Meta është në hall ndaj dhe vjen vërdallë si dordolec, por nuk e kalon dot

3 Gusht 2022, 18:25Blog TEMA

Meta është në hall ndaj dhe vjen vërdallë si dordolec,

Nga Spartak Ngjela

Kuptohet se sot nga kundërshtarët e Shqipërisë ka një komplot kundër saj, duke përdorur këtu të korruptuarit e niveleve të larta politike, por edhe një sërë mediash televizive ose dhe të shkruara - po kërkohet shpopullimi i Shqipërisë.

Për këtë, kundërshtarët tanë po paguajnë klasën tonë politike. Këta paguesë të krrupsionit të lartë, janë, në fakt, pushtuesit historikë të territoreve shqiptare.

Dhe, sipas mënyrës së tyre, të gjithë këta janë hedhur në veprim për të njëjtin qëllim: shpopullimin e Shqipërisë me largimin e shqiptarëve jashtë shtetit, për punë. Dhe kanë të drejtë: a mund të jetohet me 300 dollarë në muaj ashtu sikurse janë pagat e ulta në Shqipëri?

Po cilët janë këta?

Aspekti i Parë

1. Kryeministri aktual që nuk pranon ndryshimin ligjor për rrogën minimale në Shqipëri. Ai flet sikur të jetë komunist dhe jo një kryeministër i tregut të lirë.

Ngritja e rrogës minimale të pagave shtetërore deri në 800.000 lek.v. në muaj, krijon zhvillim të ri në treg, rrit kapitalin bankar dhe e fut vendin të gjithin në një regjim të ri në krijimin të parasë për investim. Inflacionin, për disa muaj, duhet ta subvencionojë shteti me kapitalin e tij, dhe pastaj gjithçka do të ecë brenda koncepteve moderne të tregut të lirë.

Rezerva monetare e Shqipërisë është 3 miliardë dollarë. Por, për të bërë reformën e pagave, duhen pyetur donatorët. Kryeministri i Shqipërisë duhet ta zgjidhë këtë çështje me politikë.

Sepse...

 Tregu i Shqipërisë në këto momente historike kërkon që t'i pompohet para. Shpejt, pas kësaj, fillon menjëherë një epokë e re, sepse rritet konsumi, i cili sigurisht që pasuron njëherësh edhe kapitalin edhe shtetin.

 Domethënë, procesi është ky: humbet varfëria me anë të pagës së lartë, rritet kapitali privat nëpërmjet rritjes së konsumit dhe forcohet shteti mes taksave të tij.

Asgjë nuk mund të ndodhë në funksion të vlerës së lekut, sepse evazioni fiskal në Shqipëri sot është rreth 50 përqind. Kjo do të thotë që ka valutë të fortë stok në Shqipëri. Është bërë edhe amnistia fiskale.

Amnistia fiskale është bërë në kohë, por ajo merr vlerë të plotë menjëherë pas rritjes së pagave, sipas asaj që arsyetuam më lart.

Na duhet të theksojmë se...

Sipas asaj që jep C.I.A., GPP e Shqipërisë është 15.8 miliardë dollarë, kurse, me evazionin fiskal, GDP është rreth 32 miliard dollarë.

E kupton dot kryeministri shqiptar këtë?

Në drejtimin e tij, në tetë vjet, GDP e Shqipërisë është rritur rreth 50 përqind.  Po pagat e nivelit shtetëror sa janë rritur?

Asgjë...

A do të vijë vallë ajo kohë kur kryeministrat e Shqipërisë do të jenë me shqiptarët?!!

Aspekti i Dytë

2. Xhiroja e ish- presidentit vjedhës Meta, me theks kombëtar, është e mirëstudjuar nga kundërshtarët tanë, për t'u thënë shqiptarëve: ju do të jeni nën sundimin e vjedhësit tuaj, prandaj ikni nga Shqipëria.

Por, shqiptarët sot po qeshin me xhironin e Ilir Metës.

Dhe Meta po bëhet qesharak ditë e për ditë e më shumë. Ai tani kuptohet se është në hall, por nuk e kalon dot. Ka bërë shkelje të rënda që kanë prekur jo vetëm Shqipërinë.

Nuk besoj se do të vonojë akuza e ngritur kundër tij në SPAK.

Aspekti i Tretë

3.

Të gjitha mediat që janë paguar nga Athina, Moska dhe Beogradi nuk do të kenë shpëtim. Kanë vepruar kundër Shqipërisë dhe janë të kapura nga korrupsioni. Është e dokumentuar gjithçka, dhe kjo kuptohet.

Gjithsesi duhet të theksojmë se Shqipëria e ka domosdoshmëri të ekzistencës së vet goditjen frontale të korrupsionit të lartë shtetëror. Pa këtë goditje, gjendja në Shqipëri do të vijë e të bëhet edhe më e rëndë. Kjo sepse korrupsioni i lartë shtetëror tani lufton për të shpëtuar veten nga shpronësimi dhe goditja penale kundër tij, dhe po kërkon destabilizimin e Shqipërisë.

Por, a i di politika amerikane këto.

Sigurisht që i di. Dhe ka marrë të gjitha masat për shpëtimin e Shqipërisë nga korrupsioni.

Politika Amerikane e ka të plotë anën dokumentare antikorrupsion, dhe ajo i është zotuar popullit shqiptar që luftën kundër korrupsionit do ta çojë deri në fund. Dhe sigurisht që do ta çojë.

Po SPAK-u në çfarë pozita ndodhet?

Aspekti i Katërt

4.

Çfarë po ndodh sot në SPAK?

Sepse të gjithë shqiptarët po pyesin: kur do të fillojë goditja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri?

Por, a ka lëvizje?

Po, në këto momente ka një lëvizje cilësore në SPAK, sepse të tre krerët e tij janë ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe tani është e njohur botërisht që SPAK-u drejtohet nga Uashingtoni. E pra,  çfarë po pritet?

Si rregull, kur krerët e  institucioneve të goditjes penale thërriten në qendër, goditja penale është e afërt, dhe gjithmonë bëhet fjalë për arrestimin ose procedimin penal të individëve të rëndësishëm.

Ky, sigurisht që është një rregull strikt në lidhje me institucionet e rëndësishme të goditjes penale.

Kjo është gjithashtu edhe arsyeja që  pikërisht këtë aspekt, ne e trajtuam veçanërisht, me metodën tonë në këtë shkrim.

Aspekti i Pestë

5.

Si po sillen të korruptuarit e lartë në Tiranë, pasi kanë parë këtë ngjarje lëvizëse të krerëve të SPAK-ut drejt Uashingtonit?

Më i shthururi është Ilir Meta. Ai ka filluar individualisht "luftën kundër korrupsionit".

Por e gjithë kjo lëvizje antikorrupsion që duket se po bëhet nga Meta ka, brenda saj, doza frike dhe vonese njëherësh. Kjo sepse ky ka qenë President i Republikës së Shqipërisë deri para një jave, dhe, si ptesident, Meta nuk ka folur asnjë fjalë kundër korrupsionit. Dhe jo vetëm kaq, por dihet botërisht që Ilir Meta ka qenë kundër reformës në drejtësi. Madje, pasi nuk e bllokoi dot shumicën e cilësuar në Parlament, për të  mos e miratuar ligjin kryesor të reformës antikorrupsion, ai doli si i tërbuar dhe krejtësisht si i degraduar, për të kërkuar konsensusin në miratimin e atij ligji.

Por ata që e njihnin, e sidomos ndërkombëtarët, u habitën me këtë fëmijë kaq të trembur nga reforma, e cila po pritet ta shpronësojë tërësisht. Dhe jo vetëm Metën.

Prandaj, na duhet të theksojmë se: treshja e lartë e SPAK-ut që ndodhet sot në Uashington, pritet të sjellë në Shqipëri fillimin e goditjes çliruese të shqiptarëve: fillimin e procesit penal kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Por, cila është rëndësie që të tre krerët e SPAK-u thërriten bashkërisht në Uashington?

Rëndësia është e dukshme. Pse?

Sepse për faktin që reforma antikorrupsion në Shqipëri drejtohet nga Uashingtoni, është e kuptueshme që, ndërsa krerët e organeve antikorrupsion janë thirrur aty, duhet të fillojë puna  thelbësore e saj: goditja për korrupsion në rangjet e larta të politikës Shqiptare...

Prisni dhe shikoni...

16 Komente

  1. E
    Eni

    Sa trap qe edhte....pompo pompo e coje lekun per lesh....sa trap eshte I ziu

    1. k
      k

      Prit gomar sa të çeli bari, bari çeli gomari ngordhi. Edhe Avokati me korrupsionin do e pësojë njëlloj.

    2. g
      gjergji thimio

      sa i dalin parashikimet ketij

      1. s
        sapa

        Ka frike nga shtatori!Po ik o budalla se eshte gjithe shqiperia e korruptuar dhe nuk ju ndodh asgje as atij as te tjereve!

        1. M
          Mersin

          Edhe ekonomist Ngjala?! Ke kohë që dërdëllit se do të ndëshkohen të korruptuarit e mëdhenj, por asgjë nuk ka ndodhur dhe s'ka për të ndodhur. Bëj çudi se Berisha dhe Meta asnjëherë nuk të janë përgjigjur?!

          1. T
            Toni

            Doli dhe sot Baba Vanga shqiptar?

            1. T
              Taku

              Taku me vjen keq se pretendone per nje sisteme kapitaliste dhe nuk e njeh fare .Rrogat e te punesuarve ne shtete nga kush paguhen ? Nga taksa paguesi besoje se e di dhe nese nuk mblidhen taksat nga paguhen nga borxhet qe shteti mere nese stimulone rrogat e larta ne shtete te gjithe do kene deshiten te punojne e shtete po cfare prodhone shteti asgje dmth llogjika jote eshte komuniste dhe e Rames kapitalisteTaku ti nuk e njeh fare kapitalizmin

              1. T
                Tosku

                Ky eshte nje mjeran, qe eshte turp ta degjosh.

                1. ?
                  ?

                  O uau, u zgjidhen problemet, eksperti per gjitheçka, gjithologu me 32 doktorata e dha verdiktin. Nuk e kuptoj si nuk i vjen turp qe ka nje jete qe llap nuk i del as edhe nje gje nga ato qe thote,e ky leshkoja vazhdon te derdellise, dhe gazetat e botojne dhe ne e lexojme. Eh mor eh lum si ti o Shqiperi qe s'ke pleqeri, siç kendonte nje here e nje kohe nje nga ata kengetaret lavdiplote te kohes se merhumit.

                  1. l
                    lenci

                    Ky eshte votuar. Partia e tij nuk merr as 2 mije vota. Kaq eshte. Porbky eshte si Shaban Qosja i dikurshem. Nuk rri dot pa lehur.

                    1. F
                      FCB

                      Kete e kane keqperdhunu ne burg.

                      1. B
                        Balo

                        Kur Ngjela flet për laps,ndjek rrugën e të atit të tij të ndjerë ,që ka qenë njeri i aftë!Kjo i shkon... Edhe kur flet për historinë ,e drejtësinë është i mirëinformuar ndonëse bën ndonjëherë superpatriotin dhe supergjykatësin! Edhe kur flet për letërsi ,art,kulturë apo femra duket që është qytetar,dhe i ka marrë format që në vogëli( në këtë pikë Saliu , Ilir Muta dhe shumë shumë të tjerë, janë 1000 vjet dritë larg Ngjelas) Por ama, kur flet për Amerik-ra, FBI - ra dhe politikë është plotësisht offside ! Pasoja të pleqërisë...me siguri...

                        1. V
                          Vranakonti

                          Do zoti,fjalet e Spartakut ne veshin e perendise. Shpresojme qe nje dite t'i shohim kriminelet Sali dhe Meta ne bangon e te akuzuareve. Jane hajdutet dhe vrasesit me te medhenj te kombit shqipetar.

                          1. A
                            Astrit USA

                            C eshte kjo varferi per te shkruar tituj shkrimesh se opozita vjen ne pushtet nese vdes Rama etj.etj.Pse pikerisht ky krahesim per nje shqiptar qe eshte kryeministri i shqipris.Shqiptaret ne shekuj nuk kan shkruar kurre keshtu per ate qe kan zgjedhur ti administroje vendin e tyre.Nese ai punon keq ka menyra te tjera per ta larguar nga pushteti Per fat te mire gjuha jone e embel dhe e bukur shqipe ka shume fjale te tjera per te perdorur edhe nga ata qe i shkruajn publikut te gjere.Edi Rama nuk ka ngjashmeri me E. hoxhen qe u largua kur ndroj jete nga pushteti,ai eshte tjeter standart i cili ka thene se dote largohet nga pushteti kur te humbe zgjedhjet,kemi kerkuar shtet demokratik mesojeni kete si veprohet ne kete sistem.

                            1. S
                              Sabriu

                              Bashke me ty beheni nje cift per t’u pasur zili.Nje mendje kini!

                              1. a
                                alphade

                                Z. Ngjela gabon kur deklaron se me 300 Euro nuk jetohet ne Shqiperi prandaj rinia po iken …..! Une kam dy universi- tete dhe nje vit specializim dhe marr ne fund te cdo muaji 137 mije e dyqind leke te vjetra …..Po kesaj c’i thone ?! Ve- tem nje fjale ka : TURPI BOTES ..!!

                                Lini një Përgjigje