
S'e kisha menduar ndonjëherë që do ulesha të të shkruaja, ndjesë që të drejtohem me llagapin e artit, dhe ndjesë që llagapin s'ta shkruaj anglisht siç ti e mban, por jam pak fanatike, kombëtarisht sidomos.
Jam nënë e dy djemve, te dy pa mbushur 30 dhe kanë kaluar 20. Në shtëpinë tonë muzika është e pamëshirshme, rap sidomos, si në shumicën e shtëpive me djem. 2pac, Notorius B.I.G, Eminem, deri MGK, NF etj.
Tekstet janë frymëzuese, ironike, anti regjim, shpesh dhe anti prindër, po asnjë, absolutisht asnjë nuk arrin të cakisë, vulgaritetin më ekstrem sic bëjnë tekstet e këngëtarve shqiptarë.
Ti tashmë je 36 vjec, me plot gojën quhesh meso burrë, këngët e tua dikur kishin mesazhe, frymëzuese, Malet e Dibrës për shembull ose Sikur tputhi qielli tokën etj
Ah tani një tmerr i vërtetë.
Kjo është edhe arsyeja që po të shkruaj.
Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti, drejton ose shtremëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë.
Këngët e tua të fundme që bucasin nëpër klube, makina etj, ndjesë që ta them troç, janë mjerane.
Këngë që frymëzojnë zhbërje ulëritëse vlerash, ku fjalët fillojnë e mbarojnë me përdorim imoral të trupit të femrës, hyjnizim vulgar të lekut, ku në ekran shpërthejnë femra që trajtohen si prostituta, makina gjoja super të shtrenjta, badigard dhe idolizim i vetes duke puthur veten në pasqyrë, tekst vulgar ripërsëritës për të mbushur refrenin dhe në fund një asgjë që vret më shumë se heshtja.
Repi është krijuar për të shprehur revolt, ironi, mllef, po në Shqipëri jo.
Askund nuk flet për shqiptarët, ata të rinjtë e vërtetë, ata që varen poshtë kamionave për të shkuar matanë, ata që punojnë korrierë picash mesantës rrugëve të zymta të qytetit, ata që punojnë në miniera, ata që lekun s'e kanë letër por e kanë gjak ose qoftë dhe këngë kundër policisë, spiunave ose regjimit (por jo të porositura nga regjimi tjetër, por nga shpirti rebel)
Ti duhet të përfaqësosh edhe ata, unë s'po them të lexosh, por të meditosh të paktën, se cfarë do lësh mbrapa.
Të frikshme dhe kancer muzikor do i quaja këngët e fundme.
Në këtë realitet ku krimi dhe jo e mira janë në piedestal, ku leku dhe jo shpirti vlerësohen qoftë dhe me ndihmën tënde.
Këngë që frymëzojne prostitucionin e vlerave dhe pasurimin si qëllim të nxituar dhe me cdo mëkat dhe rrugë, dhe jo si mjet jetese të natyrshëm dhe në përpjestim me vlerat.
Platoni thotë që “shpirtrat vulgarë nuk kanë të ardhme”. Ti dikur e ke patur një të tillë, jo vulgar dhe inspirues. Tani ?
Mjafton të lexosh teksin e këngës tënde sa më poshtë dhe cdo gjë s'ka nevojë për koment.
Pare t'reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Pare t'reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Ti s'e dinë me siguri, siguri, siguri
Ti s'e dinë me siguri, siguri, siguri
No - as s'du me dit,
Ju jeni krejt dificit
Dhe ma ta dhon benzin
Ju nuk keni pare për benzin
Kur vjen Noizy e djeg çatinë
Ik se po vjen zhurma
Po s'e dinë se ku k*rin do hinë
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
Yeah we winnin' uh la la, uh la la, uh la la
Po fitojm like uh la la, uh la la, uh la la/
Marrë nga profili në Facebook i autores/dritare.net
Po çfare pret nga injoranca ....po pretendon shume pasi keta tipa ushqehen ,majmen dhe perfitojne nga injoranca e atyre qe i shkojne pas.
Zonja e ben ne menyren me te mire te mundshme "autopsine" e ketij "kengetari" dhe permbajtjes se "kengeve" te ketijj "kengetari"........ Konsiderojeni si nje thirrje te publikut te qyteteruar,ndaj ketij pseudo arti muzikor !! Lymi Tutit
Plehra .Do harrohen shume shpejt.Dhe as do kujtohen,as do diskutoje me kush per ta. FJALET E ULTA ,VULGARE NE SHUME PORTALE NGRIHEN SI VLERA,si batuta te zgjuara. Ne satire lihet te nenkuptohet dicka por te thenin troc i ul vleren humorit,e ben kaps,e mbyll dhe nuk e le te zhvillohet.Me gjith simpatine por vukgariteti ne disa portale dhe ai i Robert BERISHES ja ul vlerat si muzikant.,si burre,si prind.Ka dhe disa te tjere qe nuk ja di emrat ne portalet shqiptare por Robertin ,per hir te simpatise po e keshilloj duke perfituar nga diferenca e madhe e moshes qe kemi.Roberti eshte i zgjuar dhe eshte ne gjendje te vleresoje por ka nje krize qe e ka leshuar ne kete nivel Uroj ta gjeje vehten dhe forcat per vlera te verteta.Mos te perkedhelet nga komlimentat bajate te njerezve me nivel te ulet.
Po kush eshte autorja, pse nuk e tregoni? .................. . Degjenerim i perhapur ne cdo fushe. I reklamuar nga televizionet tona, sidomos Top Channel . .......... . A e pate Efin me nje kar artificial ne dore tek programi Kepi i Kurvave, qe po transmeton ky tv cdo te premte!?............... . E mbaj per te bere seks qe te vetekenaqem, thote kurva pa piken e turpit................................-----Kush jane me vulgare, tekstet e kengeve te Noizit, apo emisionet degjeneruese te Topit ?...... Turp e marre e faqja e zeze..........
Po kush i perjashton ato nga vulgariteti .ka plot.Edhe ne komentet tona ka shume vulgaritet.
Përzierje afroaziatike. Të kenë qenë kështu arbërit që përshkruhen në kronikat e kohës?
Lymi i Tutit (rahmet paste) njihej si endacak qe mblidhte hekurishte dhe me ato leke jetonte.Ashtu ishte ai,i vareshin jarget deri tek gjuri.Shikoni fytyren e ketij pseudo kengetari qe as nuk dua t'ja permend emrin.fytyra e tij tregon shume se cili eshte.Edhe Kuazimodo ishte me simpatik se kjo monster e muzikes se bastarduar shqiptare. Ju qofshi qe pelqeni dhe ju qofshi o televizione qe i promovoni funderrina te tilla. Per mendimin tim televizionet serioze duke filluar nga Top_Channel e me radhe duhet ti abandonojne keto funderrina artistike dhe te kerkojne qe Shqiperise ti kthehet muzika e vertete. Vite me pare edhe pse ishim nen diktature kompozitoret shqiptare sillnin krijime shume te bukura dhe te ndjera dhe konkurenca ishte e pa pare. Edhe pse tekstet i kendonin Parise,punes,ushtarit,aksionistit,fabrikave apo kombinateve por edhe dashurise etj etj prap kishin melodi brenda packa qe tematika nuk ishte e lire sic eshte sot per shkak te rregjimit ndersa sot nuk ka rregjim qe i ndalon pacavuret e ndyra te disa muzikanteve apo kengetareve si ky kallcuku ketu. Mjere ata per shijet qe kane. Funderrinat e muzikes.
Shikoj fytyren (fytyre krimineli) e gjyko.
A thua vertet ky paska kenduar kenge me kuptim me pare!? Çudi ! Se kam degjuar kurre muziken e ketij, vetem nje varg shkarazi dicka qe fket per " mall pa hile" e kuqe ,jeshile a ku di une.
INJORANCA E MADHE KA MBYT SHQIPERIN KU RINIA PA SHKOLL DHE ME ASHASH HAPIN MUZIKEN E NOIZI ZHULSIT NJE INJORANT PA SHKOLL , NUK E DI SOT NJE I RI TE DEGJOJ STINGUN , FRED QUIN, GRUPIN ENIGMA , GANSIS ROSI , W SHUM GRUPE TE TJERA POR PO RRITET NJE BREZ INJORANTESH .SA PER TV SI TOP CENELL APO KUSHDO TV SHIKON INJORANT KUDO .