Shqiptarët po pushtojnë Amerikën!

8 Gusht 2022, 09:10Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Është një pushtim që po bëhet ngadalë me dhelpërinë më të madhe. Në historinë e njerëzimit, pushtimi më djallëzor mbahej ai i Trojës, me atë dhurimin e Kalit të Drunjtë, që e kish barkun mbushur me grekë.Okupimi i Amerikës nga shqiptarët e bën legjendën trojane të duket një kukamshefthi prej kalamanësh.

U bënë vite që plani po zbatohet me përsosmëri: sikur gjoja për shqiptarët në Ballkan nuk ka klimë të mirë e aty ata nuk gjejnë rehat e i janë vërsulur  Amerikës.

I shpikën arsyet: gjoja në Shqipëri nuk bëjnë pushim diktaturat ndjekin njëra-tjetrën; jo po hallet e ekonomisë s’mbarojnë; jo po ka armë pa kontroll nëpër duar të kriminelëve; jo po gjoja nuk ka ujë dhe drita… Pallavra! Nuk ka ujë Shqipëria! Ha-ha-ha! Kush e gëlltit këtë? Vetëm syleshët amerikanë! 

Është hapur me dashje nami, se politikanët në Shqipëri nuk gjejnë gjuhë të përbashkët; gjoja ministrat janë hajdutë dhe vjedhin edhe të djelave; gjoja partitë zihen e përfyten kush-e-kush të zerë vend nën sisët e lopës mëmëdhé; e njëmijë e një të zeza! Vetëm si e si të mbulojnë dërgimin e divizioneve!

Edhe më i humburi, - (veç amerikanëve! E thamë këtë!), - edhe më i shushaturi e kupton, që këto janë inskenime djallëzore për të justifikuar armatën shqiptare të pushtimit të Shteteve të Bashkuara, këtë mësymje moderne, që bota s’e pat parë.

Shqiptarët njohin mbi kurrizin e tyre shumë robërira, por dale, dale!... Ta shohë tani, bota, robërinë nga shqiptarët! O nëne, o nëne!

Dhe ushtarët, tani nuk janë më si dikur, me uniforma dhe helmeta. As që bëhet fjalë për kryqëzorë e aeroplanëmbajtëse. E shumta shqipot përdorin ca skafe që i hedhin deri në Itali. Skafe, ore, skafe! Barka, që fusin ujë!

Në Amerikë shqipot nuk hyjnë kurrë të grupuar, në korparmata, por një nga një: ca me viza të sajuara, ca nga përrenjtë e Kanadasë, ca nga malet e Meksikës e ca të tjerë fshehur nëpër vapora tregëtarë grekë. Ka ikur koha e zbarkimit me aeroplanë ushtarakë dhe me parashuta! Jooooooo! Vetë vendi që pushtohet nuk e merr vesh se si i sjell pushtuesit me aeroplanët e vet të pasagjerëve, me Dellta Erllajns, me Junajtid, Xhetbllu, Xhetrozë e bojë jargavani!... E kompani të tjera ajrore me emra të ngatërruar, që luftëtarët trima shqiptarë, më mirë vriten se s’i shqiptojnë dot!

Ushtarët shqiptarë tani maskohen e shndërrohen në hallexhinj, si qënie të rraskapitura nga diktaturat e gjata dhe nga pasdiktatura e stërmundimshme. Hiqen si të persekutuar, që gjoja nuk e kanë marrë këstin e dytë të përndjekjes dhe pronat, që kanë pasur… Ca e ca, me mjete shkencore të sofistikuara,

Ca, bile, fshihen brenda në barqet e grave shtatzëna, - u merr të keqen Kali i Trojës! - e dalin në dritë, fuuup!... nëpër maternitete amerikane!

Janë që të gjithë ushtarë.  Ushtarë, or ushtarë! Shtiren si bebe, por janë ushtarë të stërvitur të pushtimit!

CIA amerikane tanimë ka dhënë prova, që po i ha mashtrimet njërin pas tjetrit. Ja, fjala vjen, kuturis e paraqitet në aeroportin e Nju Jorkut një plak azmatik. E thotë që ka lënë Shqipërinë, se atje megjithëse pat shkrirë tërë energjitë thellë në miniera, tani i japin një pension prej as 100 dollarësh në muaj! I bien lapsit shërbimet sekrete amerikane dhe gjejnë se me çmimet shqiptare, laboratorikisht, me ato para, ky njeri, ëhë! - mund të jetojë vetëm 15 ditë të muajit e 15 të tjerat duhet të rrijë pa ngrënë, gjë që, jo ditën e tridhjetë, por që në të gjashtëmbëdhjetën, duhet t’i kthejë këmbët nga dielli. Dërgohen agjentët amerikanë në Shqipëri, pyesin në zyrat e pensioneve e marrin përgjigjen, se pohimet e plakut janë të sakta! Zbuluesit amerikanë mbledhin supet e ngrejnë duart. Ooo, maj Gad!

Shumë i kokolepsur lëmshi! Po si është e vërteta, asëll-asëll? E vërteta është se zyrat e pensioneve, ku kanë pyetur amerikanët, janë çerdhe të kundërzbulimit ushtarak shqiptar, se plaku azmatik nuk është hiç azmatik, bile nuk është as plak, oreee!.. por një burrë i fuqishëm tridhjetë vjeçar, komandant i njërit prej divizioneve!

Është fillimi i një epoke të re. Epërsia amerikane, si të gjitha epërsitë, do ta kishte dhe ajo një fund. Po na e merr të keqen!

Ja, këtë po e bën pushtimi shqiptar, kjo mrekulli e kohërave moderne.

.......................................................................................

“Illyria”, 21 janar 2000

41 Komente

  1. N
    Ne jemi Turqe nuke kemi pune me Ameriken

    Një shkrim i sakte por ne jemi Turqe. Siqe jane Serbet Ruse. Për Turqit shqip foles i pari rrofte Erdogani mbase andej vine Ed Rama, Sali Rama, dhe ilir Rexhepi. Për Serbet i pari rrofte Putini dhe mbase vjen Vuçici. Muslimanet dhe skllavet jane një muuuuutttt jane një lloje prandaj ballkani nuke bëhet kurre. Dhe të gjith done të ikun.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Dukesh qe je turk i sat'eme plehre

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aaaaaa

        Jake futur kot o Pellumb. Shkruaj nonji gje tjeter humoristike dhe ha ate cope pension qe te jep USA. Dhe se harrova. Atyre prrenjve te Canadas ti I merr te keqen,shiko prrenjte e tu se mos te rrjedhin nga prostati.

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          Si duket plaku Pellumb ka kaluar ne Kanada me ndonje komordare nga perroi per te aplikuar per ndonje pension extra

          Përgjigjjuni
      2. F
        Falcon

        Idiot si puna e këtij kaqoles analfabet ‘Ne jemi Turqe nuke kemi pune me Ameriken’ s’duhet ti jepet platform në këtë forum të derdhi përroin e tij psiqik që në orët e para të mëngjezit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Fol per vete mos bej pergjithesime. Edhe Amerika eshte e mbushur me 200 popuj.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Moisi Golemi

            Turk je ti dhe jot'ëm që të ka pjellë.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qano Qakllari

              Po mirë are, o Koronel Pëllumb Kulla, po ti qysh ryre ndë ameriktë ? Hëëëë ? Po çunat e gruan, qysh i proftase ndë ameriktë, hë ? Apo, bëni qysh them unë, dhe mo bëni qysh bënj unë are ? Pse kështu është are ? Po hajduti, nuk ka faj fare qysh thoje zotrote dikurtë are ? Hë ? Qysh janë këto punë are koronel Pëllumbi, ish ambasador ndë ameriktë ? Apo zotrote të pëlqeu amerika, dhe kështu që the, jam e jam, e nuk ikinj më në ATDHENË E DASHUR, që zotrote i hoqe DA, dhe i le vetëm SHURrën, hë mo koronel ? Po ti, qysh hyre ndë ameriktë, apo hyre nga nëntoka e burokracisë shqiptaro-amerikane ? Hyre nga penxherja e hapur, për modelet si takati juaj, me shkolla, kullare, kustume dhe me buzëqeshje e ngërdheshjet aktoreske që zotrote i zotëron ndë perfeksiont are ? Të fala kush të pyestë are. Të të rrojl gruaja e çunat, e mo u kruaj më me këto tema, se pastajza do na hapëç teftere e muhabete të tjera. Tung.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Buda

                Ia ke futur vetes o Pellumb i Paqes me Berishen, Meten dhe Ramen!

                Përgjigjjuni
                1. j
                  jevgu

                  Pllumb aga vuan nga depresioni apo eshte high as fuck ne kete moshe????

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Baliu

                  Nje shkrim i nje debili te dreqit me patent.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bendi

                    NJE SHKRIM PREJ IDIOTI QE SKA ASNJE VLERE. KONFUZ. JO I SAKTE DHE PA PIKE KUPTUESHMERI. PLLUMBI KA HARRU ME PERMEND DHE PERFAQESITE DIPLOMATIKE SI BURIM FURNIZIMI ME SHQIPTAR QE SULMOJNE AMERIKEN. AI VETE ISHTE NJE I TILLE QE NGA DIPLOMAT KERKOI AZIL NE SHBA NDAJ SE PERMEND.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tropoja

                      Çfare pushtimi mor rrot kari po sa shqiptar vikan ne usa? Ku popullsia aty eshte diku te 350 milion banore.Shqipot pushtojn europen kryesisht britanine po ameriken s'kane interes as fuqi pushtuan ameriken thot ky

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zeqo Pilafi

                        Më pëlqeu shumë komenti jot, tregon se je vërtetë nga Tropoja.

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Albert

                        Kete shkrim shume te bukur, i nderuar Pellumb, ke harruar qe e kemi lexuar qe ne barkun e nenes, ku kemi pare enderrat e para amerikane ose proamerikane. Prandaj, si perkthyes i vjeter, mendoj qe te bie barra ta sajosh ne anglisht, qe ta lexojne autoritetet e atdheut tend te dyte, e te thone sic thone kosovaret "Boll ma!".

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kozmo

                          EMO KARAGJOZ KULLA, VETE ZOTEROTE E KE BERE PUSHTIMIN AMERIKAN, ME KOHE. TANI PO TE HA MERAKU PER PUSHTUESIT E TJERE, QE SHKOJNE CDO MUAJ. THUAJ SHYQYR, QE KA ARDHUR KJO DITE QE TE SHPORREN , TE GJITHE INJORANTET, DHE KRIMINELET, ANALFABETE QE HAJNE KOKAT NE SHQIPERI, PER NJE KANACE COCA COLA. NUK JE I KENAQUR, QE ANGLIA ESHTE E MBUSHUR ME LAPANGJOZE , ITALIA ME MAFIOZ SHQIPETAR. SI DO TA KISHTE VALLE, HALLIN KJO SHQIPERI E VOGEL, ME GJITHE KETA KAFSHE QE VRASIN VELLAIN E TYRE PER 1 METER GARDH???!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kapedani

                            Pellumb mosha ben te veten, ne fillim kujtova se ishte ironi por pastaj konstatova qe ti po rrjedh.Ameriken po e zaptojne latinet ,po te shkosh ne jug te amerikes veren qe spanjishtja perdoret kudo,biles ne disa zona eshte gjuha me e perdorur. Per pak vemendje ke ulur veten zoti Pellumb.

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Jimi

                              Mjeshter ! Mos u merzit nga disa komentus, se ose nuk dine shkrim e kendim, ose nuk duan te kuptojne !

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vjosa.al

                                Dine shkrim e kendim zoti ''Jimi", por jane analfabete funksionale. Lexojne per bukuri, por nuk kuptojne asgje, as nga humori, as nga ironia, as nga sarkazma e as nga parabolat letrare. Nuk kuptojne asnje paragraf. Per fat te keq, kemi boll nga keta trapa, qe ne fakt jane shume gjynah.

                                Përgjigjjuni
                              2. E
                                Estrada e klases punetore

                                O shoku Pellumb. Ti je ne pension, dhe duhet ta shijosh dhe gezosh ate. Nuk kam asgje , me shkrimet e tua, ( e drejta tuaj”) , por me permbajtjen. Vazhdim I aktivitetit revizionist dhe propagandistik. Behu nje here Realist dhe fol per gjendjen e qytetarve shqiptar pas 30 vitesh tranzicion. Te kuptoj qe nuk shkruan dot per shkaqet dhe arsyet , pse jemi ne kete gjendje. Uroj te gezohesh dhe Ti , si shumica e shqiptarve , qe ne shtator , te miratohet Ligji “ Per Hapjen e Dosjeve”.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Himarioti

                                  Z. Kulla, mendoj se ky është njëri ndër shkrimet tuaja më i pakuptimt, shumë cinik dhe mediokër. Duket se ju vuani nga zilia, brënda llojit, tipike shqiptare. Të shkuara!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    american16al

                                    Po me ngjan si shkrim i sekretarit te PPSH , me nje “ sarkazem” fshatari shqipetar, qe jane me te gjithe por nuk duan asnje. IDIOT……..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tomi

                                      Pellumb pe sorre ti ishe ambasador i paguar me leket e shqiptareve dhe dezertove nga detyra e shtetit e ndejte ne amerike. Po ku ke goje me fol ti mor torollak plak.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Ndjesë, KOCAQI

                                        Z.Kulla a vërtet kishte grekë në barkun e kalit të Trojës?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shpetim Kalaja

                                          Shkrim shume hermetik, deri ne idjotesi. Nuk kuptoj se cka dashur te thote ky matuf, por kuptoj se cfare nuk ka dashur te thote. Kuptoj se ky matuf nuk ka idene se politika e Amerikes per imigrimin behet per interesat amerikane. Perrallat me te riun qe hiqet si plak me pension 100 dollare jane nje fantazi e cmendur. Amerika "vjel" trurin" e botes, ne rradhe te pare. Po te pa qofte edhe nje "cen" ne biografine tende ku ti ke shkelur ligjet, ti nuk pi uje ne Amerike....Etj etj...Sa per ate qe ti "vjell" kunder shqiptareve se ata do prishin Ameriken dhe se asaj ido i vi fundi nga ne, po te them: turp te kesh! Me siguri e mat me vehten tende. Ketu nga lexuesit shikoj qe jeton ne Amerike. Eshte "vreri" yt per Ameriken qe nuk te vlereson nga "pordhet" qe ti leshon, por nga puna qe ben. Me siguri do jeshe "katandisur" ne rolin e ndonje "mashtruesi" per te marre "pension" nga Amerika qe nuk te takon. Ne fund po te them se e ngateron Ameriken me mentalitetin tend te shqiptarit te "ballcamosur". Me sa di une shqiptaret ne Amerike mbahen te sukseshem dhe jane te nderuar si gjithe te tjeret. Sa per Ameriken mos u tremb se asaj do i vi fundi nga gjaku yt i "shpifur" shqiptar! PS te me falesh po qe se keto qe thashe une nuk jane te sakta, prandaj here tjeter thuaj hapur ate qe mendon....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mario

                                            Edhe kur iknin gjate kreve te diktatures….. nuk shanin keshtu pushtet mbajte sit qe thonin bar do hame e parimet si shkelim….. baron e vertete e hante populli se ata qe kishin pushtetin e diktatures se proletariatit e “ gjenin” te shkelnin parimet per mireqenie…… Mbase ke harruar listat e tollonat….. edhe per pensionet nuk eshte genje shtet ai 100 dollareshi….. se ata qe kane punuar ne fshat qe ka qene 80 % e popullsise e marrin ose jo 100 dollareshin Pastaj ti qe ndenje ne Amerike dhe nuk ike si keta pushtuesit e rinj Po paté pasaporte se kishe merita te vecanta… pse e le Atdheun tend te dashur….. hajde dhe gezoju pensionittend ketu qe nuk i kalon 250 dollare…. Hajde dhe njohe klasen tende politike… si ate demokrat e dhe kjo socialiste…… Te tilla shkrim e…. Ta prishin ate imazhin te mire qe ke lene ketu……. Ruaje se ja vlen

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mario

                                              Pse se postuat o Tema Ju vjen keq per Pellumbin ??????

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lisi

                                                Pellumb kulla eshte nje pleh, nje mi qe braktisi anien ( detyren) "dhe qendroi ne. SHBA. Nuk e kuptoj si mund te japi mend per emigracionin ky Legen.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. V
                                                  Vetetima

                                                  Ore ti Kulla po cte duhet ty kush shkon ne Amerike. Po si po e pushtojne shqiptaret ate vend qe se ka pushtuar e se pushton dot askush. Gjithkush eshte i lire te ndertoje jeten e tij si te doje dhe ku te doje sipas mundesive qe i jepen ne jete. Po kush je ti qe perflet bashkekombasit e tu. Apo te kane prish pazaret shqipetaret qe kane ardhur atje e te kane pare se cfare yrneku je ti me gjithe cke.Ik ore ha ate cope buke qe e ke marre si e ke marre e dime te gjithe ne dhe e di dhe vete ti.Nuk je as punonjes emigracioni je askushi e kupton. Turp te te vije per kete palo shkrim qe se dime si ta kane botuar.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    ENTSOE

                                                    Brilant satira e Kulles!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. C
                                                      Columbo

                                                      Eshte nje fenomen i cuditshem ky i te shkruarit e te lenes se komenteve. Prape secili sheh hallin e vet. Dhe nqse artikull-shkruesi nuk ja ka permendur hallin, fillojne te sharat e te vjellurat. Nderkohe qe eshte nje grimce e vogel e cdo gjeje qe na perplaset sa here lexojme internetin. I imagjinoj keta qe ulen, dhe mbasi eshte bere bilanci i gjithe gazetes, me ne fund, duke sigurisht, rrufitur ate kafen turke ose bisthin e cigares. Te majte a t e djathte, te perzjere apo jo, te martuar apo jo, me apo pa pune, te lexuar a jo....te gjithe te njejten gje bejme. Perfshi ketu dhe veten time, po kemi nje ndryshim un dhe ju. e lexoj ate apo ate tjeter artikull me nje endje per te lexuar....dhe vetem aq. doja te shkruaja me teper po rsja vlen. me pelqeu shume shkrimi, dhe vetem kaq. mbase kete doja te thoja.....por ste lini ju....

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        A2 SHBA

                                                        Autori i shkrimit Kulla gjithmon me shkrimet e tij na ka kenaqur dhe nga ne qe i lexojm sipas niveleve e moshave te atyre qe i lexojn jepen opinjnet.Une si Pullumbi jetoj ne shba prej shum vite jo atje ku jeton ai por ne nje shtet tjeter,e njoh shkrimtarin qe kur ishte djale i ri qe shkruante skenare te estrades Tiranes un jan tani ne nje moshe pak me te re se ai kam deshire te flas me te por nuk kam nr. e tel. te tij,I lutem temes te me ndihmoj per kete.Nuk mund te te shkruhet me gjuhe urrejtje per nje njeri qe i ka dhene me shume se ata qe japin opinjone kombit tij ne kohen e nje izolimi total te nje sistemi totalitar

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          A2 SHBA

                                                          Autori i shkrimit Kulla gjithmon me shkrimet e tij na ka kenaqur dhe nga ne qe i lexojm sipas niveleve e moshave te atyre qe i lexojn jepen opinjnet.Une si Pullumbi jetoj ne shba prej shum vite jo atje ku jeton ai por ne nje shtet tjeter,e njoh shkrimtarin qe kur ishte djale i ri qe shkruante skenare te estrades Tiranes un jan tani ne nje moshe pak me te re se ai kam deshire te flas me te por nuk kam nr. e tel. te tij,I lutem temes te me ndihmoj per kete.Nuk mund te te shkruhet me gjuhe urrejtje per nje njeri qe i ka dhene me shume se ata qe japin opinjone kombit tij ne kohen e nje izolimi total te nje sistemi totalitar

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. l
                                                            lenci

                                                            Pellumbin e bene ambasador...pa e kaluar ne kontroll pastertine e figures se tij. Njelloj si te Leka Bungos, qe e bene kryetar te keshillit drejtues te RTSH pa i kerkuan certifikaten e dliresise nga autoriteti i dosjeve. E keni venebre se si keta te dy shkruajne esse per njeri tjetrin? Ja keshtu jane punet. Ajo Amerika i pranoi ne gjirin e saj...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Arben

                                                              Ore Pellumb! Je ne rregull nga trute? Me sa duket nuk ke me material per te shkruar dhe merresh me sharje per ne Shqiptaret. Mos thuaj se eshte sarkazem apo dicka tjeter se nuk eshte gje tjeter por nje perpjekje per tu tallur me njerezit. Me ke tallesh me keto shkrim? Me ne qe jemi ne SHBA apo me veten tende? Ne kemi adhur ne SHBA, punuam, u shkolluam, dhe bejme pune te shkelqyra ketu ne SHBA kur ne Shqiperi mbase do ishim edhe pa pune. Mbase ke cmire per disa apo ke meri se nuk bere ndonje gje vete? Apo ke inat qe kane ardhur Shqiptare nga cdo zone dhe cdo nivel arsimor dhe civilizimi. Nuk eshre art ky artkull o Pellumb! Shiko pleqerine me mire!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Andi

                                                                I nderuar Kulla. me duhet te te korrigjoj ne anen historike te tregimit. Ne barkun a Kaliit te Trojes nuk u futen greke, greket nuk egzistonin ne kohen e Luftes se Trojes. Ne barkun a Kaliit te Trojes u futen ca akej, midis akejve dhe Odisea apo Uliksi, i cili ne pikturat e kohes paraqitet me qeleshen e cila sot perdoret nga shqiptaret. Perdorimi pa kriter shkencor i termit "grek" qe prape eshte me origjine nga fisi ilir i Graekeve, u ka dhene dore grekeve te sotem qe te pervetesojne historine .

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. L
                                                                  Loni

                                                                  Pellumb i dashur, nuk eshte faji yt qe nuk te kuptojne! Por as faji i komentuesve. Aq dine, aq shkruajne. Ndoshta nga qe kesaj rradhe e ke ngritur pak si shume "steken" e cilesise se humorit! Loni

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Fisnik

                                                                    Shumë lexues nuk e kanë vënë re se ky shkrim është marrë nga revista "Illyria" dhe mban datën 21 janar 2000.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Pellumb Kulla

                                                                      Shkruar para 23 vjetsh... Dhe eshte marre pa lejen time, gje qe gazeta e ka perseritur disa here kete veprim te ndaluar... Nga ana tjeter eshte ketu ajo kategoria e njerzve te maskuar me traste te zeze ne koke, per te mos u njohur, qe fjalorin e kane sa per nje dore krunde dhe me se shumti kane mesuar ato fjalet qe shenojne pjeset e njeriut nga brezi e poshte... Dhe besojne menjehere se une vertet parashikoj pushtimin e Amerikes Dhe i dijne te gjitha te metat e mia, qe sic do njeri i kam dhe une. Ata nuk e dijne qe une banoj me se shumti ne atdhe, ku punoj ate pune qe mendoj se di ta kryej... Kam inskenuar aty me dhjetra shfaqje ne skene dhe televizion dhe qe nga koha e lenies se detyres se ngarkuar, kam shkruar 26 libra, jam angazhuar ne debatet politike dhe nuk kam share apo mallkuar asnje njeri qe nuk mendon si une.... Edhe une bej komente, por gjithmone i bej pa trasten e zeze ne koke dhe me emrin tim te plote. Dhe me kete emer, edhe sot ne kete koment final u uroj te gjitheve shendet e miresi

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Arben

                                                                        Nuk eshte maskur asnjeri o Pellumb! Shumica perdorim emrin qe kemi mbase nuk mund te perdorim mbiemrin se akoma jemi ne pune dhe jo ne pension si puna jote. Por kete artikull qe ta kane marre pa leje, nuk e kuptoj perse kaq shume mllef per Shqiptaret! Nuk jemi te gjithe njerez qe nuk marrim vesh nga arti se kemi bere nje qerre me shkolle ne Shqiperi dhe SHBA, kemi lexuar qindra libra nga autore Shqiptare dhe boterore, dhe punojme ne pune te shkelqyera ne SHBA.Shkurt nuk jemi "pa kulture". Nuk te mallkon njeri por po te kritikojme kete shkrim qe nxjerr disa ane te erreta. Na prek edhe ne sepse shumica e Shqiptareve erdhi ne SHBA ndermjet viteve 1992-2001. Ndoshta ka qene nje moment i veshtire per ty dhe familjen! Kalofsh mire dhe te fala.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                    2. K
                                                                      Katnari

                                                                      Po çti besh sali berishës që të çoi ambasador se do ishe duke i.lepi.bythen edi ramës si robert ndrenika. Po.çke o derr pe derri të vjen keq ty se vijnë shqiptarët në amerikë po amerika është mbushën me hispanike e me indiane E me lloj lloj kombësish or i pjerdhe nga trutë.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje