Për inat të Serbisë dhe disa serbofilëve shqiptarë

8 Gusht 2022, 21:14Blog TEMA

Për inat të Serbisë dhe disa serbofilëve shqiptarë

Nga Reshat Sahitaj

Kur unë kam vepruar për çlirimin e Kosovës disa kanë fjetur me kumbarët serbë e tash e 23 vjet ishin dhe janë në pushtet.

Lexoni vetëm një aktivitet me Brian SImsonin dhe Gareth Wiliamsin që jo vetem Parlamenti i Serbisë por edhe i Federatës Jugosllave është dridhur. Lexoni raportin e asaj kohe.

MË PËRRALLA NUK MUNDENI TË SHKRUANI HISTORINÊ

EURODEPUTETI  BRIAN SIMSON

Nga libri « DIPLOMACIA PAS PERDEVE » nga Reshat Sahitaj

Eurodeputeti Brian Simson zë vënd të rëndësishëm ne mesin e shumë personaliteteve politike europiane që i ndihmuan Kosovës në ditët më të vështira. Eshtë shumë vështirë të bëj klasifikimin e miqve se cili ishte miku ose mikesha më e mirë dhe që më së shmuti na ka ndihmuar, sepse unë mendoj qe secili prej tyre na ka ndihmuar qe nga dita e parë që i kemi filluar relacionët e deri në përfundimin e luftës. Dihet se më Willy Kuijpersin e kemi filluar qysh në fillim të vitit 1981, më Doris Pack, Jaak Vanden melebrouck e Doris Pack në vitet 1989/90-ta e keshtu lista e emrave te miqve tanë zgjerohej për të mos u shkurtuar kurrë . Duke e njohur secilin prej tyre,  nuk kam zemër që dikë ta listoj si më të mirë e tjetrin i dyti më i mirë, sepse të gjithë ishin të miq të mirë.

Brian Simson përveç që vetë ishte simpatizues i çeshtjës sonë, e kishte edhe asistentën e tij Moyra Mc Cormak , një vajzë  e cila na përkrahte jo vetëm në rregullimin e takimve, por na këshillonte se çfarë duhej të bënim e kur duhej te vepronim. Moyra Mc Cromac ishte bërë si pjesë e familjës sime të cilën e ftonim në darka në shtëpinë tonë. Moyra ishte mishëruar më Kosovën dhe vuajtjet e popullit tonë që ne ia rrëfenim e preknin thellë në shpirt. Kjo na ndihmonte sikur të ishte shqiptare e ndonjë familjeje patriotike tradicionale. Për Moyra Mc Cormak nuk kishte asnjë fshehtësi as për gjendjën tonë materiale të cilës i tregonim se Byroja Informtave nuk financohej nga burimet e fondeve të mërgatës shqiptare por harxhonim parët e familjëve tona.

Moyra Mac Cormak kishte biseduar më shefin e saj Brian Simson për gjendjën tonë materiale dhe për vështirsitë tona për të komunikuar më personalitetët politike që i ftonim në Parlamentin Europian. Brian Simson ia kishte dhënë lejën që Moyra të na jepte në shfrytëzim Goden Carte , më të cilën ne mund të bënim telefonata në tërë botën pa pagesë. Këtë lloj të Golden Carte e kishin secili deputet , por ishte hera e parë që Moyra na e jepte gjatë tërë atyre viteve që ajo punoi në Parlamentin Europian deri në martesën e saj më një gazetar italian.

Të gjithë personalitetët poltikë nga Kosova e njihnin Moyra Mc Cormac, si për takimet  që na i bënte me shefin e saj edhe për Golden Carte që e shfrytezonin për të telefonuar në familjet e tyre dhe jo vetëm. Eshtë për t’u habitur se delegacionet që vinin nga Kosova në Bruksel ose Strasburg, më këtë Golden Carte , pasi i përfundonin bisedat me familjaret brenda ne Kosovë , fillonin të bënin telefonata në SHB, Suedi, Turqi , Australi , e kudo në botë ,  që ata kishin shokë e familjarë. Këtë lloj karte mjaftonte të fusje njëherë në kabinë telefonike e pastaj në tjetrën kabinë e keshtu mund të flisnin pesë persona brenda të njejtës kohë ne pesë vende të ndryshme të botës pa asnjë kufizim. Nuk kam           dyshim që brenda pak vitesh 1990-1995 , vetëm ne shqiptarët kemi shpenzuar hiç më pak se 1milionë DM shpenzime telefonike nga Golden Carte e Brian Simson-it. Sot, ende i kemi gjallë shumicën e atyre që vinin në Bruksel si Rexhep Osmani, Rexhep Gjergji, Gjergj Dedaj,  Lazer Kransiqi e dhjetra të tjerë e plus unë më ekin tonë duke e përdori çdo ditë të javës. Kurrë asnjëri nuk e ka folë asnjë fjalë as për takimet që ua kemi bërë e lëre më për shpenzimet telefonike.

Gjatë shtatorit të vitit 1990 kemi bërë lobim për aprovimin e një rezolute e cila do të aprovphej në tetor të atij viti. Rezoluta e detyronte Jugosllavinë të pranonte një delegacion nga Parlamenti Europian për të parë gjendjën reale të popullit shqiptar dhe në të njejtën kohë do zhvillonte bisedime mbi Protokolin e 3-të fianciar që Jugosllavia ia kërkonte B.E.

Delegacioni  i përberë kryesisht nga Grupi Socialist, por edhe nga grupe tjera do të nisej në janar 1991. Si pjesë e delegacionit ishte edhe Avgerinis, B.Simson, Rosetti, G.Wiliams, Laroni,Pack…  

Delegacioni do të takohët më të gjitha personalitetët në pushtet të Jugosllavisë së asaj kohe dhe partive opozitare e ne mesin e tyre do të takohën edhe më palën Kosovare. Gjatë dy ditëve në Kosovë janë takaur më partitë politike, me KMDLNJ, më Akademinë e Shkencave, më Institutin si edhe më palën serbe të Kosovës.

Raporti mbi vizitën e tyre e ka shkruar Gareth Wiliams ku përshkruhen takimet ne detaje , madje edhe për mënyrën e sjelljeve të personaliteteve ne mes tyre. Lidhur më këtë vizitë ndoshta më vonë dikush i kërkon dokumentët që i kam unë, dhe mundet të shkruajë një libër të veçantë.

Nga raporti i vizitës së delegacionit të P.Europian , po e veçoj vetëm pjesën ku Gordana Glumac-Levakov- Presidente e Dhomës Federative në Palamentin e Jugosllavisë, e kritikon dhe i akuzon anëtarët e delegacionit pse Parlamenti Europian po aprovon rezoluta kundër Jugosllavisë. Sipas  Gordanës, situata nuk është aq dramatike sa e bëjnë shqiptarët në perëndim. Lidhur më këtë do të reagon Doris Pack, pastaj Rosetti etj.

Kopje nga Raporti i delegacionit të Parlamentit Europian i përpiluar nga Gareth Wiliams 25/02/1991

Kopje nga Raporti i delegacionit komplet faqja Doc_FR/SOC/104832  1991

E veçova këtë pjesë, ngase disa intelektual e disa tjerë naivë përpiqën që Rezolutat e Parlamentit Europian  tentojnë t’i zhvlerësojnë dhe tërë kontributin për çlirimin e Kosovës t’ia veshin vetës dhe partisë se tyre. Po që se i lexoni raportët tjera mbi Jugosllavinë si psh atë të Konferenës së Paqjes do të lexoni se edhe ambasadoret e Konferences bazohen në keto rezoluta. E rezolutat nga 1989-1998 dihet kush loboi dhe kush ndikoj që ato te aprovpheshin.

Unë çdo herë kam menduar se lufta diplomatike është e rëndësishme po aq sa lufta frontale. Madje më luftë frontale ne jemi treguar shumë trima, por harta e atdheut tonë është reduktuar në tavolina sipas bisedave diplomatike e natyrisht këtu rol të madh kanë  edhe aletatët. Mirëpo aletatët nuk mundesh t’i përfitosh pa e zhvilluar diplomacinë. 

Ata që mendojnë se vetëm më luftën e UCK-së do ishte çliruar Kosova e kanë gabim. Një shembull konkret : Pse Perëndimi kërkoi që UCK-ëja ta ketë përfaqësuesin politik ? Askush nuk zhvillon diplomaci e as bisedime më një oficer apo luftëtar.

Pavarësisht këtyre që çojnë pluhur pa nevojë, unë insistoj se puna ime dhe ekipit tim që funksiononte si Byroja Informative e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një diplomaci të pa presedan nga 1990-1999. Vitetë 1981-1990 janë poashtu vite të frtyshme në luftën diplomatike që e ka zhvilluar Enver Hadri me ekipin e tij ku bënim pjesë Enver Hadri, Behare Rexhepi, Gani Azemi dhe Reshat Sahitaj. Më vrasjën e Enver Hadrit fillon një epokë tjetër : themelimi i LDK-së në Kosovë , ndërsa në Bruksel themelimi i Byrosë Informative. Unë nuk mundem të shkruaj për diplomacinë që e ka bërë Diogardi në SHBA e tjeret ne kryeqendra tjera te botës, sepse ajo është punë  që ata duhët të shkruajnë në bazë të dokumenteve te asaj kohe si kanë vperue.

Për ta ilustruar këtë do përshkruaj ndikimin e konferencave për medie që i organizonim në I.P.C. dhe në lokalët e Parlamentit Eurpoian në Strasburg e në Bruksel.

Situata në Kosovë po keqësohej çdo ditë e më shumë. Eurodeputetët dhe institucionet tjera duhej t’i furnizonim më ngjarjet e freskëta që ndodhnin në Kosovë që ata t’i sensibilizonim. Nuk mjaftonte që ata t’i informonim më një komunikaë por duhej takime e biseda që ngjarjet dramatike t’i dokumentonim me fakte saktësisht.

Pasi që bëmë lobing për rezolutën e tetorit tani na mbetej të organizonim një konferencë për europarlamentarë dhe gazetarë. Bisedova më Moyrën që t’i propozonte Brian Simsonit që edhe ky të na bashkohej në këtë konferencë. Në anën tjetër kisha biseduar Bart Staes  më asistentin e Jaak VandenMelebrouck që edhe Zhaku të na bashkangjitej. Një javë më vonë u pajtuan Zhaku dhe Briani që të vinin dhe ata ta bënin hapjën e konferencës sonë.

Konferencën e organizuam më 24 tetor 1990 në orën 11.30 në sallën nr 9. Motoja e konferencës ishte Cfarë do të jetë ardhmëria e jugosllavisë / What is the future of Yoygoslavia ?

Hapjën e bëri Jaak V.Melebrouck, e vazhdoi Brian Simson , pastaj fjalën e mora unë, pas meje Ganiu e në fund Qamili.

Për inat të Serbisë dhe disa serbofilëve shqiptarë

Foto : nga konferenca më 24 tetor 1990 në loklaet e P.E.

Në foto Reshat Sahitaj, Brian Simson në mes dhe Jaak Vanden Melebrouck

Konferenca jonë kishte rëndësi të dyfishtë sepse aty u solidarizuan me kerkesat tona europarlamentarët. Konferenca është e regjistruar e tëra dhe gjendet në arkvin e Parlamentit Europian dhe një kopje në arkivin tim.

Në foto nga e majta : Qamil Zekolli, Gani Azemi, Jaak Vanden Melebrock, Brian Simson , Reshat Sahitaj

Pamje nga konferenca e 24 tetorit 1990

Kjo ishte hera e dytë në historinë e popullit tonë ku në një konferencë merrnin pjesë eurodeputetët që u solidarizuan më Kosovën. Hera e parë ishte në maj 1990 vetëm Jaak Vanden Melebrouck. Konferencat tjera do të vinë në vitët në vazhdim e deri në lokalet e OKB-së në Gjenevë.

Komunikata për konferencën për medie në lokalet e P.E. me dy emra të eurodeputetve.

Imagjinoni sot në vitin 2022, si kemi qenë në gjendje që asokohe t’i  bënim për çeshtjën tonë jo vetëm këta dy eurodeputetë por edhe shumë të tjerë. Imagjinoni sot në vitin 2022, a kemi një personalitet nga qeveria e Kosovës që të organizojë një konferencë per medie me dy personalitete europiane e ata te deklarojnë psh Kosova e meriton liberalizimin e vizave.

Ne, kemi bërë një veprimtari titanike në zhvillimin e diplomacisë kosovare. Ne, nuk kemi bërë seleksionime kush është i KDK-së apo i LPK-së por Byroja Informative e Kosovës ka veperuar më të gjithë bashkë pavarësisht ngjyrave politike. Ky ishte çelësi i suksesit tonë, që e kanë verjetur edhe eurodeputetët dhe personalitete tjera të qeverive te huaja, të cilët na përkrahnin pa rezerva. Ky ishte çelësi i sukseseve tona që më mirë arritëm t’i ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë vuajtjet dhe situatën që po kalonte Kosova.

1 Komente

  1. E
    EMIGRANTI

    Shkrim i bukur edhe pse ka shume situata qe ishin te tmerrsheme per ate kohe . Diplomacia duhet te vazhdoje ne cdo dite te vitit dhe ne cdo ore te dites , kjo eshte mangesi qe ne. e kemi . Arrijme dicka dhe kujtojme se e zgjidhem ne nje kohe qe kundershtaret vazhdojne pa pushim te punojne kundra nesh , pra lufta e ftohte asnjehere nuk ka pefunduar .Bashkimi i forcave pa dallime Partish eshte vendimtar kur vjen puna per interesat e Kombit . Great message

    Lini një Përgjigje