Refuzojeni shaminë si shenjë të injorancës islamiste dhe agjendave politike për shtypjen e grave!

12 Gusht 2022, 09:43Blog TEMA

Refuzojeni shaminë si shenjë të injorancës islamiste dhe

Nga Enver Robelli

Askund në Kuran nuk kërkohet mbulimi i kokës!

Islamistët me agjendë politike, por edhe besimtarët tepër konservatorë ose naivë thotë se gruaja myslimane duhet të mbulojë kokën me hixhab (ḥiǧāb), domethënë me shami.

Por në suren 33, vargu 59, hixhabi nuk përmendet fare.

Përmendet xhilbabi, që dijetarët gjermanë e përkthejnë me «Gewand» apo «Überwurf», që i bie: një mbulesë, pelerinë për trup – që të mos shihen pjesët e turpshme. Në shqip fjala xhilbab përkthehet si «shami», gjë që është e pasaktë, sepse për shami ekziston fjala hixhab.

Në suren 24, vargu 31, u bëhet thirrje grave të mbulojnë gjoksin me pelerinë (arabisht: khimar). Në gjermanisht: «Und sag den gläubigen Frauen, sie sollen (…) ihre Tücher (chimâr) über ihre Busen ziehen».

Në disa përkthime në shqip të Kuranit (në mos në të gjitha) gjoksi përkthehet me kraharor, i cili, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, përshkruan pjesën nga qafa deri te barku. Gjermanët janë më precizë.

Dhe kjo është e kuptueshme. Përkthimi i parë i Kuranit në gjermanisht u bë më 1616 nga Salomon Schweigger, predikues evangjelist dhe udhëtar nëpër Orient. Që nga atëherë Kurani është përkthyer disa herë në gjermanisht nga orientalistë gjermanë. Sa për krahasim: përkthimi i parë i plotë i Kuranit në gjuhën shqipe u bë tek në vitin 1984 nga orientalisti Feti Mehdiu.

Të kthehemi te çështja e sureve dhe te shamia.

A po e vëreni mungesën e logjikës? Në dy suret e Kuranit, të cilave islamistët i referohen si burim i obligimit për bartjen e shamisë nga gratë, fjala shami (hixhab) nuk përmendet fare. Si është e mundur që zoti, për të cilin thuhet se e ka shpallur Kuranin përmes të dërguarit të tij, të përdorë dy shprehje krejtësisht të ndryshme për një gjë, një objekt?

Nëse zoti do të kishte menduar shaminë do ta kishte thënë këtë qartë: hixhab (ḥiǧāb). Nuk do të kishte përdorur fjalën xhilbabi dhe khimar. Interesant është po ashtu se në suret përkatëse askund nuk përmendet fjala kokë.

Ngatërresën gjuhësore e kanë shkaktuar burrat që e kanë interpretuar Kuranin sipas interesave të tyre politike apo kulturore. Kështu ata e fyejnë çdo ditë zotin e tyre duke i veshur gjëra që s’i ka thënë, pra as shami, as kokë. Refuzojeni shaminë si shenjë të injorancës dhe simbol të ideologjisë islamiste!

Në Suren 24 thuhet vetëm se gratë duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse të trupit, konkretisht gjoksin. Kurani jep edhe një arsyetim pse gratë duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse: „Kështu ato nuk ngacmohen“. Ky definicion atëbotë, para gati 1500 vitesh, është bërë me qëllim që gratë të mbrohen nga ngacmimi dhe nga dhuna seksuale e burrave. Nëse burri mysliman nuk është zhvilluar e emancipuar për 15 shekuj dhe ende e sheh çdo grua vetëm si objekt seksual, atëherë problemi nuk qëndron te gratë, por te burrat! Koka nuk është pjesë e turpshme e trupit!

---

Lamya Kaddor, shkencëtare e islamit, pedagoge religjioni, publicistë, deputete e parlamentit gjerman: "Para më shumë se 1000 vitesh hixhabi (shamia) është konsideruar si mbrojtje për gra brenda shoqërisë së atëhershme. Në rrethanat e shoqërisë moderne perëndimore kjo mënyrë e mbrojtjes nuk ka kuptim. (...) Më dhemb shpirti kur prindërit de fakto i seksualizojnë fëmijët e tyre duke i detyruar të futen nën shaminë islamike për të mbrojtur gjoja turpin e tyre."

Ekin Deligöz, deputete në parlamentin gjerman, e lindur në Turqi: "Shamia është simbol i shtypjes së grave. Kush kërkon nga gratë të bartin shami, i shndërron ato në objekt seksual, i cili duhet të mbulohet. Hedhja poshtë e shamisë është në përputhje me islamin përparimtar dhe me demokracitë shekullare europiane."

Abdel-Hakim Ourghi, shkencëtar gjermano-algjerian i çështjeve të islamit, filozof dhe pedagog i fesë: "Shamia është instrument i nënshtrimit të grave. Përmes shamisë synohet të kontrollohet trupi dhe mendja e grave. Shamia nuk është simbol fetar. Në Kuran nuk ka asnjë shenjë se shamia na qenkësh shenjë e islamit."

***

1.

Deri në moshën 18-vjeçare fëmijëve nuk u lejohet të votojnë. Kjo bëhet për shkak se ata konsiderohen si të papjekur për të marrë pjesë në procese politike dhe elektorale. E drejtë apo e padrejtë – kështu është ligji. Me çfarë të drejte, ndërkaq, u lejohet prindërve që t’ua imponojnë fëmijëve të tyre simbolet fetare derisa janë të moshës jomadhore? Një vajzë 7-vjeçare nuk guxon të votojë, por ajo duhet të mbulohet, sipas logjikës së propagandistëve fetarë. Kësisoj ajo duhet të gëzojë lirinë e mbulimit, por jo edhe lirinë e votimit. Në fakt krejt çka po kërkojnë fanatikët fetarë është manipulimi i fëmijëve për interesa të agjendave politike regresive. Debati mbi shaminë ka qenë më përparimtar më 1947 se më 2022. Motoja e atëhershme ka qenë: shporreni shaminë, përqafojeni diturinë. Sot, sipas fanatikëve fetarë, fëmijët duhet të DEPERSONALIZOHEN, të maskohen, të reduktohen në gjini dhe të veçohen me mbulesa.

2.

Presidentja e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës duhet hapur, qartë dhe pa mëdyshje të deklarohen se cilën rrugë duhet ta ndjekë Ministria e Arsimit dhe mbarë shoqëria. A duan ata që në shkolla fillore të mbulohen fëmijët? Apo janë kundër? Derisa po gjejnë kohë të flasin orë e çast për rrezikun e luftërave të reja, për Rusinë, Putinin e tema të tjera të mëdha ndërkombëtare, presidentja e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës duhet të flasin sidomos për çështjen e mbulimit të fëmijëve të moshës jomadhore në shkolla publike. Gjithsesi qëndrim duhet të mbajnë edhe politikanët e tjerë, edhe ata në opozitë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, zërat publikë, profesorët, arsimtarët, drejtorët e shkollave fillore, gjimnazeve etj.

***

Në vend se t’i detyroni gratë të mbulohen e shndërrohen në figura pa personalitet, pse ju, burra fanatikë të ymetit mysliman, nuk mbuloheni vetë? Pse? Nëse koka e gruas është e turpshme, pse nuk qenka koka e burrit fanatik e turpshme? Ndoshta sepse është boshe? Pse koka e gruas të mbulohet dhe jo edhe e burrit? Pse flokët e gruas qenkan të turpshme dhe flokët e burrit të paturpshme? Shamia nuk është, në thelb, shqetësim i grave. Shamia është traumë e burrave fanatikë që çdo dykëmbësh e shohin vetëm si objekt seksual. Me problemet e këtyre burrave nuk duhet të merret shteti, por psikiatria. Shteti duhet të jetë neutral ndaj të gjitha feve.

39 Komente

  1. Z
    Zimi

    Fuck religion!

    1. e
      ec aty

      E kuptoni pra se ENVERI ESHTE HERO KOMBETAR!?

      1. b
        ben

        Enveri nuk e beri heqjen e fese pasi ishte kunder saj, por nuk i dilte hesapi qe shqiptaret te kishin nje zot tjeter pervec tij. Nga ana tjeter, te jesh shqiptar perjashton te qenurit mysliman. Vetem injorantet nuk e dine se si u fut feja islame nder shqiptaret. Si mundet nje individ qe njeh per hero kombetar te madhin e Kastrioteve dhe njekohesisht ti falet allahut, zotit te armiqve tane, te cilet Skenderbeu i luftoi tere jeten e tij? Ky eshte nje paradoks qe kurre nuk mundet te justifikohet prej atyre qe kthejne 5 here ne dite prapanicen nga dielli, duke ju falur zotit te armiqve tane.

        1. e
          ec aty

          Mos pirdh kot o Ben. Enveri ishte kunder cdo lloj zoti dhe kurre nuk pretendoi te ishte nje i tille. Ai pretendonte te ishte nje Komandant dhe ishte vertet i tile!

          1. J
            Jnf

            Patronazhistat e parti ne sulm. Kape qeni Kape.

            1. y
              yp Xhixh

              Fshihu katunar fshihu yp yp yp

            2. C
              Cat

              Islami ne shqiperi u fut prej myslimaneve otoman, e vertete, e si popull i shtypur e perqafuam e e mbajtem. Ki parasysh qe sektet tona myslimane jane komplet a rrenjesisht ndryshe nga ato otomane e radikale islame, aq ndryshe sa as nuk njihemi si mysliman nga ta. Skenderbeu i falej perendise, por se pari kerkonte nje Shqiperi te bashkuar, e feja nuk ishte pjese e kesaj bisede. E po te ishte ai pagane, gje qe per zotin se di se s'jam e s'kam qene ne koken e Skenderbeut qe mund te ishte edhe ateist e bente te krishterin per te marr fonde italiane e nepolitane, prape do ta respektoja. E di qe shprehja "Feja e shqiptarit eshte shriptaria" vjen prej rilindjes e prej komunizmit, ama falenderoj perendine qe identifohem si shqiptare e si per i moralshem, para se te shoh fene e si perfaqesohet feja ime e kush eshte kryetari i fese sime. Eshte e rendesishme qe te kuptojm si komb qe mund te bashkejetojme pa nenshtruar njeri-tjetrin sic na nenshtruan turqit, sllavet e greket.

              1. a
                anti25642654censurë

                beno o koqe,nuk ka qënë enveri i pari që e ka bërë këtë punë,ndalimin e shamisë!! ka qënë ahmeti i zogollinjve,ai që ja mbathi kur na sulmoi italia,që e vednosi si ligj!pavarsisht se nuk e zbatoi!! enveri vetëm e zbatoi me këmbëngulje!!

          2. k
            k

            Shamia ben pjesë në sferën personale dhe private të besimit ,dhe eshte e drejta private e kujdo të vendosi cilën dhe çfarë forme i pëlqen. Do isha kundër ,vetëm sikur ti imponohej me forcë nga pseudo-fetarët dhe interpretuesit e rregullave teologjike sipas interpretimit dhe interesave të tyre. Të kapesh me shaminë e besimtareve në një vend si shqiperia ku dominon e keqja absolute morale dhe degjenerimi shoqeror,ka shijen e perqeshjes intelektuale per ndonjë interes të vogël meskin. Autori do ndillte më shumë vlerësime sikur të bënte ndonjë "analizë" mbi motrat dhe vajzat shqiptare skllave të tutorëve degjenerata shqiptarë që sillen semaforëve të Europës . Korrupsionit,parlamentarëve hajdutë,ish-presidentin degjeneratë,administration e korruptuar si tek "Kështjella" e Kafkës,drejtesinë shërbëtore të drogës dhe krimit.Apo sja mban bytha si leggeva që janë ? I urojme pune te mbarë.

            1. D
              Drita

              I ,e nderuar zoteri,zonje Pas 18 vjec bej cte duash, po deri ne shkolle te larte Jo ska shami. Femija do zgjedhe vete. Mendja juaj e ngurte nuk duhet te detyroje te voglat te mos zhvillohen. Lavazhi trunor ne vegjeli na nxjerr ne shoqeri femije qe nuk Jane mendjehapur per te kuptuar e per tu zhvilluar. Sikur ne vend te kesaj shamie te flisnim si te bejme qe femijet cdo mbasdite te mblidhen e te diskutojme per biologji, muzike, vegla muzikore, sporte te shendetshme , do Ishim nje shoqeri e mrekullueshme

              1. V
                Vjosa.al

                @Drita E dashur, a mund te ne ndricosh pak edhe ne mbi moshen e perfshirjes ne religjion te femijeve dhe ndjekjen e riteve apo festimeve perkatese te tyre nen patronazhin e prinderve? Fjala vjen, duke qene bukur mire per mosmbulimin e vajzave myslimane deri ne moshen 18 vjec, dmth deri para se ato te jene te afta te vetvendosin per religjionin apo ateizmin e tyre, cfare mendimi ke nese familja duhet te kungoje apo vaftise me uje te ''bekuar'' femijet ne kishe, qe kurse ata jane bebe apo pasi ata te mbushin moshen 18 vjec dhe te vendosin vete nese duan te kungohen apo jo. Duke e pergjithesuar, problemi i vertete eshte: a duhet shoqeria ne menyre natyrore apo qofte edhe ligjore, ti permbahet, te pranoje dhe te praktikoje nderthurjen dhe futjen e femijeve te tyre minorene ne praktikat e relogjionit familjar te trasheguar, ti edukoje ata te respektojne dhe besojne biblen apo kuranin, te mbajne kryqin apo hixhabin, apo duhet tju mundesojne dhe te lene ne deshiren e tyre qe pasi te mbushin moshen madhore qe ju njeh ligji, si qytetare, te kene te drejten te zgjedhin vete religjionin, praktikat fetare apo ateiste sipas formimit kultural e shkencor qe kane marre ne nje sistem arsimor edukativ te shtetit laik, te ndare prerazi nga fete e popullates. Personalisht une mendoj se, kurdo dhe kurdohere pergjate historise njerezore, nje qasje e tille, deri me tani se paku, ka qene e do te jete praktikisht dhe teorikish e pamundur. Kjo per arsyen e thjeshte, intuitivisht te pranuar, se familja gezon te drejten natyrore dhe praktike te formesoje dhe ti rrise femijet e saj sipas modelit krahinor, etnik, moral e zakonor, aq me teper religjioz, qe praktikohet si tradite brenda saj. Per nje publik te gjere dhe te paaneshem duhet te qartesohet se fushatat e tanishme anti-hixhab, kinse ne mbrojtje te te drejtave dhe lirise se grave te shoqerive muslimane, sidomos kur ata inicohen dhe financohen, promovohen dhe perhapen se jashtmi nga vende dhe kultura jo myslimane, jane thjesht ne kuadrin e perplasjes se kulturave Lindje-Perendim dhe, ne nje kendveshtrim me te gjere, fshehin luften gjeopolitike per dominim teritorial, ekonomik dhe financiar te poleve te ndryshme te fuqive boterore. Si nje ilustrim i thjeshte dhe i drejteperdrejte i kesaj, mund te merret fashata dhe ligjet e miratuara ne Francen 'liberale' kunder mbajtjes nga grate myslimane te hixhabeve ne vendet publike, qendrim qe denoncon qasjen politike dhe ideologjike te saj ndaj botes islame, me gjere islamofobine qe fryn si nje ere e acarte ne rrafshinen e vendeve te BE-se, si nje akullime qe bart e perhap nje amalgame ideologjish dhe praktikash djathtiste, emigrantofobike, ekstremiste e deri naziste e fashiste. Nenshtrimi i Perendimit ndaj kesaj fryme qe nuk perputhet me parimet mbi te cilat u projektua Bashkimi Evropian si nje model udheheqes per boten, si nje yll polar i emancipimit te te gjitha shoqerive te Lindjes, me gjere te Bores se Trete dhe ne fakt, si nje kollone mbajtese per te drejtuar vete shoqerite e vendeve perendimore ne udhen e lirive, te drejtave njerezore, respektimit te kulturave dhe te drejtes pa kufij te besimit fetar dhe praktikave perkatese, ky neneshtrim pra, eshte nje paralajmerim serioz dhe nje rrezik iminent me se pari, per vete keto vende dhe shoqerite perkatese. Keto jane kembanat qe paralajmerojne ligjerimin e ekstremizimit qe sjell ne fuqi autokracite dhe diktaturat, Ato qe jane me te rrezikuara dhe me me pasoja katastrofike, nuk jane komunitetet myslimane te Evropes, me gjere komunitete jo te krishtera te saj, por me se pari jane vete vendet ku fryjne islamofobite me praktikat dhe ligjet perkatese. Kur shifrat e popullatave te indoktrinuara nga kjo murtaje do ti afrohen 50%-it, nje ortek i forcave te djathta ekstremiste do te marrin ligjerisht dhe praktikisht ne dore pushtetin ne keto vende dhe pasojat vijuese nuk do te jene thjesht getoizimi, margjilizimi, deportimi apo edhe deri lincimi i komuniteteve te emigranteve dhe jo te krishtereve te Evropes, por me se pari, pasojat me tragjike do te jene humbja e demokracise, zhdukja e te drejtave njerezore dhe civile te vete shoqerive Perndimore. E shkuara e Gjermanise Naziste dhe Italise Fashiste tingellon ngjethshem edhe sot ne veshet e atyre qe kane veshe. Trumpizmi ne USA qe kulmoi me sulmin mbi Kapitol ne 6 Janar 2021 per te qendruar ne pushtet me forcen e bandave djathtiste, eshte nje model aktual, sa i forces se balances se pushteteve qe i beri balle ketij grushti shteti ne nje shtet me demokraci te konsoliduar, aq edhe i rrezikut qe nje elektorat afer 50%-it i indoktrinuar nga ideologji ekstremiste e djathtiste, emigrantofobike e islamofobike, raciste dhe whitesupremaciste, te marre frenat dhe pushtetin. Trumpi nuk eshte thjesht nje individ, ai vetem kapi momentin per te perfaqsuar dhe artikuluar kete ortek ideologjish, ndjesish, frustimesh dhe shtrengesash ekonomike te shtreses se mesme amerikane me parrulla populiste dhe premtimesh fallco nen sloganin "MAGA", (Make Amerika Great Again"), dmth, le ta bejme prape Ameriken te madhe, dmthe duke lincuar dhe margjinalizuar emigrantet dhe minorancat afro-aziatike, duke kufizuar ose eliminuar sistemet mbrojtese te shendetit dhe ato sociale, duke ju lene dore te lire dhe duke zeruar taksat per mega korporatat amerikane, per ta hedhur keshtu barren mbi shtresat e mesme dhe te varfera, te cilave ju duhen nga dy pune per te mundur te paguajne billat e jeteses. Dhe, se fundi, sic e parashtron bukur mire "katarakti'' komentin e tij, si nje kunderargument per bllofin se, duke i mbuluar vajzat me hixhab i seksualizon ato, mendoni se sa fallco dhe hipokrite tingellojne gjthe keto fushata anti-hixhab ne mbrojtje te grave myslimane: Kur seksualizohet me shume nje vajze/grua? Kur mbulohet me hixhab apo kur del me minifund dhe me gjysmen e cicave jashte? Shoqerite e seksualizuara? Ja nje dialog real qe e kam degjuar live ne nje dyqan mode ne nje nje nga mall-et e Amerikes. Gjyshja, gjykuar nga mosha e gruas, i ofronte mbeses, nje vajze rreth moshes 14-15 vjec, nje pale kepuce, te cilat vajza adoleshente i refuzonte sepse nuk i pelqenin' Dhe gjyshja, me nje intonacion midis ironise dhe habise, i thoshte mbeses se saj: Po perse nuk i pelqen? Keto jane kaq seksi! Interpretimet e mija te mesiperme nuk perfshijne qendrimin tim personal ndaj "hixhabeve" te grave islame. Mbulimi total i grave, sidomos ai i imponuar me dhune dhe jo i pranuar si nje norme normale e nje shoqerie ne Lindje ne te cilen kontaktet me boten perendimore lejojne liberalizimin e prektikave te tilla, eshte nje kufizim i lirive te individit deri edhe nje norme amorale qe prek gjysmen e popullates. Por, gjykoj, po aq amoral eshte edhe imponimi me ligje dhe margjinalizimi i komuniteteve dhe popullatave qe e kane ne traditen e tyre dhe ende praktikojne hixhabin. Ashtu sikurse. eshte po aq amoral dhe ekspozues ndaj seksizmit mashkullor, veshja me minifunde dhe zbulimi i gjokseve e bytheve ne shoqerite perendimore. Grate, ne te dyja botet, pesojne njelloj abuzimet seksuale dhe njerezore, qe deformojne jetet e tyre dhe familjeve qe ato krijojne e ku rrisin femijet e tyre.

                1. H
                  Haku

                  Ky duhet te ishte ne fakt artikulli... jo kjo zhgarravina e ktij enverit.v.k bravo per menyren e shtjellimit te problemit. Sa na mungijne te tille njerez e te tille artikuj.!

                  1. h
                    heu bre

                    Fute "hixhabin" ne bythe dhe shko andej nga Siria!

                    1. s
                      shqipo

                      O Vjosa mjaft na cave derrasa me keto dredhje sperdredhjet! Nuk na intereson bota islame,. Ti dhe ata qe u intereson, te shkojne andej nga ka ardhur islami. Islami, kjo teori absurde e nje beduini imoral, eshte nje kufome e kalbur qe helmon jeten e njerezimit - sic thote Ataturku dhe ashtu sic dikur erdhi ne keto ane dhe e beri lemsh shoqerine shqiptare, ashtu tashme ka ardhur koha te terhiqet e te shkoje andej nga ka ardhur!

                      1. Vjosa.al

                        @Shqypo grekeqiri! Unë nuk shkruan për analfabetët funksionalë. Aq më pak për ata që shkruajnë se janë në borderotë e Janullës, si puna e këtij birbos që kamuflohet me emrin 'shqypo' Paçavrat që zunë myk ndër tempuj nuk mund të spastrohen nga injorantët e verbuar nga fondamentalizmi panortodoks që bëjnë thirrje dhe komplotojne që të zbrazet Shqipëria nga shqiptarët myslimanë, kështu që të vijnë këtu e të zdërhallen grekët e mbetur nga hordhitë saraçene e osmane.

                        1. Vjosa.al

                          @Shqypo grekeqiri! Unë nuk shkruan për analfabetët funksionalë. Aq më pak për ata që shkruajnë se janë në borderotë e Janullës, si puna e këtij birbos që kamuflohet me emrin 'shqypo' Paçavrat që zunë myk ndër tempuj nuk mund të spastrohen nga injorantët e verbuar nga fondamentalizmi panortodoks që bëjnë thirrje dhe komplotojne që të zbrazet Shqipëria nga shqiptarët myslimanë, kështu që të vijnë këtu e të zdërhallen grekët e mbetur nga hordhitë saraçene e osmane.

                          1. s
                            shqipo

                            Ku e pe grekun mor robqim tyrceli? Ti mor funderrine islamike ke guximin te flasesh per analfabet? Ti mor halabak rrugesh qe i perket turmes se ndyre kafsherore qe vrasin shkrimtaret ne emer te islamit dhe te hixhabit tend? Ti mor ti? Mor shkerdhate e perdhosur, laje gojen mire mor qenie inferiore, se ta shkerdhej grekun qe ke ne shtepi, bashke me turkun qe ke ne bythe! Te terhiqet islami nga Shqiperia thashe, jo shqiptaret myslimane mor qelbesire e prapambetur. Shqiptareve myslimane i rrufsh trapin ti, se juve islamisteve nuk ju hedhin as qyrret. Prandaj jeni bere si te terbuar, se e kuptoni se jeni pak, shume pak dhe s'do t'ja di njeri per ju, ju konsiderojne degjenerata te shoqerise, qenie te neveritura dhe keqdashese. Prandaj ju ka ik truri, se jeni ne degradim te plote, jeni ne terheqje e siper dhe doni te lini toke te djegur nga pas mor halabak rrugesh. Nuk jane shqiptaret myslimane qe kerkojne hixhabin mor analfabet funksional, jane shkerdhatat islamike qe kerkojne te sjellin tendencat arabe ne Shqiperi. Ti je nje nga ata, nje Don Kishot verdhacuk, me pantallona trecerekshe dhe mjeker te shpifur, me sy te poshter qe terheq nga mbrapa nje mullar te mbuluar koke e kembe qe ngjan si grua. Tipa si ty jane zvarraniket e shoqerise se sotme shqiptare, ju jeni muti ne kepuce qe mbani ere te keqe ...

                  2. k
                    katarakti

                    Kur vajzat seksualizohen më shumë? Kur vëjnë shami apo kur veshin pantallona të shkurtra?! Ndryshe për mua shamia është edhe shënjë se kujt qytetërimi i përket. Atij oriental apo atij perêndimor?!

                    1. e
                      eh c'na gjeti

                      Vajzat dhe djemte seksualizohen me shume kur lindin o koqe kandari Kartarakart. Njeriu qe kur lind eshte qenie seksuale, kete e di edhe me i humburi i botes. Nese "zoti" nuk do deshte te seksualizoheshin mos ti krijonte si qenie seksuale por ti bente me lesh e gjethe gjithandej. Por ky "zoti" talli bythen me njerezimin mesa duket, njehere i krijoi si qenie seksuale, pastaj ju tha mbulojeni seksualitetin tuaj!!!! Kjo eshte fiks tallje bythe. Por me e madhja eshte se duhet te mbulohen nga seksualiteti vetem femrat!!! Po meshkujt pse mos te mbulohen? Ketu ka dicka qe nuk shkon! Me siguri ose ky "zoti" ka qene mashkull dhe ka bere me hile, ose ata qe e kane sjelle "fjalen e zotit" kane qene po ashtu meshkuj dhe perseri kane bere me hile. Interesant edhe Jezui edhe Muhamuti edhe Buda kane qene meshkuj. Di ndonjeri ndonje femer qe ka bo muhabet me ate "zotin" dhe ka sjelle fjalen e tij knej nga nahija jone?

                      1. k
                        katarakti

                        O hale që qelb dynjanë. Pyetja ime nuk ka të bëjë me një idiot si ty, por me thënien te shkrimi i Robellit: "Më dhemb shpirti kur prindërit de fakto i seksualizojnë fëmijët e tyre duke i detyruar të futen nën shaminë islamike për të mbrojtur gjoja turpin e tyre." Kush të kërkoi ty të futesh në pilaf dhe të japësh mend o copë mishi me dy sy?!

                        1. e
                          eh c'na gjeti

                          Pyetja jote ka te beje me koktrashesine tende o i shkrete! Nuk ta kam fajin une qe tregohesh i trashe. Amon mos u merzit, se ta jap une nje pjate pilaf ...

                        2. G
                          Genti

                          E lexova komentin teng porme duket i tepruar pasi Perendia e ka krijuar seksin per te shtuar specien dhe jo si qellim te vetem kenaqesie. Nese nuk do kishte kenaqesi nga kontakti seksual speciet do zhdukeshin shpejt. Eshte si puna e ushqimit a do haje ti nese ushqimet nuk do kishin shije,arome dhe pamje te kendeshme. Doemos qe jo. Dhe e njejta vlen per seksualitetetin. Te kafshet qe skane ndergjegje kontakti seksual ndodh ne periudhen e epshit dhe kjo per te mos lejuar zhdukjen. ndersa te njeriu ka disa funksione seksualiteti. Pervec ruajtjes se species ka per qellim edhe moralitetin,permbajtjen,shoqerizimin,respektin,dashurine dhe sakrificen per njeriun e dashur. Zoti keto ka dhene ndersa te tjerat jane sajesa njerezore dhe kulturore dhe interesa te grupeve te caktuara qe kur ne bote predominoi Patriakalizmi. Zoti e krijoi burrin e pare vete ashtu si edhe gruan por detyren e lindjes dhe rritjes ja la gruas per faktin se e nderon shume si nenen,motren,vajzen dhe bashkshorte e c'do burri.

                      2. l
                        lesh e li

                        Mbajtja e shamise nga femijte ne shkolle, eshte krim. Shamia nuk eshte zgjedhje, po detyrim nga familjaj. Ne shkolle mesojne lende shkencore, ne koken e femijes vendoset shamija, simboli i dogmes. Keshtu humbet liria e tyre. Ne

                        1. n
                          njeri

                          a nuk eshte edhe arsimi i detyrueshem?kujt i takon ta edukoje femijen?prindit i mbetet vetem qe ta ushqeje dhe ta veshe femijen,keshtu?

                          1. i
                            i revoltuar

                            Une them ta heqim arsimimin si dicka te detyrueshme dhe te vendosim shamine si te detyrueshme. Vetem se e detyrueshme shamia duhet te jete edhe per grate edhe per burrat. More vesh o car njer?

                            1. n
                              njeri

                              nuk jam shume i sigurt se kupton ,por besimin femijes ia ushqen prindi,i cili ka te DREJTEN dhe DETYREN ta edukoje femijen ashtu sic i duket e drejte. Shkolla vetem arsimon.Edukimin,normat morale dhe parimet , femija e merr se pari ne familje. Apo ti mendon qe pasi vjen nga shkolla,femijes prindi thjesht t,i lere celularin dhe mbaron detyra e tij? Ne nje shoqeri njerezore me vlera te kthyera permbys,vetem Shkrimet e Shenjta kane norma morale te standartit me te larte. (flas per besimin te Zoti dhe jo te fete apo njerezit)

                              1. i
                                i revoltuar

                                Cfare "besimi" mor dele e grigjes! Cfare "zoti" mor deficent mendor? Prindi injorant dhe me perce ne surrat qe nuk di shkrim e kendim do i mesoje femijes se si u krijua bota? Apo do i mesoje larjen e bythes? C'shkrime te shenjta thua mor psikopat. Me e shenjte eshte formuala e kripes NaCl sesa perrallat e Jezuit dhe te Muhamutit. Edhe hiqe ate emer "njeri" se ju besimtaret ne zot jeni bageti pa tru, s'keni lidhje me njerezit! Fete nuk jane "norma morali" mor maskara, kujt kujton se po ja shet keto dengla ti!? Morali njerezor ka ekzistuar para cdo feje, bashke me cdo fe, paralel me cdo fe dhe pavaresisht cdo feje. Fete jane thjesht mjete te poshtra per sundim shpirteror te njeriut.

                                1. n
                                  njeri

                                  une femijet e mi jam ne gjendje t,i edukoj vete,ndersa kush e ndjen qe nuk eshte i afte vete,le t,ua leje mesuesve me mesatare 6

                                  1. p
                                    pthuuuuuuu

                                    Ti meso shkrim e kendim vete. Pastaj mos i co femijet fare ne shkolle me mire, ate bej! Do vije nje dite qe ata vete do te ta ngulin thiken ne fyt mor kriminel!

                        2. A
                          Abdullah Palloshi

                          Al Bin Kurt Talebani sot me një deklaratë ku lejon vënien e shamisë në shkolla i vuri minat e esktremizmit islamik në arsimin e Kosovës. Ky është krim ndaj shtetit laik dhe dorëzim i vendit në duart e imamëvë injorantë. Ky taleban po i hap rrugën sheriatit në një shtet që e çliroi dhe e pavarsoi Perëndimi. Me këtë Al Bin Kurt Talebani ja shkurtoi ditët vetes dhe e shfaqi veten si këlysh i synimeve serbo-osmane për zhdukjen e shqiptarizmit dhe laicizmit të shtetit.

                          1. F
                            Fisnik

                            Shteti duhet t'ua tregoj kufijtë religjioneve. Besimtarët le ta interpretojnë si të duan fenë e tyre, atyre nuk duhet lejuar kufizimi i lirive të fëmijëve deri sa të bëhen madhor, pra 18 vjeç! STOP ShAMISË NË SHKOLLA!

                            1. i
                              i merzitmi

                              Beji te fala Al Bibinit!

                            2. R
                              Rurali

                              Z. Rebolli keni shume te drejte. Eshte mire te dish si me poshte. Mbreti Zog ndaloi me ligj (ndofta ne Kushtetute): Faljen e muslimaneve duke ngritur sumen perpjete! Zoti ndihet keq kur suma ngrihet perpjete. ZOTI eshte per shqiptaret nuk eshte Allahu. Ndaloi hoxhallaret te kendonin jashte xhamive - ai qe do me degju duhet te shkoje brenda ne xhami. Faljet jane gjithmone SHQIP, SHQIP SHQIP per cdo fe. Ndaloi mbajtje e ferexheve /shamive ne mjedise publike

                              1. i
                                i merzitmi

                                Merre me mend Zogu, nje katunar injorant qe i sherbeu Serbise dhe prape se prape arriti te mendonte dhe te bente kaq gje. Po te mendosh Enverin pastaj, ehaaaaaa

                              2. L
                                Lani

                                E pafalshme qe vajzat ne Kosove te shkojne ne vitin e 11 dhe 12 te shkolles me shami te mbuluara. Turp per kosovaret qe mbajne veten per ilire dhe europiane. E cfare ju mbetet t’u thoni serbeve kur ju thone se jeni te ardhur ne keto troje?!

                                1. S
                                  Sigmund

                                  Më 1947 ka pasur "të drejtë citimi" vetëm një elitë e ndritur. Sot të mjafton një fotografi e munguar gjatë një takimi me Antony Blinken postuar nga qeveria kosovare në facebook, dhe një pseudo-gazetar anonim e idiot të cilit i duket skandal, dhe nisin debate idiote të pafundme. Pikë më të dobët s'do të mund ta kishte ëndërruar as propaganda e Putin, por ja që shfrytëzohet nga budallenj vendas për trafik portalesh dhe pa u konsideruar fare si piromanë.

                                  1. B
                                    Bujar Kanapari

                                    Vajzat me shami, duhet te mesojne ne shkollat publike, qe te integrohen ne shoqeri, ne menyre qe numri i tyre te ulet. Ne te kundert, perjashtimi nga shkollat publike, ose do te mbeten analfabete, ose do te shkojne ne shkollat fetare dhe numri do te bije duke u rritur. Albin Kurti ka vepruar drejte.

                                    1. a
                                      ajo qe duhet bere eshte qe :

                                      TE NDALOHET ME LIGJ MBAJTJA E PERCEVE ISLAMIKE, per te gjitha moshat dhe gjinite. Kush nuk do, te shkoje ne Siri dhe te futet ne thes.

                                    2. e
                                      enver moerqiri

                                      O enver-monstra,nese ta mban atako mbajtjen e shamise nga komuniteti hebre,apo nuk ke interes sepse te degdisin diku ne ndonje burg pederastesh dhe pedofilesh.

                                      Lini një Përgjigje