Disave u është hequr e drejta e detit dhe Diellit

1 Gusht 2022, 11:27Blog TEMA

Disave u është hequr e drejta e detit dhe Diellit

Nga Edmond Arizaj

Nuk ka pushime për të gjithë. Nëse “pushim” quani atë kohën në bregdet pasi: Keni vrarë mendjen 2 muaj ku do gjeni lekët, keni bërë 3 javë hesape sa shkon dhe sa ju mbeten, keni planifikuar sa dreka do hani jashtë dhe sa me bukë e domate me vete, keni llogaritur sa naftë ju duhet për makinën, keni tërhequr kursimet-kredi-overdraft-borxh…këto nuk janë pushime.

Thjesht përpjekje për t’u barazuar me ata që pushojnë vërtetë pa bërë hesape. Por ka dhe më keq. Ka familje që as këtë mundësi nuk e kanë, pra të pushojnë qoftë edhe me “dhimbje koke”. Pse? Sepse pamundësia e tyre, lidhet me kokorroçësinë e të tjerëve, që po t’i shohin duke hapur qesen me bukë me djathë, po t’i shohin se ngulin çadrën personale para shezlongut 10-30 mijë lekësh, nisin e përdredhin buzët, apo vjen “pronari” i detit dhe i përzë, sepse vija bregdetare është kudo me pronar.

Mirë që jepen gjithë hapësirat pa lënë një bythë vend për ata që nuk duan të paguajnë shezlong, apo nuk kanë, por “pronarët” marrin edhe të drejtën e hapësirës së detit. Apo shikimet e atyre që kanë marrë shezlonet e fillimit, e pikë e zezë! Ore, rëra, zhavorri, deti, jodi, janë të mira që u përkasin të gjithëve. Ai-ajo që do të shesi pordhë ka resortet apostafat për këtë produkt me gjithë çmimet brenda.

Nuk mund të privatizohen 300 km vijë bregdetare vetëm për shitje pordhe. Ore ka të drejtë çdokush të shijojë detin dhe Diellin. Ndaj këta që i ndajnë këto parcelat e detit, ta mendojnë se ka dhe pensionistë që e duan detin, por s’kanë as trenin më. Të mendojnë se ka edhe familje që jetojnë me pothuaj lëmoshë edhe këta nuk duan të bëjnë qejf, thjesht duan të shijojnë ndonjë ditë.

Ka dhe plot të tjerë…e nuk mund t’ua heqësh të drejtën të shijojnë detin dhe Diellin, sado të pangopur të jenë njëra, apo tjetra palë. Rërën dhe zhavorrin e kanë uzurpuar dhe tashmë nuk ka më kthim pas. Të paktën lironi detin.

7 Komente

  1. p
    petrit

    Hapsira ne plazhe eshte bere me te vertete problem i madh. Duhet mbrojtur me ligj qe 100% e plazhit duhet te jete publike. Jo 99 % sepse perseri do te abuzohet. Ka mjaft shtete qe e perdorin kete ligj.(mesa di edhe ne Amerike eshte nje ligj i tille)

    1. O
      Osman Gazepi

      ne shqiperi aplikuan metoden italiane e jo ate franceze ku 95 % e bregut eshte plazh publik i lire, i pastruar nga shteti, me banjino, mjek e infermier, me dushe e tualet.

    2. M
      Me det e pa u lare

      Kjo eshte e verteta Keshtu po ndodh ne Shqiperi Kjo eshte absurde me teper firohet nga shazlonet se nga sherbimet e tjera. Duhet vendisur nje kufi Shazlonet te vjeter 5 a 10 vjet por cmimin vjet e kishin 500 leke e kete vit 1000 a me shume cfare ka me teper kete vit.

      1. d
        drini

        Dhe skandali me i madh eshte Durresi,qe mire e kane zaptuar krejt dhe kane lene rripa 5-6 m cdo 500 m larg gjoja plazh publik,ti qe e ke shtepine dhe do te dalesh 1ore 2 ore duhet te dalesh te bredhesh per keto rripat qe dhe keto gjysmat i zene ma cadra qe i lene dy muaj aty dhe nuk i heqin dhe gjysmat i zene po keta te shezlloneve ngjitur duke vendosur nga dy-tre shezllone gjoja te vjetra dhe njeriu i shkrete ska cfar te beje tjeter vec te shaje mbare e prape shtet, bashki ,pronare e cfar te jene tjeter se po na e bejne kete jete te pa durueshme te rrofte qe ke shtepi ne plazh se duhet te paguash pronarin e reres dhe ujit qe ja ka fal shteti ........Mos hajdeni ne pranvere per vota shkoni dhe merjauni votat pronareve te shezlloneve !!!!!!!!!!

        1. B
          Balo

          Çdo" pronari të detit "i duhet marrë liçenca,objekti,prona dhe shtëpia në fshat,qytet,apo ku t'a ketë! Plus duhet t'i japin 25 kamzhikë në kurriz,çdo ditë për një javë rresht ,përpara fshatit!

          1. S
            Sali Ram Berisha

            Ooooo sa mireme kene shqyptar oooohheeeeeeej. Shqiptaret, popull i sapo zbritur nga pemet. Nje mesues femijesh nga Shijaku, i cili me djersen e bythes ka tre shtepi prane hotel Blue Fafa ne afersi te Golemit, ka zene vend me 3 çadra me nga 2 shtreter, te cilet i lidh me sanxhire e qyçe. Jan te miat- thote mesuesi i kam xanun qe 7 vjet. O sa mire me kene shyftar or heeeeeej.

            1. L
              Loni

              Do te duhen shekuj qe te ndryshosh mentalitetin e tredhur shqipetar ( dhi e zgjebosur bishtin perpjet), pastaj flasim per etapat e tjera te nje shoqerie normale, te edukuar, me parime e norma etj etj. Ehh duhen shekuj per kombin tone, ( 500 vjet anadollak, 45 vjet injorant e kriminel, 32 vjet kopila bastarda kurvllik etj etj.) Kemi ca pune mjaft o shoku

              Lini një Përgjigje