Një shpjegim për provokatorin Grenell

1 Gusht 2022, 18:15Blog TEMA

Një shpjegim për provokatorin Grenell

Nga Aurel Plasari

La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë historinë e popujve të Europës juglindore, kinse për të përkujtuar Betejën e Kosovës të vitit 1389, duke e lidhur me festën fetare të Kishës serbe, – kujtimin e martirizimit të Shën Vitos, – madje edhe me do “Serbian holy martyrs” të betejës në fjalë.

Beteja e Kosovës e vitit 1389 ishte betejë e një koalicioni të vogël “të krishterë” ballkanas – serbë, arbërorë, boshnjakë – kundër ekspandimit turko-osman në rajon. Despoti Lazar Grebljanović, bir dobiç i Stefanit Dušan, kishte qenë deri aty më parë vasal i sulltanit dhe haraçpagues i tij nëpërmjet një traktati të 1375-s, por u vu në krye të ushtrisë së koalicionit sepse gëzonte titullin më të lartë në titullaturën e koalicionit. Në Mesjetë hierarki të tilla, sidomos në fushata luftarake, funksiononin. Nën komandën e tij i quajturi “koalicion i të krishterëve ballkanas” u thye prej ushtrisë turke.

Falë burimeve osmane, përplot me hollësi për këtë betejë, mund të rindërtohen me përafërsi edhe formacionet, përfshirë edhe pjesëmarrjen e arbërorëve [Arnavud] ose të “trupave arbërore” [Arnavud Askeri] në koalicionin në fjalë.

Në formacionin luftarak nga ana e të krishterëve: në mes despoti Lazar me të birin; në të djathtë nipi dhe dhëndri i tij Vuk Branković dhe Gjergji II Balsha, bir i Strazimirit, që ishte po ashtu dhëndër i Lazarit ngase i kishte marrë për grua të bijën Jelena (“një i pafe me emrin Jorgji” në burimet osmane ose “sundimtari i Shkodrës së Arbërisë” [Arnabud Iskenderijesi hakimi] etj.); në të majtë prijësi i Bosnjës Tvrtko dhe fisniku arbëror Dhimitër Jonima (“Jund-oglu” në burimet osmane), si edhe ndonjë tjetër prijës arbëror që kronistët osmanë e kanë quajtur “sundimtari arnaud”, ose edhe vetë Theodor Muzaka, sikurse vetë kronisti i Muzakëve e mëton. Të gjithë këta prijës kishin të rreshtuar mbas vetes trupat përkatëse: serbe, arbërore, boshnjake.

Nga ana e turqve: trupat pararojë komandoheshin nga Gazi Evrenos-beu dhe Jigjit-beu; në mes ndodhej vetë Murati I, komandant i epërm; në të djathtë i biri Bajazit, Saruxha-pasha dhe Gazi Evrenos-beu, Ali-pasha etj.; në të majtë biri i tij i dytë Jakup, bejlerbeu i Rumelisë Kara Timurtash-pasha, Toxha Ballaban-beu dhe Ine-be Subashi etj.

Çfarë nuk thuhet rëndom – sa për t’ia gudulisur pakëz profesionin e ri z. Grenell – është që në ushtrinë e sulltanit bënin pjesë edhe dinastë serbë, si knjazi Kostandin i Velbuždit dhe “heroi legjendar” i sllavëve të Jugut Marko Kraljević, të cilin baladat popullore serbe e himnizojnë për luftërat e tij “kundër turqve”. I lëmë kohë z. Grenell që, jo në datën e fillimit të betejës, siç ka bërë, por në datën e përfundimit të saj, t’i përkujtojë edhe këta si “Serbian holy martyrs”.

Me fitoren e turqve, si edhe me vrasjet e sulltanit Murat I dhe atë të despotit Lazar, Bajaziti I, që u shpall sulltan në fushën e betejës mbas vrasjes së t’et, si politikan dinak u shtir sikur nuk deshi të përfitonte “deri në fund” nga kjo mundje. Dy bijtë e despotit të vrarë, Stefanin Lazarević dhe Vukun Lazarević, i thirri dhe me më të madhin, Stefanin, lidhi një traktat. Nëpërmjet tij e linte atë zot në ish-zotërimet e t’et me kushtet që t’i paguante haraçin përvjet dhe të vente me ushtri në shërbim të sulltanit sa herë që ky t’ia kërkonte. Me të njëjtin traktat Stefani i jepte sulltanit motrën e vet Olivera për “martesë kanonike” (nigâh).

Për të mos ia lënë të gjithë pushtetin Stefanit Lazarević, Bajaziti ia linte dhëndrit të Lazarit, Vukut Branković, një krahinë të tërë – pakashumë të përputhshme me Kosovën e sotme – me qendër Prishtinën. Më 1391 Bajaziti I do të dërgonte aty Jigjit-beun. Ky, si hidhte dorë mbi minierat e Kratovës dhe pushtonte Shkupin (Üsküb), hiqte m’anësh Vukun dhe vendosej aty guvernator. Në viset në fjalë Bajaziti I fillonte një proces të mirëfilltë kolonizimi.

Motrën sulltanit do t’ia shpinin vetë dhuratë dy vëllezërit serbë, Stefani dhe Vuku, mbas një viti të Traktatit. Ata mandej do të kalonin në oborrin e Bajazitit disa kohë për çdo mot duke e shoqëruar atë jo vetëm në fushatat e tij me trupat e tyre, por edhe në parti të gjahut, shkurt: duke u dëftuar vasalë të bindur të atij që u punonte motrën.

Për ç’u takon arbërorëve, mundja e koalicionit të “të krishterëve ballkanas” në Betejën e Kosovës nuk mund të ishte pa ndikime, qoftë edhe të tërthorta, mbi ta. Por qëndresa e tyre do të vijonte. Ishte ai që tradita historiografike e quan “Moti i madh” ose Shekulli i Skënderbeut, qëndresë që llogaritet nga inkursionet e para të turqve osmanë në tokat shqiptare, 1380, deri me rënien e Shkodrës, 1479, mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Përfundimi se “kjo fitore e stabilizoi fuqishëm sundimin e turqve në Ballkan”, i përsëritur nga Inalciku e këndej, rezulton i tepruar. Tepria në vlerësimin e kësaj beteje duket ta ketë zënë fillin te historishkrues njëanshmërisht proserbë, si një William Miller, i cili e quante atë “beteja që do të vendoste për pesë shekuj fatin e Gadishullit të Ballkanit…”! Afërmendsh që për zmadhimin e kësaj beteje kanë ndikuar vetë kronistët osmanë, duke filluar nga bejtet e Ahmediut të shek. XV. “Kuajt çapiteshin mbi kufomat që ishin kat-e-kat njëra mbi tjetrën”, e përshkruajnë fushëbetejën edhe ‘Kronikat Anonime’ në kapërcyell të shekujve XV-XVI. Kronistët e oborrit të sulltanëve mezi prisnin rastet e fitoreve të zotërve të tyre për të vepruar kështu.

Për balkanologun dhe albanologun emërmadh Nikolla Jorga “1389-a nuk pati qenë veçse një incident i stërzmadhuar prej legjendës”. “Kryqëzata serbe nuk ka ekzistuar”, na siguron ai. “Ka historianë që mendojnë ende për një koalicion të madh të krishterë, – ka sqaruar Jorga, – që nuk ishte i mundshëm veçse për katolikët nën ndikimin e predikimit të urdhëruar nga Selia e Shenjtë”.

Këtë bërthamë historike të ngjarjes, me kalimin e kohës, serbët e veshën duke e fryrë me legjendat e tyre, çfarë nuk e bënë në traditën e vet popullore as shqiptarët, as boshnjakët, popuj më realistë si ndaj fitoreve, edhe ndaj dështimeve si ai i 1389-s. Për më shumë, veshja me legjenda e betejës në fjalë nuk ishte aq produkt i krijimtarisë popullore sesa i politikës serbe me një funksion të mirëfilltë diplomatik, i cili tanimë dihet botërisht: për të falsifikuar historinë e tyre para botës. Ndërsa z. Grenell me “përkujtimin” e tij vetëm sa ka ngritur këmbën që t’i vënë gozhdën.

Titulli i origjinalit “Profesioni: Provokator“, shkrim i datës 29 qershor 2021

31 Komente

  1. k
    keshilltari

    Profesor mos e kruj sumen me Grenellin se eshte miku me i ngushte jo vetem i dy kurvave qe ka dale ne foto,por dhe vete kryeshkerdhates Sali Berisha

    1. a
      anti25642654censurë

      përse mbetesh vetëm te krye shkërdhata e nuk flet dhe mëkëmbësin e tij në pushtet?? e kam fjalën për atë që vishet me kostum lejla!!

    2. S
      Supaxhiu 300 evro

      Deklarimi i grenellit nuk ishte pa qèllim,gjer sa ne dhe vellezerit kosovar fleme gjume ndersa serbet menjeher mbas luftes filluan te lobojn.Nje pergjigje e mèvonshme ndaj grenellit nuk e di se sa èsht e dobishme por mbetet pozitive.Duhet tè dèrgohen student me bursa pèr tè studiuar nè turqi sepse nuk kemi ekspert tè lashtèsis pèr otomanèt gjithashtu atè latine e greke.Flm Prof

      1. S
        Sandra

        Per studime ne turqi? Pse apo se ata e thone hostorine drejt? Apo duhet te jesh ndonje tru shplar ti nga turqit

        1. S
          Supaxhiu 300 evro

          Im è At thoshte se kjo tokè ushqen shumè njerèz midis tyre jeni dhe ju Sandra!Truri juaj shpellar duhet t'ju spjegoj komentuesve kètu se arkivat turke janè mbushur me dokumenta qè duhen pèrkthyer nè tè kundèrt nuk i intereson askush.Meqènse kemi historin tonè nè ato arkiva atèhere tè dèrgohen disa student ,pothuajse mazhorancèn e dokumentave tè pèrkthyera e kemi nga latinishtja kurse nga otomanèt shumè pakè.

          1. S
            Supaxhiu 300 evro

            Im è At thoshte se kjo tokè ushqen shumè njerèz midis tyre jeni dhe ju Sandra!Truri juaj shpellar duhet t'ju spjegoj komentuesve kètu se arkivat turke janè mbushur me dokumenta qè duhen pèrkthyer nè tè kundèrt nuk i intereson askush.Meqènse kemi historin tonè nè ato arkiva atèhere tè dèrgohen disa student ,pothuajse mazhorancèn e dokumentave tè pèrkthyera e kemi nga latinishtja kurse nga otomanèt shumè pakè.

        2. I
          Ishi i ZaKaroves

          Lëre Aurel më qafsh se e ka me shum qejf zurnanë ay pushti i vogël aman... Apo çe shtrëngon fort me ato doçkat e njoma...apo çi fryn fort Po fort fare... Ndaj edhe xha Donua e mbante afër jo kot

          1. A
            Aron

            Mos te harrojme, qe po ta kishin kaq te shenjte Kosoven, Serbet do te merrnin pjese edhe ne betejen e II-te, por as u afruan fare, sepse ishin ne krahun e Sulltanit krejtesisht. Madje Brankovic e pengoi Skenderbeun per te ndimuar Huniadin, gje qe ndokoi ne humbjen dhe vrasjen e tij.

            1. v
              vellai qe i qine motren serbe

              e ke qa Aurel, sidomos kur thua qe sulltani i punonte (qinte) motren serbeve. I kulturumi e tregon veten. Nuk kam pas shume besim tek ty, por erdhi momenti dhe i tregove vlerat.

              1. A
                Aris

                I ke rënë pi(!)kës siç do të thonin edhe vetë serbët. Jo vetem aq. Ja çuan vete me qejf te madh. Por edhe perfituan ama shume, seriozisht. Ashtu si edhe ne rastin e Sokolovičit pak me vone, me Patriakanen e Pejës. S'e di a i kane çuar ndonje shkinë te bukur sulltanit te radhes me kete rast.

              2. T
                Titi

                Akoma ju me histori dushmanash dhe hajvanash, o njerez mos bini preh e mashtrimeve serbe sepse ballkani historikisht ne mesjete ka qene arberor. Historia sllave e ballkanit filloi vetem me luften ruso-osmane ku mbas pushtimit rus terrotoret arberore pasi shkeputeshin nga perandoria osmane shendroheshin me dhune ne federata sllave.

                1. P
                  Pidhi i sat ëme

                  Filloi më 1773 periudha sllave në Ballkan?? Po ti ke qenë shtatë shekuj nën sundim bullgar! Kush kujton se ti vuri emrat, Berat,Novoselë,,Çorovodë,Bestrovë,Gllavë, etj...!? Arbërorët!? Njeri që nuk njeh historinë e kombit tënd A e di ti ndonjë emërtim toponimi shqiptar, përveç Gjak- ovë,apo Prish-tinë?

                2. S
                  Shqiptari

                  Me prostitutat shqiptare rri politiken e serbit ben ky bythqiri grenell ky homoseksuali , xhambaz paguhet nga beogradi .

                  1. T
                    Taulant

                    E shpjegon sakte historiani boteror Noel Malkom. Serbet jane pushtues ne Kosove. Kosova toke mijeravjecare Shqiptare. Kishat ortodokse Serbe jane ndertuar te gjitha ne themelet e kishave Katolike Shqiptare.

                    1. B
                      Balo

                      Noel Malcolm është Sir,akademik e historian anglez. Sa për botëror shiko me çfarë studimi është marrë,veç të tjerave : "Forbidden love in Istanbul: patterns of male-male sexual relations in the early-modern Mediterranean world" Dava bythëqirësh!

                    2. k
                      kthhh

                      Grenell nuk eshte provokator por kurve e Putinit dhe mafies ruse. https://www.propublica.org/article/trumps-new-spy-chief-used-to-work-for-a-foreign-politician-the-us-accused-of-corruption

                      1. T
                        Tani

                        Kurve eshte Rama qe tall bythen Vucici me te o Plaskar,jo Greneli.Kur ishte ne fuqi shefi i Grenelit e vuri Vucicin te recitonte si kalama kopshi apo beni sikur harroni.Kurse tani ambasadori i Bidenit thote shtyjeni dhe nje muaj vendimin se u merziten serbet dhe ruset.Kush eshte kukull e Putinit tani o gomere qe ju ka shplare trurin CNN.Pse ndodhin te gjitha lufterat kur qeverisin te majtet ne Amerike e keni pyetur veten ndonjehere.

                        1. a
                          anti25642654censurë

                          mos mor tano mos a me të vërtetë e ke?? shyqyr që shkoi në piçkën e satëme shefi i grenellit se vuçiçi e kishte marrë kosovën të tërën!! harove si pëlliste thaçi?? "do shkëmbejmë teritore"!! shkoni mor lapangjoza budallenj të lindur!!

                        2. P
                          POPULLI

                          DONI ME PER SALI MILOSHEVICHIN DHE KURVEN KOKAKARI O SHQIPTAR DHE JU KOSOVAR SE CFARE LOJE BEN BERISHA ME NEVE DHE JU NE KOSOVE . JA KY ASHTE QELBESIRA SALI QE NA KRENOHET ME NJI PEDERAST TE QELBUR.

                          1. B
                            Balo

                            Po ju çobanët o Plasari,në cilën ushtri bënin pjesë,apo dilni edhe ju Arbër me rregull treshi? Sigurisht ,ty si profesor të takon më tepër sesa mua të flasësh për historinë,po jo të bësh pamflete,me brumë nacionalist kur lexuesi nuk ka në dorë materiale për të verifikuar/krahasuar atë që thua.... Se po të lexosh enciklopeditë e Botës për këto argumenta që pretendon ti e kupton që : Po flet për histori të serbëve një çoban i pafe' dhe " akademik " nacionalist ! Le pastaj flet edhe për tema që ti nuk i kupton dot ,si ajo " që shoqëronin në gjah atë që u bënte motrën". Ti je impotent,ç'e zë në gojë këtë punë o derëzi? Po qe për kaq ,shumë falemnderit për mundimin! Na del dhe tepron Marin Mema!

                            1. P
                              Piskuriqi

                              Professor Plasuma akoma sna e ke spjegu ca ishte nona Gjergjit te Kastrioteve Se jemi bo kurioz qe kur shkrujte librin 800 faqe per Gjergjin dhe harrove ca e kishte nonen ky hero i shqyptareve

                              1. a
                                anti25642654censurë

                                nuk e di çfar e ka pasur gjergji,por të garantoj se ti e ke pasur kurvë muti!! nga ato të lirat fare!! jetonte,në tërë kuptimin e fjalës,me thithje karësh!! spermën e ka pasur për ushqim jo vetëm për vete por ta fuste në gojë dhe ty!

                              2. L
                                Lexuesi21

                                Grenelli ndoshta ka zene ndonje dashnor serb qe ka filluar te lexoje historine e ballkanit..????????????, kush ja var ketij pederasti te falimentuar ..!!??

                                1. W
                                  WTF was that?

                                  Foto e bukur me dy nga thesaret tona kombetare.na ben te gjitheve krenare.

                                  1. D
                                    Dylberi i Trumpit

                                    Kur e pyeten Trumpin ne nje Late night Show, se cila ishte experienca e tij seksuale ma e mire - ai tha , pa dyshim Grenell

                                    1. a
                                      astrit.

                                      Historia eshte e bukur, por Grenelli i duhet kjo per interesa personale. Gjithsesi faleminderit profesor, historite duhen permenduar se se kane per gje te tjeret ti pervetesojne

                                      1. F
                                        FATMIRI

                                        GRENELL NJE MOTERQIR QE PO E TRASHI SHUME ZULLUMIN DO TI LERI KOCKAT O NE PRISHTIN O NE TIRANE PEDERASTI MUTIT RRAC QIR

                                        1. T
                                          Trumpisti

                                          1 - pyetje drejtuar gazetes - po pse foto me keto dy femra dhe jo vetem e tij? pse jo nje foto e ketij me ndonje bije te skenderbeut ( cifutja spiropali) qe e ka takuar kete Grenell kur ai ishte ne Administrare? 2 - drejtuar bythqirit historian qe ka formuluar artikullin - po pse ata qe kan shkruar pro serbeve kane zmadhuar? Zagoria - ku ndodhet ne shqiperine e sotme? apo serbine e sotme? pra toponim serbo-sllav ne jug te shqiperise. kurva qe te ka pjell ty o rracqir historian palaco e papunuar vdiq a kishe daje ti? nuk hynte e dilte te ju - ku i punohej motra

                                          1. a
                                            anti25642654censurë

                                            trampisto o tani a kush pidhin e satëme je! shko bëj ndonjë gojore se të është tharë fyti!! hy të qifsha robt!!

                                          2. F
                                            Fisnik

                                            Provokoi atëherë, provokoi tash. Ish ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi e quajti Grenellin mercenar. Pra, provokator dhe mercenar (i Serbisë).

                                            1. T
                                              Trunpisti egoisti

                                              @anti25642654censurë po c () te motres e te kurves qe te ka pjelle pate qe kerceve si pleshr? kuptove qe jot eme eshte e punuar? ndoshta nga dajua yt? kuptove qe je pjelle incesti gego-sunit? relaxohu ore se jeta eshte e shkurter une kete po bej ne Forida po ti t qifsha ropt e ben dot? apo ta ka prer Rama-Vucici vjedhhen e korentit? qenke pabuks qe ushqehesh me historine e para 600 vjeteve

                                              Lini një Përgjigje