Rama po rishpik vetveten, nuk i mjafton as mandati i tretë

10 Gusht 2022, 12:12Blog TEMA

Rama po rishpik vetveten, nuk i mjafton as mandati i tretë

Nga Lorenc Vangjeli

Kundërshtarët e tij mund t’i numërojnë një mijë e një mëkate. Si kryeministër dhe si qenie njerëzore. Për Berishën dhe Metën, që e kanë shpallur armik final, ai është fajtor edhe për kryqëzimin e Jezu Krishtit. Miqtë e tij, tek të cilët vetë Rama rekruton me qejf tharmin e kundërshtarëve rishtarë, mund të numërojnë të 99-tat për të, por janë të bindur se Viti Zero në Shqipëri, fillon pikërisht me Ramën.

Të paktën gjysma e shqiptarëve që shkojnë të votojnë, megjithatë, e konsiderojnë atë ende si ofertën më të mirë politike në vend. Të gjitha këto kategori së bashku, kritikën kryesore – e përmend dhe Rama vetë – e kanë tek bindja se “Ai të lëshon!”. Dhe me “Ai të lëshon!”, edhe armiqtë, edhe kundërshtarët, edhe miqtë që janë të destinuar të rrallohen sa më shumë i shtohen vitet në pushtet, kanë parasysh bindjen se, mbas cdo lumi që kalon, Rama i harron kuajt që e nxorrën në breg dhe mbas cdo rrebeshi që shterr, ai nuk e falenderon më cadrën.

Dy kategoritë e para kanë të drejtë në bindjen e tyre. Eshtë normale, tipike për bardh e zinë e politikës në Tiranë, që kundërshtari, aq më tepër kur bëhet fjalë për Piktorin atipik, të vizatohet me ngjyra që huazohen nga gëzofi i djallit. Problemi qëndron me të tretët, me njerëzit e Ramës. Një pjesë e tyre kanë kohë që jetojnë në bindjen se janë mall për t’u shitur, sidomos tani kur kanë nisur të ndjejnë tentativa për ndryshime në hierarki brenda maxhorancës; disa ndjejnë pasiguri për atë që do të sjellë vjeshta për karrierën e tyre në rastin më të mirë dhe disa të tjerë, për raportet e pritshme me drejtësinë, në rastin më të keq. Në secilin prej këtyre rasteve është e pritshme që sjellja e kryeministrit të reflektojë thjesht atë që ai e konsideron interesin më të mirë për pushtetin e tij, cka me të gjitha gjasat, do të prishë shumë interesa vetjake të njerëzve pranë tij.

Riformatimi i mundshëm i qeverisë diku nga vjeshta, një nevojë që ndoshta Rama ka muaj që e sjell ndër mend, me shumë gjasa do të krijojë të tjera pakënaqësi në një tokë të rrëshkitshme interesash, por edhe zilish reciproke, xhelozish të egra dhe shkëmbim thikash mes “kolegësh” në PS. Ndonëse ende e padukshme, aksioma për luftën më të ashpër brenda llojit, nuk është e llojit unik në PS, por në PS gjen vërtetimin e saj të rradhës.
Pjesa tjerër, ajo që ka raporte frike me SPAK-un, ndjehen viktima të frazës së Ramës: “Përgjegjësia është individuale!”. Një frazë që ata e konsiderojnë jo vetëm si heqje dorë dhe dorëheqje e Ramës nga cdo bashkëpërgjegjësi, por edhe për hedhjen e tyre si kurban në duart e drejtësisë. Por fiks kjo frazë, pavarësisht mëkateve që gjithkush rend t’i numërojë Ramës, është fraza më e saktë që Rama ka thënë ndonjëherë. Ajo është korrekte politikisht dhe formalisht!

Nuk ka asnjë dyshim, përgjegjësia është individuale. Dhe kush ka gabuar, kush ka rrasur duart në thesin e parave publike, duhet të paguajë individualisht. Madje tre herë dhe trefish. Edhe penalisht, edhe politikisht, edhe moralisht. Penalisht për aq sa i peshon kandari i drejtësisë, politikisht, për t’u larguar nga politika dhe moralisht, për të mbajtur peshën e turpit publik. Prognoza është e zymtë për disa që e panë karrierën politike si një pjesë e kolegëve të tyre të djathtë, që ende shpresojnë se koha që kanë kaluar në opozitë, ka qenë purgatori që i ka pastruar nga mëkate ngjethëse. Rasti i Doktorit është dëshmia më e qartë se kohë për t’u turpëruar ka gjithmonë me bollëk.

Për të dy palët, ndëshkimi penal si akt, nuk është synim në vetvete. Rrethi mbyllet vetëm kur produktet e veprës kriminale, edhe kur duket se janë larë e tharrë ligjërisht, të sekuestrohen e t’i kthehen publikut në formën e pasurisë publike. Mund të ndodhë që dikush të jetë shpallur apo edhe të shpallet fajtor me dosje gjyqësore që nuk bindin askënd, por nuk mbaron këtu. Ka personazhe të cilëve shumëkush i numëron hektarët që blejnë me emra të afërmish në periferi të Tiranës, që planifikojnë ndërtime luksi në qendër të saj apo edhe inagurojnë komplekse hoteliere në jug të vendit duke rrezikuar të marë në qafë, dhe seriozisht kësaj here, jo vetëm veten, por edhe lavatricet e tyre të hekurta.

Ka personazhe të tjerë që si David Koperfildi, iluzionisti i famshëm, e shndërrojnë një copë tokë sa një shami hundësh në një lagje të tërë banimi dhe në të njëjtën kohë, besojnë se e shndërrojnë edhe veten në ëngjëll hakmarrës në emër të së drejtës.

Të tjerë, shumë të tjerë nga ata që e dinë edhe më mirë se vetë prokurorët se cfarë kanë bërë, janë në rradhë për të kaluar rradhën e llogarive të hapura.

Në një vend të vogël ku të gjithë i njohin të gjithë, është pothuaj e pamundur të fshihen nën mëngë thasët me para dhe paratë që dalin me grushte nga thasët.

Pavarësisht shiut që i vjen rrotull Tiranës së gushtit dhe protestave të opozitës që premtojnë të shtohen dhe ashpërsohen, duke nisur që me shtatorin, moti politik do të bëhet shumë më i nxehtë.

Ajo që nuk kuptojnë kundërshtarët e Ramës është që duke u sjellë si radikalë, vështirësojnë ditët qeverisjes, por në hesap të fundit, radikalizimi i situatës i vjen për mbarë dhe shkon osh me interesin e vetë kryeministrit. Ramën e dëmton paqja me beteja normale, kurse lufta pa paqe në mes, vetëm e forcon. Kjo është mënyra e provuar që shtrëngon rradhët e militantëve në të dy anët dhe rrit edhe më tej shtresën e votuesve që nuk preferojnë të zgjedhin më të voglën mes dy të këqijave. Që edhe kur mohojnë Ramën, refuzojnë edhe Berishën me Metën.

Dy drejtuesit e rinj të opozitës duhet të kuptojnë se “armiku” i tyre përballë është duke rishpikur vetveten, cka e bën të domosdoshme që edhe ata të ndryshojnë. Sopata nuk ëshë armë e vetme dhe kur flet me zë të ulët, rriten shanset për t’u dëgjuar më larg dhe më fort.

Me gjasë, në vjeshtë Rama do të dëgjohet më shpesh të thotë: “Përgjegjësia është individuale!”. Dhe kjo është shtysa që do t’ia cojë duart tek veshi i atyre që do të përcillen në SPAK kapur për veshi. Ka të drejtë edhe sepse edhe merita për triumfin e katërt të socialistëve në zgjedhje, kështu sic po rrjedhin ujërat nën urat e Lanës, do të jetë gjithmonë e më individuale.

38 Komente

  1. N
    Nga une

    Rama e meriton edhe mandatin e katert, edhe te peste, nese nuk zevendesohet nga ndonje politikan me i zoti. Edhe levizjet qe ben, per mire i ka. Pushteti nuk eshte me tapi. Me te zotet, te zevendesojne me aftet! Eshte e vetmja metode demokratike, qe nje vend te ece perpara!

    1. E
      Eni

      Po pse votojet ne Shqiperi? Ai vend eshte njesh me mafia. Ne cdo vend te botes ato idiotesite e gjegesave do mjaftonin per ta zhdukur nga politika...mos themi me shume....

      1. s
        spaku

        Ne shqiperi nuk ka se si te votohet, pasi votim eshte zgjedhja e ofertes me te mire per te ardhmen, dhe kjo oferte analizohet nga njerez dhe jo nga mjeran-analfabet-derzinj. Pra aty, nuk ka oferte, nuk ka votues ndaj dhe ska te ardhme. Ka vetem degjenerim 360 grade, me vete kujdesjen e Mister Piktor Rama. Shikoni çbehet ne administraten publike, dhe ne sipermarrjen private........futja njeri tjetrit, vidh, zhvat, mashtro, rrugaçërò.....e qqqrrrbttt. Dhe *hakerreju evropit.....se dhendri na qenka gati!!!

      2. K
        KAPEDANI

        Nje shtet pa gjykata , ose me gjykata tw shantazhuara nuk mund te quhet shtet. Nese korrupsioni ne nivele te larta, gjyqtaret dhe prokuroret qe BE SHBA i kerkon ne burg , po jo me denime si deri tani 6 muaj , dy vjet, sherbim prove , pas tyre do shkoj Rama. Kur te preken ata do degjoni se ç`do nxjerin. Ne te kundert Rama do jete i perjetshem. lorenci do mbetet gjithmon b... lepires.

        1. L
          Larva

          O Lorenc Larva! O sahanlepires. Pergjegjsia eshte individuale kur duhet te perballet me konseguencat penale, po pergjegjsia e vertet eshte ajo morale. Dhe Ramushi eshte pergjegjesi moral duke filluar nga selektimi i te korruptuarve ne role publike. Eshte si barsaleta e Gigi Proietti-t kur luante rolin e avokatit dhe i thoste klientit te vet: “qui ti inculano, ma qui li inculiamo!” Dhe klienti i pergjigjet: “ma avocato, perche quando mi inculano sto da sole, ma quando li inculiamo siamo in due?”

          1. M
            Martin

            Ne Qeverine Edi Rama 4 une si mik qe jetoj ne SHBA e keshilloj qe te projektoje nje qeveri me te vogel ne numer, por shume me cilesore me drejtues qe kane pervoje nderkombetare. Re rinj te pergatitur tahsme ne Perendim ka plot. Mjafton vetem nje thirrje. Qeveria Rama 3 e kreu misionin.

            1. l
              lorenci

              Na cave koken o Lorenc. Si nuk perton ti e gazeta qe te jep aq vend per te thene llafe kot!!! Rama do kritikuar per katastrofen e hajduterite, ti na thua pallavra kot Shko merru me presidentin e rradhes si keshilltar e mos u shit si kompetent leshi

            2. d
              durresi

              Rama nuk ka aspak te drejte kur thote qe pergjegjesia eshte individuale, ai la pergjegjsine se ka vene ne krye te ministrive hajdute (ne rastin kur minist4at kapen duke vjedhur). Kur ai polici idiot qelloi dhe vrau nje qytetar ministri i brendshem dha dorebeqjen pavsrsisht qe nuk ia kishte haberin se kush ishte ky polici...

              1. T
                Taulant

                Per korrektsi nuk ishte nje polic i thjesh. Ishte shef policie.... Eshte ai qe mbledh leket prej trafiqeve te kanabisit e kokaines dhe me pas nje perqindje ka jakol ministrit te brendshem. I cili nje perqindje e kalon tek Rama. Prandaj Rama eshte nder hajdutet publik me te medhenj ne glob.

                1. S
                  Sali Rrumpalla dhe Ilir floriri.

                  Taulant, te lutem mos diskuto me se na e cpife neve qe nuk dime se cduam. Kur lexoj se cshkruan ti kuptoj qe ne rradhe te pare nuk dua hiperbolaxhinjte si puna jote qe per qellimin qe kane rregullojne dhe fjalet. Na ler te keqen te kuadrisemi ne konfjuzitetin tone sepse ty te duket se po na hap syte, -por ne thelb ben te kunderten. Leri epitetet por fol me fakte. Do ishte mire te me spjegoje se pse te votoj per Saliun apo Ilirin. Rama ne krahasim me ta eshte si nata me diten, prandaj une nuk votoj per Ramen, kur votoj, por votoj qe kurre mos ti shikoj syte Saliut dhe ilirit. A e kupton ti Taulant te vetrteten e hidhur se pse ne pa parti votojme Ramen? Fatkeqesia jone eshte se nuk kemi opozite. Opozita jone eshte marre peng nga hajdutet, spiunet dhe armiqte e Amerikes. Me ke je ti Taulant. Ndoshta je me serbin, perderisa na nxit te votojme per spiunet e tij....

                  1. N
                    Niku

                    Taulant te kjo teoria jote konspirative harrove te shtosh qe Rama nje pjese te tij ja con Xhorxh Sorosit, i cili dhe ai nga ana e tij nje pjese ja con Bill Gates dhe nje pjese Xho Bajdenit. Po edhe Bajdeni nuk eshte se i mban per vete, con dhe ai pjesen e tij te Putini, i cili ne vazhdim, con pjesen e tij te Kim Jong Un, Viktor Orban, Vucic dhe Erdogan, dhe keta pastaj e ndajne pjesen e tyre edhe me Ramen prape, keshtu qe plotesohet qarku dhe Rama perfiton dyfish. Sa me te nderlikuara gjerat, aq me te thjeshta jane. Faji kryesor i Rames eshte qe nuk duron dot kundershtimin, dhe ve "yes, man" ne rolet e tyre. Madje ka shnderruar gjithe sistemin elektoral dhe ekzekutiv ne te tille, ku te gjithe shohin me syte nga Rama. Jane bere te gjithe dele, nuk ka pavaresi institucionale apo personale. E prapeseprape duke pare cfare eshte alternativa, Rama eshte perseri me i miri.

                2. P
                  PATRIOTI

                  DONI PRAPE SAL HALE VICIDOLIN???? APO BAXHELLEN E LIKE FLORIRIT????

                  1. P
                    Patriot te thencin

                    Sigurisht kedo vec te mos jete qelbesira qe po zhvat sot shqiptaret

                  2. P
                    Prind

                    Opoziten me te mire ndonjehere po e ben partia e Ilir Metes: Me fakte konkrete se si po vjedhin taksat tona, me shifra te dokumentuara, me shkresa ( perballe kameres), te firmosura e vulosura nga halabaket ne pushtet. Kjo lloj opozite e ben Ramen te marre overdozen e te shkoje matane diellit. E meriton sepse na zhgenjeu si askush tjeter!

                    1. N
                      Nuk keni pare asgje akoma

                      Sakte

                      1. D
                        Dakord

                        Ti prind pse qenke zhgenjyer? Nuk te dhane ndonje post??? Une qe s'dua dhe skam ndermend te punoj ne shtet nuk jam zhgenjyer. Po shoh shqiperi te paster, qytete te rregulluara, negociata te hapura, vendin anetar te keshillit te sigurimit ne okb, shoh gjyqtare e prokurore te korruptuar ne burg dhe te sekuestruar, shoh sali kriminelin non grata etj etj. Dita dites me mire do behet. Fakti qe kur vjen PS ne pushtet njerezit presin perfeksionin nga qeveria, flet vete e flet shume. Sa per LSI e ilir metaj, bien dakord te majte e te djathte se ajo eshte partia e lekeve. Ajo prishi mandatin e dyte te te djathteve, i degjeneroi me vjedhje e korrupsion. Po keshtu mandatin e pare te te majteve. LSI eshte shpikesja e te gjitha menyrave korruptive ne shqiperi, shpikesja e blerjes se votave me parate qe vodhen nga xhepat tane. Per sa kohe te kete parti te lekeve, Rama duhet te rrije ne pushtet, te shkoje sa te shkoje.

                        1. P
                          Prind

                          Ti "Dakord" qe nuj qenke dakird me mua, po te them qe une jetoj me biznesin tim , me shpatullat e mia dhe nuk pres te vjedh neper zyra qe te ha. Shoh qe ti qenke nje medioker ,sa nuk arrin te shohesh qe ato qe ka vjedhur Iliri jane qindarka perpara makuterise se Rames

                      2. D
                        Demotakercita

                        Ne cdo moment pergjegjesia eshte individuale,deri kur drejtesia te provoj bashkepunimin midis Kryeministrit me vartesit e akuzuar.Pa dyshim Ai ka pergjegjesi morale kur vartesit e zgjedhur prej Tij kane futur duart ne parat e shqiptareve.Dorezimi para drejtesise te fajtoreve eshte merite dhezotesi.Kur kjo ndodh do te thote se lufta e tij eshte e drejte.Mos haroni se ne kohen kur ne pushtet ishte Sali Berisha,megjithese shume vartes te tij gabuan deri ne vrasje ai i mbrojti duke shkelur cdo parim te shtetit ligjor.

                        1. P
                          Pilo Lala

                          Shume e sakte, sic eshte betuar Edi Rama tek Presidenti, me dore ne Kushtetute, edhe Ministrat betohen tek Presidenti, qe nuk do vjedhin. Po vodhe , do vesh tek 7 penxheret.

                          1. T
                            Taulant

                            Varet tek kriteret qe drejtuesi perdor per te zgjedhur vartesit. Kur ti zgjedh Beqjan,Koken,Gjiknurin e dinosaur te tjere te korrupsionit ateher cfare do presesh. Ata do vazhdojn te vjedhin. Por drejtuesi ne kete rast eshte me hajdut sesa hajdutet qe zgjedh. Llumi llum do thote populli. Dhe Rama eshte i zhytur ne llum ... si llum qe eshte.

                            1. A
                              Antipatrea

                              Ç'të paska qarë Rama ty o Taulant që e paske marrë kaq inat ??? Mos vallë atë që po kërkon ... motrën...

                          2. P
                            Prind

                            Ju kujtohet shprehja e Rames: -" kush fut mik, humbet pike" ? Po pse nuk humben pike kusherinjte e Ballukut qe kane zaptuar pikat kyce ne KESH, Tatime, ARSH etj etj. Prandaj revolta prej zhgenjimit sa vjen e rritet, kudo ku flasim me miq e te aferm e ndjejme zhgenjimin. Halli i madh i joni eshte , se ke te votojme mor zot i madh, se te gjithe nje mut jane , hajdute, demagoge, neokomuniste, halabake e shto sa te duash epitete negative se i meritojne....

                            1. D
                              Dakord

                              Ty do te votojme qe paske kuptuar qe te gjithe jane llum. Dil me kandidature se do bejme fushate per ty ne lexuesit e temes. Ti e ke te shkruar ne balle qe je nje qe po te japin ndonje post drejtori. Ik te PL se mbase te premtojne se ca si ty jane anetare te PS se Metaj

                              1. I
                                Ik e pirdhu

                                O Dakord! Nuk u lodhe mo? Boll o boll se le nam!! Ti ose je rrogetar i mirepaguar nga rilindja ose je pabuks qe pret sufllaqen e rradhes

                            2. r
                              raul

                              Edi Rama e meriton dhe mandatin e 4 te sepse ka nje performance politike shume shume me lart se Perbindeshi i Vicidolit qe vrau 4 qytetare tek dera e zyres se tij me 21 janar, apo Agushi qe la zyren e shtetit dhe pa pike turpi shkoi dhe i futi duart ne fyt rojes se zyres se nje particke fantazme frd me kryetar te papunin Sali Shehu qe nuk mori asnje vote ne 2021. Dhe mbani mend si ulerinte Likja me duart ne fyt rojes taman si nje i cmendur qe eshte arratisur nga cmendina. Ketu eshte dallimi i madh dhe aresyeja pse ne 2025 Edi Rama merr mandatin e 4 te kurse Agush habib burgiba bashke me perbindeshin e vicidolit shkojne per lesh dhije.

                              1. a
                                anti25642654censurë

                                o lorenci,lene mandatin e katërt a të pestë! ai do ta lërë kur ti vijë mandata!!pra kur të cofë!! "Dhe me “Ai të lëshon!”, edhe armiqtë, edhe kundërshtarët, edhe miqtë që janë të destinuar të rrallohen sa më shumë i shtohen vitet në pushtet, kanë parasysh bindjen se, mbas cdo lumi që kalon, Rama i harron kuajt që e nxorrën në breg dhe mbas cdo rrebeshi që shterr, ai nuk e falenderon më cadrën." shumë bukur përmbledhur veprimtaria e dobiçit të burgajetit!! në një eksperimet të bërë me majmunët u pa se ata bënin veprime që nuk i kishin përjetuar vetë!! një grup majmunësh u fut në një kafaz ku simulohej shiu i ftohtë dhe në mes të kafazit një shkallë ku sipër saj kishte një banane!!sa herë që hipte një majmun për ta marrë fillonte një shi i akullt!majmunët me kalimin e kohës e kuptuan se shkaku ishte ai që shkonte të merrte bananen! filluan ti hynin në dajak atij që përpiqej të merrte bananen!!majmunët i zëvëndësuan një nga një,dh epër çudi megjithëse majmunët e rinj nuk e kishin përjetuar shiun,rrifnin majmunin që deshte të merrte bananen!! të njëjtën gjë bëjnë dhe diktatorët!ata ndërrojnë kuajt njëri pas tjetrit sa herë kalojnë lumenjt!! dhe pas një kohe ata,diktatorët,këthehen në "perëndi" që kanë fluturuar mbi lumenj,dhe jo që kanë kalëruar!nuk është askush që të tregojë se diktatori i madhërishëm,ishte dhe është një njeri i rëndomtë!! këtë kanë dhe do të bëjnë tërë jetën diktatorët në çdo vënd të botës!! këtë po bën dhe ky ndyrësira jonë!! ps:ore u bënë kohë që nuk po dëgjojmë më ato lajmet fantastike,me "tre kërkesa", që na thoshte ajo bukuroshja me syze djelli e LOQ,a OFL si mutin quhej,quhet ajo dega e policisë me rroba të bukura?? duhet me prit sezonin të os-karit shqiptar apo i kanë dhënë fund atij seriali,humoristik??

                                1. D
                                  Dakord

                                  Sa per te te iluminuar se mendjen sta nderroj dot, jane sekuestruar pronat e ish kryeprokurorit te tiranes Perparim Fusha. Resorti Mai Tai, toka e terrene, apartamente e garazhe. Gati rradha e sekuestros per te gjithe funderrinat qe kane grabitur kete vend ku jeton edhe ti qe perkrah llumrat.

                                2. R
                                  Refugjati

                                  Shqiptaret akoma se kane kuptuar lufta ne thojza e politikaneve(mafjozet)Rama,Sala,Like floliri!!!!!shqiptar eshte e vetmja menyre per te grabitur e per mos perfunduar ne burg

                                  1. p
                                    pijetari

                                    Te gjithe e dijme mire, edhe Saliu dhe Iliri, e dijne gjithashtu se Rama, piktori , basketbollisti, i ardhur aksidentalisht ne politike ku eshte atipik, eshte i vetmi qe ka punuar dhe i ka duk puna. Shikoni ndryshimet ne cdo fushe, flisni pa paragjykime, pa urrejtje sidomos, mos tundni flamure partish, dhe do te thoni edhe ju, qofsh opozitar a jo me te, se paska qene fat qe ai mori ne nje dite te veshtire per te majten drejtimin e Partise Socialiste, dhe po keshtu ne nje situate te veshtire, kur deshen ti nxjerrin kokallat Shqiperise sone njerezit si Berisha e Meta, ai u be kryeministri i gjithe shqiptareve. Kurre vendi s'ka qene me mire se sot, me gjithe termet e pandemi, me gjithe Ukraine e me tej. Me pallavrat e shpikjet e grupeve prane dy politikaneve te deshtuar, me se pari non- grata per ne shqiptaret, Rama rron edhe 100 vjet. Ne pushtet ai do te jete deri kur ekipi i tij te mos kete bere aq zollume sa populli te thote: Mjaft, zoti Rama duhet te largohesh. Ky eshte fundi i te quajtures "pergjgjegjesi personale" te kryeministrit.

                                    1. q
                                      qytetar

                                      Artikulli dhe komentet permblidhen ne nje ide dhe deshire maniake : Kemi 12 vjet qe nuk vjedhim ne..pse Ato !?. Vdiqem per leke. Duam pusht - et.

                                      1. z
                                        zgalem

                                        Shqiperia e ardhur nga tre diktatura radhazi , perjetoi diktaturen demokratike te Salit dhe Ilirit . Kjo diktatura e peste edhe e ger edhe tinzare , sepse e ka quajtur veten demokraci . Kjo ishte "demokraci " , qe vrau njerez me pushket e shtetit . Si te mos mjaftonte kjo , hapi arsenalet e armeve 50 vjecare dhe krijoi kushte te nje vellavrasje te perhereshme . Nuk eshte prodhuar asgje ehajrit , nen "demokracine " berisha - Meta . E ka shprehur tamam Lorenc vangjeli : Me Ramen Shqiperia , ka nisur vitin zero . E meriton vijushmerine qeverrisese , per aq mandate sa te konfirmohet nje me i zoti se rama . deri tani nuk ka nj ete tille , ne spektrin politik shqiptar . Nuk e njof personalisht . Nuk njof asnje nga fisi i tij , por mbetem dakort me Lorencin : Shqiperia me Ramen do eci perpara . Kjo eshte edhe bindja ime . Sa mandate ? Pa kufi , ne se kjo opozite sharlatane te gjeje vetveten . Shqiptari e peshon miire voten . Zgalem

                                        1. J
                                          Jari

                                          Ha Mut o Lorenc Kazani, u bëre analist ty, bythqirë burrë, ha një M,,, të madh, sahanlëpirës, se ça të duhet ty me E R, rri o bythqirë rri lih brënda Kazonit tënd. Kurvë bulëëë.

                                          1. J
                                            Jevgjiti

                                            Doli gabeli Vangjeli me nje tjeter kaba per klarinet

                                            1. ?
                                              ????????????????????????

                                              nuk edi kush voto per kto hale e hajduta o ZOT sa turp sali berishe. edvin rama. ilir meta .fatos nano. te gjith hajdute ede te babzitur..populli idiot edhe i pa shkolluar ...me vjen keq ta them nuk behet me kto haleja shqiperia

                                              1. A
                                                Asd

                                                Vangjeli nuk shkruan per lexuesit por i serviloset pushtetit. Dikur lepinte Meten, pastaj Berishen dhe tani nuk i ndahet Rames.

                                                1. k
                                                  kasemi

                                                  Jeni per t'ju qare hallin. E them kete pasi keni frike te nxirrni mesazhet qe sipas jush ju prishin pune. Une kam bere nje mesazh kur ju kishit publikuar 14 mesazhe, rreth ores 3. Shoh qe keni publikuar mesazhe te oreve shume me pas meje. Mendo sa frike keni nga e verteta, sa edhe mesazhe qe mund t'i lexojne nje numer me gishta njerzish, nuk i botoni. E gjoja mbaheni per media e lire. Turp, vertet turp, ju nuk i respektoni aspak mendimet ndryshe nga qemonja juaj.

                                                  1. C
                                                    Cajupi

                                                    Dua te kujtoj nje shprehje lapidare te presidentit Truman: "The buck stops at my desk!" (Fajet ndalojne e tavolient time), me te cieln donte te thoshte se Per cdo gje te keqe qe ndodh ne administraten time pergjegjesine e kam une". Cfare president i pergjegjshem ka qene Trumani!

                                                    1. S
                                                      Spiuni

                                                      Bujar Kapexhiu / dosja ARTI, fashikulli Nr. 230- ne Arkivin e Sigurimit te Shtetit (SSH), e qe nje COPY te dosjes ja ka Sali Berisha qe ne 1992, dhe COPY tjeteren per fat nuk e gjeti dot Bashkim Gazidede per ta zhdukur sipas urdherit te Sali Berishes…

                                                      Lini një Përgjigje