune se i ke mar pronaret ne qaf

              1. S
                Sali, Edi, Ilir YJE e te Pashuar!

                No Coment!

                1. S
                  Sherbimi funeral I Surelit

                  Lame vozaxhiu me diplomë urithi. More viagra dhe shkove per lesh . Doje te impresionoje dashnoren dmth punonjesen tende qe e kishe "punesuar" per te te dhene tapine trekendore. Ja hodhe nuk ngordhe ( gabimisht). Kam nje lajm taze edhe une per ty. Kesaj rradhe je ne liste per tredhje. Ste ben derman as Shkreli. Ju ke ardh ne maje te hundes qe nga Taotao e Spirokaripali e deri tek Adelina Greca dhe Ledia Tota. Bli paraprakisht ilaçet e pompës, jo viagra debil gagaç.

                  1. M
                    MR

                    Artan, dakord me keto qe shkruan. Por, para se te merresh me keq funksionimin e shtetit shqiptar, shiko te merresh me administraten tende te paafte dhe tmerresisht te korruptuar. Te pata shkruar nje e-mail ne dt. 04.07 2022 ku te parashtroja nje rast flagrant korruptiv te kadastres se Durresit qe bllokon hipotekimin e apartamenteve te nje pallati vetem e vetem qe te detyrohet firma e ndertimit qe t'i jape nje apartament te afermit te nje personi qe punon ne keto zyra, megjithese nuk ka asnje kontrate midis tyre. Dhe te kemi informuar se eshte bere nje falsifikim, i trashe madje, i prones se ''rikthyer'' nga ish- agjensia e rikthimit te pronave te Durresit. Bile ky rast po hetohet edhe nga prokuroria. Deri tani nuk ka asnje reagim nga ana juaj. Atehere ç'vlere ka te flasesh e besh moral per dobesite dhe paaftesite e te tjereve, kur nuk leviz as gishtin per probleme per te cilat ti ke tere fuqine e nevojshme per t'i zgjidhur. Apo duhet t'i drejtohemi Fiks-it apo Stop-it siç po behet zakon per probleme korruptive. Respekte, MR.

                    1. X
                      Xha Gajduri

                      Mire o Lame, po ç'mut shteti eshte ky qe kthente prona, privatizonte, zbatonte 7501 e legalizonte prona te paluajtshme pa i patur pronat e veta? KETU KERKOJENI IKJEN MASIVE TE SHQIPTAREVE. KUSH DO FUTET NE BIRUCE PER MOSZBATIMIN E LIGJIT Nr.8743, datë 22.2.2001 PËR PRONAT E PALUAJTSHME TË SHTETIT? Sepse qellimi eshte i qarte:Vjedhja. Mendoj gabimisht se duhen rrasur brenda gjithe qeverite e pas 1991 pa perjashtim. PO PASKENI QENE ME TE ZINJ SE ENVERI O XHAN.

                      Lini një Përgjigje