
Ashtu sikurse kishte paralajmëruar Ilir Meta është hedhur direkt në aksion. Pas 24 korrikut, ditë kur la pas 5 vitet e tij si president republike, Meta është në veprim intensiv për të gjallëruar opozitën e vënë në gjumë për më shumë se 8 vjet nga Lulëzim Basha. Partisë që e themeloi vetë i ndryshoi emrin nga LSI në Partia e Lirisë. Ndryshimi i emrit u kombinua edhe me ndryshime në strukturën drejtuese dhe statutore të partisë.
Deri këtu gjithçka bën sens, në kontekstin politik dhe qëllimin për të krijuar një impakt elektoral në kushtet e reja të përballjes me mbipushtetin e Edi Ramës. Çka nuk ka ndryshuar, madje duket edhe më shumë i rënduar e deformuar është leksiku publik dhe politik i Metës. Ish Presidenti, që në takimin e fundit me strukturat Partisë së Lirisë për Tiranën foli më shumë si ish kryeministër, përdori një terminologji përveç se të frustruar edhe shumë agresive dhe jo të përshtatshme për staturën e një shtetari me eksperiencë të madhe e të gjerë institucionale. Terma të formës…unë i bie më fortit…apo unë e thyej në mes…nuk bashkëudhëtojnë me staturën e një politikani të maturuar në funksionet më të larta e të rëndësishme të shtetit.
Forma dhe përmbajtja e mesazheve të Metës për të treguar dhe transmetuar vendosmëri dhe besim në strukturat partiake dhe përtej tyre, tejkaluan limitet dhe kaluan në zhargon rruge e komukim dukshëm anormal, duke vënë në pozitë shumë prej pjesëmarrësve në takim, një pjesë e të cilëve nuk e kanë të përshtatshëm, për rrjedhojë edhe të natyrshëm atë lloj komunikimi. Shpesh gjatë ligjëratës së Metës vihej re një lloj kontraktimi e përshtjellimi deri në befasie a surprizimi në fytyrat e shumë pjesëmarrësve në sallën, ku duartrokitjet që ndodhën në pak raste ishin disi të sforcuara dhe për deklarata totalisht populiste e pa themel. Idea se po frikëson Ramën dhe shpurën e tij qeveritare përmes paralajmërimeve publike, u duk se tulati dhe shkaktoi më shumë frikë e konfuzion te bashkëpunëtorët sesa te ata të cilëve iu adresoheshin mesazhet.
Por përtej gjuhës së rënduar të kërcënimeve, Meta ndoshta pa dashjen e tij ose në euforinë e fjalimit, pohoi se ndryshe ngasa predikon për një shtet ligjor, ka parasysh një shtet po aq autoritar dhe autokrat ku hija e njëshit i bën memecë gjithë të tjerët. Rasti i berberit ku qethej dikur kur ishte kryeministër e shfaqi dukshëm këtë element ndërsa rrëfente eksperiencat e bashkëqeverisjes me Edi Ramën. Meta foli edhe si prokuror edhe si gjykatës, edhe si urdhërues edhe si vendimmarrës në shtetin e ri të imagjinuar dhe promovuar prej tij. Mesazhi ishte i qartë, referuar edhe legjendës së lagjeve të Tiranës, se beteja që pritet të ndodhë, nuk është beteja për shtetin ligjor, por për sfidën kush është më i forti mes langove të politikës sonë.
Meta me ose pa dashjen e tij na shpërfaqi nivelin e rëndomtë të atyre që kanë patur, kanë dhe pretendojnë të kenë fatet e shqiptarëve në duart e tyre. Kjo gjuhë, kjo formë dhe kjo mënyrë që i vjen si ofertë shqiptarëve është edhe një autogol politik ndërkohë. Ajo çon ujë në mullirin politik e propagandistik të Ramës, i cili ska nevojë të replikojë fare pasi, monologu Ilir Metës, ishte autoreplika më e mirë që i duhet dhe i shërben atij. Ajo retorikë e Metës nuk është retorika e gjuha e Silva Cakës, Agim Neshos, Edmond Panaritit, Endrit Brahimllarit e shumë të tjerëve që me siguri më shumë se forcë e besim brenda vetes kanë ndjerë zhgënjim. Fytyrat e tyre e tregonin qartë sikletin që ndjenin, por që iu duhej ta kamuflonin dhe të mos e shprehnin.
Nëse qëllimi është pushteti, qëllimi justifikon mjetin. Koha do të provojë nëse Meta ka zgjedhur mjetin e duhur për të arritur pushtetin. Në fytyrat e bashkëpunëtorëve të tij nuk duket se ky mjet i zgjedhur nga lideri i tyre është mënyra e duhur, por në partitë ku komandojnë njishat nuk ka vend për të korrigjuar, por vetëm për të aprovuar. Edhe në këtë rast nuk pati surpriza, të gjithë ishin dakord me udhëheqësin!
Partia e leshit baraz me partin e hajduteve.
Nja 2-3 kuriozitete per I.M Ne '90 kur u be takimi me Ramiz Mut Aliun me studentat e dhjetorit I.M ishte perfaqesuesi i rinise socialiste(lexo komuniste ne ate kohe) dhe ne nje nga brrockullat qe nxorri nga goja me dhembe te qelbur ishte kur i thot Ram Mutit se ky(dmth IM) si perfaqesuesi rinise socialiste(kumuniste) do te punonte qe themelet e ppsh te mos prishen ne asnje menyre....etj etj (IM per te gjithe ju qe nuk e dini ka qene ne vitin e katert fakultet ne vitin '90 dhe perfaqesuesi i mirefillte i PPSH ne organizaten e rinise ne rrang fakulteti(ekonomik) pyesni Pandushka Majkon se jane te dy shoke te ngushte.. kete plehre familja e rregjistroi ne ekipin e mundjes te te rinjve te asaj kohe ,me 17 Nentorin. Pas dy muajsh tranieri e largon nga ekipi per paftesi dhe per zemergjeresi e dorzon tek ekipi i shtanges :D aty ky gjeti vetveten duke ngritur gjera te renda nga toke dhe duke i ulur prap.(pa asnje ofendim per shtangen si sport) dhe duke u rritur gjate adoleshences ky pesoi nje deformim trupor te dukshem per te cilen dallohesh qe larg (brezi i asaj kohe e mban mend kete majmun kur bente gjimnastiken e mengjezit tek shkolla e mesme Ismail Qemali) Vrruli qe mori ky pas greves se urise te studenteve ne dhjetor duhet investiguar se si eshte perdorur nga shpellari i Dragobise dhe po ashtu kerrcenuar nga kontrabandisti Hajdari. Per mua te studiohen videot e takimit te tij me R.Ali mutin dhe bisedat e tij. Gramozja Ruci qe u vesh si nje grua e bukur me fustan (per ju qe nuk i dini qyfyret e asaj kohe) per te kalu Kakavijen ka shume detaje per tja dhene Krajes po qe se ky i fundit fillon te investigoje floririn e Krrabes (gjalle eshte dhe ish guvernatori i bankes se albanistanit te atyre viteve qe kurre nuk u mor nen hetim per inventarin e Thesarit te asaj kohe) vetem me kaq pak hetime I.M shkon ne qeli per nje kohe shume te gjaaaaaaaaaaaaate, dhe jo vetem per e gjithe pasuria e tij ne menyren me absolute duhet sekuestruar 100% dhe te perdoret per asistencen e shtresave ne nevoje ne albanistan
Bravo Dyrnjaja, u ke dhene hakun langove!
Meta përfaqëson psikologjinë e kriminelit që, rekthehet tek vendi i krimit. Eshtë një kriminel i pasherueshëm dhe i pandreqshëm.
Një gjë nuk po kuptoj, kur bëri sgjedhje Lsi-ja dhe bëri kryetar këtë bolen!!! Kush forum vendosi ti ndërojë emrin Lsi-së në Parti e Lirisë!!!
Po Agush Habib Burgiba i Tunizise te cilin dje e luajti origjinal ishte dhe garip se perballe ishte ulur Tedi bibilushi qe deklaroi se do te rrezonte Edi Ramen dhe Sharebajga e haremit te Jales qe e promovoi qysh 18 vjece me shkolle te mesme per deputete Kejdi dhembcakallja, duke bere nje akt te paprecendt ne parlamentarizmin boteror.
Me njeres si ty e berishen Rama fshi bythen......
Ja ke fut kot , plako....! Agim Nesho, Endrit Brahimllari ,Panariti , apo dhe Silva Caka kanë po aq pak tru sa Ilir Muta dhe mendojnë po njèsoj si Ilir Muta.
Populli Tirones tregohuni te kujdesshem…. ka dy dite qe neper tirone po qarkullon “ ujku i pazarit te ri “. Kujdes eshte me i rrezikshem se ujku Cerrikut, te thyen ne mes… ai quhet Ilir Floriri.
PO MIR MO TE VI TEK PAZARI RRI PO TJA MBAJ MENDERJA KETIJ QORRIT TE BIBES SE FOLIM PA PROBLEM TE MAR DHE BES KALLAKUN ME VETE SI CUN BUBQI PA PROBLEM FARE ????????
fshatari qe s'behet dot kurre qytetar eshte kompleksi real i ketij funderrine. per turp te atyre leshkove qe e rrethojne, like spiuni ka fjalorin e kufizur te dikujt qe eshte vetem me tetevjecare. Kompleksi i ketij fshatari shihet 5000km larg. Burg ne fillim; parate me pas!
ky qelbesire Cepani duhet te qe arrestuar shume kohe me pare......po prap dhe sot nuk eshte vone ...
Ky zdroms as mos guxoje te quaje veten cun i paźarit te ri.As ja hudhte njeri qurrat.