15 fakte, ja kush është Ilir Meta i vërtetë

31 Korrik 2022, 18:40Blog Elvi Fundo

15 fakte, ja kush është Ilir Meta i vërtetë

Në 30 vjet ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në kurriz të shqiptarëve.

S'ka punuar asnjë ditë, thjesht ka marrë miliarda duke qenë në politikë, nga deputet, kryetar partie, zv.kryeministër, kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër ekonomie, kryetar Kuvendi, së fundi President i Republikës. Dhe tani kryetar i një partie politike që quhet P.L. ose Partia e Lekëve.

Ky është Ilir Meta, i cili 30 vite nuk i ka thënë kurrë “mirëmëngjes” punës, por u ka thënë “mirëmëngjes” parave që paguajnë shqiptarët për rrogën e tij, për sigurimet e tij dhe për luksin e shërbimet që duhet të ketë, pasi gjithë jetën ka qenë me makina, i shoqëruar nga Garda, me jetë luksoze dhe në institucione shtetërore.

Për të gjitha këto çfarë nuk i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të gjitha i ka bërë. 

Le ta shohim Ilir Metën në disa pika:

Një njeri që për shumë vite është nga përfituesit më të mëdhenj si zyrtar nga taksat e shqiptarëve, bëmat e gjëmat e tij janë të pafundme. Tashmë kanë filluar ta mbrojnë demokratët, ta mbrojnë njerëzit e LSI-së, por edhe një pjesë gri.

Thonë, “Ilir Meta s’ka bërë asgjë, thjeshtë President ai luftoi me Edi Ramën. Ilir Meta nuk duhet të sulmohet. Ilir Meta është shpresë”. Iliri? Meta? 

Por, asgjë nuk harrohet.

Kush është Ilir Meta mund ta shohim më poshtë. Me disa detaje mjaft të thjeshta. Akuza të vërteta dhe fakte të provuara nga vetë ai, por edhe të zbardhura nga koha. Të thëna nga Berisha, të thëna nga Rama, por edhe të pranuara deri diku, nga ai. Sepse jo çdo hajdutëri dhe batërdi që ka bërë do ta pranojë.

Së pari, Ilir Meta është akuzuar si vrasës nga Sali Berisha. Për ngjarjet e ndodhura në Tropojë, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000.

Berisha ka qenë mjaft i ashpër ndaj Ilir Metës në atë kohë, i cili kur ishte kryeministër e ka arrestuar Sali Berishën. E ka shoqëruar në komisariat si një gangster rruge të rëndomtë që kalon me makinë.Në dy kohë/ 


Së dyti, hajdut votash. Një hajdut i paepur votash. Është njeriu që ka nxjerrë tanket, ka vjedhur kutitë e votimit. Kujtojmë këtu zgjedhjet e vitit 2001, kur me dhunë, terror, Ilir Meta manipuloi gati 20 mandate deputetësh dhe më pas, pas një viti u detyrua të dorëzonte në tavolinë me negociata politike, postin e Presidentit të Republikës. Burgjet u mbushën me demokratë dhe komisionerë.

Së treti, hajduti i floririt. Berisha e shpalli diku para zgjedhjeve të vitit 2001. Floriri në Kërrabë u zhduk, dhe Ilir Meta nuk dinte asgjë.

Pasuria kombëtare e shumë e shumë viteve e gjitha në ar u vodh. Iliri në atë kohë tregonte histori me gomerë dhe çështja u harrua apo mbyll me disa "koka turku".

“Ilir Floriri” ka ngelur pseudonimi që i vendosen ish-presidentit tonë, kreut të Partisë së Lirisë. Parti Lirie që vjedh vota apo që vjedh flori apo rreh njerëz, ky është kryetari i saj.

Së katërti, njeriu i dhunës dhe terrorit, jo vetëm te zgjedhjet, gjatë kohës që ishte Ilir Meta kryeministër, dhunë dhe terror policor, vrasje brenda komisariateve, ndërkohë në të gjitha raportet ndërkombëtare të kohës, Qeveria klasifikohej e dhunshme, e ashpër dhe me një polici militantësh, hajdutësh dhe të korruptuarish në dogana, tatime dhe çdo piramidë tjetër të strukturës së shtetit shqiptar.

Së pesti, Shqipëria gjatë kohës që ka qenë Ilir Meta kryeministër. Kujtojmë këtu vitet 1999 e më tej, ka qenë e para e renditur për trafiqet e armëve dhe drogës në rajon. Me lidhjet e forta, me korridoret që kalonin nga Azia drejt Europës. Një vend pa stabilitet dhe Ilir Meta në atë kohë pasurohej. Sukseset e tij të vetme ishin renditjet e Shqipërisë në vendet më të larta në lidhje me trafiqet e armëve, drogës dhe qenieve njerëzore.

Së gjashti, është njeriu që sakatoi Partinë Socialiste, megjithëse ajo parti i kishte dhënë atij gjithçka dhe e nxori në Opozitë në vitin 2005.

Ilir Meta pas konflikteve të vazhdueshme me Fatos Nanon, të nxitura prej tij vetë, ndahet dhe krijon një parti të re. Një parti e cila u humbi 16 mandate socialistëve në vitin 2005 dhe i hapi rrugën Berishës, të vijë në pushtet.

Pra, “tradhton” socialistët në njëfarë mënyre, duke dalë prej tyre dhe duke sjellë “armikun” në pushtet.

Së shtati, nuk harron të shkojë me Berishën në pushtet. Në vitin 2009 merr vetëm katër mandate dhe Berisha vjen në pushtet. Tjetër tradhti ndaj të majtës. 

Së teti, Ilir Meta është njeriu i kapur me bllok në dorë nga videoja e bërë publike nga Dritan Prifti. Të gjithë e panë me zë dhe figurë, por videoja nuk ekziston. Pasi me një vendim të manipuluar të Gjykatës së Lartë, thuhej se videoja kishte pjesë të montuara. Por, askush nuk i harron 700 milionë euro dhe bllokun e Ilir Metës në xhep. Ishte me zë dhe figurë, pavarësisht se nuk përbënte provë për gjykatën.

Së nënti, 21 janari. Katër të vrarë në Bulevard. Protestues të Partisë Socialiste u përplasën dhunshëm me policinë. Nga Garda u qëllua me armë dhe pati viktima. Gjithçka për bllokun e Ilir Metës. Protesta e socialistëve ishte “Sali dorëzo Ilirin dhe bllokun”.

Së dhjeti, akuza e Dritan Priftit për 500 mijë marka.

Ilir Meta është njeriu që ka futur në skenën politike blerjen e votës. Blerjen e strukturave të partisë dhe blerjen e votave të elektoratit. Ka përdorur këtë në mënyrë spektakolare, në vitin 2009, 2013 dhe 2017, duke hedhur miliona euro në fushatë, saqë jo gojët e liga, por bashkëpunëtorët e tij thonë se ai merrte paratë borxh dhe kredi për të blerë vota gjatë zgjedhjeve.

Së njëmbëdhjeti, në vitin 2013, në ditën e gënjeshtrave, Ilir Meta braktis Sali Berishën dhe shkon tek Edi Rama. Tradhtohet edhe Berisha, ashtu sikurse ishin tradhtuar edhe socialistët. Sjell Rilindjen në pushtet. Ramën që sot e akuzojnë se e solli Ilir Meta, bashkë me bandën e tij të LSI-së. 

Së dymbëdhjeti, gjatë kohës që qeveriste me socialistët, Ilir Meta përfshihet në skandal, deri edhe në akuza për urdhra vrasjesh, akuza politike. Ndërkohë, plas skandali i aferës CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj dhe SMS-të me qindra mijëra euro që kërkonte Ilir Meta.

Së trembëdhjeti, braktis socialistët në vitin 2017, pasi ka zhvatur dhe ka rrjepur në të gjitha ministritë e tij, që nga ministria për Telekomunikacionin, ministria e Drejtësisë apo Ministria e Mjedisit, ku plasi skandali më i madh korruptiv i shekullit në Shqipëri, afera e inceneratorëve.

Pa folur për bëmat dhe gjëmat, korrupsioni dhe skandalet me rrugët, ku drejtonin ministrat e tij dhe ku kryesori ishte Edmond Haxhinasto.

Edhe pse socialistët i luten për rreth gjashtë muaj, tradhton Ramën dhe del i vetëm. Socialistët e kishin zgjedhur President të Republikës.

Së katërmbëdhjeti, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Ka qenë apo jo, faktet më sipër thonë shumë më tepër, sesa akuzat ka qenë apo jo spiun. Megjithëse një spiun nuk mund të rrinte i parrethuar nga spiunët e tjerë. Mjafton të shohim shpurën e “këndezave”, “ketrave” dhe bashkëpunëtorëve të tjerë që i rrinë rrethit të Ilir Metës.

Së pesëmbëdhjeti, përtej renditjes së mësipërme si raste politike, hap pas hapi mjafton të shikojmë milionat e eurove të pasurimit të Ilir Metës, me pretendimet se ka disa pasuri të trashëguara nga vjehrri, pronat e Monës, të cilat në fakt në total nuk dalin për shkollimin e tre fëmijëve në Londër. Në gjimnaz e në universitet, ku kostot vjetore shkojnë me qindra mijëra euro. Janë me dhjetëra vite shkollim.Dosja Meta-Kryemadhi/ Bëmat e sheikëve përballë SPAK-ut

E pra, me pak fjalë ky është Ilir Meta, i akuzuar nga Sali Berisha si vrasës dhe hajdut floriri. I akuzuar nga Rama si njeri i korruptuar. Të dy i ka akuzuar si spiunë, vrasës, kriminelë e hajdutë, të sy i ka sjellë ose i ka mbajtur në pushtet. Iliri i nevojshëm për të dy, Ramën dje e Berishën dje dhe sot. Tashmë ka marrë revanshin, jo që t'i shërbejë Saliut, por të rrëmbejë opozitën. 

Faktet e mësipërme, më shumë sesa analiza politike apo aludime, janë të gjitha ngjarje me data, të provuara, të faktuara në këto vite politike. Dhe për këdo që thotë mos shkruani, mos flisni për Ilir Metën se tani iku nga karrigia e Presidentit, Ilir Meta, ai ka 30 vite që është President, kryeministër, kryetar Kuvendi, deputet, ministër, i paguar nga taksat e shqiptarëve.

E në rast se ka një njeri që duhet të japë llogari më shumë se çdo kush tjetër ai quhet Ilir Meta.

Sa për bëmat dhe gjëmat e tjera, mjaftojnë më sipër renditja e fakteve dhe gjithçka e kujtojmë. Ka edhe më shumë se kaq për Ilir Floririn./Elvi FUNDO-CNA.al

32 Komente

  1. B
    Bujar

    Habi,tani qe eshte kunder Rames i dolen te gjitha.Por kush e beri president,kryeminister?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      PL, Partia e Lekëve. Bravo Elvi. Kështu do ti thërrasin gjerësisht në të ardhmen , por nuk duhet të harrojnë kush e pagëzoi më këtë emër. FIKS....

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Ilir Meten e beri President , naltmadhnia e tij Edvin Droga. = Armiqte e jashtem dhe te brendshem hane te ngopen...kaloresi ecen perpara...... Si tha njoni:" Do ta nxjerr ne pension Berishen" ska gale se popullli e donte Berishen ne litar. Si tha njoni" Ilir Meta Presidenti ma i mire i Shqiperise, ska gale se ishte hajdut, mafjozz, kriminel i deklaruar me ze dhe figure... Allahu akbar, populldobic i aNALBANISANIT, t'a gzoni legenin me te madh se enveri, mao ce dunin e Surrelit....

        Përgjigjjuni
        1. t
          taras bulba

          Ore nuk te pyeta ...i regulloj jot eme nofullat se i qen prishur nga gojoret qe bente bashke me Evin , ne zgjedhjet e 2020-tes per Trumpin ....apo shkuan kot cibuket ??? O te qifsha Janullen ne byth , sumcpuarin qe te jep mesime te mira .....te fala klebonjarit do dergoj kurore kur te ngordhi , jo per ngushellim , por do qerohet nje qelbesire nga Shqiperia ....Beji te fala dhe Evit , dhe asaj i shkuan llap llap kot so jot eme ...

          Përgjigjjuni
          1. Roberto

            O Kalec i deges nuk besoj se nuk e kupton ate qe Rama beri per Meten. Po,eshte e vertete qe Rama e zgjodbi president por ti dhe shume te tjere duhet ta kishin nuhatur arsyen pse. Ky veprim u be per te larguar Meten nga skena politike ose me sakte nga LSI gje qe u pa qarte se c'rruge m.ti mori prandaj perpara se te flasesh analizo dhe mos u nxito. Ne te mbajme edhe si kalecin e deges ty.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Askushi

              Tani qe ilir meta u vu president se ka ven edi po puna e tij si spiun dmth burr kurv spiunon ku te marri karrige dhe u votua nga sali shpellari pastaj keta te tjeret por u vu qellimisht qe te plaste skandali me von si spiun nga te gjitha anet durro dhe pak se do shohesh gjera te reja nje per liderin e dhitorit te pd(partia e pederasteve) dhe dy per pl(partin pilli liris) pastaj dalim ke surreli por do zhduken keta dhe pas i vin historia te tjereve.

              Përgjigjjuni
          2. T
            Taulant

            Nje korigjim te vogel: ne videon e Priftit, pazari me Gimin ishte per 700 mije euro dhe jo 700 milion euro. Ky, Likja eshte dhe urdherues i vrasjeve me pagese. Ka pasur te drejt Tom Doshi kur e publikoi, por nuk vune veshin dshe socialistet e zgjodhen edhe president nje person qe te pakten per hajdut ishte i certifikuar me ze dhe me video.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi Lubonja

              Bravo Elvi Fundo super shkrim ,i ke thënë të gjitha

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                Keni harruar qe kur Nano e hoqi me KPD arsyeja ishte se Meta kishte privatizuar fabriken e çimentos fushe kruje duke ja dhene libanezit nderkohe qe mori nje ryshfet 6 milion dollare

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fisnik

                  Po pse askush nuk e përmend faktin se Ilir Meta së bashku me Neritan Cekën dhe Arben Imamin, në vitin 1995, shkuan në Beograd dhe u takuan me Kasapin Millosheviq! Çka donin atje? Kërkuan ndihmë për të ardhur në pushtet dhe Iliri i kapi majat më të larta të pushtetit në Shqipëri duke hyp në 3 postet kryesore të pushtetit: kryeministër, kryeparlamentar dhe president. Nuk ju bën përshtypje? Ndoshta sepse sot Rama bën marrëveshje strategjike me Vuçiq-in dhe takohet shpesh me te.

                  Përgjigjjuni
                  1. z
                    zylo kamberi

                    koha do tetregoje qe vajtja e Metes tek Ps ne 2013 ka qene ne mire kuptim dhe lejen e Berishes padroni i vetem i Metes me shpresen se do te kthente Pd ne alance me Meten ne pushtet.Por planin i prishi Basha duke luftuar hapur dhe alance te fshehur kuder LSI.Tani ka ardhur koha kush do udheheqe opozitenBerisha ujku plak apo Meta karierist i perjetshem.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      N

                      Berisha nuk e dorezon kurre vete pushtetin. Meta me 2013 u bashkua me Ramen, me kerkese te perendimit. Duhej bere rrotacion.

                      Përgjigjjuni
                    2. U
                      Une jam IM Spiuni i sigurimit .

                      Te hapen te gjitha dosjet e sigurimit.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        IM .

                        Dosjen time e ka Sali Berisha .

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Posi posi

                          Me kete artikull te shkruar me bythe pretendon te na mbushesh mendjen?

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Po pra

                            Po

                            Përgjigjjuni
                          2. K
                            Kadri Hazbiu

                            Krimineli IM edhe babain e gjithe familja e tij kan qene spiun . kete e di une

                            Përgjigjjuni
                            1. b
                              bira lencit

                              Dhe tani kryetar i një partie politike që quhet P.L. ose Partia e Lekëve Bravo z Fundo me kere fjali i ke thene te gjitha per kete terrorist hajdut

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                k

                                Shqiptaret meritojne gjithe fshataret injorante,të korruptuarit dhe degjeneratat qe kane si kapo-mafja ne pushtim te shtetit dhe zaptim privat te gjithshkaje. Si vend i botes se katërt,nuk meritojne me shume.

                                Përgjigjjuni
                                1. Ku kanë të numuruar ,bëmat e këtij matrapazi ???

                                  Ka shumë o Elvi , harove që ka punuar MULLIXHI në çdo fushatë elektorale , me mullinj shëtitës që bluante MIELL , në këmbim të votës , po shitës shtetësie e pashaportash , a thua pashaportat dhe shtetësia ishin pronë e tij , po shitës informacionesh të klasifikuara “SEKRET”, që i dolën pak ditë para se të largohej nga presidenca ??? Po sa e sa të tjera ?!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dakord

                                    Ja ti shtojme edhe shites dekoratash hahahahaha

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Anisa

                                      ????????????????????????????????????????????????????????

                                      Përgjigjjuni
                                  2. M
                                    Mandi

                                    Te lumte z fundo. Por spaku cfare prey?? Doni me per kusar belulin?!? Duhet filluar nga lalzi, v ato jane te popullit,, I cili ka dhe fadromat ne gjendje pune......

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Trotski

                                      te gjitha sa eshte shkruar ne kete artikull dihet publikisht .Po pse atehere nuk ben detyren SPAK dhe BKH?.Te penalizohet menjehere dhe ti konfiskohet pasuria se e ka vene ilegalisht

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        I.M Kanceri Politikes Shqiptare

                                        Nji Xhambas,Intrigant ,Putane i gatshem te lidhej me cdo te Huaj kunder Shqiperise , Hajdut ,I pybese ,i Pafytyre , Kriminel qe pagunte Vrasesit me Pagese , nji fshatar i ndyre , nji Fake Politikan qe me Politiken s'e lidhte asgje ,te cilen e perdori si Maske per te vjedhur Shtetin Shqiptare dhe buxhetet e Shtetit ne te gjitha Postet qe mbajti , pra thjeshte nji Funderine qe lulezoj mes Plehut e Fundrinave te asaj shoqerie . - Qe nji shoqeri ,nji Shtet akoma sot ne kte Shekull te mos i tregoj dot vendin nji Funderine Islamike si ky , qe eshte me qesh por edhe gerthit ne qeill ,se ku ka arritur ai vend dhe nga ana tjeter , po ky Shtet e ky Pushtet ,te shitet Botes sikur ka plotesuar kto apo ato Kushte e arritje ne kte vend , kjo eshte me cpu te gjitha Tollumbacet mbush me pordhet 31-vjecare . Vetem prezenca e nji Vemje te tille si ky edhe berisha - tregojn qarte Degradimin e Shtetit e Politikes dhe asaj shoqerie te marre fund . - Kta te dy ,kane vleren eMutit per Boten qe ne duam te shkojme , nderkohe qe per shqiptaret jane kryetare Partish ! -

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ish votuesi demokrat.

                                          Keni harruar kur erdhi nga serbia me nje kale rrace dhurate nga presidenti serb I asaj kohe per te cilin thane qe kushtonte me shume se 1 million dollars.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. r
                                            raul

                                            Ka dhe nje *merite* te madhe ky hunderri Agush Habib Burgiba me hanxhar ne njeren dore dhe cfurkun ne doren tjeter. Mori nje sharebajge me arsim te mesem Kejdi dhembcakallja nga haremi erotiko naziskin i Jales akoma pa mbushur 18 vjece dhe e futi ne parlament duke u bere laraska e pare ne bote qe hyn ne parlament se aq tru kishte aspak me shume se laraska. Nafija e leshelise i futi cipin ne tru dhe kjo laraska me shkolle te mesme mesatare 6 kakariste cdo nate neper ekranet tip cim pordha.Kujtoi hunderri se me kampingun me te degjeneruar te planetit ne Jale do terhiqte rinine te shkonte pas Nafije dybekut te leshitlikes. Tani particka e Lekut e drejtuar nga Agushi dhe i pjerdhuri nga trute Agim leshko e ka marre rrugen e mutit dhe po shkon drejt gropes se mutit qe e ka fundosur historia.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              BR

                                              Due e quajtur Parti e Lekëve, ju vetem se do ta forconi kete "parti" te Liri Floririt. Sepse shumica e shqiptarve ate disponim kane, vjedhjen e lekëve. E duke qene se Shqiperia ka kaq shume hajna, Paeria e Lekve normal qe do te rritet. Siç eshte populli, ashtu edhe partitë, ashtu edhe "lideret" !? Sillen e pshtillen qe 30 vite nen kembet e Berishes, Metes e Rames. Dhe i vetmi rezultat i gjithe kesaj politike banditeske eshte Shqiperia e shpopullzuar me me pak se 1 milion banor.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Serbia humb Spiunet salih meta e Reagon ne Kosve

                                                Nji reagim i tille ne veri te Kosves nga ana e serbise ,nuk eshte fare pa lidhje me ngjarjet e fundit ne Shqiperi , ku Dy Agjentet Setbe ne Politiken Shqiptare (salih -metaJJJ) qe shkaterruan Shqiperine dhe mbajten ne Kaos dhe penguan zhvillimin e Shqiperise gjithe kto 30 vjet ,duke i sherbyer Politikave Serbo - Greke - Madje shumekujt aty ,qe s'ja kan iden se si funksionon kjo Bote Perendimore e Dinamiken e Politikes Europiane e pranishme ne gjithcka sot ,ne cdo zhvillim Politike ne Europe .Ballkan ,Araabi,Azi Afrike ,,,mundet ti duket nji Vizite Rutin e KM Spanjoll ne Beograd dhe Tirane . Jo nuk eshte e tille .Eshte e qellimeshme me nxit perseri Konflikte e Tensionuar Situaten ne Ballkan e konkretishte ne Kosove e Shqiperi , ku shqiptaret e te dy Shteteve po bejne hapa perpara Zhvillimeve Pozitive e duke ju larguar Varesise Politikave Serbo Greke -e para ne Shqiperi zbythen Dy Agjente te ndyre nga Politika Shqiptare dhe ne Kosove Qeverria Kurti i tregon Serbise se Kosova ka Zot ka Shtet e duhet ta rrespektojne te gjithe ! - Kjo nuk i shon Politikave Europiane per Shqiptaret dhe per kete , nqs dje - Bllokuan Shqiperine duke qit Kllounin Bullgare ne skene - sot qisin tjerin KM Spanjolle per X - Politike por qe te dy - qofte Bullgar apo Spanjoll , te dy perfaqsojne ne Ballkan Politiken e Bruxelit .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  GJ. PENSIONISTI

                                                  eshte e tepert te thellohesh ne palaqolleqet e ketyre polıtıkaneve tane. mund te shkruhen lıbra satırıke , me volume te tera, sa do lart te ngrıhen dallget e ujıt keta nuk ı shplan dot nga fellıqesıte e tyre te bera ne vıte nga veprımet dhe mosveprımet e tyre popullı ı thjeshte , autorıtetı i shqiperıse sone te dashur ka pesuar nokdaune te panumurta duke mbetur shume prapa fqınjeve dhe vendeve te tjera dhe per kete kane merıte vetem elıta polıtitike e vendıt. ne kete gjendje qe jemi po humbet besimi i investıtoreve vendas e te huaj dhe ju garantoj qe fuqia jone punetore vendase do te ike pa mbarım sepse askush nuk ka kohe per te humbur me keto lloj palacosh e mashtrusish dhe vendi yne do te jete kampıon per pensıonıste te mbaruar qe jetojne ne kufınjte e varferıse. bravo te pakten do te hyjme ne lıbrin gines . Analiza qe i behet ne kete shkrım eshte shume e thelle dhe e plote. RESPEKT PER AUTORİN.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. k
                                                    kacaku

                                                    Ca mut spiuni ka qene Like hajduti , do kete qene nga ata fuksat AGBV ata qe fuksonin per 1200 lek te vjetra ....Besoj dhe Likja si lekist qe e gjuante qe atehere lekun i tille ka qene .... Shkonte per shtanga , dhe atje kerkonte para , e ka pat ne gjak parane Likja , tipik brashnjar ....gje e pjerdhur ...kudo ngre nje gure dhe te del Like hajduti , e pidh te semes ke kishim president , hajdut deri ne palc

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Z
                                                      Zekoni

                                                      Mire more gjithë këto fakte,pse drejtësia nuk vepron ktu ose janë shpifje ose jane te gjithë bashkepuntoret duke përfshirë edhe drejtesine

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje