Qeveria e karantinave!

7 Gusht 2022, 16:09Blog Nga Denis Dyrnjaja

Qeveria e karantinave!

Ngjarja e fundit tronditëse e vrasjes së 7 vjeçares Jonada Avdia po na shfaq edhe një herë pafuqinë, pazotësinë dhe paaftësinë e strukturave shtetërore për të menaxhuar situatën në plazhe dhe në tërësi sezonin turistik. Drejtuesit e policisë po sillen si amatorë me vendime emotive, të nxituara, të pamenduara e të ndikuara nga presioni i ngjarjeve dhe presioni publik. Në fakt këtu qëndron edhe problemi, te forma e zgjidhjes, kur përballesh me të tilla situata si rasti i keqpërdorimit të hapësirës detare për argëtim. I vendosur nën presionin e ngjarjeve tragjike të fundit të një çifti që u godit në bregdet nga një skaf e 7 vjeçares nga një gomone dhe duke njohur kapacitetet e policisë që se menaxhon dot kontrollin e mjeteve lundruese në det, drejtori i policisë merr një vendim ekstrem dhe drastik duke pezulluar të gjithë lëvizjen e mjeteve motorike të pushuesve me shkakun e kontrollit të dokumentacionit etj. Është njësoj si të ndodhë një aksident rrugor e të ndalosh të gjithë qarkullimin e automjeteve., ose të ndodhë një vrasje e të ndalosh njerëzit të dalin nga shtëpia.

Këto zgjidhje janë së pari në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e shtetasve, amatoreske nga ana strategjike dhe veçanërisht të nxituara e që nuk zgjidhin problemin. Këto janë vendime që tentojnë thjeshtë të shfryjnë presionin publik. Por përtej çdo ngjarjeje dhe sado e rëndë qoftë ajo jeta vazhdon. Dhe policia apo çdo strukturë tjetër shtetërore ekziston që të sigurojë pikërisht vazhdimësinë e normalitetit. Por nuk mund të rregullosh një sjellje apo veprim anormal të një individi, duke privuar tërë pjesën tjetër të komunitetit që është i përgjegjshëm. Shumë njerëz që kanë mjete lundruese i përdorin ato për të mbajtur familjet, pra për punë. I kanë biznes familjar dhe i përdorin si mjet transporti për të dërguar pushues apo turistë në zona të ndryshme për plazh ose vizita turistike. Shumë të tjerë i përdorin këto mjete për arsye familjare brenda rregullave dhe normave. Janë të pajisur me leje dhe dokumentacion të rregullt e për më shumë janë njerëz që nuk e kanë të mbushur kokën me “benzinë” që iu merr flakë nga i nxehti apo adrenalina e tepruar, por janë njerëz normalë e më përgjegjshmëri.

Ndaj paaftësia e policisë për të zotëruar situatën, nuk zgjidhet duke marrë masa diskriminuese për shumicën, bazuar mbi emotivitetin e presionit publik sepse kështu penalizohen dhe privohen të gjithë. Ka plot mënyra për të mbajtur situatën nën kontroll, por së pari drejtori i përgjithshëm i policisë duhet të sigurohet se policia është në detyrë funksionale, jo formale. Pra jo thjeshtë si prezencë uniforme, por si prezencë efektive veprimi. Dhe ligji e ka të qartë se ku duhet të qëndrojnë mjetet lundruese, korridoret ku duhet të lundrojnë dhe kush duhet t’i përdorë. Zakonisht birbot që dalldisin kuptohen dhe duken menjëherë. Ndaj çdo subjekti që ofron shërbime me mjete argëtimi në det duhet t’i kërkohet të monitorojë situatën e mjeteve që vë në dispozicion të pushuesve për argëtim. Nëse së bën përveç shkelësit konkret edhe personit që disponon mjetet lundruese (jetsky, gomone apo skafe) ti hiqet licensa e t’i sekuestrohet edhe mjeti ose mjetet lundruese që disponon. Sikurse për përdoruesit e rrugës, pra shoferët, mjetet lundruese të çdo lloji duhet ndaluar t’i jepen në përdorim njerëzve që kanë konsumuar alkool. Pra nëse ai që jep jetsky një personi që ka pirë alkool duhet të ndëshkohet.

Nëse nuk është e normuar ligjërisht të amendohet ligji e të shtohet si nen. Të pajisen me matës alkoli ata që administrojnë mjete detare për argëtim. Për pjesën tjetër duhet të veprojë policia detare. Të krijohet një forcë e posaçme e policisë detare që të mbikëqyrë dhe kontrollojë ata drejtues mjetesh që lundrojnë të pirë ose nën efektin e substancave narkotike. Nëse kapen në shkelje në burg të shkojë polici që ka toleruar jo ai që është intoksiuar. Sepse më i fajshëm është ai që toleron sesa ai që konsumon. Me këtë rast do ketë më pak korrupsion. Ndërkohë problemi kryesor madje thelbësor qëndron te sensibilizimi. Fushatat senisbilueze për sjelljen me mjetet motorike janë zero. Ka parë kush ndonjëherë ndonjë fushatë sensibilizimi në media nga policia në prag të sezonit turistik. Zero! Policia duhet të ndërmarrë çdo vit fushata të gjera informimi para sezonit turistik për sjelljen dhe përdornim e mjeteve detare. Por pse nuk ndodh kjo?! Për mungesë fondesh. Jo jo. Kjo nuk ndodh sepse mungon kreativiteti, institucioni është në apati shumëvjeçare. Nuk i përgjigjet dinamikës së zhvillimeve në terren. Edhe në raport me kriminalitetin, nuk zgjidhet me rokadë emrash e drejtuesish, por me analiza e vizion mbi gjendjen në terren. Situata kërkon një revolucion mental sesi duhet t’i qaset policia realitetit dhe dinamikave të tij. Por këtë së bëjnë dot drejtuesit burokratë që shkojnë për të marrë rrogën dhe mbajtur një detyrë në polici. Policimi në komunitet është sektori që duhet të ketë prioritet, ndërkohë që faktet flasin se e kemi thjeshtë si një sektor që ekziston si formalitet. Dhe për koinçidencë njeriu që shkaktoi aksidentin tragjik në plazhin e Potamit ku humbi jetën Jonada 7 vjeçare, ishte pikërisht drejtor i sektorit të policimit në komunitet. Pra ndërgjegjësimi është më i rëndësishëm sesa reagimi pasi ndodh pasoja.

Njerëzit duhet të mësohen dhe edukohen. Nuk edukohen ata që s’kanë ndërgjegje nga shkarkimi i zinxhirit komandues në një komisariat policie. Por ndërgjegjësohen duke iu bërë të ditur çfarë pasojash ata sjellin me veprimet e tyre të papërgjegjshme, duke rrezikuar jetë njerëzish kudo qofshin në rrugë apo në det. Nuk rritet siguria me akte populiste, por me veprime konkrete, eficente e realiste. Me kulturë ndrydhet në sjellje edhe individi më idiot. Ndaj duhet sensibilizim dhe jo fushata propagandistike ministrash për suksese në turizëm. Nuk është turp të mos dish, turp është të mos mësosh ose mashtrosh. Për sa kohë ne as dimë të sillemi, as të mësojmë të sillemi, por tentojmë të mashtrojmë veten dhe opinionin publik. Nëse do vazhdojmë kështu ngjarje më të tmerrshme do shohim apo dëgjojmë sërish. Me këtë dalldi veniteti e luksi të shfrenuar, shpesh të vënë edhe në mënyrë të pamerituar, zor se fati mund të jetë në krahun e njerëzve normalë. Ndaj një këshillë miqësore për drejtorin e përgjithshëm të policisë.


z. Nano nuk është rasti ta shohësh situatën me dylbi, as të jesh vetë në terren sa në jug e në veri. Kjo situatë zgjidhet thjeshtë fare me zgjuarsi e strategji. Kapemi problemin nga koka, jo nga bishti, kapeni nga shkaku e jo nga pasoja. Nuk vendoset rregulli duke privuar njerëzit nga jeta normale me karantina e moratoriume, por duke i bërë të vetëdijshëm çfarë është e lejuar e çfarë e ndalume!

22 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    O hajvan gazetar, problemi njerzit jane, sepse nuk jane normal, prandaj do masa te jashtezakonshme, sepse asnjeri ofron jelek shpetimi ne Koman, dhe asnjeri e vesh ate. Ke ber ndonje shkrim zotrote? apo nuk I ke pare. Dhe ne plazhe te gjithe e din qe nuk duhet te futen aty ku ka njerez, te gjithe futen, apo ti i ben pushimet jashte. Po te ishte femija jot nuk do flisje keshtu.

    1. M
      Mal Cori

      Ore ça thua ? .... . Kush ka pirë alkool apo drogë të mos drejtojë mjete detare !!!???............................. . Po kush i ka skafet dhe jetskyt....... . Po kush guxon të hyjë më këtë biznes Po nuk qe drogaxhi........... . Po u mor ajo masë, është njëlloj si bllokimi i skafeve, gomoneve dhe jetsky ve. Atje nuk ka asnjë që nuk pi drogë.....

      1. V
        Veterani

        Or Muzaka i ri ! Dakort me ty që nuk përdoren mjetet mbrojtëse , as nga pronarët dhe as nga qytetarët , po kush do ti detyrojë këta të zbatojnë rregullin ? Unë mendoj se policia e cila e ka dhe gurin dhe arrën ! Nuk bëhen këto punë me aksion , do kontroll të përditshëm , do informacion të vazhdueshëm që të kapen problemet në kohë. Këtu kur ndodh aksidenti bëhet aksion dhe bllokohet gjithë aktiviteti , nuk është normale fare. Duhet të bashkërendojnë detyrat të gjithë institucionet, si ato vendore ashtu dhe ato qëndrore. Duhen specialistë në drejtim , jo socialistë alias rilindas , lësëistë apo demokratë. Iku koha e plepave . Specialisti duhet të drejtojë shtetin , politika të bëjë ligjet dhe të mos bëjnë çobanin polic apo militantin drejtor , kunatin apo baxhanakun bashkëpuntor në hajdutëri.

      2. A
        Arben

        O Dynnaja! Keto qe thua o dru, i ka shkaktuar qeverite epara qysh ne 1992 dhe me tej. Kaq shume eshte shperbere shteti shqiptar sa nuk ka qeveri qe e rregullon per nje kohe te shkurter. Problemi eshte se ne Shqiperi ju e keni zaptuar bregdetin dhe reren. Tani skafistet duan te marrin edhe detin. Dhe kur thone qe kemi license! Te terat licensa qe jane dhene ne bregdet jane marre me ligje seprapthi ose ne menyre korruptive. Ku e keni mesuar qe te merrni te gjithe plazhin dhe ta beni privat? Po ne jetojme ne perendim or kopuker dhe une e ve cadren time ku te me doje qejfi. Kush ia ka dhene te drejte bashkise dhe shtetit qe te bej plazhet private? Nese doni mund te mesoni se si funksionojne hotelet qe jane ne plazhe ne SHBA por nuk u vjen mire. Une nuk ju njoh se kush jeni por edhe ju i nderuar mabse a keni ngjyer doren ne dicka te paligjshme.Mo u beni enjej ne nje vend ku babazia ka kalur cdo limit.

        1. A
          Arben

          O Dynnaja! Keto qe thua o dru, i ka shkaktuar qeverite epara qysh ne 1992 dhe me tej. Kaq shume eshte shperbere shteti shqiptar sa nuk ka qeveri qe e rregullon per nje kohe te shkurter. Problemi eshte se ne Shqiperi ju e keni zaptuar bregdetin dhe reren. Tani skafistet duan te marrin edhe detin. Dhe kur thone qe kemi license! Te terat licensa qe jane dhene ne bregdet jane marre me ligje seprapthi ose ne menyre korruptive. Ku e keni mesuar qe te merrni te gjithe plazhin dhe ta beni privat? Po ne jetojme ne perendim or kopuker dhe une e ve cadren time ku te me doje qejfi. Kush ia ka dhene te drejte bashkise dhe shtetit qe te bej plazhet private? Nese doni mund te mesoni se si funksionojne hotelet qe jane ne plazhe ne SHBA por nuk u vjen mire. Une nuk ju njoh se kush jeni por edhe ju i nderuar mabse a keni ngjyer doren ne dicka te paligjshme.Mo u beni enjej ne nje vend ku babazia ka kalur cdo limit.

          1. B
            Boaton

            Ky flet kot, “romba per tomba” ose si thone amerikanet “xhiberisht”. Do te jape mend kur nuk ka…….

            1. s
              sadriu

              Ketij bashke me ilaçin per mbjelljen e flokeve i kane futur edhe ate te tharrjes se truve.Eshte hera e pare qe me pelqen artikulli i pergatitur nga ty o Penis Dyrniaja.Sa jane shtuar budallenjte ne kete vend.

            2. K
              Kotfare

              Shume i sakte!!

              1. L
                Lili

                Te drejte ke Denis,je ne nje linje me Mentor Kikine.Keshtu e ngre edhe ai problemin,po duhet te permendi edhe ministren e turizmit,se eshte ajo qe duhet te jape kerkesst e saj ne polici dhe t' i ndjeki me te gjate gjithe kohes.Sa per ndergjegjesimin , njerezit e thjeshte nuk bejne te tilla veprime, te fortet duan"dajak".Por per fat te keq ne polici ka shume te korruptuar dhe indiference.Drejtori pergjithshem i policise ka shume veshtiresi dhe duhet ndihmuar nga te gjithe , qofte edhe nga revoltat e popullit pa pritur te ndodhin raste fatale por sa shohin se ka shume shkelje dhe paaftesi.

                1. P
                  Po po

                  Te na i kishe kursyer ketto llogje te kota. Po fol dhe ti si kofini pas te vjeli Ajo ideja qe pronaret e skafeve duhet me kontrollu klientat eshte e madhe fare. Uroj qe dhe ty, kur te paguash per nje dhome hoteli a nje makine me qera, te vijne e te te kontrollojne pronaret. Ju kur filloni e shkruni s ia keni fare haberin kur ju mbushet kupa, po filloni e derdellisni pa llogjike fare

                  1. J
                    Jari

                    Specialist per gjithcka dhe qe jep mend hazerxhevap per cdo gje.Edhe kur ka te ftuar njerez ne studio,me shume flet vete se sa i ftuari,te cilit pasi i ben pyetjen kilometrike dhe e ka degjuar me durim,sapo fillon te pergjigjet e nderpret dhe fillon e pergjigjet vete !! Tani i jep mesim drejtorit te policise,se si te veproje me mjetet motorike te ujit !! Do jete penalizuar ndonje mik i tij,sepse para 2-3 ditesh sulmonte edhe presidentin e republikes per mosreagim ndaj fatkeqesise !! Kepucar rri tek kepuca,do thoshte ai skulptori i Romes antike

                    1. A
                      Alban Dega

                      NJE ANALIZE E SHKELQYER… Nje zgjidhje mendjendritur .

                      1. A
                        ALBAN DEGA

                        NJE ANALIZE E SHKELQYER… Nje zgjidhje mendjendritur. Emocionet jane pjese e jetes jo pult komandues i saj. Ka vetem nje pult komandues te njeriut - TRURI. Sa qindra mijera njerez ne Bote mbyten ne lumenj, liqene, dete, oqeane cdo vit !? A mund e duhet ti thajme ato !? Cmenduri ta mendosh ! Absolutisht e pamundur ta zbatosh !

                        1. B
                          BABALE i pd

                          Ky ngeli mbas bythes se nongrates legen djale njeri i paafte

                          1. T
                            Turke nga mbiemri alabake nga mendja dynjaja

                            Qe qeveria duhet te punoje me shume ne plazhe kjo nuk diskutohet por nuk ka vende per ta polemizuar e te biesh ne lojen e spiunit I.M apo nongrates kriminelit Berrisha. Duhet kontrolle rregulla

                            1. F
                              Fjala ime

                              Denis, nuk te ndjek me ne shtator se te kam ndjekur çdo dite dhe e di pse, ke lajthitur ose e ke fshehur lajthitje. Po e ben mire ti ate pune, meqense jep mend, kerkoi me ndershmeri Edi rames, publikisht qe te te emroje minister te brendshem apo drejtor policie. S'ka asgje te keqe kur e ndien veten te afte, jurist je, por mos me behesh si Arben Kraja. kthehu ne shtator, se mbase ndryshoj mendje .

                              1. R
                                Reforma lindi e vdekur!

                                Denis, une e di se ke ikur me pushime ti se s'te kam pare me ne kater pa nje çerek tek top channel, ti vazhdon e ben analiza; lere se ke Bushatin, Lubonjen, ke "syrin" qorr qe i ben keto pune, mos e prish se e ke prure mire deri tani, por me dy shkrime ne kohen e pushimeve me ate per presidentin dhe kete, me duket se je larguar nga realiteti. mase e ke nga vapa dhe kete deshiroj, ndryshe je kthyer ne psikopat si gjithe gazetaret e tjere

                                1. s
                                  ska rendesi

                                  As nuk e pres qe komentuesi mesatar i temes ta lexoje, ta kuptoje dhe te jete dakort me kete artikull. Jane mesuar me dhune tere jeten dhe jo me rregulla e per rrjedhoje mendojne se dhuna zgjidh cdo gje. Nese do shohin pak pertej gjakut qe ju vesh syte sot, do kuptojne se keto teknika populiste u bene vite e vite qe aplikohen jo vetem per transportin ujor, por per cdo send e frymor ne kete vend dhe nuk kane pasur asnje rezultat. E di qe rregullat nuk ju pelqejne fare, dilni ne protesta, shani e shfryni, por fatkeqesisht bota e zhvilluar keto ka, ska as gjak e as brire.

                                  1. k
                                    kërkoje ta gjeshe

                                    Vetem jepi pak fare rendesi protestave para SPAK-ut, tu mbyllin deren me hekura dhe ti lene te permjerrin brenda, pastaj te shkojne protesta ne Lalez dhe atje diçka me shume: tu dhjesin tek dera demokratikisht e pasta te ikin.

                                    1. s
                                      ska rendesi

                                      te protestosh eshte art, eshte art qe mesohet pasi meson fillimisht ceshte demokracia... perseri, sport i rrezikshem per komentuesin mesatar me gjak ne sy.

                                  2. M
                                    Milo

                                    Populli në zgjedhjet e ardhshme këtë Dyrmën ta zgjedh kryeministër dhe Kikin ministër të brendshëm. Dhe ja tak-fap çdo gjë u zgjidh. Të kandidojnë të pavarur dhe do fitojnë se s'bën! Si thotë një fjalë populli "Lesht e Currës"!

                                    1. E
                                      ENTSOE

                                      Ju gazetaret Jeni te mencmit e botes!!! Provohe vete te punosh dhe do falimentosh per 1 ore!!! Ju edhe Karmen nuk e njihni praktikisht, vetem ne teori! Grini sallate, Beni gazetari hartimesh!

                                      Lini një Përgjigje