Engjëjt nuk duan zhurmë

3 Gusht 2022, 10:45Blog TEMA

Engjëjt nuk duan zhurmë

Nga Brizida Gjikondi

Dhimbja është udhërrëfyes i keq.. kur e perdor per te tille..

Dhimbjet e medha shoqerohen me heshtje, lutje dhe përshpirtje te medha..

Arsyet dhe shkaqet e tragjedive si kjo qe ndodhi kërkohen brenda besh.. jo jashte.. dhe jo papritur.

Doreheqja e ministrit te Brendshem, drejtorit te Policise.. pavaresisht se morale dhe te domosdoshme pasi kane deshtuar ne menyre progressive, jane thjesht valvula shkarkimi te situates se momentit.. por infektimi i shpirtit dhe i shoqerise shqiptare mbetet... ndaj riciklohet me tragjedi te radhes..

Të dukurit, ekzibicionizmi, pasurimi shtazarak material dhe të qënit ai si një njësi matëse se sa vlen janë tipari kryesor që sundon ndër ne..

Pa kuptuar dhe pastaj pa u shkeputur nga kjo njësi matëse.. ne sdo bejme hajër.

Mbrëmë mu bë shpirti def.. sidomos nga komentet dhe statuset e dishepujve te se liges.

Ata qe kane futur helmin dhe doren e tyre te fëlliqur ne shpirtin dhe vlerat e shqiptarve, ata qe mbushen cdo qelize te shtetit dhe shoqerise me korrupsion kriminal, qe poshteruan Gjykata, Prokurori e Polici duke i mbushur me sklleverit e tyre te se liges.. ata sot, dhe opinionistet e tyre shpirt katran ngulin akoma me shume thiken ne plagen qe kullon gjak..

Ne jemi produkt i vetes..

Ne nuk po mbajme hapin te kuptojme pse po na ndodhin keto gjema..

Pse po mbajme si idhuj ata qe duhet të kalbeshin ne burgje jo ne ekrane televizionesh duke bere moral dhe duke qene maja-ja e brumit te se liges..

Kriminelet e bregut te detit, te parlamentit..qeverive, gjykatave.. prokurorive, mediave etj etj.. i kemi sjelle dhe i mbajme ne ne jete.. me perkrahjen ose dhe me heshtjen tone..

Ndryshimi vjen kur idhuj mos kemi te ligen po te miren..

Lexova shume mbreme.

Lexova dhe qënie te cekta ne deshperim qe i benin thirrje te rinjve ikni nga syte kembet se ky vend nuk behet duke fshire buzet me thes tragjedish.

Lexova shume mllef, dhimbje, revolte mbreme, po shpirtin ja dhashe vec dhimbjes.

Dhimbjes dhe heshtjes.

Engjejt e vegjel nuk duan zhurme.

6 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Me duket mua apo "si pa dashje" ke harruar te thuash gjysem fjale per Ministren e Turizmit,, Mirela Kumbaro Furxhi, qe publikon video per masat qe ka marre policia per disliplinimin e skafeve dhe motoreve te ujit , apo solidaritet grash ?

    1. P
      Por po nuke bëm zhurem

      Nuke i heq as një presje shkrimit tënd por në mënyre e qeverisjes Edi Rama ështe një lloje si Sali Berisha dhe ilir Meta, Edi Rama Ka 9 vite që e ullheqe Shqiprine si të ishte Turke, Otomane, Edi Rama kure ishte në Bashkine e Tiranes kishte një sjedhje dhe mentaliteti komplet ndryshe. Kishte mentaliteti Evropjane. Dhe jo mentalitet Lindore Turke, Otomane. Kure she atë fotografi të dhembe shpirti dhe zemra. Por po nuke bë zhurem prape do ndodhin gjëra të tilla. Policija e Shteti dhe administrata e shteti ështe e mbushur me njerze të tille mostra dhe vrase. Ju shifni ragimin e vrasit dhe Burri i botes Ka qëne shef i policise për gjith Saranden. Kure shefe kët njeri çfare pret nga policija

    2. s
      shqiptar

      Ah mor Vito edhe pse ke emrin e pjerdhur te Vito Kapos,duhet pranuar qe kjo klase politike pos hajdute eshte tradhetare e vrastare

      1. K
        Kujtimi

        Ajo thote gjithe qeveria dhe politika ju boni lloqe. Se la skizofren si ju jeni ketu ku jemi.

        1. F
          Fjala ime

          Une s'kam per ta kutuar kurre Shqiperine dhe shqiptaret per kete qendrim sikur zbriti Krishti nga qielli apo doli Muhameti nga varri me gjithe kete gjurulldi qe po bejne; dhe kush? Me gazetare, intelektuale, njerez dhe nuk e di se kush akoma ulurin per vdekjen e nje femije nga nje aksident pa dashje dhe pa pergjegjesi te atij qe e beri. Jeni çmendur?! Eshte fatkeqesi e madhe humbja e jetese se asaj vajze, eshte trishtim i prinderve dhe te afermeve, por qe te detyrosh shtetin te ul flamurin per kete vdekje, kjo eshte çmenduri e te gjitheve. Ju njerez qe pergojoni sot kete tragjedi, te gjithe lozni me vdekjen dhe tregon nivelin e ulet e medioker , por me shume tregon se ju po behi me kriminel me Shqiperine se sa ai krimineli qe vrau femijen pa dashje. Mblidhni mendjen dhe kthehuni punes se tuaj se njerez kane vdekur dhe do vdesin, jane vrare dhe do vriten e ju s'po i ndeshkoni akoma kriminelet e 32 vjeteve por po u shkoni prapa si ogiçer te kthyer ne hajdute dhe kriminele. Ka dy dite qe s'degjojme gje tjeter, veçse kujen e politikaneve, gazetareve, "intelektualeve" qe e rregulluan Shqipêrine per 32 vjet. Kujtoni çfare eshte bere keto vite dhe si jane ndeshkuar kriminelet politik fillo me Sali Sheqeren , Ilir Meten e deri te vedjegia e trupit (vetevrasja) e te burgosurve politik ne çader dhe ja ku birbilon krimineli. E harruat ? Harram e paçi dhe ate cope qe hani?! Vetem doni te shkaterroni qe te vini ne pushtet per te vjedhur dhe vrare!

          1. P
            Poshte komunistat me dhe pa maske

            Shih shih shih, si e dredh enveristja !!! Po na flet djalli per qetesi engjejsh. Po ku keni din e Iman ju rrace kriminelesh . Nuk ju ben derman sado lekure te nderroni sado te maskoheni po ata njerez te rrezikshem mbeteni se keni pakt te perjetshem me djallin

            Lini një Përgjigje