Shqipëria nuk është vetëm ajo e drogës, e Maseratit, e politikës dhe e çunave të Londrës

15 Gusht 2022, 09:21Blog TEMA

Shqipëria nuk është vetëm ajo e drogës, e Maseratit, e

Nga Dritan Gremi

Duket si një urrejtje e pajustifikuar, balta që po hidhet mbi Shqipërinë e shqiptarët gjatë këtyre ditëve në mediat europiane, e veçanërisht ato britanike.

Artikuj dhe kronika me radhë që i bëjnë jehonë emigrimit të shqiptarëve përmes La Manshit, ndërsa jo më pak të zellshme për të përhapur fjalën duken edhe mediat shqiptare, që mes kësaj zhurme, nuk po e e kuptojnë dëmin që shkaktojnë.

Rastësi? Në fakt nuk duket aspak e tillë, pa dashur t’i japim zë teorive konspirative.

Vetëm sot dy media britanike dhe një tjetër belge shkruanin për Shqipërinë e drogës, të bandave, të trafikut njerëzor. Besoj se të tjera do ta pasojnë. Duket si një veprim i mirëorkestuar, ndonëse jam I bindur që është krejtësisht një gabim.

Kujt i shërben gjithë ky zell dhe kjo tendencë antishqiptare, ky mllef e baltosje? Jam i sigurt se Shqipërisë jo.

Nuk është çështja të fshehim të vërtetën, por të jemi realistë. Nuk është çështja të ngopemi me lugë boshe, por të jemi të kujdesshëm.

Jam i sigurt që do të mjaftonte pak më shumë dashuri e dinjitet njerëzor, që një deputet i kuvendit të mos e cilësonte atdheun e tij një narko shtet, e po kaq do të duhej që një kryetar bashkie t’ja kursente vetes pozën me foton e mbretëreshës në duar.

A nuk është po kjo, Shqipëria që opozita e sotme do e trashëgojë dhe drejtojë nëse vjen në pushtet nesër? A ndihmon opozitën ky imazh i copëtuar sot, për të qeverisur më mirë nesër? A ja bëjnë vetes këto pyetje, këta politikanë, përpara se të hapin gojën e të flasin?

Unë besoj se diskursi i foltores së parlamentit apo hedhje-pritjet në debatet virtuale të rrjeteve sociale nuk janë diskutime që mund të bëhen nëpër botë.

A ka probleme Shqipëria? Sigurisht dhe politika është më i madhi.

Më thoni një, vetëm një politikan nga ço vend tjetër i botës që del e flet kundër vendit të tij? A nuk jemi në gjendje që problemet tona t’i zgjidhim brenda shtëpisë?

Më lejoni t’ju kujtoj se Greqia me indeksin e krinialitetit për banorë më të lartë se ne siguroi këtë 15 miliardë euro vetëm nga turizmi, ndërsa ne vazhdojmë të njollosim “brandin shqiptar”. Dhe politika vijon të jetë përgjegjësja kryesore. Disa duke mos bërë ato që kanë për detyrë të bëjnë, e të tjerë duke bërë ato që nuk duhet t’i bëjnë.

Prej 30 vitesh shqiptarët vuajnë ende pasojat e imazhit të eksodit të viteve ’90 apo njollën e raportit të Dik Martit si vendi ku kryhet trafik i qenieve njerëzore.

Ndaj edhe sot në Francë na etiketojnë si vendi i krimineleve, drogës dhe trafikut të organeve. Ku ishte politika jonë për ta ndryshuar këtë opinion? Çfarë ka bërë ajo, kur qarqet pro ruse apo pro serbe kanë punuar kundër nesh? Cila është strategjia që është ndjekur në këto 30 vite për ta ndryshuar këtë mendim?

Si njeriu që punoj me të huajt e di fare mirë se çfarë do të thotë kjo. E di mjaft mirë se sa i kushton biznesit tim dhe cilitdo biznesi tjetër imazhi i një vendi të pasigurt, ku trafikohen njerëz dhe shitet drogë.

Për ata që nuk e kuptojnë, është e thjeshtë: Do të thotë më pak turistë, më shumë plazhe të zbrazura e natyrisht më pak të ardhura. Më tej akoma, Do të thotë më shumë pengesa për integrimin në BE. Do të thotë humbje për Shqipërinë.

Në thuajse gati 10 vjet të punës sime me pacientë të turizmit dentar nga Anglia, Belgjika, Italia, Franca, Zvicra e madje edhe nga SHBA e kam kuptuar mjaft mirë peshën e imazhit. E kam kuptuar po aq mirë edhe peshën e të vërtetës.

Të mbarsur me helmin e kronikave dhe lajmeve për shqiptarët trafikantë apo kultivues droge, të gjithë këta njerëz me skepticizëm dhe pasiguri kanë prerë një biletë për në Tiranë e janë larguar prej aty të mbushur me pozitivitet. Mjafton të dëgjosh intervistat e tyre për shqiptarët mikpritës, pozitivë, që flasin anglisht e italisht, që të gjenden e të ndihmojnë në çdo pyetje që u drejton, që nuk të grabisin çantën kur del në rrugë e që nuk të vrasin nëse je i huaj.

Të gjitha këto janë të vërteta e dikush duhet t’ua thotë atyre qytetarëve atje në Europë, përpara se ata të vijnë e t’i prekin vetë.

Imazhi mua më dhemb. Nëse nuk mjaftojnë arsyet logjike e shpirtërore, më lejoni t’ju jap edhe disa argumenta ekonomike. Të paktën prej 5 viteve, përveç tregut italian dhe francez po punoj ngushtësisht me tregun britanik.

Shpenzoj minimalisht çdo muaj 5 mijë euro, për krijimin e materialeve filmike, rrogat e stafit dhe promovimin e tyre, me qëllim ndarjen e përvojave pozitive të pacientëve dhe ndërtimin e  një imazhi pozitiv për Shqipërinë, si një vend, ku jo vetëm mund të gjesh shërbime cilësore të kurave dentare, por mundesh gjithashtu të kesh një turizëm në 360 gradë e gjithashtu një vend të sigurtë.

Çfarë ndodh pas botimit të artikujve si ata që po lexojmë këto ditë? E merrni me mend vetë.

Është koha për nje strategji të re dhe agresive me komunikimin dhe PR. Është koha e orientimit konkret të buxheteve për “branding reputation” (për të mbrojtur brandin) duke përdorur më tej çdo mjet të mundshëm komunikimi për të rritur numrin e turistëve dhe të ardhurat në vend.

Shqipëria nuk është vetëm ajo e drogës, e Maseratit, e politikës dhe e çunave të Londrës. Ata janë vetëm një pjesë e vogël e saj. Shqipëria është e të gjithë atyre që vendin nuk e shajnë në dyert e botës, por punojnë aty ndershmërisht. Dhe të gjithë atyre, u keni një borxh të madh!

23 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Po mor po. Eshte dhe Shqiperia e Mirela Kumbaro Furxhi

    1. R
      Realisti

      O artikullshkrues! A ke qene ne Shqiperi? Me se jane bere gjth ato hotele qe nuk I shikon as ne Angli????

      1. K
        Kalec Dega

        Por mbi te gjitha, e leshit kacurrel sidomos ne 8 vitet e fundit te historise moderne ekspozite pikturash Sureli, lol

      2. V
        Virusi

        Bravo! Nje shkrim i nevojshem. Politikanet ane shajne vendin e tyre jo se nuk i kuptojne pasojat, por se interesat e tyre personale jane mbi ato te vendit. Per ta pushteti eshte i pari, atdheu i dyti, nje mjet fitimi. Shikoni dhe pushtetin lokal. Te vjen keq po kjo tashme eshte kthyer ne tradite.

        1. I
          ILYRIA

          Shkrim i persosur........por e veshtire ta kuptojne ata qe jane larg punes se ndershme......jane mbi 1 miljon shqipetare te Shqiperise e mbi 1 miljon shqipetare te Kosoves , Maqedonise , Malit te Zi e te Serbise qe punojne ndershmerisht e paguajne Taksat aty ku jetojne (kryesisht Boten perendimore)......sejcili aty ku jeton eshte nje perfaqesues i shqipetareve, nje ambasador i Kombit te tij......si per mire apo sh. mire ashtu edhe per keq, apo sh. keq..........une mendoj se shumica derrmuese jane ata qe e perfaqesojne denjesisht vendin e tyre........e keqja qe definohet ne Gazeta Europiane eshte per ta LAJM shqetesues......ata ate pune kane, per ate paguhen...na vjen mire apo keq........por perderisa Turizmi sa vjen e shton shifrat e vizitoreve do te thote se ka me shume lajme pozitive sesa negative........vetem se Hotelieret dhe Restorantet duhet ti kalkulojne mire Cmimet......pas 10- Vitesh edhe mund te shkojne ne rritje...tani mbas shume pak kohe dhe rritje te menjhershme te cmimeve eshte e veshtire te mbash Turistin Perendimor i cili ka shume mundesira per te levizur e kaluar Pushimet diku tjeter......duhet mencuri....me mire pak e sak.....jo babezi qe te le me gisht ne goje e fillon e ankohesh tek Shteti.......BRAVO Dritan Gremi per shkrimin e suksese ne Punen tuaj...

          1. N
            Nemesis

            Shiko pak ranking Numbeo,para nesh Liberia,Mogolia,Eritrea dhe nje sere vendesh afrikane.Mos hani mut kot,eshte me keq sa afrikanet

            1. A
              Argjon

              Mësoni të lexoni renditjet si duhet se ju ngeli mendja Afrikë. Ja tek e keni renditjen ku Shqipëria është më mirë se Greqia dhe fjalët e zotit Gremi janë të vërteta. I kanë bërë edhe me ngjyra për fëmijët. https://www.numbeo.com/crime/rankings_by_country.jsp?title=2022-mid

            2. I
              Illyria-Shqiperia

              Shume e drejte! E kam thene gjithmone ketu, dhe e perseris, te gjithe atyre politikaneve qe hedhin helm me terma te pergjithshme ndaj vendit u duhet bere dalje. U duhet hequr mandati, duhet te denegrohen publikisht, te cdo partie qofshin. E mos me dilni ketu me parrullat antikomuniste. Nuk ka demokraci. Ka respekt ndsj ligjeve dhe moral.

              1. K
                KAPEDANI

                Vetëm në Shqipëri krimi është shtetëror, ata çunat e Londrës kanë sport politik prandaj shqetësohen.Ti po thua që ja fusin kot ata të perëndimit. Kur shpallin Saliun non grada ju kaloni në orgazëm , kur vendosin gishtit mbi qeverinë nuk është ashtu si duket. Ata informacionet I marin nga shërbimet shtetërore sekrete , të jesh I bindur që nuk ja fusin kot.

                1. P
                  Pickaxhiu

                  Kapedan te hengert goja mut dhe bytha kar

                  1. K
                    KAPEDANI

                    Ku të dhemb dhembi të vete gjuha, biri im.

                2. G
                  GEZUAR BAFTJAR

                  MOS U BENI MERAK SEPSE NE VEND TE DEMIT QE PADYSHIM BEJNE SHKRIMET DHE REPORTAZHET APO DEPUTETET QE SHKOJNE NE PARLAMENT PER TU QIRE QE E QUAJNE NARKOSHTET KA ME SHUME TE NGJARE QE. TE SHTOHET TURIZMI/kujtoni vampiret e Transilvanise ne Rumani/ POR DUHET QE DUHET PADYSHIM TE BEHET NJE HAP GJIGAND TE LEGALIZOHET KANABISI TE LEGALIZOHEN SHTEPITE PUBLIKE TE BEHET FALJA FISKALE PER PASURI E PARA TE PSTRA BRENDA DHE JASHTE VENDIT. TE BEHEN LIGJE ME TE FORTA PER DROGERAT E FORTA.

                  1. G
                    GEZUAR BAFTJAR

                    MOS U BENI MERAK SEPSE NE VEND TE DEMIT QE PADYSHIM BEJNE SHKRIMET DHE REPORTAZHET APO DEPUTETET QE SHKOJNE NE PARLAMENT PER TU QIRE QE E QUAJNE NARKOSHTET KA ME SHUME TE NGJARE QE. TE SHTOHET TURIZMI/kujtoni vampiret e Transilvanise ne Rumani/ POR DUHET QE DUHET PADYSHIM TE BEHET NJE HAP GJIGAND TE LEGALIZOHET KANABISI TE LEGALIZOHEN SHTEPITE PUBLIKE TE BEHET FALJA FISKALE PER PASURI E PARA TE PSTRA BRENDA DHE JASHTE VENDIT. TE BEHEN LIGJE ME TE FORTA PER DROGERAT E FORTA.

                    1. G
                      GEZUAR BAFTJAR

                      MOS U BENI MERAK SEPSE NE VEND TE DEMIT QE PADYSHIM BEJNE SHKRIMET DHE REPORTAZHET APO DEPUTETET QE SHKOJNE NE PARLAMENT PER TU QIRE QE E QUAJNE NARKOSHTET KA ME SHUME TE NGJARE QE. TE SHTOHET TURIZMI/kujtoni vampiret e Transilvanise ne Rumani/ POR DUHET QE DUHET PADYSHIM TE BEHET NJE HAP GJIGAND TE LEGALIZOHET KANABISI TE LEGALIZOHEN SHTEPITE PUBLIKE TE BEHET FALJA FISKALE PER PASURI E PARA TE PSTRA BRENDA DHE JASHTE VENDIT. TE BEHEN LIGJE ME TE FORTA PER DROGERAT E FORTA.

                      1. G
                        GEZUAR BAFTJAR

                        MOS U BENI MERAK SEPSE NE VEND TE DEMIT QE PADYSHIM BEJNE SHKRIMET DHE REPORTAZHET APO DEPUTETET QE SHKOJNE NE PARLAMENT PER TU QIRE QE E QUAJNE NARKOSHTET KA ME SHUME TE NGJARE QE. TE SHTOHET TURIZMI/kujtoni vampiret e Transilvanise ne Rumani/ POR DUHET QE DUHET PADYSHIM TE BEHET NJE HAP GJIGAND TE LEGALIZOHET KANABISI TE LEGALIZOHEN SHTEPITE PUBLIKE TE BEHET FALJA FISKALE PER PASURI E PARA TE PSTRA BRENDA DHE JASHTE VENDIT. TE BEHEN LIGJE ME TE FORTA PER DROGERAT E FORTA.

                        1. G
                          GEZUAR BAFTJAR

                          MOS U BENI MERAK SEPSE NE VEND TE DEMIT QE PADYSHIM BEJNE SHKRIMET DHE REPORTAZHET APO DEPUTETET QE SHKOJNE NE PARLAMENT PER TU QIRE QE E QUAJNE NARKOSHTET KA ME SHUME TE NGJARE QE. TE SHTOHET TURIZMI/kujtoni vampiret e Transilvanise ne Rumani/ POR DUHET QE DUHET PADYSHIM TE BEHET NJE HAP GJIGAND TE LEGALIZOHET KANABISI TE LEGALIZOHEN SHTEPITE PUBLIKE TE BEHET FALJA FISKALE PER PASURI E PARA TE PSTRA BRENDA DHE JASHTE VENDIT. TE BEHEN LIGJE ME TE FORTA PER DROGERAT E FORTA.

                          1. T
                            Tani

                            Shkrim per tu pershendetur dhe per te abandonuar ato anti shqiptare qe vetem hedhin vrer.

                            1. g
                              gjergji

                              O zot i madhe: cfare po i bejne Shqiperis tropojanet e kuksianet e Salukut e Mu.it.Grabitesa,hajduta,terrorista,imoral e vagabonga,drogaxhinj aq sa jane bere mallkim i kombit anglez.Largojeni nga Anglia me te gjitha mjetet e nevojshme e te mundeshme kto maskarej "londinez" e dergojeni ne Kongo apo Ugande se Shqiperia nuk ka nevoj per to e as per kedo qe kan ADN si kto maskarenj. Shqiperia eshte e shqiptareve te ndershem e puntor e jo per kete llum qelbesues.

                              1. f
                                fcb

                                Jo vetem e ketyre , Shqiperia eshte vendi i patronazhisteve, spiuneve , servileve, bythlepiresve, njerezit e ndershem po largohen cdo dite.

                                1. D
                                  Delikuent

                                  Lexo Lombrozon i cili ka shkruar para150 vjetesh, dhe do te kuptosh realitetin sot.

                                  1. T
                                    Turi

                                    A ka komb ne bote qe shan bashkobesit e vet si i shajme ne ? A ka komb ne bote qe shan bashkombesit e vet pertej kufirit shtetror sic i shajme ne ? Kjo eshte me se e mjaftueshme te percaktohet cfar mut ADN je kemi. Dhe te gjithe e dime se pergjegjese eshte politika antishqiptare e politikaneve tane

                                    1. A
                                      Arben

                                      Pergjigja eshte shume e thjeshte or mik! Mos u merrni me shkrime, beni Shqiperine ashtu sic duhet bere dhe mbylljani gojen te tjereve. Disa gjera sic eshte korrupsioni dhe varferia nuk mbulohen dot me fjalime patriotike. . Kjo behet me pune dhe je me pergjigje neper gazeta. Patriotiotizmi nuk behet me fjale por me pune qe te mos marrin njerezit rrugen per te ikur.

                                      1. R
                                        Rush

                                        Ashtu eshte. Ne vazhdojme ta njollosim brandin shqiptar, qe me aq mund e zbardh ai komisari i policise qe vrau ate femijen ne plazh.

                                        Lini një Përgjigje