Nga Lutfi Dervishi
Lajmi se Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e litrit të naftës me 1 lek, ose 0.008 euro kapi të papërgatitur ekspertët, analistët vendas dhe të huaj, shoqatat e biznesit dhe të turistëve dhe sigurisht edhe opozitën dhe popullin opozitar! Edhe vetë qeveria mbeti pa fjalë.
Shoqatat e Turizmit në Shqipëri njëzëri e përshëndetën vendimin e bordit për të ulur çmimin e naftës me 1 lek dhe e quajtën lajmin më të mirë të sezonit. Tanimë, edhe Jugu i vendit që ka patur një sezon të vështirë, do të rigjallërohet. Me 1 lek më shumë në xhepat e tyre turistët vendas do të shpenzojnë më shumë.
Më herët Banka e Shqipërisë, ndërsa përshëndeti vendimin e Bordit si një vendim historik me implikime pozitive në spiralin e pritshëm të rritjes ekonomike, bërë një sqarim të detajuar në një përpjekje për të mos mbiçmuar lekun dhe për të mos e dëmtuar më tej euron dhe dollarin.
Deri dje kur flisnim për 1 lek, sqaroi një zyrtar i Bankës, kishim ne mendje monedhën me peshë 3.00 gr, me diametër 18 mm, me formë të sheshtë që është prej materiali përzierje baker-zink (çelik i veshur me baker) dhe që është në qarkullim në Shqipëri prej vitit 1997. Por sot me vendimin e Bordit të Transparencës, flasim për një monedhë që merr vlerën e arit të zi. Sot motorrët e ekonomisë shqiptare janë vënë në lëzizje dhe janë gati për një hop cilësor.”
“Kjo është shenja më e sigurtë se ne tani po dalim nga kriza që ka kapur gjithë botën. Për këtë arsye qeveria tërhiqet nga paketa e dytë mbështetëse që kishte planifikuar për pensionistët dhe bizneset, sepse thjesht tani nuk është më nevoja. Ky lajm i bordit, – tha një zëdhënës i qeverisë- është edhe një shuplakë për opozitën që na është qepur me gurë në trastë dhe na ka bërë për një lek në sytë e shqiptarëve”.
Agjencitë turistike raportuan për një lum kërkesash për të ardhur në Shqipëri! “Nuk ka më dhoma të lira deri në fund të shtatorit” – tha kryetari i shoqatës së agjencive turistike!
Konfindustria e cilësoi lajmin si ogur të mbarë për ekonominë e vendit dhe një garanci më shumë për investitorët e huaj që pritet të vërshojnë në Shqipëri.
“Klima e biznesit e rënduar nga konflikti i tejzgjatur politik, dhe akuzat krejt të pabaza për korrupsion në çështjen e incineratorëve, është përmirësuar në nivelin e vendeve nordike”.
Turistët e ndodhur në Shqipëri, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, me të mësuar lajmin se nafta është ulur me 1 lek, u dyndën në 1370 pikat e karburantit në gjithë vendin, duke bllokuar qarkullimin për disa orë. Bllokim të përkohshëm pati edhe në pikat e kalimit kufitar, pasi shtetas të vendeve fqinjë nxituan të furnizoheshin me naftë në Shqipëri!
Tronditja që kaploi Shqipërinë u pasua menjëherë nga një tërmet i fortë në tregjet financiare dhe në vetë bursën e naftës. Euro dhe dollari pësuan rënien më të madhe karshi lekut që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Për shkak të mbylljes së bursave aziatike, jeni japonez doli më pak i dërrmuar pas këtij vendimi befasues të Bordit të Transparencës. Çmimi i naftës në bursë ra 8.7 USD për fuçi.
Komisioni Europian, G-7 dhe G-20 me një deklaratë të përbashkët, përshëndetën vendimin e Bordit dhe vlerësuan kontributin e ekonomisë shqiptare “në këtë kohë kur nga fronti i ekonomisë në përgjithësi dhe energjisë në veçanti marrim vetëm lajme shqetësuese.”
Një burim i Komisionit të BE-së, në kushtet e anonimatit, pranoi se me këtë lëvizje Shqipëria “ka bërë aq sa për të hapur dhe mbyllur 15 kapituj menjëherë”.
Vëzhguesit e jetës politike shqiptare nga Brukseli thanë se “1 lekshi” pritet që të ulë temperaturat e larta politike në vend.
“Protestat që po planifikonte, shoqëria civile dhe partitë e opozitës tashmë mund të quhen të asgjesuara, dhe në anën tjetër, temë debati në ditët e nxehta të gushtit, pas vendimit historik të Bordit, nuk pritet të jenë më as zjarret, as skandalet e supozuara, as akuzat për korrupsion. Të gjithë tani do të flasin për 1 lekshin. Të jemi të sinqertë deri në fund, Shqipëria me këtë vendim na ka bërë për 1 lek”
P.S. Me rastin e vendimit historik të Bordit të Transparencës, qeveria do të organizojë më 13 gusht një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
...protestat e planifikuara deshtuan...!! Kur ne gjithe boten ka krize , shoqeria civile planifikon proteste....p.s me qe e kane planifikuar le te dalin te protestojne per boten...me vjen keq per kete gazetar qe ka llogjike bualli..
ne skiperi ka vetem parti politike me hajdute nuk ka asnje shoqeri. Shumica jane pleq te pension qe mbahen me buke nga femijet ne emigrim.
Për 1 lekë është bërë me kohë ky gazetar. Po gjej një temë me interes dhe mës bëj hartim 3 faqe A4 për të tjerur llafe bosh!.. Pak nga pak po degradon në shkrime që mjaftojnë të jenë kundër qeverisë.
O gazetar leshi Vertet mund te duket qesharake ulja 1 lek megjithese benzina u ul 8 leke. Por mund te na shpjegosh ti pse Italia Greqia Maqedonia Kosova etj etj nuk e ulen dje cmimin qofte edhe me 1 lek ???
O gazetar leshi Vertet mund te duket qesharake ulja 1 lek megjithese benzina u ul 8 leke. Por mund te na shpjegosh ti pse Italia Greqia Maqedonia Kosova etj etj nuk e ulen dje cmimin qofte edhe me 1 lek ???
Eli, Milo dhe Qerimi skane as patente as makine. i numurojne morrat njeri tjetrit - dhe ngazellojne miliardat e Edvinit. Dhe dhjesin portretin e kryeministrit duke e "mbrojtur" nga gazetaret profesioniste. O Merobazetar te ka rene shasia e AgjitPropit ne puseten e mutit.
Kot i ke rënë në qafë Mero Bazes. Është ai që i ka dhënë mundësinë Lutfi Dervishit, këtij satiristi të mrekullueshëm të tallet mbarë e prapë me marrëzitë e qeverisë Rama në këtë gazetë që drejton. Dhe ata që mbrojnë qeverinë janë shërbëtor klasik, të cilët janë gati të pranojnë të vdesin nga uria vetëm pushteti të mos bjerë në duar të armikut. Sa të ketë të tillë trutharë, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta do të mbretërojnë në qetësi, paqe e lumturi në këtë vënd ku vetëm mëndja nuk zuri vënd.
Sipas artikullshkruesit,vlera e 1 leku ,po barazohet me 1 e. O burra te ringjallim ate,si i thone more,ate oferten e Berishes per investime 1e . Tani Berisha shpejt vjen ne pushtet me demostratat dhe eshte rasti ta risjelli .Ta ndihmoje pak edhe Dervishi.Se keta ulerasin kur rritet kaq sa eshte ulur psh dje, por kur ulet ajo nuk duket.Nuk duket per xhepin e sejcilit nga ne por buxheti e di.