
Nga Artan Lame
Çdo njëri që përfundon në burg, nuk është dështimi i një personi, por dështim i gjithë shoqërisë.
Po merem me restaurimin e një pajisjeje mesjetare prej druri. S’po e them se ç’është, se do me merrni për më të marrë se ç’më kini marrë. Po e bëj këtë punë këto ditë që kam pak më shumë kohë të lirë dhe shkoj tek një marangoz, burrë i ndershëm dhe punëtor i mirë, që e ushtron zanatin diku në periferitë e zbritura të Tiranës.
Një pasdite vonë, më fton të marr një raki me të tek klubi ngjitur. Ulemi dhe ndërkaq vjen një
Komshiu i tij që pas disa minutash më zbulon hallin. Hall prone me tokën në fshatin e largët nga vjen. Si i shpjegoj se ç’duhet të bëjë, vazhdojmë bisedën e lirë.
Është nga Veriu (rastësi, se mund të ishte po aq edhe nga Jugu). Ka afër 50 vjet mbi supe; ka ngritur me duart e tij shtëpinë ku banon; ka gruan, nënën dhe dy fëmijë të vegjël. Ka ikur në Greqi që 16 vjeç më ’92-shin, ku s’ka punuar nëpër Evropë; tani prej disa vitesh ka gjetur karar në Hollandë. Duar të ashpra pune, burrë i ndershëm e familjar i përkushtuar. Punon disa muaj atje larg, bën ca para dhe kthehet në Shqipëri.
Mbaron një mur, paguan ndonjë borxh, merret me shtëpinë dhe tokën në fshat në Veri dhe pastaj sërisht ndahet me nënën, gruan e fëmijët dhe kthehet në punë në Hollandë.
-Ç’punë bën atje? - e pyes.
-Shpi bari – më përgjigjet. Pa ju dridhur qerpiku. Me një natyrshmëri ç’armatosëse dhe naivitet fëminor.
Kuptoj menjëherë thelbin. Ai nuk e di që kjo është një gjë moralisht e dënueshme. Di vetëm që kjo është një gjë e ndaluar dhe as që e vret mendjen pse është e ndaluar, se kështu e kanë vendosur të mëdhenjtë, ndoshta mendon. Por nuk e di që është ligjërisht e ndaluar, sepse është moralisht e dënueshme. Sepse droga nxit pasurimin e paligjshëm, korrupsionin, shton kriminalitetin, degjenierimin dhe degradimin e të rinjve, shton jetët e shkuara dëm. Këto ai nuk i di nuk ja ka thënë kurrë askush. Nuk ja ka mësuar nëna e baba më të vogël; nuk ja kanë mësuar dikur në shkollë as librat as mësuesit; nuk ja ka përcjellë as mediat e as gazetat; nuk ja ka sqaruar as deputeti a kryetari kur i kërkonin votën; nuk ja ka thënë as prifti a hoxha i fshatit nga vjen.
Ndoshta - Zoti e ruajtë – një ditë mund të bjerë edhe në burg për këtë punë, atje në Hollandë a këtu në Tiranë. Atë ditë nuk duhet të themi: “edhe një bandit mori dënimin e merituar”. Thjesht duhet të themi: “Dështuam të gjithë që ta bënim këtë njeri të kuptonte të mirën nga e keqja”.
Pardje, një vajzë shqiptare 27-vjeçare, vrau veten në një burg Italian, ku kish vite që hynte e dilte për trafik e përdorim droge. Gjykatësi që e kishte dënuar, shkroi: “Unë dështova, të gjithë dështuam”. Ai e kish kuptuar në themel përgjegjësinë e përbashkët.
Kjo vajza e gjorë mund të kishte qenë edhe bijë e këtij shqiptarit të mirë të Tiranës. Në këtë rast ky do ta kishte kuptuar se droga nuk qenka vetëm gjë e ndaluar, por edhe gjë e keqe. Por mësimet e nxjerra mbi kurriz dhëmbin shumë. Ndaj shoqëria ka shpikur mësimet morale.
Shoqëria shqiptare është shumë e ngarkuar me dëshirën për të parë prapa hekurave të gjithë, politikanin që korrupton, kriminelin që vret, banditin që plaçkit, drejtorin që vjedh, zyrtarin që i kërkon bakshish, këta e plot të tjerë. Dhe sa herë që gazetat kanë të tilla lajme, poshtë tek komentet vijon vargu i gjatë i jehonave: mirë ja bën qeni, maskarai, mos u fryftë, ja nxjershin nga hunda, ta varin, ta presin, ta shkulin, e plot fantazi nga ato që ne i kemi me bollëk.
Unë vetë jam gjendur përpara të tilla situatash, kur punonjës të mijtë janë bërë pre e policisë a prokurorisë. Por kurrë nuk kam thënë “mirë ja bënë”. E kam thënë edhe publikiksht “çdo njeri që përfundon në burg, nuk është dështimi i një personi, por dështim i gjithë shoqërisë”.
Që nuk ja doli ta edukojë siç duhet që në të ri, që edhe në kishte prindër të shtrembër, nuk qe në gjendje të imponohej edhe mbi prindërit e këqinj, që nuk krijuam dot mekanizma parandalues që të mos vidhte a korruptohej,që nuk qemë në gjendje t’i tregojmë të ndajë të mirën nga e keqja; që nuk krijuam një sistem pune ku edhe të donte, të mos vidhte dot; që me frymën e shembujve të mirë t’a bënim t’i vinte turp nga vjedhja; e kështu me rradhë.
Më në fund e dëgjova edhe nga gjykatësi Italian, atë që mendoj dhe them edhe vetë prej kohe. Në fakt, as unë e as gjykatësi, nuk shpikëm ndonjë të pathënë. Me të tijën e ka thënë Krishti para 2000 vjetësh: “Kush është i pamëkat, të hedhë gurin e pare”!
Fundi i historisë.
Respekt për atë gjykatësin që nuk i ra shkurt me “bëra detyrën kur e dënova”.
Respekt edhe për këtë punëtorin familjar të periferisë së Tiranës, që është i keq pa e ditur se është i tillë.
Sa për mua, do bëj ç’është e mundur që, kur ta takoj sërisht, të përpiqem ta bëj të kuptojë se droga nuk është vetëm gjë e ndaluar, është edhe gjë e keqe. Zoti më ndihmoftë në këtë gjë. Zoti ndihmoftë edhe çdo shqiptar të mirë që përpiqet të kthejë në rrugën e moralit dikë, përpara se të gëzohet për burgun e tjetrit duke ngrënë fara në verandë.
Bëni si them un e mos bëni si bej un i thonë kësaj .duket që artikulli është shkruajtur në hije tek vila tek laguna blu në qerret.dendesoi dhe pak pemët që të mos dukesh se të marrin në foto.
Ku keni moral ju more degjeneratë e llustruar ? Të dëgjiosh një palaço të flasë mbi moralin,do ishte ditë zije për Kantin, festë morti për Papën,përqeshje tallëse për popullin shqiptar.
Po ti vet, a e ndien që je pjesë e kësaj shqërie!!!!??
Te jepet mundesija qe tema te botoj shkrimete tua,mundesi qe nuk e ka cdo kush dhe komenton ngjarjet e njerzve qe jane pa fund.Un jam ne amerike dhe problemin makan shkaktuar parardhesit e tu ne ate detyre por edhe ti qe megjithse te jam drejtuar disa here nuk me ke zgjidhur problemin qe eshte fare i thjeshte.Un te premtoj se vij atje te takoj nese me pret dhe te mesoj shum gjera per cfar ndodh ne zyren qe drejton prej vitesh dhe jane bere rremuje pronat e shqiptareve e si del zot njeri ti ndreqePres perggigje nga ju qe mos te nerrem me burgun e puninjesve te per veprat penale qe kane bere meproben e trasheguar te familhes time ne Durres e Vlore.
Te jepet mundesija qe tema te botoj shkrimete tua,mundesi qe nuk e ka cdo kush dhe komenton ngjarjet e njerzve qe jane pa fund.Un jam ne amerike dhe problemin makan shkaktuar parardhesit e tu ne ate detyre por edhe ti qe megjithse te jam drejtuar disa here nuk me ke zgjidhur problemin qe eshte fare i thjeshte.Un te premtoj se vij atje te takoj nese me pret dhe te mesoj shum gjera per cfar ndodh ne zyren qe drejton prej vitesh dhe jane bere rremuje pronat e shqiptareve e si del zot njeri ti ndreqePres perggigje nga ju qe mos te nerrem me burgun e puninjesve te per veprat penale qe kane bere meproben e trasheguar te familhes time ne Durres e Vlore.
Llomotitje.
O Drejtor, po boll u more me varka druri të mesjetës po vër vartësit në punë......... Shife atë Drejtorinë e Fierit, se më të paaftë, më mashtruesa dhe më të korruptuar nuk do të ketë........... . Kam që në 2012 që kam aplikuar për legalizim banese dhe sa herë shkoja, (shkoja se tani nuk shkohet dot, nuk të pranojnë, vazhdo online) më thoshin, PO PUNOJMË........ . Tani që çdo ankesë bëhet online, administrata thotë - Rroftë Rama që na i hoqi nga dyert hallexhinjve..... . Pa kush po pjerdh se hallet e tyre nuk zgjidhen....... .
Mire xhanëm mirë.....! Çeshtje morali nuk e ke keq.....! Por erërat i ke kondra .. . Ato nuk fryjne per kah morali por per kah paraja. Zure ne goje Krishtin ...po ashtu tha " kush eshte pa mekate " . Pastaj na tregoje per "sherbetorin e dy zoterinjeve" dhe gjithnje e me shume shtohen ato qe i shrbejne lekut.
Shume fjale te mencura ka thene zoti Lame, por ka harruar se baza e edukimit eshte familja. Shoqeria vjen e dyta, pra nese ky njeri punon per nje kriminel qe prodhon droga, apo ajo vajza qe vrau veten, e dine shume mire qe te prodhosh, shperndash apo konsumosh droge eshte nje veprim kriminal, por e kane marre ate rruge me ndergjegje, pasi eshte rruge per tu pasuruar shpejt. Aresyeja se perse une apo shumica tjeter e popullit tone, apo edhe popujve te tjere nuk e kane marre kete rruge eshte se edukata qe kemi marre ne familje, duke pare nenen dhe babain tone te rropaten ne pune per te siguruar mbijetesen e familjes; pra kjo edukate e familjes eshte rrenjosur shume thelle ne ndergjegjen tone dhe nuk na lejon aspak qe te shkojme ne rrugen e pasurimit te lehte, qe ka rreziqet e burgut apo vdekjes, por kemi ndjekur e ndjekim cdo dite rrugen e moralshme, ate te punes se palodhur per te siguruar jetesen me djersen e ballit.
Kam pasur mendim të mirê pêr këtê Lamen, por tani po dyshoj mos kam qënë gabim. Sipas kapqollës së tij: Kur ti vjedh, faji qënka i shoqërisë! Kur ti merresh me drogë, po ashtu. Edhe kur vret, grabit, përdhunon etj etj! Si mund të jesh kaq i trashë?! Edukimi në rradhê të parë deri në tê dhjetë fillon në familje. Pastaj vazhdon në shkollë dhe më pas në atë që quhet shoqëri, pra në jetë. Lame bën gabimin foshnjor që e cilëson shoqërinë shqiptare si tê qelibartë, të pastër, tê bukur e kështu me rradhë. Po shoqëria shqiptare o Lame ështê pjerdhur me kohë. Nga koka te këmbët. Tê gjithê e kanë mëndjen si të bëjnê ndonjë lek, ndonjë pisllik. Si të fitojnë pa djersë dhe pa mundim! Nga politikanët, gjyqtarët, mjekët, policët, administrata etj etj. Pa folur këtu për llumin dhe vulgun që paligjshmërinë e ka zanat! Për çfarë shoqërie flet ky i marrë?! Për ata lacat me varëse floriri e ka fjalën?! Pra për "bëmat" e tyre prej gangsteri e paska fajin shoqëria?! Hapu dhé të futem! Ata laca me varëse kanë lindur nga llumi. Nga nëna kurva, injorante me brirë, që firmën nuk kanë ditur të hedhin, por vetëm kanë ngritur këmbêt në stallën e lopëve ku janë ngjizur edhe ata edepsëzë. Dhe i kanë edukuar fëmijët e tyre më keq se gomarrica krriçat e vet! Pill dhe hidhi në rrugë! O Lame O Lame. Të paska kapur vapa shumë keq.
Artan Shpresa! Nuk eshtë hera e pare që më del në shteg për të shkruar pak fjalë për Ju dhe çdo punonjës tjetër te administratës. Shpresoj ti lexosh këto rrjeshta ose të ti thotë dikush Nuk e kundërshtoj në parim atë që shkruan dhe bën shëmbull por realiteti është tjetër botë. Unë po marr si shëmbull Ju personalisht, nuk të ndrrova kot mbiemrin SHPRESA, rastesisht jemi takuar se bashku tek kinoteatri P. MARKO kur kisha ndjekur diçka për pasionin tënd për objektet e rralla antikuare të tradites dhe historis në Shqipëri, edhe unë kisha diçka për të të treguar dhe për sa na lejoi koha komunikuam dhe të tregova. Sot pas plot dhjet vjetësh shans për mua edhe për ty që vazhdojmë të jetojmë, ti drejtor i madh në një institucion teper të rëndesishëm për zgjidhje problemesh me drejtësi dhe sipas ligjit dhe unë, që besoj se jam diku tek 15 deri 20 vite më i moshuar se Ju, dhe nga SHPRESA që të emërtova më duhet të gjej një emërtim tjetër që po e përdor nga shkrimi Juaj. Dhe ja pse - Prej më shumë se një apo dy muajsh më dërgove një shkresë që aq sa më tundoi fillimisht kur postjeri më tha se e kisha zarfin nga Drejtoria Juaj po aq mbetem i dëshpëruar për deshtimin Tuaj i cili po bën më tepër se 1 vit i drejt për drejtë nga Ju dhe administrata (punonjësit që varen nga Drejtoria E PËRGJITHËSHME E KADASTRËS) ., dhe për ta përkufizuar më mire jo 1 deri 2 muaj por plot 32 vite i sorollatur nër zyra arkivash, avokatësh, gjykatash, Bashkish etj pa mbarim për të zgjidhu problemin e pronësisë se tokës dhe lëmshit të krijuar nga administrata e shtetit tim dhe tëndit, të cilin edhe pse në moshë 76 vjeçare vijoj ta paguaj pjesën që më takon, por zgjidhja është shumë larg. Dikur, në moshë më të re se Ju sot, më eshtë dhënë rasti të kem qënë drejtues, kuptohet jo me privilegje por në një ndermarrje që nuk më mundesonte të vija në shtëpi edhe për ditë të tëra me strese e sakrifica ashtu si edhe bashkpuntorët e mi, por një ankesë që vinte nga cilidoqoftë brenda dhe jashtë ndermarrjes shënohej me ngjyrën e kuqe të lapsit dy ngjyrësh qe mezi gjëndej dhe sa ulesha në karrike, nga tavolina i pari merrej blloku me shënimet me ngjyrën e kuqe për të mbetur emërtimi që shkruajta më sipër SHPRESA.e ankimuesit P. S. Në se do të kisha bëre si shumë e shumë të tjere në këto 32 vite, duke dhënë ndonjë "pako" nuk do kisha frikën në se mosha ime mbaron ciklin dhe problemi mbartet në brezat që vijnë, por edhe të parët e mi më duket se do më kërkonin llogari për tokën që brez pas brezi për qindra vjet, ta bëj pis me para tek njerëz të fëlliqur të administratës së shtetit tim.. Dje sot dhe nesër për mua pengesa e zgjidhjes konform ligjit (ashtu siç u katranos nga politika për interesa votash u bë dhjratë ), jeni Ju dhe administrata Juaj. Prandaj shkrimi juaj me keqardhje por për mua mbetet si demagogji dhe nuk përmban shëmbullin personal, jo vetëm Tuajin, por kryesisht Tuajin, përderi sa në një pellg me ujin e ndotur kërkon të lahesh me po atë ujë që të bën me shumë pis.
A ke bërë ti Lame ndonjë draft projektligji apo projektvendimi i cili të jetë në dobi të komunitetit pa i cenuar askujt pronën dhe ku të mos i jetë lënë asnjë shteg ryshfetit dhe korrupsionit ? Kur të kesh bërë këtë, na jep mënd nëpërmjet shtypit.