Lëvizni me respekt nëpër Shqipëri!

5 Gusht 2022, 17:20Blog TEMA

Lëvizni me respekt nëpër Shqipëri!

Nga Alba Malltezi

Kur të hapni një derë, hapeni me respekt. Kur të ecni në këmbë, mbi dhe’, mëshoni lehtë. Kur të flisni me një të moshuar a një fëmijë, vishni buzëqeshjen në fytyrë. Kur të zhyteni në det, përqafojeni më shumë se sa ai ju bekon deri në mushkëri.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për delikatesë. Kaluam vite të ashpra, të një tranzicioni të vrazhdë. Të fortët bëjnë zhurmë gjithandej dhe zhurma që bëjnë ngjit mbi ne si të ishin forma të ulërimës mbi plastelinë. Shqipëria ka nevojë për respekt dhe të bëjë të heshtin ulëritësit dhe urryesit profesionistë.

Të parët që duhet të modifikojnë zërin e tyre të lartë janë njerëzit me pushtet dhe të afërmit rreth tyre. Ata duhet ta kenë zërin më të ulët se të gjithë. Ata duhet të flasin vetëm me punë dhe shembullin e mirë. Këta, nuk duhet të bëjnë asnjë sherr, zhurmë dhe polemikë. Çdo fjalë që thonë, edhe në mbrojtje, krijon një kakofoni të padurueshme në Shqipëri.

Të dytët që duhet ta përmbajnë urrejtjen dhe zhurmën e tyre pa kufi janë ata që ishin në pushtet. Të pagjykuar dhe të pandëshkuar për gjithë punët e këqija që kanë bërë në Shqipëri, të pazbuluar e të pagjykuar për sa kanë grumbulluar e fshehur në vendin më të varfër të Europës, duhet të ecin e të flasin më të lehtë se disa balerinë. 

Në bulevardin e shenjtë të shqiptarëve, aty ku shpalosen ëndrrat dhe vizatohet e ardhmja, këta individë as nuk duhet të psherëtijnë, jo më të ngrenë zërin e të vjellin helmin e tyre mbi shqiptarët dhe Shqipërinë.

Të tretët që nuk duhet të ndjehen më shumë se një mizë që fluturon a një zhapik që zvarritet, janë përfituesit e dy kategorive të para. Me shtëpi e pasuri në imobiliaret më të shtrenjta të kryeqytetit, me afera, pushime e shkolla që do t’ua kishin zili edhe më pasanikët e vendeve më të zhvilluara, i bëjnë moral Shqipërisë, duke ja gërvishtur e gjakosur lëkurën sa herë shprehen me histerinë dhe hidhësinë e tyre.

Shqipëria ka nevojë për paqe, lehtësi dhe qetësi. Po shëron plagët e të shkuarës dhe në këtë punë e shërim, do të flakë tutje pa mëshirë parazitët që bëjnë zhurmë, ngrenë zërin vetëm për të fshehur paudhësitë e tyre.

8 Komente

  1. A
    Ai

    Edhe ti me tet shoq kur ta rripni, rripeni me delikatese jo kafsherorçe .

    1. D
      Dita

      E ke gabim Ai, nuk i njeh, hane buke vec te gjitheve

    2. T
      Torino

      Flm per artikullin Alba!Shqipot kane vertet nevoje qe dikush ti mesoje si te sillen. PS.Ne Shqiperi,se kur kalojne kufirin rrine si m... ne shi!Le te dale kush e te me kundershtoje!

      1. a
        arqile

        Thjesht te lumte mendja dhe dora.Te shkruar bukur e sakt.

        1. a
          arqile

          Kur te kaloj nga shtepia ose zyra e financês ..

          1. N
            Nanushi

            Mero je nje pleher vertete. Jep artikuj qe te leverdisin dhe harron kohen qe i lepiheshe Berishes per u bere deputet o i pacipe e sahan lepires

          2. R
            Rorirota

            Të lumtë Alba, shkruan atë që shumica e shqiptarëve të heshtur mendon. Ti flet më zërin tonë.

            1. M
              Mihali

              Nanushit shpirt keq. Ai qe e kupton te keqen dhe heq dore e fale edhe gjykata.Me keq eshte 100 ose 1000 ×me keq per Nanushin qe ecen akoma ne eresir ose eshe verbuar fare.Merua eshte plotesishte dhe ka ber diferencen o katran Nanush.

              Lini një Përgjigje