Kujt i shërben ministri i Jashtëm i Maqedonisë, ‘shqiptari’ Bujar Osmani?

10 Gusht 2022, 10:39Blog TEMA

Kujt i shërben ministri i Jashtëm i Maqedonisë,

Nga Enver Robelli

Bujar Osmani është ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ai e ushtron këtë funksion si përfaqësues i një partie shqiptare, pra BDI-së. Por kur e shikon deklaratën e tij mbi tensionet e fundit në veri të Kosovës, fitohet përshtypja se Bujar Osmani është ministër i Sllovakisë apo Qipros, të cilat nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

“Po e ndjekim situatën në Kosovën veriore me interes të madh”, shkruan Osmani në profilin e tij në Twitter. Pastaj vazhdon: “...përshëndesim deeskalimin e fundit. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që në përputhje me synimet dhe vlerat e mira fqinjësore dhe me mirëbesim t’i përmbahen asaj për çka janë pajtuar duke marrë parasysh kontekstin e ndjeshëm gjeopolitik”.

Deklarata e kryediplomatit të Shkupit tingëllon si e kopjuar nga prononcimet bajate të Josep Borrellit dhe Mirosllav Lajçakut ku faji u hidhet “të dyja palëve”. Deklarata e Osmanit i barazon palët, ndonëse dihet se kush është shkaktari i tensioneve në veri – është Serbia. Deklarata nuk i referohet fare sovranitetit të Kosovës, gjë që në kontekst të veriut është thelbësore.

Ekziston një vazhdimësi e sjelljes arrogante të Bujar Osmanit ndaj shtetit të Kosovës, siç tregojnë edhe dëshmitarë ndërkombëtarë. Për shembull: nuk ka ndodhur kurrë në historinë e re të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë që mes politikanëve shqiptarë të mos ketë shkëmbime dhe përshëndetje në takime e forume ndërkombëtare. Këtë precedent e ka krijuar Bujar Osmani. (Po flas këtu për shqiptarët e ish-Jugosllavisë, sepse Edi Rama është “rast tjetër”: ai mendon se mund t’i japë leksione Bullgarisë, ta akuzojë Millo Gjukanoviqin, të tallet me kryeministrin maqedonas dhe pa ia kërkuar askush të kërkojë mirëkuptim të Perëndimit për Serbinë e cila, sipas Edi Ramës, e ka vështirë të vendosë sanksione kundër Rusisë për shkak se Vlladimir Putini është i popullarizuar në Serbi. Putinin e ka bërë të popullarizuar në Serbi vetë Aleksandër Vuçiqi, por në këso tema të thella Edi Rama nuk futet).

Sjelljet skandaloze të Bujar Osmanit në raport me Kosovën do të ishte mirë të trajtoheshin me seriozitet dhe kritikë nga BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti. Ministrat shqiptarë në postet e tyre nuk duhet të harrojnë se aty janë edhe për shkak se janë shqiptarë, pra përfaqësojnë një trupë të caktuar elektorale, krahas lojalitetit të domosdoshëm ndaj shtetit maqedonas. Mbrojtja e shtetit të Kosovës është në interesin e Maqedonisë së Veriut dhe të shqiptarëve të atjeshëm.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gëzojnë të drejta të avancuara edhe falë rolit historik që ka luajtur Kosova dhe sidomos Prishtina – si qendër universitare që me dekada ka përgatitur gati krejt kuadrin arsimor, kulturor, politik dhe ekonomik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ka qenë krejtësisht e vetëkuptueshme që shkollat fillore dhe gjimnazet e Kosovës të hapnin dyert në fund të viteve 80-të për mijëra nxënës shqiptarë nga Maqedonia që regjimi i atëhershëm në Shkup i dëboi nga sistemi shkollor. Dhe ka qenë e vetëkuptueshme që mijëra shqiptarë nga Maqedonia më 1999 të hapin dyert e zemrat për refugjatët nga Kosova. Atëbotë qindra shqiptarë nga Maqedonia luftonin për çlirimin e Kosovës. Dy vite më vonë përkrahja për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë erdhi sidomos nga Kosova. Politikanë e aktivistë politikë të Kosovës luajtën rol të rëndësishëm në bindjen e tre liderëve politikë shqiptarë të Maqedonisë (Arben Xhaferi, Ali Ahmeti dhe Imer Imeri) që në Prizren të nënshkruajnë një marrëveshje historike mbi të ardhmen e Maqedonisë dhe të shqiptarëve në këtë shtet.

Harresa, sjellja arrogante, shmangia e Kosovës, siç ka nisur ta praktikojë ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, është një njollë mbi këtë trashëgimi politike që daton nga koha e Ibrahim Rugovës, kur ekzistonte këshilli koordinues i partive politike të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë (në fillim të viteve 90-të). Maqedonia dhe veçanërisht politikanët shqiptarë të atjeshëm nuk mund të sillen ndaj Kosovës si Sllovakia apo Qipro. Sepse nuk janë as sllovakë, as qipriotë, andaj s’kanë nevojë as t’i imitojnë për t’u dukur “europianë”. Sepse europian dhe proeuropian nuk të bën imitimi i banaliteteve, por qëndrimet e qarta.

9 Komente

  1. G
    GEZUAR BAFTJAR

    JU DONI SERBINE MO DAJE VETEM SERBINE MO DAJE!!! JO ME FAL DONI EDHE KETA QE I FERKOJNE BISHTIN DYSHES ALBIN _OSMANI. QE PERVEC ILIRPRESIDHJERIT DHE KUFOMES NUK I PERKRAH ASKUSH TE TJERET JANE TE PA DITUR BILE TRADHETARE. PRA JU PELQEJNE VETEM UDBASHET DHE CETNIKET. DHEEEEEEE PER JU RROFTE SERBIA, JENI AFER HASHIMI NE BURG EDI TRADHETARE BUJARI PO ASHTU

    Përgjigjjuni
    1. e
      eh c'na gjeti

      Robell torrollaku harron nje fakt fare te thjeshte : Makedonia e Veriut eshte nje shtet shqiptar!

      Përgjigjjuni
    2. G
      GEZUAR BAFTJAR

      JU DONI SERBINE MO DAJE VETEM SERBINE MO DAJE!!! JO ME FAL DONI EDHE KETA QE I FERKOJNE BISHTIN DYSHES ALBIN _OSMANI. QE PERVEC ILIRPRESIDHJERIT DHE KUFOMES NUK I PERKRAH ASKUSH TE TJERET JANE TE PA DITUR BILE TRADHETARE. PRA JU PELQEJNE VETEM UDBASHET DHE CETNIKET. DHEEEEEEE PER JU RROFTE SERBIA, JENI AFER HASHIMI NE BURG EDI TRADHETARE BUJARI PO ASHTU

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Ah mor Robell,nuk besoj qe gjithe Kombi Kosovar,te jete si ty.Per ty dhe ca te tjere si ty ,qe shkruajne cdo dite tek gazeta Bota Sot,nen urdhrat e Sali Kerrmes,per ju:Ali Ahmeti tradhtar,sepse mbrojti Ballkanin e hapur:Hashim Thaci tradhtar:Edi Rama tradhtar:Komondantet e tjere ne Hage,Vrases dhe Kriminele:Dritan Abazovic Tradhtar:Tani i fundit i Mohikaneve,Bujar Osmani Tradhtar. Ne gazetat e juaja:Sali Berisha Hero i Kombit,se ja Thyu hundet Vucicit:Ilir Meta Hero i Kombit,trim mbi trima Likja.Nje pyetje kam per ju Kosovaret me emrat Enver Robell:Te gjithe kush mundohet te beje politike jo pro Luftes,quhet pusht dhe tradhtar,kush Llap kot si Patriot dhe Nacionalist,edhe pse ky eshte nje Non Grata,pra nje Armik i sistemit Amerikan,per ju eshte Hero.Or ju trima te Kombit Kosovar,jeni me Ameriken apo kundra?Or Enver,nuk e kuptoni qe jeni shume te vegjel ,sa per ti quajtur te gjithe tradhtare te Kombit.Enver Robelli ke te drejte,se eshte nje Enver Bytyci,qe nuk ka dite qe nuk boton nga 3 artikuj ne dite tek Bota Sot,ku Edi Rama eshte Tradhtar,dhe Sali Berisha trim i trimave.Ore Koqet e Kosoves,shikoni shtetin tuaj,per ne kendej ne Shqipni e dime shume mire kush eshte Sala dhe Likja,jo me gjate,por 97 i lan te gjitha..

        Përgjigjjuni
        1. c
          ca po thua

          Kol antishqiptari dhe kokCari. Nuk ka "komb kosovar"! Te fala katunares qe ke ne shtepi.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pollogadër

            O KOL, sued Lakër! Po përse, or Kål, malazezasit (jo proserb) janë kundër Bakllavasë së hapur? Pse, or Lakër, boshnjakët dhe kroatët e Bosnjës janë kundër; pse or Kål, një pjesë shtetasish të Shqipërisë politike janë kundër, pse shqiptarët e Dardanisë, krejt gati, janë kundër, pse ëshë kundër dipl angleze është kundër; Pse serbët janë pro edhe më ultristët - shovenistëpse rusët putinistë janë pro? pse surromaqedonasit janë pro? Me kënd jeni ju ramicët!

            Përgjigjjuni
          2. M
            MacGr

            robert; E drejta jote te mendosh se politikanet shqiptare te Maq.ver. i prodhoi Kosova dhe mund te jete ashtu. Jo dy po nje te keni si Arber Xhaferi mbase dicka do ishte me mire ne Kosove.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muzaka i Ri

              Arbën Xhaferr as nuk ka, as nuk do ket më ne trojet shqiptare kudo qe jane.

              Përgjigjjuni
              1. b
                ben

                Zoti Robelli harron, ose ben sikur harron se berjen bashke te politikaneve shqiptare ne Maqedonine e Veriut, nuk i bene politikanet kosovare, qe nuk merreshin vesh me njeri tjetrin, pale te drejtonin politikanet e MV. Bashkimin e tyre ne MV e beri Edi Rama, qe i therriti te gjithe ne Tirane, ku u ra dakort qe shqiptaret te dilnin me kandidate te perbashket ne zgjedhjet atje. Nga presidenti i atehershme bullgaro-maqedon, ky veprim i Rames u konsiderua si nderhyrje ne punet e brendshme te shtetit bullgaro-maqedon. Zoti Robbelli, cdo gje qe ka bere Rama, kur nuk i gjen dot ndonje klecke per ta kritikuar, ose ben sikur e harron, ose ja atribon keto veprime te tjereve. Nje analist, nuk mundet te jete i njeanshem, prandaj Robbelli me robellet e tjere si Bushati e Lubonja jane te pabesueshem. Personalisht jam teper skeptik ndaj opinjoneve te tyre edhe kur ato kane te drejte, pasi gjithmone do e gjejne ndonje grep per te kritikuar Ramen. Rama nuk eshte ideal, por eshte nje udheheqes qe ka lene gjurme pozitive ne politiken dhe ekonomine e vendit tone. Nuk eshte rastesi, qe ai mori edhe mandatin e trete, qe tregon se ka akoma besimin e shqiptareve. Te tjerat jane lloqe pa asnje vlere. Kur Rama te zhgenjeje, populli do ta rrezoje me vote. Persa kohe qe ai votohet masivisht, tregon se ka akoma besimin e popullit dhe se alternativa qe ofron opozita eshte jo bindese. Nga ana tjeter, kjo opozite qe kemi sot, vazhdon te mbeshtetet mbi figura te diskretituara si doktorr non-grata dhe Like Hajduti. Persa kohe qe keta te dy do jene ne krye te opozites, Rama do vazhdoje te fitoje zgjedhjet.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje