Pornografi artistike në TV-të shqiptare

9 Gusht 2022, 18:01Blog TEMA

Pornografi artistike në TV-të shqiptare

Nga Fabian Zhilla

Pornografia artistike është një formë e fshehur e ‘kurvërisë’ mediatike që i shitet shoqërisë nëpërmjet programeve të tipit “reality show”. Sipas fjalorit shqip “pornografi: është paraqitja hapur e organeve dhe e marrëdhënieve seksuale në filma, në revista etj.” Në kontekst të këtij shkrimi pornografia artistike është kur ajo prezantohet nëpërmjet programeve televizive si pjesë e një skenari dhe programi artistik. Ku paçka se programi në vetvete nuk është pornografi, kjo e fundit instrumentalizohet dhe ze një vend të rëndësishëm në program dhe madje është elementi më tërheqës i programit i cili kulturalisht dhe artistikisht është tërësisht i varfër.

Ato që mbeten nga ai program janë kryesisht veprimet dhe shfaqet erotike të aktorëve. Në këto dy vitet e fundit të tilla programe kanë ngërthyer televizionet kombëtare në vend duke zhvlerësuar programe dhe artin vërtet cilësor. Antivlera nëpërmjet seksualizmit të skajshëm të artit me ndihmën e mediave sociale po mund vlerën. Dhe kjo nuk shtrihet vetëm në art apo kulturë por dhe në marrëdhënien tonë me antivlerën dhe korrupsionin. Lufta kundër tij para se të jete politike është kulturore dhe ajo duhet të fillojë pikërisht nga këtu, kritika, bojkoti dhe refuzimi i këtyre formateve televizive anti-vlere të cilat stimulojnë korrupsionin dhe pse jo dhe krimin.

E çfarë janë të tilla programe? Ato janë kryesisht të formatit të “reality show” ku kinse e gjithë ngjarja e cila në vetvete është shumë e thjeshtë luhet nga ‘aktorë” jo profesionistë, të cilët vijnë nga rruga dhe të cilët pretendohet se luajnë vetveten, të pa kuruar dhe të pa trajnuar. E gjithë fabula është një thashethem për disa njerëz të panjohur të cilët tregojnë diçka nga jetët dhe karakteret e tyre. Deri këtu duket fare normale. Në kushtet e modernizmit dhe të emigracionit ku lidhjet familjare dhe shoqërorë janë në zgrip, njerëzve ju duhet mbushur koha më emisione të thjeshta, ju duhet një thashethem publik që të mbushin kohën. Kjo solli telenovelat të cilat deri diku e luanin këtë rol. Por tashmë duhej diçka më tërheqëse dhe më intensive, të prekshme. Dhe sigurisht u shpikën “reality show”.

Në Shqipërinë e viteve të fundit ato i gjejmë në formate banale ku fabula e programit është e seksualizuar maksimalisht ku mbizotërojnë të zhveshurit e veshur, muskujt, të sipërme dhe të poshtme të fryra, ku dominon botoksi dhe një farë horrllëku. Këtyre programeve ju duhen patjetër të rinj dhe të reja të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm që të tërheqin klikime. I gjithë formati fokusohet tek seksi, zhurma, zhveshja, intriga, erotizmi dhe tradhtia; kryesisht tek antivlerat. Të rinjtë nuk zgjidhen për vlera por lakuriqësinë e tyre.

Aktorët e këtyre formateve të cilët kryesisht bashkohen dhe ndahen pa mbaruar akoma programi televiziv, kthehen në “VIP-a” të cilët pasurojnë mediat e tyre sociale me mijëra ndjekës dhe më pas kthehen në marketues me para për biznese të ndryshme. Kjo ka krijuar një formë marketingu qesharak. Sheh p.sh. drejtues të të tilla emisioneve duke reklamuar një kompani e cila bën eksport e transport nga Kina. Dikush tjetër reklamon një dyqan sufllaqesh. Apo ndonjë syresh reklamon proteza dhëmbësh.

Sigurisht jeta publike e këtyre aktorëve me gjithë sforcon e mediave rozë zgjat shumë pak dhe ata konsumohen shumë shpejt. Por edhe ky lloj banaliteti do konsiderohej i pranueshëm në kontekstin e çmendurisë që ka prodhuar teknologjia dhe media sociale. Problemi është tek deformimi i indit moral të qytetarit të nesërm shqiptar. Problemi është tek inxhinieria sociale e këtyre programeve në lidhje me vetëdijen qytetare ndaj të keqes dhe qeverisjes së korruptuar. A mund të presësh që modele të tilla programesh të ndërgjegjësojnë një votues i cili do ti thotë jo korrupsionit dhe imoraliteti? Absolutisht jo. Pse?

Sepse formati i këtyre programeve bazohet tek tre komponent që do t’i duhej kujtdo qeverisjeje të korruptuar për të mbajtur nën kontroll shoqërinë e saj. Në fakt qeverisja është reflektimi i atyre që qeverisin. Pra të tilla programe televizive stimulojnë individë që nesër mund të korruptohen lehtësisht. Ata janë kryesisht analfabet funksional + pa skrupuj + anonimë. Të tillë individë janë të gatshëm të “kurvërojnë” publikisht dhe të shesin trupin e tyre për famë nga tutorët (lexo autorë regjisorë të këtyre programeve) të cilët duke përdorur platformat televizive dhe efektet speciale i bëjnë ata të famshëm dhe modele suksesi. Aktorët e këtyre programeve reklamohen në të gjitha mënyrat duke u kthyer në njerëz të rëndësishëm jo për vlerat e tyre por prej pseudo-famës dhe kjo orienton të rinjtë drejt modeleve të suksesit të korruptuara të promovuar nga këto programe.

Nëse deri dje ajo që shfaqej në këto televizione ishte turp, sot është turp të flasësh për turpin. Sot është turp të flasësh për korrupsionin, për incerneratorët, për non-grata, për tigrin dhe për luanin e radhës, sepse tashmë “kurvërimit politik” i është përgatitur terreni nga pornografia sociale nëpërmjet këtyre reality show. Eko e keq formimit që stimulojnë të tilla programe ka filluar të shfaqet që tani, dhe kjo jo vetëm si rezultat i këtyre programeve por dhe formateve të tjera mediatike. Kështu me varfërimin e muzikës, artit dhe kulturës shohim një rini e cila belbëzon shqip, e cila ka një gjuhë me fjalor shterp, me mungesa të theksuara të mendimit kritik, ku në vend të gjuhës flasin me organet gjenitale, ku mungesa e ndjeshmërisë është ulëritëse, ku morali është turp dhe të fituarit me djersë është çmenduri.

Pasi e kemi telendisur rininë në të gjitha drejtimet (qeverisje, edukim dhe kulturë) presim dhe kërkojmë prej saj të dalë dhe të protestojë ndaj të keqes. Në fakt duke ndjekur dhe konsumuar të tilla programe, ne kemi pranuar të paguajmë dhe të argëtohemi me shkatërrimin e fëmijëve tanë duke i kthyer ata në pornostarë social, dhe duke lejuar tutorët e këtyre programeve ti “kurvërojnë artistikisht”. Dhe pasi i kemi ndjekur këto programe nga fillimi në fund në mënyrë hipokrite, pyesim a kanë prindër këta të rinj, a kanë turp këta regjisorë programesh, a kanë cipë ato biznese që sponsorizojnë këto programe? Në fakt, duke i ndjekur të tilla programe në jemi fajtorët kryesorë që po i japim jetë një kanceri që do të na marrë frymën dhe do të na mundësojë mbretërimin e korrupsionit dhe krimit edhe për shumë kohë. E pra korrupsioni mund të luftohet edhe me pult ne dorë dhe kjo është kaq e thjesht por dhe kaq e vështirë.

Shënim i autorit: Çoj një shkrim kritik mbi impaktin e palo emisioneve “reality show” me mendimin se do gjente hapësirë në shtypin e shkruar kryesor. Isha gabim. Dy janë mundësitë ose unë nuk di të shkruaj ose autocensura në media është në nivele të frikshme. Në fakt shkrimi tërthorazi mbron median dhe artin cilësor. Unë po e sjell këtu ketë shkrim duke shpresuar sa ata që do ta pëlqejnë ta ndajnë në muret e tyre. Kjo edhe për ti dhënë një mësim ‘mediave të pa kallura’ dhe për t’iu thënë se ka akoma njerëz që janë kritik dhe si bëjnë dot hosana të keqes.

47 Komente

  1. L
    Loni

    Nje shkrim per tu lexuar cdo dite, se ne shqipetaret harrojne shume shpejt. Sa me shume shkrime te tilla cdo dite eshte nje edukim shume i mire per kete shoqeri qe ka kap fundin. Ndoshta ne fillim do perbuzen ama dicka do ngel ne mendjen e njerezve derisa ti therrasin mendjes se po degjenerohemi

    1. M
      Mal Cori

      Po per cilin shtet e ke fjalen o Fabian? Per cilin televizion?.... Po thuaj,ooo...... . Top Churva.... E keni pare programin KEPI I KURVAVE qe jepet te premten ? .......... . Nje far Efi, Efi qe mer pjese ne cdo show tek ky kanal, doli dhe reklamoi nje kar artificial..... Po or po, kush e ka pare , mos te me lere te genjej................. . E dua, tha, per vetekenaqesi seksuale. Sepse keta te regjise nuk na lene te bejme sex............ . ..... ... . Dhe eshte sic thua ti : - Sot vajzat kane turp te thone se jam e virgjer. Dhe mburren me sa me shume histori me qirje. Dhe eshte Top Channel qe i ben jehone kurverise..... Thuaje, se kjo nuk eshte turp ta thuash......

      1. V
        Vranakonti

        Nje shkrim i shkelqyer. Eshte e vertete se antivlerat sot gjenden kudo,madje nga disa njerez te caktuar antivleren po e bejne vlere. Televizioni Top Channel, po i kalon caqet dhe po bene nje pune shume te keqe ne edukimin e te rinjeve.Ky televizion ka shkalluar fare se ne disa emision ka njerez,vajza e djem te shkalluar qe u duket vetja sikur kushedi ç'po bein me nje emision banal. Disa femra te shthurura nuk permbahen fare ne fjalorin e tyre brutal.

    2. C
      Coli

      Bravo z Zhilla Ja qe paska dhe njerez ne shtyp dhe jo NEVOJTORE qe na e shpifen me ato lloj programesh me Majmune ne ç do lloj ekrani Jan kthyer TV te gjith si HALE KOMBETARE Edhe njehere bravo z Zhilla

      1. M
        Mira

        Une jetoj ne Amerike dhe jam abonuar ne programet e Shqiperise, me anane e te cilave ndjek ngjarjet politike, kulturore, sportive e artistike, sidomos ne Top Channel, CNN A2, Report TV, Vizion Plus, Klan, 24 News, TVSH etj. Me vjen keq, por nga programet e ketyre kanaleve te kritikoj TOP CHANNEL per demonstrimin e sjelljeve dhe veprimeve seksuale te programeve te tyre te tipit “reality show”, muzikore, pasarelat etj.

      2. A
        Arti

        Shum mir e ke trajtuar. Urime

        1. S
          Sara

          shko vizityohu jehere fabian se ka dhe nje mundesi tjeter, ,,,,, impotenca seksuale te kthen ne skizofren heret a vone...

          1. P
            Pjeter

            Ha moot Sara, ha! Soj i degjeneriar kurvash.

            1. S
              Sita

              He mi shqipe po te djeg eee

              1. A
                Albi

                Hahaaaa Sara Tamam e the.

                1. K
                  K… si ty durresi ka plot

                  Qenke nga keto per te cilat flet artikullshkruesi. Si ty ka plot, vetem se dukeni si fotokopje te njera tjetres. Kur hapni gojen pastaj dalloheni: njera shume gagace, tjetra me pak. Te gjitha me diarre verbale e impotence intelektuale.

                  1. V
                    V.k

                    Sara Je prototipi medioker tallava i realitetit shqiptar. Analfabete funksionale qe nuk e kupton dot mesazhin a thua se i ke peshuar koqet autorit te shkrimit. Sa trishtim me njerez te tille.

                    1. c
                      cufi

                      Sara Fabiani nuk foli per pornografine jashte kufinjeve te Shqiperise !Nuk kuptoj se ç'lidhje ke ti me kete teme.Sa per inpotencen seksuale eshte e vertet qe te kthen ne skicofreni por nuk e plotesuar qe ,potenca seksuale te kethen ne kurveri!

                      1. S
                        Sokrati

                        Sa te paska djeg mi sara, por per ty ska shpetim, sheh vetem ne dimensionin seksual, pra dhe ushqehesh me jashteqitjet qe tregon Z. Zhilla. Pse nuk rri e strukir ne ate vrimen tende duke ngrene ne heshtje?!

                        1. H
                          Hako

                          Kthehu ne shkolle.

                          1. Y
                            Ylli

                            Jam me ty Sara,Pse tek kyci I dores do kthehemi.

                          2. j
                            jevgu

                            Po ste pelqeu mos i shif. Pse po nxjerr shalen dhe gjoksin dhe u cthurem si komb? apo pse beri botox dhe u prish karakteri kombetar ? cthua more islamik???? Ndaj shikoni telenovelat e anadollit 24 ore ne dite.. hajt mer pirdhu se ska ca te besh dhe merresh me shalet e bythet e vajzave

                            1. E
                              Emiljano

                              O jevg ik e mblidh nonji kanoce se ske kapacitet ti kuptosh ca gjera. Nuk te ve faj se aq e ke nivelin e te menduarit po te pakten mos hajde ktu dhe komenton zhgaravina

                              1. D
                                Drejtesia

                                Shume e drejte Fabian. Te lumte per shkrimin. Gjithandej diskutohet ky problem. Ne shoqeri, ne familje e kudo. Dhe kudo themi, a kane prinder keto te rinj? Nuk i dhemb syri kur shohin vajzat e djemte e tyre ne keto emisione???? Eshte e thjeshte te thuash- mos i shiko, gjej kanal tjeter,- po ku te gjesh, kanalet kombetare vetem keshtu programesh japin. Te vjen turp ti shohesh, e jo me te kesh femijen tend aty. Shthurje e papare.

                            2. K
                              Kot

                              Sakte, shume sakte.

                              1. A
                                Artan

                                Shkrim kundra rrymes se qelbur te kohes sone

                                1. A
                                  Arian

                                  Në përgjithsi flasin të gjithë,shkruaj me emra dhe emisione konkrete të ketë debat e diskreditojnë.portokalli ,Edi Manushi me debilet e tij,abc,klanetj

                                  1. T
                                    Taulant

                                    E ka marre ferra uraten thote populli. Shoqeria e konsumit keto gjera prodhon. Ne gjithe globin keto reality showt nje format kane. Sharje,degjenerim,fyerje. Masa keto gjera pelqen. Pakica preferon kulturen...

                                    1. q
                                      qytetari

                                      Shkrime te tilla duhet te botohen dhe shpallen. Njeriu shqiptar eshte transformuar ne kafshe xhungle.

                                      1. V
                                        Vk

                                        Ja nje si kjo sSara jan ata qe e kan kap jeten nga bishti ne shqiperi

                                        1. S
                                          Sara

                                          ti e paske kap nga k.. vllai?

                                        2. D
                                          Dajti

                                          Kapitalizem i eger ku paraja ka zevendesuar cdo vlere dhe moral.

                                          1. P
                                            PO , PO

                                            Nje shkrim me vlere qe duhet lexuar e rilexuar . Thelbi i problemit eshte vertet alarmant e qe po ecen ma galop per zhberjen e ketij populli te vogel , me kosto shume te ulet , pa lufte e perdorimin e armeve te shfarosjes ne mase por bute e si pa u ndjere . Faleminderit z.Fabjan si gazetar me vlera kombetare me se pari .

                                            1. K
                                              Kujt ja thua? Atyre qe nuk kane lexuar kurre nje l

                                              Shkrim qe prek nje problem themeltar e ka te beje me modelin qe u servirim te rinjve ne tv. Autori ka goditur me te drejte ata qe ai i quan " tutore " . Pjesa tjeter e pesonaxheve jane fatkeqe edhe pse fama nder njerzit me koeficent inteligjence mizerabel, mund ti jape ndonje leke. Bravo.

                                              1. D
                                                Dakord

                                                Une jam dakird por ne foto duhet te nxjerresh kurvaret e vertete dhe jo keto qyqaret qe kerkojne pune dhe qe nuk jane as regjizore dhe as skenariste. Jane thjesht per gjynah. Hane buke me "armet" qe kane. Nuk shiten per inteligjente te pakten. Nese do te godasesh siç duhet, nxirr emrat e "intelektuHaleve" qe i bejne keto emisione se keshtu mbase poshterohen ne publik.

                                                1. A
                                                  Asd

                                                  Vera Grabocka eshte njera...

                                                2. G
                                                  Genti

                                                  Këto nuk janë tv dhe media që edukojnë por tv plehra ku qëllim i vetëm është fitimi. Kush do të shohë forma të kurvërimit të hapur apo të seksit ka kanale apostafat ose site në internet ku secili mund të kënaqë epshin individualisht. Ndërsa në TV ku jemi bashkë me familjarët dhe fëmijët duhet respektuar dhe ushqyer kultura,edukata,etiketa dhe sjellja shoqërore brenda normave. Përkundër kësaj këngët dhe emisionet nxisin përdorimin e drograve, prostitucionit,dhunën,pasurimin pa punë duke krijuar te të rinjtë dhe fëmijët një imazh të deformuar të jetës reale. TV dhe mediat kanë si qëllim të parë edukimin shoqëror,informacionin e saktë dhe të shpejtë,gazetarinë hetuese pastaj dëfrimin dhe fitimin. Te ne dhe në vende pa shtet e kontroll mediat për hir të fitimit janë gati të na paraqesin në ekrane mut të paketuar me letër floriri dhe fiongo mjaft që të fitojnë audiencë dhe fitime. Banaliteti,kurvërimi dhe sjellja e ulët dhe e dhunshme janë forma të korruptimit shoqëror. Në një vend ku politika është pasuruar përmes korrupsionit pra vjedhjes nuk është ndonjë krim të nxjerrësh bythën në ekran dhe tu japësh qytetarinë veseve në mënyrë që vjedhja e politikanëve të duket e ëmbël në një shoqëri pa nerv dhe të degraduar.

                                                  1. N
                                                    Nga Une

                                                    Ju lumte per shkrimin!

                                                    1. S
                                                      Sokoli

                                                      Ore çuna ka mendime të ndryshme, duhet ti pranojmë edhe mendimet ndryshe. Mos iu kundërvini Sarës kaq keq. Se kjo punë është e tillë, se disa mendojnë hollë, disa trashë, disa me mendje edhe disa me bythë. Televizori është bordello më e madhe e kësaj shoqërie pa grintë. Edhe në kësisoj rastesh edhe mendi që del nga bytha duhet pranuar.

                                                      1. J
                                                        Jimi

                                                        Ali Asllani Edhe femra per seprapthi doli fare nga fiqiri ! Dje mbulohej gjer tek lakthi sot te vret me bomba gjiri !

                                                        1. S
                                                          Shqiptar

                                                          Kush është kunder ketij shkrimi është kurvë, kelysh kurvë, pervers, ose e ka te instaluar kurvellikun me breze sa qe I duket e pamundur te jetoj pa shthurje dhe imoralitete. Keto emisione bien ndesh me te gjitha fetë, me parimet themelore te njeriut, familjen, traditën tonë te pakten e Deri para 20 viteve. Kush Don të çoj motren gocën apo vet per esperanca te tilla mqs Jan kushtet është I lirë. Por Jo te na ofendojne Duke e shitur per civilizim pisllëqet.

                                                          1. X
                                                            X

                                                            Eshte realiteti i diteve te sotme,fatkeqesisht!Emisione te degjeneruara,te cilat nuk percjellin asnje mesazh per shikuesit.Degjenerim total.

                                                            1. s
                                                              shqyptari i maleve

                                                              Katunarja moderne shqiptare evoluoi nga emancipimi tek emanciçpimi, nga zilia e penisit tek krenaria e vaginës; striptizllëku mediatik kendon ne kor: "o sa byyththën të mirë e kom ... por ti nuk di as me ma lyp!"

                                                              1. d
                                                                durresi

                                                                Pavarsisht gozhdes ajo goma nuk duket e shpuar

                                                                1. A
                                                                  Albana

                                                                  Shkrim shume I goditur. Vlera duhet te triumfoje kunder antivleres, virtyti kunder maskarrallikut, e mira kunder se keqes.

                                                                  1. G
                                                                    Gimi

                                                                    O Fabian taliban po nuk te pelqen mos e shih emisionin nuk i vjen e keqja nje vendi nga liria . Po ta ka thene mire Sara kur je impotent ....

                                                                    1. A
                                                                      Alfred

                                                                      Top-Porn-Channel, I themeluar nga dy gangstere, qe hengren kokenve njeri-tjetrit, udheheq ne perhapjen e porno-kultures! Easy life and easy money - kjo eshte ne thelb ajo cfare predikohet ne median e korruptuar dhe degjeneruar shqiptare! Eshte nje strategji e mirellogaritur! Qellimi final, gangrenizimi I indit qytetar, ne nje shoqeri qe ushtron presion korruptiv ne vend te presionit dhe protestes qytetare!....

                                                                      1. C
                                                                        Canon

                                                                        Shkrimi ne vetvete nuk ka ndonje artikulim cilesor, por prek disa te verteta uleritese. Kjo mund te jete per shkak se zoteria eshte ne hapat e pare te gazetarise (asgje te keqe deri ketu, perkundrazi). Antivlera prodhon para, shume para dhe keta qenie antropomorfe por qe nuk kane piken e lidhjes me njeriun, nuk duan t'ia dijne qe ndikojne nje vajze 15 vjeçare apo nje djale 15 vjeçar te ndryshoje drejtimin e jetes apo perditshmerise se saj/tij, duke i dhene vlere asgjese, per shkak se behesh i famshem dhe me para, shume para. Pa e ditur qe jane thjeshte "objekte" nje perdorimshe e qe me t'u zbrazur do ta gjejne veten shume bosh, te menjanuar e pa te ardhme.

                                                                        1. 9
                                                                          90s Kid

                                                                          Ne fakt, cdo komb i ka kto lloj emisionesh dhe me then te drejten jane nje nivel me pak se ne vendet e perendimit persa i perket "pornografis", thjesht ne shqiperi ben shume diference sepse eshte nje paraqitje e rinisi shqiptare ashtu sic ne fakt njerezit e lindur ne komunizem nuk do donin ta shihnin ose thjesht sic thone ne publik, se ne private shih me sy e plas me zemer

                                                                          1. B
                                                                            Bosd

                                                                            Ca vende ne Bote thua ti o psikopat? Shumica e vendeve ne Bote nuk ka fare nga keto idiotizma o rrobq... i LGBT

                                                                          2. l
                                                                            lam karroca

                                                                            Shkrimi eshte i pergjithshem. Duhen denoncuarkonkretisht emisione te vecanta,si Goca e Gra, qe e drejtojne ca kurva,Perputhen,qe jo vetem drejtuesja, por edhe pjesemarresit ishin te gjithe kurva dhe kurvare,apo emisione medioker si "Me ler te flas", kur injorantet vellezerit Veshaj ne menyre degjeneruese i bejne qoka njeri -tjetrit apo shoqerise se tyre. Edhe mjaft numra te "Portakallise"jane mediokritet dhe reklamim i erotizmit te shthurur.

                                                                            1. S
                                                                              Se ne shqiperi meshkujt lepinr te lenat e njeri tj

                                                                              ....ja tju tregoja rastin Tim. Kisha nje vajze te regullt kur e njoha por pas dy vitesh frekuentim te epshur e lashe se kerkonte tangerllek . Dy vjet dola me te dhe e dinte gjith qyteti , kur pas tre muajsh e morì tjetrit dhe se kishte problema fare qe fliste qyteti ndoshta ishte i kenaqur qe e gjeti gati.

                                                                              Lini një Përgjigje