Mynxyrat e shtatorit po afrohen!

12 Gusht 2022, 17:04Blog TEMA

Mynxyrat e shtatorit po afrohen!

Nga Agron Gjekmarkaj

Ky gusht nuk është i zakonshem. Marazet shkojnë e vinë si retë. Qetesi para stuhisë. Opozitaret që nuk brejnë hekur me dhëmbe, ata si puna ime janë strukur nën pisha mali e deti dhe mejtonjë qysh u mbush e qysh u derdh pa ja gjetur fillin.

Të tjeret, ata që të marrin gjak në vetull, ata që kauzat publike i kanë më të shenjta se rehatinë personale, po farketojnë almiset dhe sapo të jepet urdheri në shtator kapnje per zhelesh do vershojnë si lum duke i rikthyer ketij vendi të zhuritur demokracinë e vertete. Të territoriales dalin si rrobaqepesit në perrallen e Andersenit dhe i qepin rroba të reja atdheut me drojen se ai lakuriq do mbetet prapë.

Në Tiranë kudo urojnë paç fatin e Gazhelit dhe u rritsh e u bëfsh trim si Ceno! Ata portofolin ta bëjnë si leter duhani. Bëmat e inceneratorve nuk kanë të sosur. Ditë e re e mesele e vjeter. Çudira degjojmë per fakirë mbi të cilët janë regjistruar miliona euro. Nafta nuk zbret per qamet, duket sikur Bordi e merr rrogen tek grosistet e hidrokarbureve dhe jo në shtet.

Shiu erdhi sapo pa deshperimin e Nikos per të shuar zjarret. Mbet i gjori duke derdhur ujë nga aeroplani po ato hiç!

Bora me këtë rast shkroi një poezi! "Eja o shi me lezet se Babo ty po të pret! Mbi zjarret bjer me furi deshperoji armiqtë tij! Na sperkat ti o shi per Babon me dashuri"!

Ditmiri kur e lexoi desh qau. Eh tha me vete si nuk e bëra edhe unë një të tillë. Mbase po ta bëj tani ku i dihet Babos mund ti pelqejë?? Frymezimi e la kur kujtoi sesi pasi shkoi në kongres mbi një zetor me jonxhe asgjë nuk ndodhi.

Babo ka qënë i vrenjtur keto kohë. Anija është shpuar dhe po fut ujë. Të keqen e barkes së Turit që bëri ç'bëri e nxorri në breg. Ai i ka zët tradhetoret e tradhetitë. Për të tillë e ndeshkoi edhe Tigrushin e gjorë i cili me flakët e hidherimit gjuan tanimë për ti zhigatur nurin Beles të ulur në karriken ku ai kolovitej!

Babo e di kush qesh kur duhet qarë, kush gezohet kur duhet hidherim ndaj koka e tij ngjan si arka e Noas. Aty në shtator do mbeten vetem të perzgjedhurit.

Keto ditë mori udhen e Azisë duke rëndur si i marri për të takuar Atin Erdogan. Ai e porositi "bir ruhu nga dinsëzet" dhe i kujtoji që "druri ka dalë nga xheneti" ndaj shetitjua doren.

Më i heshtur është kthyer se ka ikur. Porti i ri i Durresit e ka trazuar, u bë shqetesim i madh sapo u tha që u firmos marreveshja. Si mund ta durojnë armiqte e jashtem por më shumë të brëndëshmit këtë gjë, se Babo ka plot të tillë.

Nga të vetet të merzitur që i ka larguar e të tjerë pa hise thonë lart e poshtë që është piramidë, ndaj nuk duhet të blini aty që të shpetoni kursimet!

Po keshtu haram e ka shpallur dhe ish- presidenti Meta. Zëra ka që do ndertohen dhe njëzet xhami moderne brënda kompleksit që njerzit ti falen Zotit në menyrë që të bëhet xhehnem mbi tokë.

Megjithë zezonat që vertiten në ajri duket sikur ministrushet dhe ministreshat po pushojnë. Enigmë mbetet fati i Ulsiut në e ka tejkaluar vetminë që i shkaktoi ikja e Belindes në krahun e djathtë të Babos. Nuk dihet në po abronxohet?! Në rreze po merr që mes Delines dhe Evisit të shkelqejë në pozitat e ashikut lozonjar në vjeshtë apo si Ago Ymerit as i hahet e as i pihet po thjesht lengon duke u lutur që e shkuara të kthehet si e ardhme!?

Elisa thonë se po pergatitet të zevendesojë Tezen tek Turizmi dhe asnjëra nuk po pushon si duhet. Babo ka vetem një merak, po i dha portofol Elises kush do ja thotë Doktorit ato që vetem ajo mundet!!? Gjeneral Kollçaku është parë në rrobaqepes meqenese shefat e shtabit janë në modë qysh me Baken, po nuk dihet i ka per qejf apo per tek Nikua?!

Damo në duart e Babos ka vendosur shpirtin e tij, po i tha ai të kthehet në qeveri kthehet ai, po i tha të rrijë, rri ai, bereqavers në çdo rast.

Edhe Krifca nuk duket se e pret me qejf atë të mallkuar shtator, delet dhe dhitë po aq sa Braçja e kanë marrë zët. Babua po nderdyzet. Delina duke qeshur verdiktin pret i cili duket se do e çojë në prodhim për të rikthyer Denajn apo ndonjë nga "shoqeria civile" si Ciun.

Klosi pasi ka treguar stoicizem në mbarështimin e mjekrres mund të rikthehet në qeveri aty të vendi i Frides se bashku me Blerinen e cila nuk është çudi  të kapë qoshen e Bilalit. Çuçin e ka me fifti fifti! Margeriti, Olta dhe Manastirliu nuk duken në rrezik. Ato i kanë ikur merisë se Babos si djalli temjanit.

Pas perqafimit që Babo i bëri Taos në ahengun e dates 28 korrik une mund të mbetem si jetim pa Taon në anë duke u mjaftuar vetem me Joriden gjithnjë e më të heshtur dhe Tonin që mbron me trup Etilden nga zymtesia e shikimeve të opozites!

Mynxyra, mynxyra po na degjojnë veshet! Thonë që Babo do ndryshojë edhe kryetaret e komisioneve e ndozot nuk prek Miminë e Puccinit duke e lënë vendin batall pa gjithë atë madheshti. Fate Velaj po gatitet të vërë flamurin tek shkopi që le bosh Leli. Gjithësa po ndodh të kujton vargun e Homerit "pse rendni per të vdekur o të mjerë?", ndaj shijoni minutat, oret dhe lutuni që gushti të mos mbarojë kurrë. Tanimë Babua ju sheh me hallet e shtatorit dhe zhgenjimet e dimrit!!! Një drekë tjeter me zv liderin Mulin kam lënë për në shtator!

45 Komente

  1. A
    Artibr

    O-o shoku nuk eshte politika per ty ti ben hartime te nivelit 8 vjecar nuk ke nivel kur Mendon se je professor te shkulesh leshte e kokes ke nivelin e kujtim gjuzit konsservator me mir mos e hap atekonserven se na felliqe shko bei veri saliut si Lela e uli qafen ai e shtroj parmenden dhe ti keshtu bej se eshte vap e madhe.

    1. I
      Idiotët fanatikë qe shkaterruan Shqiperine

      Me pak fjalë, ky eshte nga ata llafazanet qe shtepine e vet e ka hale, por merret me shtepine e tjetrin, se nuk ka ç'ti beje mutit qe ka mbuluar shtepine e tij. Ose, ka frike nga ai qe i ka bere mutin.

      1. P
        Pseudo-Sak.rstiku

        Mesuesin e fshatit edhe mund ta besh, por mos te te rrej mendja mor fshatar-medioker se mund ti perngjashe Konices, se ti mungon statura e intelektualit. Madje madje, ti ofendendon dhe inteligjencen e mesuesve te Bubthit! Hajt ne te semes vash

        1. M
          MacGr

          Ne se jane projektuar 20 xhami moderne,Rama ti therrasi mendjes .Ethem kete se boll kemi degjeneruar ne kete drejtim Ne se synimi i ndertuesit eshte te perhapi me tej islamizmin vafte ne djall me gjithe arkitekturen e tij. Te na vijne verdalle aty burrat me kemishe te bardhe te gjate eshte per mua si nje enderr e keqe.Rama .mos na damkos me keq.Kete ta them nga respekti dhe dashuria.

        2. P
          Pseudo-Sak.rstiku

          Madje madje ti ofendon dhe inteligjencen e Nard Ndokeve!

          1. P
            Pseudo Sakarstiku

            Madje madje, ti e ngre ne piedestalin e kultures dhe inteligjences dhe Kujtim Gjuzin! Je ti pa eshte Kujtimi!

            1. N
              Neri

              ????????????????????fiks per zoti

              1. Roberto

                Hahahah kujtova se vetem une e shaja kete trap profesor qe se di se si e durojne studentet me gjithe keto carlleqe te perditshme qe thote. I ka mbetur babo-ja ne goje dhe ketij nuk i del shpirti pa e pertypur disa here. Hajajaaaaa.

              2. A
                Artibr

                O-o shoku nuk eshte politika per ty ti ben hartime te nivelit 8 vjecar nuk ke nivel kur Mendon se je professor te shkulesh leshte e kokes ke nivelin e kujtim gjuzit konsservator me mir mos e hap atekonserven se na felliqe shko bei veri saliut si Lela e uli qafen ai e shtroj parmenden dhe ti keshtu bej se eshte vap e madhe.

                1. A
                  Artibr

                  O-o shoku nuk eshte politika per ty ti ben hartime te nivelit 8 vjecar nuk ke nivel kur Mendon se je professor te shkulesh leshte e kokes ke nivelin e kujtim gjuzit konsservator me mir mos e hap atekonserven se na felliqe shko bei veri saliut si Lela e uli qafen ai e shtroj parmenden dhe ti keshtu bej se eshte vap e madhe.

                  1. K
                    Katolikja

                    Aman kur ben ironi dhe humor ky naristi

                    1. s
                      specialisti

                      Bukur. Por fol edhe per koleget tuaj.

                      1. Q
                        Qytetari Tiranes

                        Keshille pa lek o Gjekmark: Mos i zgjat kaq shume shkrimet, nqs do me na bo me qesh!

                        1. A
                          Alabaku IM

                          Gudulisna pak të qeshim o Gone.

                          1. b
                            baxhella lilit

                            me pelqente dikur, por me keto shkrime te lodh bythen. nuk merret vesh ku po del. I komplikon shume, shume filozofi, letersi, histori, me pak fjale futja pordhes o Gono ... Edhe une qe kam bo pak shkolle nuk marr vesh. meno ato katunaret e PD e Lesh e Lise. Ha, ha, ha

                            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              "Ethet" e shtatorit e paskan kapur në gusht ! Shkrimtar në shërbim të partisë.

                              1. S
                                Selman

                                Ky kujton se meqe qesh vet me budallalleqet qe shkrun, atehere ne siguri qeshin edhe te tjeret. As ironi, as pamflet, as sarkazem, as humor. Thjesht nji burr ne moshe qe ska gjet dot akoma se ku e ka talentin. Mbase ngaqe ska talent per asgje. Por kjo historia e Tema-s qe i merr dhe i publikon cdo glasë qe leshon ky, do analize te thelle.

                                1. A
                                  Aleksander

                                  Ska vlere artikulli, Shum ma pak vler kush e ka shkrujtur. Baraz me zero.

                                  1. G
                                    Gjiza

                                    Ky babo qe te mbeti gola te beri synet ty dhe gerdallat qe janë me shumicë pran lulishtes e salies pa llogarit dylekshin e LSI se.hiq rren e shellines njeher se interesantin se ben dot.shkruj vjersha se si dihet kap ndonjë oturak prap.mos ja qaj hallin babos.

                                    1. S
                                      Shqiptar

                                      Dërr dërr na çave trapin

                                      1. V
                                        Vito

                                        Zoti Gjekmarkaj, ju lutem shkruani drejt per drejte, mendoj se do te jete me mire. Kete menyre te shkruajturi do ta preferoja nga Cekja i Beratit. Edhe pse duhet ta them qe shkrimet tuaja serioze here here i lexoj nga dy here, keto lloje nuk harij ti perfundoj. Ju faleminderit.

                                        1. M
                                          Mara emigramte

                                          Po ku je ti o zot qe nuk mer hake per keta pseudo shkrimtare qe nuk diheshin me perpara se ti bente lulushi deputet me leke ( euro )se leket lulushit nuk i hynin ne sy . Dhe nje nxenes i mire ne 9 vjeçare shkruan me mire .te thote nje gje qe ka bere ky njeri per femokracine keto 15 vjetet e gunfit

                                          1. D
                                            Dakord

                                            Ku je me pushime ti toç? Apo te duket e bukur shqiperia aty ku je??? Nuk deshe shi ti funderrine se do qe te digjet shqiperia o idiot me brire. Une per vete qesha sepse kuptova mjerimin ku je zhytur ti. Ashtu ju pafsha ne mllef, ne ankth, ne deshperim. Ne jemi te lumtur pa ty. Rri atje ku je e mos dil me ne ekrane te na e shpifesh. Plehre.

                                            1. R
                                              Rrok Cubi Tirane

                                              Mos e merrni me shaka,profesorin,se ky din diçka,nuk flet kot,pavarësisht se juve ju duket si gomar i pa rrahur,po jo,nuk eshte ashtu,ai ka bere stërvitje,dhe eshte i përgatitur per shtatorin,po nuk di nga tija nga Luli,apo Grida,Griden nuk e përballon dot,se thone se eshte e egër,Lulin nuk e do,Saliun ,jo se jo,vete me Markun, nuk mund ta terheq qerre,si dikur,ne kooperativ,prandaj dhe ky ka hall,po hallin me te madh e ka per Babon,qe i rrine kombet vare

                                              1. G
                                                Goni

                                                E nxorri dhe horoskopin per Gushtin ki njeshi !!

                                                1. a
                                                  arqile

                                                  Mero mos boto me shkrime hartime te klases se dyte le ti coje tek fatosi se per atje eshte. naten.

                                                  1. T
                                                    Tomorri

                                                    Zoti Gjekmarkaj me nxjer mallin e pergjegjsave te vetrate te kultures dikur ne fshat qe shkruanin materjale gjoja humoristike per estraden e fshatit.

                                                    1. F
                                                      Fevzo qime deri

                                                      Rote kari ngele o profesor na ke hapur barkun dhe je bere i palexushem bolle me o i neverirshem.

                                                      1. L
                                                        Landi

                                                        Ne fakt ti per te bere te tille hartimesh si femije kopeshti je bere deputet. Duhet ti thote dikush ketij sharlatani qe te ndalojne me keto idiocira se po e degjeneron veten. Kisha mendim shume pozitiv per kete para zgjedhjeve te pjeshme ku i sherbeu me perpikmeri babos se tij sali. Mjerim kur sheh se ky eshte edhe profesor.

                                                        1. k
                                                          kushtrimi

                                                          Markagjon ne te semes do shkoni si ne shtator dhe ne tetor dhe ne nentor edhe ne çdo muaj te vitit !Ju ju shpeton vetem erresira se vetem ne terr jeni mesuar te veproni!

                                                          1. I
                                                            Ilir

                                                            Shkrim kot !

                                                            1. PRAPASHIKUSI GONE .

                                                              Nastradini , Nostradami desha të thesha , i FOLTORES , RITHEMELIMIT , SHTEPISE të LIRIES , ISH PD-së , me hartimin e rradhës plot PRAPASHIKIME !

                                                              1. v
                                                                vlonjati

                                                                idiot I lindur, me sa duket ky profesori ka lexuar vetem librin : Ushtari i mire Shvejk

                                                              2. L
                                                                Llazi usa

                                                                Po ik ore mut se vjene era mut derri, ty tu hapen syt ne Tirane, dhe shkruan nga nje hartim

                                                                1. B
                                                                  Besnik

                                                                  Absolutisht shkelqyeshem! Ju lumte te gjithe komentuese deri te numri 30 qe sapo i lexova! Te gjitha mendimet e tyre brilante! Jeni njerez vertete te mençur! Me siguri ju e keni lexuar hartimin e Gjokleshit( jo gjok lleshit)! Sa per vete nuk munda ta perfundoj! Po komentet i lexova njeri pas tjetrit dhe me kenaqen! Flm e naten e mire

                                                                  1. L
                                                                    Loku

                                                                    Koqe kanari u thone ketyre tipave.

                                                                    1. T
                                                                      Trapi

                                                                      Po ky ca ha? Te njejten kake si Nard ndoka?

                                                                      1. M
                                                                        Mandi

                                                                        ky malok rrot kari kujton se i jepet ndoresh me shkrujt

                                                                        1. M
                                                                          Mandi

                                                                          ky malok rrot kari kujton se i jepet ndoresh me shkrujt

                                                                          1. H
                                                                            Himarioti

                                                                            O Gjarpërmarkaj, i lexon komentet që bëjnë njerëzit e ndershëm në shkrimet e tua? Të kanë bërë hale fare, vazhdimisht kur guxon të shkruash ndonjë marrëzi si kjo sot. Këto 30 vjet kam parë shumë tipa të çuditshëm tropojanësh por, ti dhe Sali Berisha, qënkeni kafshë të vërteta. Kafshë ore, kafshë fare qenkeni.

                                                                            1. D
                                                                              D.Didani

                                                                              Sidoqofte: Humori aktual nuk eshte i lehte dhe Gjekmarkaj e ben shume bukur! Po qe se lexoni me kujdes neper rreshta,duket qe e adhuron punen e Rames dhe eshte i bindur qe askush nuk mund ta konkuroj! Eshte gjithashtu dhe opozitarizmi me shume kulture,pa ofenduar,pa nihilizuar,pa nenvleftesuar! Sigurisht kjo menyre opozitarizmi i ben shume mire Mazhorances! Suksese Z. Gjekmarkaj! Respekt!!

                                                                              1. S
                                                                                Sul Korriku

                                                                                Kam nje keshille miqesore per Gjekmarkajn: vendos nje steke per shkrimet e tua: jepja paraprakisht Nard Ndokes ti lexojë; po i pelqyen atij dergoji per botim se ndryshe po te bien kreditet

                                                                                1. A
                                                                                  Anisa

                                                                                  NUK E MARR MUNDIMIN TE LEXOJ SHKRIMET E KETIJ IDJOTI NUK E DI KUSH E KA VEN PEDAGOG KETE IDJOT TE LIND APO BUDALLA TE SHKUND ,PA OFENDUAR VERIUN SE JAM E MARTUAR NE VERI POR KY NA TURPERON ,KY MER COPA SHKRIMESH NGA TE TJERET I BASHKON DHE GJOJA LIDH FJALET , NQS KY ESHT PEDAGOG GAZETARIE UN QE KAM MBARUAR EKONOMIKUN I BIE TE JEM DOCENTE APO KUSHDO SHQIPTAR QE ESHT AKOMA ME I ZGJUAR SE KY DHE PA QEN GAZETARUC SI KY SURRAT LEPIRI , MIS DIL ME O GJOKMARKAJ SE LE NAM TALLEN ME TY NJERZIT LEXO KOMENTET SE JE KARAGJOZ LE NAM ORE .

                                                                                  1. P
                                                                                    Per te pamendet

                                                                                    Mire gomari I lezhs! Po ndonje kontribute per bashkimin e PD se cthurur ke? Apo s'ke by... Fol fol Po ti pret koqet Dal dhe Spiuni. Gjithsesi je shume aktiv! Ps-ista e vjeter qe se duan Ramen ose Babon Po zgjohen,dhe presim te votojne per te 4- ten. Vazhdon gomari!

                                                                                    1. M
                                                                                      Marko Polo nga gramshi

                                                                                      Ju parafolesit a parashkruesit mos i bini ne qafe kot ketij soj sojlliu pedagogu . I ziu mundohet te tregoje mendje te epur por te behesh gjitholog do origjinen do edukaten ne lindje e me tej do bluarje truri ne kohen e vet. Na ka zene e do t'i heqim sjane pak do t'i edukojme me shume durim po na iken vitet e do ngelen rrugeve. Marko polo

                                                                                      Lini një Përgjigje