Dosjet e nxehta të Metës dhe Berishës, Geri Kokalari i shkruan kongresmenit të SHBA: Kush është dyshja "non grata"

31 Korrik 2022, 22:29Blog Geri Kokalari

Dosjet e nxehta të Metës dhe Berishës, Geri Kokalari i shkruan

I nderuar kongresmen Zeldin,

Lajmi që jeni sulmuar gjatë njërit prej takimeve të fushatës suaj më shqetësoi së tepërmi. Është skandaloz fakti që autoritetet lokale e liruan autorin pa kusht, por u gëzova kur mësova se ai ishte arrestuar sërish më pas për akuza federale. Për fat të keq, pjesa më e madhe e amerikanëve nuk gëzojnë të njëjtën mbrojtje që gëzon një anëtar i Kongresit. Ka ardhur koha që Nju-Jorku të rikthejë sërish ato praktika policore dhe prokuroriale që u zbatuan me efikasitet të lartë nga kryebashkiakët Xhuliani dhe Blumberg.

Në vijim të emailit që ju kam dërguar më datë 17 korrik (kopjen e gjeni më poshtë), në rast se nuk e keni marrë vesh deri tani, më 21 korrik Sali Berisha është shpallur persona non-grata edhe nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel. Po t’u besojmë teorive konspirative të sajuara nga Berisha dhe fanatikët e tij, atëherë kjo do të thotë se Xhorxh Sorosi është një nga njerëzit më të fuqishëm në planet. Por edhe pse në këtë rast rrezikoj ta fyej Xhorxh Sorosin, nuk e besoj aspak këtë histori. Unë jam një njeri që thjesht beson se Berisha është i korruptuar dhe vendimi për të mos e lejuar të hyjë as në SHBA dhe as në Britani është diçka e merituar prej tij dhe nuk ka asnjë lidhje me Sorosin. Fakti që sekretarja britanike Patel i përket Partisë Konservatore, që ështs një parti e djathtë, e bën atë një armike ideologjike të Xhorxh Sorosit dhe për rrjedhojë, kjo i bën pretendimet e Berishës se vendimi i Britanisë është një tjetër komplot i Sorosit pjellë të një mendjeje delirante.

Unë ju sugjeroj që të bëni disa kërkime më shumë para se t’i merrni informacionet e rreme që ju ofrohen nga burime të dyshimta si të mirëqena dhe më pas duke i përdorur ato si pretekst në përpjekje për të larguar demonët e Sorosit. Me anë të praktikës suaj, ju keni shpërdoruar burimet e Departamentit të Shtetit dhe Kongresit duke u përfshirë në një gjueti shtrigash, ndërkohë që keni nxitur edhe tensione politike të panevojshme në Shqipëri.Sekretarin Blinken ju e keni pyetur se ku mund të drejtohen përfaqësuesit e shtypit për marrjen e informacioneve mbi korrupsionin e Berishës. Google është një burim mjaft i mirë si fillim, por mund t’i referoni edhe tek unë që t’u jap udhëzimet e duhura, ndërkohë që emaili im i datës 17 korrik mund të shërbejë si një bazë e mirë.

Ndërkohë, Ilir Meta, i cili sapo mbaroi mandatin e tij si president i Shqipërisë, është një aleat i Sali Berishës. Një grup shqiptaro-amerikanësh, që kanë lobuar për llogari të Sali Berishës, kohët e fundit kanë pritur edhe Metën gjatë një eventi në Nju-Jork. Nga fotot, do të kujtoni që ata kanë organizuar evente edhe për ju. Ditët e fundit, aktualiteti shqiptar dominohet nga lajmi se Meta, gjatë periudhës së komunizmit, kur ishte student, ka shërbyer po ashtu edhe si bashkëpunëtor i Sigurimit, policisë sekrete të kohës. Thuhet se ekziston një dosje me informacione që tregojnë se Meta ka spiunuar bashkëqytetarë të tij. Disa mund të thonë të shkuara të harruara, por në Shqipëri nuk është dhe aq e lehtë për vetë faktin se komunizmi ka shkatërruar jetët e shumë njerëzve të pafajshëm.

Si bonus, ju kam bashkëngjitur edhe një video të Ilir Metës ku diskutohet një ryshfet në shumën €700,000 https://youtu.be/Uo5QNBtV37M dhe një fotografi të Sali Berishës me Enver Hoxhën, diktatorin komunist i cili e drejtoi Shqipërinë me një grusht të hekurt.

Kongresmen Zeldin, përpjekjet tuaja të gabuara për ta nxjerrë Berishën të pafajshëm me gjithë mëkatet e tij, më sjell ndër mend një thënie të vjetër: “nëse shtrihesh me qentë, do të ngrihesh me pleshta”.

Faleminderit

Gary Q. Kokalari

Albanians for a Democratic Albania

New York

I nderuar kongresmen Zeldin:

Po ju shkruaj në lidhje me pyetjet dhe letrat tuaja që i keni drejtuar Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe që lidhen me shpalljen nga ana e DASH të ish kryeministrit Sali Berisha si persona non-grata për korrupsion. Për herë të parë, ju e pyetët sekretarin Blinken për këtë çështje gjatë një takimi online të Komisionit për Punët e Jashtme të Kongresit më 7 qershor 2021 dhe në dijeninë time, letra juaj e fundit ku i kërkoni sekretarit Blinken që t’ju përgjigjet, mbante datën 24 nëntor 2021. Megjithatë, pyetjet tuaja vazhdojnë të bëjnë jehonë në mediat shqiptare duke sjellë tensione të panevojshme politike brenda një vendi që është një nga aleatët më të mëdhenj të Amerikës.

Një pjesë e shqetësimit tuaj lidhet me faktin se Sekretari Blinken  nuk ka dhënë detaje në lidhje me korrupsionin e Berishës dhe ju thatë që zyra juaj ka marrë “shumë pak detaje” si përgjigje dhe ju e keni konsideruar këtë si “alarmante”. Ju po ashtu thatë që ishte mjaft “e dyshimtë” që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm kërkesën tuaj dhe keni aluduar se përcaktimi që ka bërë DASH mund të ketë qenë rezultat e asaj që ju konsideroni si një komplot kundër Berishës së orkestruar nga Xhorxh Soros.

Gjatë pyetjeve të drejtuara ndaj Antony Blinken më 7 qershor 2021, ju thatë: “Unë u përpoqa të gjeja prova mbi korrupsionin e tij (Berishës), por nuk gjeta asgjë.” Ç’është e drejta, “kërkimet” tuaja nuk do të kenë qenë shumë të thella, sepse do të kishit gjetur me qindra të tilla, për të mos thënë me mijëra referenca në mediat shqiptare, ku flitet për akuza të ndryshme për korrupsion dhe akoma më keq, vepra korruptive të kryera nga Berisha. Më tutje, në qershor 2021, me anë të emaileve që unë shkëmbeva me ju dhe me stafin tuaj, dhashë detaje mbi arsyet që më bënin të besoja se përcaktimi i Berishës nuk ishte kërkuar nga askush, por me sa duket, kjo ra në veshë të shurdhët.

Ndonëse e di që është humbje kohe, po i përsëris sërish ato që mendoj se janë provat e shumta që vërtetojnë poshtërsitë e qeverive të drejtuara nga Sali Berisha duke filluar me anarkinë e skemave piramidale të vitit 1997.   Shqiptarët e mbajnë mend mjaft mirë se si Berisha shfaqej përkrah Vehbi Alimuçës (Berni Madofi i Shqipërisë), drejtuesi kriminel i shoqërisë Vefa, e cila ishte një nga skemat më të mëdha piramidale në Shqipëri, ndërkohë që Berisha deklaronte që paratë e shqiptarëve ishin të sigurta. Ndërkohë që ai vazhdonte ta mbështeste Vefa-n, Berisha i shpërfilli paralajmërimet e shumta që vinin nga Banka Botërore, FMN dhe ekspertë të ndryshëm financiarë që i bënin thirrje t’u jepte fund skemave piramidale, por këto skema vazhduan të zgjeroheshin–ashtu siç e parashikova unë–dhe kjo situatë pasoi me një luftë civile që shkaktoi mijëra të vdekur dhe gjysmës së popullsisë shqiptare iu zhvatën kursimet e jetës. U desh ndërhyrja e SHBA-së dhe e BE-së për të rivendosur sërish rregull në Shqipëri. Por Berishës nuk iu cenua aspak stili i jetës. Në fakt, pasi u rrëzua nga qeveria, ai u shpërngul në një apartament të ri dhe luksoz në lagjen më të shtrenjtë të Tiranës. Ju duhet të dini që skemat piramidale të Shqipërisë ishin një nga shkaqet kryesore të përhapjes së grupeve të krimit të organizuar në Ballkan sot.

Më pas ishte edhe skandali i AEY-së ku qeveria e Berishës tentoi t’i shiste municione të vjetra e të paligjshme kineze me vlerë 300 milionë dollarë Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me anë të AEY-së, një kompani me seli në Majami dhe Henri Thomet, një trafikant i njohur i armëve në tregun e zi, i cili është i njohur për marrëveshjet e tij me qeveritë e korruptuara. Kosta Trebicka, një biznesmen shqiptar, të cilit kompania AEY i kish dhënë kontratën fillestare për të ripaketuar municionet kineze, më dha informacione për këtë skandal, pasi ai ishte përjashtuar nga marrëveshja. Ai më informoi se kontrata ishte pezulluar për shkak të presionit të ushtruar nga qeveria e Berishës për t’ia dhënë atë një miku të Berishës, i cili thuhej se ishte ortak biznesi me Shkëlzen Berishën, të birin e Sali Berishës. Gjatë një bisede telefonike të regjistruar mes Efraim Diverolit, President i AEY-së dhe Trebickës, teksa shprehu shqetësimin e tij për sa i përket korrupsionit në Shqipëri, Diveroli tha: “Çështja ka shkuar deri te kryeministri (Sali Berisha) dhe i biri. Unë nuk luftoj dot me mafien. Është bërë çështje shumë e madhe. Kafshët kanë dalë jashtë kontrolli.” 

Marrëveshja e AEY-së me qeverinë Berisha ishte një përpjekje për të mashtruar Departamentin tonë të Mbrojtjes për një shumë prej 300 milionë dollarësh dhe me krenari mund të them që unë e kam demaskuar skandalin e AEY-së dhe kjo aferë paraqitet edhe në librin War Dogs, i cili flet për AEY-në dhe më vonë u bë edhe film me protagonistë Bradley Cooper dhe Jona Hill. Për fat të keq, gjashtë muaj pasi ky libër doli edhe në faqen e parë të New York Times më 27 mars2008 https://www.nytimes. com/2008/03/27/world/asia/ 27ammo.html  Kosta Trebicka u gjend i vdekur në rrethana të dyshimta në një rrugë rurale në jug të Shqipërisë. Ju duhet të dini që unë bëra të mundur që Kosta Trebicka të dëshmonte para një komisioni të Kongresit në lidhje me AEY, kështu që një dëshmitar kyç i qeverisë amerikane vdiq në rrethana të dyshimta pas dëshmisë së tij. Unë ju sugjeroj që nëse jeni i shqetësuar për Shqipërinë dhe korrupsionin, ju duhet të kërkoni edhe një hetim mbi vdekjen e Kostës. Ju duhet të kërkoni po ashtu një hetim se cilët, mes zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha, e lehtësoi skemën e AEY-së. Unë do t’ju asistoja me kënaqësi në këtë hetim. 

Më pas kemi edhe privatizimet e ARMO-s dhe Albpetrol-it, dy nga asetet më të mëdha shtetërore në Shqipëri duke iu shërbyer në “pjatë argjendi” Rezart Taçit, një miku të Berishës, duke përdorur procedura të manipuluara tenderimi. Që të dy tenderat iu dhanë fillimisht kompanive fantazmë derisa Taçi u shfaq si fitues në çastin e fundit. Në rastin e ARMO-s, Taçi nuk i përmbushi dot detyrimet financiare të parashikuara në kontratë, sepse ai paraqiti një situatë financiare fiktive gjatë procesit të tenderimit dhe kjo çoi në falimentimin e ARMO-s. 

Pavarësisht fiaskos së ARMO-s, qeveria e Berishës pati guximin që t’ia jepte tenderin e Albpetrol-it Taçit dhe ai mund ta kishte zhvatur edhe atë aset shtetëror po të mos ishte për ndërhyrjen time për të vërtetuar se garancia bankare me vlerë 100 millionë dollarë që Taçi tentoi ta përdorte në mbështetje të ofertës së tij ishte një mashtrim i pastër. (Shikoni kopjen e bashkëngjitur të emailit nga avokati i American Chartered Bank dhe linkun përkatës të Financial Times). Ju duhet të kërkoni po ashtu një hetim se pse është përdorur një bankë e siguruar te FDIC me qëllim që t’i jepej Albpetroli një mikut të Berishës. Jam i gatshëm t’ju ofroj ndihmën tim edhe për këtë.

Si ARMO ashtu dhe Albpetrol ishin shembull i pastër i praktikave korruptive të qeverisë Berisha dhe ndoshta një ditë, Taçi mund të thirret të dëshmojë për rolin e tij në këto mashtrime.  Për fat të keq, na duhet të presim, sepse aktualisht, Taçi është në kërkim nga drejtësia për akuza mashtrimi dhe pastrim parash për llogari të mafies palermitane. 

Në lidhje me teorinë tuaj të komplotit të Sorosit, informacionet tek të cilat ju i bazoni pyetjet që i drejtuat Sekretarit Blinken ishin thjesht një përsëritje e narratives së librit të Matt Palumbos mbi Xhorxh Sorosin dhe që mban titullin “Njeriu pas Perdes”. Dhe unë kam arsye për të besuar se ata që jua kanë ofruar juve këto informacion të rremë janë personat që e kanë ndihmuar Palumbon të sajojë këtë histori në librin e tij. Libri ju referohet juve duke pyetur Blinkenin: “Çfarë informacionesh specifike mund t’i ofroni këtij komisioni për të justifikuar këtë lëvizje dramatike (sanksionimin e Berishës)?”

Vetëm dy paragrafë më poshtë nga citimi juaj, Palumbo shpalos “provën” kryesore për komplotin e Sorosit për sanksionimin e Berishës:

“East-West Management Institute ka ofruar faktet që lidhen me akuzat e ngritura nga Departamenti i Shtetit ndaj Berishës. Instituti kryesohet nga një grua me emrin Delina Fico, që mban titullin e drejtueses së programeve të shoqërisë civile në Institutin East-West. Krahas Central European University, East-West Management Institute është një nga dy grupet e Sorosit, të cilat ai i ka konceptuar si institute të përhershme.”

Më lejoni të filloj me disa sqarime. Fillimisht, siç mund të shihet shumë lehtë duke vizituar faqen e East-West, znj. Fico nuk është në krye të këtij instituti. Michelle Scott është Drejtore e kësaj OJQ-je dhe Adrian Hewryk është Presidenti. Nga faqja mund të konstatoni po ashtu se ndonëse East-West mund të jetë “krijuar” nga Soros, sot kjo OJQ financohet nga burime të tjera, përfshi këtu qeverinë amerikane, OKB-në, Bankën Aziatike për Zhvillim dhe Fondin Rockfeller Brothers.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shtrembërimeve faktesh, unë fola me një burim në institutin East-West dhe ai person mbeti i habitur dhe i fyer që një është ngritur një pretendim i tillë skandaloz ndaj këtij instituti. Sipas pretendimit në fjalë, instituti na qenka i përshirë në një komplot të Sorosit. Personi në fjalë më informoi se kjo organizatë nuk ka asnjë lidhje me sanksionet e DASH ndaj Berishës. Unë u informova se Palumbo nuk i ka marrë kurrë në intervistë personat përgjegjës e të ashtuquajturit komplot në institutin East-West, dhe kjo tregon se qëllimi i Palumbos ka qenë që ta paraqiste Sorosin si një njeri të keq më shumë sesa të zbulonte të vërtetën. Unë kam bërë disa hetime në lidhje me burimin tim të informacionit dhe ai person është një profesionist që gëzon besueshmëri të lartë.  Ç’është e drejta, unë e besoj këtë person,  i cili më la të kuptoja se historia e komplotit të Sorosit mund të jetë fabrikuar nga ata që qëllimisht i dhanë Palumbos informacione të rreme–pak a shumë si dosja Steele.  Kjo përputhet me shtrembërimet që Palumbo i shërbeu si “fakte” në librin e tij. Dhe nëse kjo është e vërtetë, atëherë kjo do të thotë që ju, duke përdorur materiale që bazohen në thashetheme, të njëanshme dhe të pabazuara në fakte, me dijeninë tuaj apo jo, i keni çuar kohë dëm Departamentit të Shtetit dhe Komitetit për Çështjet e Jashtme duke shpenzuar në të njëjtën kohë paratë e taksapaguesve. Por, për ta rënduar situatën akoma më shumë, ju folët në emër të Sali Berishës, një individ i cili është sanksionuar nga Departamenti i Shtetit për korrupsion. Unë jam shumë i gatshëm të punoj me stafin tuaj për t’i shkuar kësaj historie deri në fund dhe jam besimplotë që mund t’i shkoj, por nëse ju e refuzoni këtë ofertë, atëherë mua me të drejtë më lind dyshimi që ju po i shpërfillni provat e besueshme me qëllimin e vetëm që të bëni sulme me qëllime politike ndaj Xhorxh Sorosit. Sa për dijeni, unë nuk jam ndonjë admirues i madh i Sorosit, sepse jam i shqetësuar për përpjekjet e tij për të ushtruar ndikim në sistemin penal të drejtësisë me agjendën e tij progresiste, megjithatë, nuk i kam shumë qejf ata që përdorim dokrra dhe materiale të pabazuara në fakte për të pastruar figurën e një personi të shpallur non-grata për korrupsion.

E di që keni nevojë të besoni se Xhorxh Sorosi është gogoli i çdo republikani, por po ta shikoni këtë çështje më me kujdes dhe jo të ndikoheni nga servilët e Berishës, besoj se e vetmja gjë që do të zbuloni është fakti se Berisha ka bërë shumë të pabëra. Unë besoj se ju kam ofruar mjaft informacione që të paktën të keni dyshime se sanksionet që DASH i ka vendosur Berishës mund të jenë të justifikuara. Nëse do ta merrni mundimin të bëni disa kërkime, do të zbuloni që personi që fshihej pas skemave piramidale të Shqipërisë, ARMO, Albpetrol dhe skandaleve të AEY-së nuk ishte Xhorxh Soros, por Sali Berisha!

Unë e kam të vështirë ta besoj se ju u zgjuat një mëngjes të bukur dhe vendosët që t’i vinit në ndihmë Berishës, por e kam shumë të lehtë të dal në përfundimin se ndaj jush është lobuar nga individë të dyshimtë për t’u përfshirë në këtë çështje. Mos harroni po ashtu se një lobim i pa deklaruar për llogari të Berishës mund të konsiderohet si një shkelje e ligjit për Deklarimin e Agjentëve të Huaj dhe mund të përballeni edhe me penalitete për shkak se keni mbështetur një person që është sanksionuar nga DASH për korrupsion. Si rezultat, unë po ju kërkoj të ofroni informacione në lidhje me zanafillën e vendimit tuaj për të përdorur postin që keni për interesat e Sali Berishës.

Duke qenë se po merrni pjesë në fushatën për guvernatorin e Nju-Jorkut, unë ju sugjeroj që të mbroni në radhë të parë interesat e banorëve të Shtetit të Nju-Jorkut, që nuk besoj se kanë lidhje me lobimin pranë DASH për llogari të ish kryeministrit shqiptar, i cili është sanksionuar për korrupsion. 

Ju faleminderit,

Gary Q. Kokalari

Albanians for a Democratic Albania

New York, NY

22 Komente

  1. I
    I merzituri

    Mero A eshte Lut Dervishi GAY ?

    1. S
      Spak

      Luti,Dervishi eshte jo vetem Gay por eshte Goricar! Per ata qe nuk e dine Garica ku ka lindur dhe rritur Lut apo Lutfiu,eshte pothuaj lagje e Pogradecit,me njerez qe Lasgush Poradeci thoshte se: gjithe bota do te civilizohet nje dite por jo Goricaret! Lut me servilizmin e tij prej injoranti u be gazetar! Kush Luti?!

      1. S
        Spak

        Luti,Dervishi eshte jo vetem Gay por eshte Goricar! Per ata qe nuk e dine Garica ku ka lindur dhe rritur Lut apo Lutfiu,eshte pothuaj lagje e Pogradecit,me njerez qe Lasgush Poradeci thoshte se: gjithe bota do te civilizohet nje dite por jo Goricaret! Lut me servilizmin e tij prej injoranti u be gazetar! Kush Luti?!

        1. S
          Spak

          Luti,Dervishi eshte jo vetem Gay por eshte Goricar! Per ata qe nuk e dine Garica ku ka lindur dhe rritur Lut apo Lutfiu,eshte pothuaj lagje e Pogradecit,me njerez qe Lasgush Poradeci thoshte se: gjithe bota do te civilizohet nje dite por jo Goricaret! Lut me servilizmin e tij prej injoranti u be gazetar! Kush Luti?!

        2. S
          Sula ke mullari

          Qênke lodhë fort zoti Kakalari Sot nuk ka shqiptar normal që nuk e kupton se keto akuza janë politike. Berisha edhe i vdekur do ju tremb.

          1. K
            K

            Leter e gjate qe kongresmeni fshin bythen me ate leter nje muej falas

            1. b
              balluku

              Si qenka verbuar KAKALARI dhe nuk sheh se sa shume te tjere duhen denuar si non grata per korrupsion e vjedhje , nderkohe qe USA dhe BE i shtrengojne duart dhe shtrojne dreka dhe darka Ministrat duhen cuar ne burg qe nga i pari , nga super hajdute rrugace BALLUKU duke i konfiskuar me pare te gjitha cfare ka vjedhur e ti lere me nje valixhe e me rrobat e trupit

            2. K
              K

              Leter e gjate qe kongresmeni fshin bythen me ate leter nje muej falas

              1. T
                Thimio

                Geri Kokpalari ashtu si Ymer Gelbaza te . vritnin per Salehun. Ky Geri ne 2005 pretendonte te behej minister i jashtem ose minimumi ambasador ne OKB. Saliu nuk e beri dhe ky ju kthye ne kundershtar qe sa here dhjet (flet) , vetem kundra Salehut.Dinjitoz shume.

                1. s
                  shqiptar

                  O Thimio rrocka.Kryespiuni serb Sali kari ministra te jashtem ka vene ca spiuner te vegjel bythqire te serbise si Mustafai,Lulushin,Meten,Shehun,ate karin qe vdiq e ndonje rrocke tjeter te cilet para gjigandit Kokalari jane si bajga para elefantit

                2. A
                  Asd

                  Respekte ketij patrioti qe punon per Shqiperine, Geri Kokalari.

                  1. s
                    selfo zeneli

                    ca thu mor koqe. Luti eshte zotni te ma ne ajer te qi te shkul mos e shif ashtu zi zog kllocke. ja coj mamin dhe shikoje ose motren

                    1. s
                      shelegura

                      Z.Geri ini nje shqipetar i math per hallet qe ka hequr ky vent dhe keto qe po heq nga keta bastart si Sala me Meten qe nuk ju ndane pushtetit.

                      1. D
                        Drejtesia

                        Bravo Geri Kokalari,je personi qe me drejtesi dhe shume kurajo po i vjen ne ndihme shqiperise dhe shqiptareve! Shtypjani koken gjarperinjve qe jane plot me helm!

                        1. M
                          Maksut

                          Edhe nqs ka pasur nje ide ta braktis Berishen, kongresmeni amerikan mbas kesaj letre do e mbroj ate me fort

                          1. S
                            Sylvester Stallone

                            Pyetja esht: E lau gojen Geri para se ti bente gojore Edit?

                            1. p
                              popull

                              Bravo skipekari,keshtu vazhdoni shkerdhejani nenat e motrat njeri tjetrit,poshterojeni,baltoseni denigrojeni shajeni e hidhini mut me tonelate per loqet e fishkura te Sales, Metes e Rames.Ptu ju qifte kina e e india nen e babe o rrace muterish

                              1. p
                                popull

                                Bravo skipekari,keshtu vazhdoni shkerdhejani nenat e motrat njeri tjetrit,poshterojeni,baltoseni denigrojeni shajeni e hidhini mut me tonelate per loqet e fishkura te Sales, Metes e Rames.Ptu ju qifte kina e e india nen e babe o rrace muterish

                                1. J
                                  Jimi

                                  Ah i the', i the', po kujt i the' !?

                                  1. S
                                    SUFLLAQE per te tere, pagun saliu...

                                    QEKAN CU GJITH MALOQERIA E SALIUT KTU....KUNDER ATDHETARIT TE NDERUAR KOKALARI...SA SHKOLL KA KY,JU SKENI HONGER BUK MER MUTA,QE MBRONI SALI TRADHTARIN...KA FILLU MIZAT E MUTIT TE KOMENTOJNE TEK TEMA PRO NON GRATES...QE NE FAKT JAN DISA PERSONA ME EMRA TE NDRYSHEM NE KOMENTE...SALIU ESHT KUFOME E PA KALLUR NE DHE...DHE JU JENI QIVURI SALIUT...NE NJE VEND MORMAL.SALIU DO ISHTE ME BURGIM TE PERJETSHEM QE NE 97.

                                    1. f
                                      fiqiri ismaili

                                      vetem per pilaf thate cfare ben gary .... nuk e imagjinoj dot se cfare mund te beje po ti japin edhe qofte... une besoj qe ai eshte i korruptuar,.... eshte i vetmi argument qe ke... gary u r danger to be let free

                                      1. A
                                        Arben

                                        O Tema! Si shume merreni me keta Kokalaret o Mero! Nje here Geri, nje here ajo bushtra tjeter! Ne ne SHBA nuk kemi nevoje per pordhet e asnjerit! Duam te lexjojme lajme informative. Ne i shkruajme Kongresmenave tane nga 2 -3 here ne vite per cfaredo lloj problemi. Nuk eshte vetem ky Geri qe e ka kete te drejte! Pe me teper, ketu ne SHBA ka Shqiptare qe kane punuar dhe punojne per Shqiperine 1000 here me shume, por kuk ndihen se ashtu eshte pozita qe kane. JJu lutem, jepni lajme nga Shqiperia se per ne SHBA e dime vete. Te fala!

                                        Lini një Përgjigje