Çfarë po bën “armiku” i Saliut, Edi Rama dhe pse nuk e shpall të tillë dhe Alibeajn?

5 Gusht 2022, 19:50Blog TEMA

Çfarë po bën “armiku” i Saliut, Edi Rama dhe pse

Nga Spartak Ngjela

Saliu ndëkohë po kërkon të krijojë armikun, që këtë ta ketë si motiv edhe turma mbështetëse e tij.

Po ç'është kjo: gjetje, apo përsëritje e historive diktatoriale?

l.

Vulgi turbator

Këtë shprehje latine kanë thënë romakët e mëdhrnj për turbulluesin e turmës: turrbullues i vulgut.

Por, na duhet të vëmë në dukje se, në kohet moderne dhe, sidomos, gjatë shekullit të XX- ë këta turbullues turmash krijuan tiranitë më kriminale që kishte njohur historia.

Por, as Shqipëria nuk shpëtoi dot nga një i tillë vulgi turbator gjatë këtij shekulli: ky ishte Enver Hoxha.

Veçse, një i tillë është sot edhe Saliu, i cili kuptohet se është në fundin e vet politik.

ll.

Tani, të bën për të qeshur ky fundi i Saliut.

Sepse këta tipa kanë ekzistuar gjithmonë në histori.

Historianët e mëdhenj, këtë lloj tipi që ka gënjyer turmat dhe është në fundin e vet politik, e kanë quajtur: 

Shqetësuesi i fundit i njerëzve të thjeshtë, i lindur nga llafazanët e kotë, nga gënjeshtarët dhe budallenjtë.

Por ajo që duhet të theksojmë tani si fakt historik, është e vërteta se këta tipa patologjikë e kanë në natyrën e sëmundjes së tyre armikun.

Ata duan të infektojnë me maninë e armikut të tyre turmën që i mbështet, duke aluduar që, armiku i tij është edhe armiku turmës së tij mbështetëse.  

Sepse dihet nga psikologjia e turmës që vulgu kërkon gjithmonë të ketë një armik të prekshëm dhe konkret

Hitleri gjeti hebrejtë. Dhe i sëmuri gjermanët me armikun e tyre të madh - ebrejtë.

Hitleri për gjithçka që nuk shkonte mirë në Gjermani fajësonte ebrejtë. Derisa u tha turmave që e përkrahin se:

"Nuk ka ndonjë formë të punëve të pista dhe ku, të paktën, të mos jetë përfshirë një ebre".

Enver Hoxha, nuk u tha hebrej armiqve që krijonte dhe i likuidonte me zhurmë propagande, por tha se ata ishin armiq të tij dhe të Shqipërisë. Dhe këtë ua përcillte turmave që i kish' shthurur deri në sëmundje.

Dhe vulgu i Shqipërisë e mbështette se e kishte në natyrë të patologjisë së vet gjetjen e armikut të identifikuar.

Turma e përfshirë në politikën e pushtetit politik, kur gjen armikun e saj, krijon objektin konkret të shpirtit të vet të trazuar. Dhe këtu qetësohet dhe harron veten, se mendjen e ka te armiku i saj.

lll.

Por ja që, edhe Saliu, kuptohet se është i njëjti tip: ai duroi sa duroi, dhe e gjeti më në fund edhe ky armikun. Dhe këtë po ia shpreh përditë turmës që e mbështet. Dhe ky armik është kryeministri aktual: Edi Rama.

Por, nëse ish- kancelari gjerman nazist dhe sekretari i parë komunist i Shqipërisë e gjetën armikun dhe ua përcollën turmave të tyre nga pozitat e forcës, se ata ishin në pushtet kur "gjetën" armikun - Sali ziu e gjeti armikun duke mos pasur fare forcë, madje edhe i akuzuar nga Uashingtoni për korrupsion të nivelit të lartë dhe në bashkëpunim me Alkaedën.

Dhe, prandaj, ky nuk po e entuziasmon dot turmën e tij, dhe pse Saliu po mendon se kësaj turme ia ka gjetur armikun.

Po "armiku" Edi Rama, çfarë po bën? Ai ndihet i sigurt në pushtetin e tij, se arkaizmat e Saliut me armikun e popullit nuk afektojnë dot më njeri në Shqipëri.

E kuptoni tani se çfarë po ndodh në Shqipëri?

Po Alibejajn, i cili tani e ka në drejtim të tij Partinë Demokratike ligjore, a do ta shpallë armik Saliu?

18 Komente

  1. Çuka

    Kapat , lamdha të eksituara në somë .

    1. i
      i drejti

      ketij nuk i del oroskopi asnjiher.

      1. H
        Hiamrioti

        Shkrimi është profesional por, E. Hoxhaën e ke përmendur pa vend. Jo se e dua por, në vend të tij mund të përmendje shumë të tjerë dhe, ai nuk është rasti tipik, sipas shkrimit tuaj. Ali-Beu më duket infantil, aspak më i aftë se Luli i Vocer.

        1. M
          Martin

          Pse flet brockulla o Avokat Ngjela: sa te kete komshiun e Lalezit ne krye te SPAK-iu, Arben Llallen, Sali Berisha nuk do t'ia dije per askend, se per ty jo se jo!

          1. I
            Ilir

            Ky burre eshte demagogu me i madh qe ka pas Shqiperia ne njezete vitet e fundit. Shyqyr pa pushtet, shyqye vetem nje gam gam ... se do ish i rrezikshem. Narsicizmi i ketij matufi plak eshte i paarritshem. Turp per mediat qe merren me Baba Vangen shqiptar( Ngjelen) . Bir i nje babai qe nuk jepte parate per mallrat qe porosiste vartesit... ky do afroje moral?!

            1. L
              Luli

              Analize perfekte ilir Nje BRAVO ze madhe!

            2. K
              Koli

              Keti ja hengri melcine Saliu. Ne gur te varrit: Ketu dergjet Spartaku , bir i nje nga dyqind petritat. Sa ish gjalle nuk i pushonte gjuha dhe skish kohe te mendohej... vdiq nga marrazi ndaj Berishes.

              1. f
                fiqiri ismaili

                me bukur smund te pershkruhej. p.s. kur e mendon qe ky ka qene dhe kandidat i pd-se per bashkine tiranes perballe edi rames /paulini /nurettini / ramazoni.

                1. f
                  fiqiri ismaili

                  "Historianët e mëdhenj, këtë lloj tipi që ka gënjyer turmat dhe është në fundin e vet politik, e kanë quajtur: Shqetësuesi i fundit i njerëzve të thjeshtë, i lindur nga llafazanët e kotë, nga gënjeshtarët dhe budallenjtë." keto dy fjali tregojne pertej dyshimit per shendetin tende mendor Taku. une e kuptoj marazin tend ndaj saliut por nese cdo gje tjeter qe ti ke thene ose shkruar jane te ketej nivel gjykimi dhe arsyetimi, atehere, dua te ndryshoj qasjen ndaj atere gjerave qe thua ose shkruan. p.s. te fala Ramazonit

                  1. T
                    Tanguli

                    O Fiqo katunari, ti je pikerisht vertetimi i sakte i personit " ... i lindur nga llafazanët e kotë, nga gënjeshtarët dhe budallenjtë."

              2. E
                Eni

                O Ngjele...fatkeqsisht Saliun kemi...kto Alibeajt jane si org e Frontit dikur ..sa opozite I bente PPSH Fronti aq ben dhe Aliu.....fatkeqsisht...e njerezit jsne te lodhur e duan shtet.

                1. K
                  Kaçi

                  Si mundet nje rob me juridikun e Enver Hoxhes , me “specializim” disa vjeçar ne Qafe Bari ( per ata qe nuk e dine ishte BURG dhe jo universitet perendimor) te jete kaq arrogant , kaq narcist!??? Na çan menderen duke perseritur vetveten çdo dite me broçkulla nga me te marrat e mundshme dhe ben edhe “anglo saksonin “ e ditur duke permendur dy tre shprehje latine qe rralle mund te kete ndonje qe nuk i ka degjuar te pakten nja njeqind here! Fakti qe ben kompetentin ,dhe kuptohet adnjehere nuk i dalin parashikimet, por ai vazhdon kembengul ne marrezine e tij , te ben te ndjesh KEQARDHJE per kete tip.

                  1. B
                    BC

                    u r so damn right

                  2. K
                    Kol

                    Eh more avocado,, gele tu gri pordh gjithe diten, sa shtatora kan kalu

                    1. T
                      Taku

                      Ju lutem ndihmojeni Spartak Ngjelen te gjeje busllen se ka humbur drejtimin Lindi si komunist urrit si nje perndjekur dhe u plak dhe po e mbyll si nje socialist

                      1. c
                        ca po thua

                        Socialist i leshit ....

                      2. Z
                        Zagoriti

                        Mos u merrni me nje te mbaruar. Ketij nuk po i dalin parashikimet dhe tani ne sulm me shkrime pa kuptim. O Taku e kupton se je nje invalid mendor. Nuk te beson me njeri, pervec disa militanteve. Keto qe shkruan jane si flete rrufete e dikurshme.

                        1. q
                          qe ta dish

                          Flete rrufete e dikurshme benin namin, o koqe!

                        Lini një Përgjigje