
Ilir Metës i ka shijuar thashethemi se ai mund të jetë kandidat i opozitës për kryebashkiak të Tiranës. Duke shfrytëzuar situatën e gushtit ku lajmi politik mungon, ai është stampuar si pullë poste në ekran çdo ditë duke u hedhur nga akuzat për dosjen ndaj tij, te provokimet për Bashkinë e Tiranës. Për ta plotësuar pamjen e tij si kryeqytetas i devotshëm, Meta e ngrysi mbrëmjen si i “forti i Pazarit të Ri” dhe si buldozeri i Parkut Rinia, dhe e gdhiu si banor që po i zihet fryma nga ndërtimet duke harruar se e shoqja e ka pranuar se ndërtuan pallat te toka e babait në “Astir”.
Sot, teksa u pyet nëse do të kandidonte në zgjedhjet lokale të ardhshme, Meta s’e mohoi dhe u përgjigj se ndjen detyrim ndaj asaj që i ka ndodhur Tiranës. Në fakt, përgjegjësin e ndërtimeve informale nga Paskuqani në Sauk, e nga Kamza te “Fresku”, Ilir Meta e ka sot shok të ngushtë dhe aleatin më të vyer. Atë me të cilin sipas tij përbëjnë shumicën e hekurt dhe që i bashkon liria dhe Havzi Nela.
Por a është kjo panoramë që Meta po përpiqet të na japë, realisht plani i tij? I fiksuar pas pushtetit, duhet marrë e mirëqenë që idea për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës është më tepër një shantazh ndaj socialistëve. Sepse ai vërtetë mendon se është politikani më i dashur për popullin dhe ky është problem i madh. Tashmë që Ilir Metës i hoqën edhe teneqetë nga duart e s’ka si të dekorojë më këngëtarë tallavaje… Tashmë që nuk ruhet me eskortë e s’e fton më njeri jashtë venditt, sigurisht që e vuan mungesën e pushtetit. Është dita e tetëmbëdhjetë që ai s’ka më dorë në financat e asnjë dikasteri dhe nuk urdhëron dot më njeri veç shokëve të vjetër në partinë e re. Kjo ndodh për herë të parë që prej vitit 2009.
Por më tepër sesa të na rrëfejë ëndrrën e tij të një dite gushti për të shtënë në dorë bashkinë më të madhe në vend, sot para Ilir Metës shtrohet tjetër detyrë. Së paku, opinion publik kërkon prej tij që dosjen ku thuhet se përmendet ta tërheqë e ta bëjë transparente. Kjo jo për kuriozitet, sesa për të ditur përfundimisht se në cilën anë qëndron. Të Havzi Nelës apo të ish-sigurimsit M.B që dekoroi vetëm për të fituar mbështetjen mediatike të të birit. Se për hir të së vërtetës, vetëm gjatë presidencës së Ilir Metës ka ndodhur të dekorohen ish-funksionarët e syrit dhe veshit të Partisë.
Ky I L, Like Floriri është një halabak që nuk rri dot pa pushtet, ky tani që doli në pension jo ka rrjedhur por ka pjerdhur fare, a ka burrëri ky Like të tregoi se me se i shkollon të tre fëmijët në Britani, të tregoi sa Vila e apartamente ka në Tiranë, Gji Lalzit e në Botë, të na tregoi sa lekë paguan nga konsumimi i energjisë elektrike në një muaj në te gjitha shpitë që ka, ti bëji trasparente vetëm një herë të vetme e pastaj të merret me Referendumin ky Rracë e poshtër. JAZËK.
@Jari Je njeri i drejte dhe i ndershem por naiv. Tere keto pasuri qe ti numeron per Ilirin jane vetem maja e "ajzbergut" te pasurise se tij. Keto pasuri qe Iliri i ka te deklaruar jane thjeshte "pare xhepi", njelloj si 100.000 eurot e Salit qe ka deklaruar. Paret e verteta jane "varrosur" ne dhe. Kur them "varrosur ne dhe" kam parasysh transferimin e tyre jashte shtetit dhe te investuar ne perendim me mjete "legale" dhe "jo legale". Kjo eshte edhe fatkeqesia e jone sepse leket e ketyre hajduteve, mafiozeve dhe krimineleve, nuk investohen brenda vendit por investohen ne Evrope dhe Amerike... Pse cmendon ti se Monika udheton ne Amerike cdo 2- 3 muaj se i "plasi bytha" per kusheriren e saj, kengetaren me fame "Rexha" qe eshte e krimbur ne para????!!!!
Meta ndertoi pallat kur merrte Edushi20%?
Qe Edushi ka marre 20% e kemi me te degjuar nga Monika. Qe Meta-Kryemadhi kane pallat, eshte fakt qe duket me sy dhe preket me dore!
Brilant je Ardit Rada. Te lumte per guximin e atyre qe shkruan
Ky eshte idiot noterik. kete periudhe ka kaluar ne faze nga frika
Metaj nuk merr votat e Tianes. Nuk e voton as muniku . Ne Tirane fiton Partia Socialiste. Pike. E kupton metaj?
Po si ti plotesohen deshirat e veta zuzarit normale qe behet merak turp ti vije
Mos u merni me kete laper,ky eshte nje njeri ordinier i rendomte,i fotografuar ne te gjitha poshtersite,eshte ba si qejt e bashkise,po dhe pak,se do ta sterelizojne amerikanet
Cfare hipokrito qe eshte ketej nderton vet e ketej ben sikur mbron hapesirat publike
Gent Sula ja pastroi
Se kush e ka rrejt ket meten qe do fitoj naigje se di
Likja cop ordineri kush e le akoma ket npolitik